Tani mundet te pranohet qe ka aritur si maradona se e thon dhe specialistet
I papėrmbajtshėm, magjik, njė maestro 22 vjecar i cili tashmė e e ka merituar njė vend nė podin mė tė lartė tė futbollit botėror.
Magjitė e njėpasnjėshme tė Lionel Messi-t nė ndeshjen me Arsenalin i kanė detyruar mediat europiane ta quajnė argjentinasin, “mbreti i ri i futbollit”. “Bota ėshtė nėn kėmbėt e tij” ėshtė titulli i tė pėrditshmes sportive spanjolle “Marca”.
Kjo gazetė, duke menduar pėr super-derbin e fundjavės Real-Barcelona, shkrimin e saj pėr argjentinasin e ka mbyllur me pyetjen: “Kush do ta ndalojė kėtė?”. “Messia i futbollit”, ky ėshtė titulli i gazetės katalanase “Sport”, e cila njė faqe tė saj ia ka kushtuar vetėm fotos sė Messi-t me nėnshkrimin “MEGAMESSI”. Gazeta tjetėr “AS”, zgjedh njė tjetėr titull, “Messi tė frikėson”.
Elozhe pėr 22 vjecarin argjentinas kanė thurrur edhe mediat angleze. “Times” e ka cilėsuar Messin, “gjeniun e futbollit”, ndėrkohė qė “Mail Online” shkon me tej duke shkruar: “Numrat 10 perfekt, ishte Pele, erdhi Maradona, ndėrsa tani pėrshėndesim mbretin e ri, Lionel Messi”. Pėr “Daily Mirror”, fantazisti argjentinas ėshtė mė shumė se njė futbollist.
“Ėshtė njė gjeni, njė magjistar, njė mal i vogėl talenti tė mirėfilltė”. Sipas “The Sun”, nė fushat e futbollit ka zbritur “Messia”, njė kampion qė luan futbollin nga njė tjetėr planet. I dėshpėruar nga humbja, trajneri i Arsenalit Arsen Venger e ka krahasuar lojėn e Messit me ato tė lojrave kompjuterike. “Messi mund tė ndryshojė rrjedhėn e lojės nė cdo moment, ėshtė njėsoj sikur luan PlayStation”, ka pėrfunduar Venger.
Krijoni Kontakt