
Postuar mė parė nga
presHeva-Lee
A do ta fitojė Messi sėrish Topin e Artė?
Lionel Messi ka rigjetur formėn e tij mė tė mirė, si nė La Liga ashtu dhe nė Ligėn e Kampionėve, duke vėnė nė pah vepra tė ndryshme artistike tė cilat natyrisht se nuk i takojnė fushės sė futbollit por Muzeut tė Luvrit nė Paris. Sidoqoftė, vendi ku Messi po shkruan histori ėshtė fusha e blertė, dhe ne sqarojmė gjasat e Messit pėr tė fituar Topin e Artė pėr tė dytėn herė radhazi.
Lionel Messi mund tė jetė lindur para 22 vitesh, por ēdoherė qė hy nė fushė, ai duket tė jetė rilindur, tė jetė mė i ri, dhe tė jetė i freskėt. Ndjeni se ai po bart veshje magjike sportive, speciale, si dhuratė nga lindja e largėt, veriu i largėt apo kudo qoftė tjetėr. Ekziston vetėm njė Messi, El Messiah- shpėtimtari i Barcelonės.
Tė mėrkurėn mbrėma, Messi ishte aq i mirė, sa qė detyroi televizionin anglez ITV tė pranojė se ai ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė, duke e mposhtur Wayne Rooneyn, dhe natyrisht se Messi ėshtė mė i miri. Kjo tingėllon pak e ēuditshme pasi qė mediat angleze, nė shumė raste, besojnė se nuk ekziston futbolli jashtė ishullit. Sidoqoftė, ndeshja ndaj Stuttgartit nuk ishte ndonjė supersfidė, por pa njė Xavi dhe me Ibrahimovicin nė bankėn e rezervistėve, Messi ishte padyshim nė qendėr tė vėmendjes.
Nė fund tė takimit pėrballė Stuttgartit, Messi ishte njeriu i vetėm pėr tė cilin flitej. Ai ishte, thjeshtė, nė ēdo pjesė tė fushės qė njė futbollist do tė mund tė luante, dhe bėri gjithēka nė fushė qė njė futbollist ėshtė e mundshme tė bėjė (pėrpos se tė pėrjashtohej).
El Messiah vrapoi gati gjysmėn e terrenit duke bėrė sllallom me lojtarėt e Stuttgartit, dhe mė pas lansoi njė raketė tė butė argjentinase pėr tė mposhtur portierin pėr pension Jens Lehman. Messi pėrgatiti golin e dytė tė shėnuar nga Pedro Rodriguez, me njė pasim qė vetėm Xavi mund ta bėjė, dhe nė fund tė sfidės shpejtė e shpejtė bėri dhe njė vepėr artistike, pėr tė qenė shumė pranė het-trikut. Njė komentator pas gjithė kėsaj tha: Duket se ai i bėn tė gjitha vetė.
Por nuk ėshtė ashtu, sepse Messi nuk ishte i vetmuar. Dani Alves ishte fantastik tė mėrkurėn mbrėma, duke detyruar shumė analistė ta quajnė futbollistin mė tė talentuar nė planet. Pedro ishte pėrsėri i shkėlqyer, Toure mbuloi mungesėn e Xavit, Maxwell u kėnaq duke sulmuar, kurse Thierry Henry bėnte turizėm nė Camp Nou. Megjithatė, ishte Messi ai qė i la nėn hije tė gjithė kėta mė lartė.
Edhe nė fundjavėn qė shkoi, Messi shfaqi paraqitje fenomenale duke shėnuar njė het-trik tė jashtėzakonshėm ndaj Valencias. Sa pėr kuriozitet, tė tri golat e shėnuar janė tė ngjashėm dhe nga e njėjta anė, por i pari ishte thjeshtė i papėrshkrueshėm. Nuk ishte njė goditje nga 375 metra dhe jashtė stadiumit, gol i tipave qė shėnohen 1 nė 10, por ishte njė bashkėdyzim i vizionit, teknikės, dhe shkathtėsisė, njė pėrzierje e mirė e poezisė dhe prozės. Pėr njė moment ėshtė dukur se Messi do tė ishte i pandalshėm nė gjithēka, nė gjithēka.
Por, cilėt janė faktorėt qė Lionel Messi ka dėshtuar me Argjentinėn? Shumė analistė thonė se ai po bėn mrekulli nė Barcelonė pėr shkak se ėshtė i rrethuar nga super-lojtarė si Xavi dhe Iniesta, gjė qė ėshtė e vėrtetė, por, ka edhe diēka tjetėr prapa kėsaj. Messi ėshtė pjesė e njė sistemi nė Barcelonė, qė ėshtė mirė i organizuar, dhe i vėnė mirė nė funksion, por tek Argjentina, Maradona ka dėshtuar tė krijojė njė ambient tė tillė. Derisa Messi tė mos e shpjerė Argjentinėn deri nė maje tė mė tė mirit tė rruzullit, atėherė gjithnjė gishtat do tė jenė tė drejtuar kah ai.
Por, duke u bazuar vetėm nė futbollin qė e luan me Barcelonėn, ėshtė thuajse e pamundur qė Messi tė mos e fitojė Topin e Artė edhe kėtė vit, nėse Barcelona fiton Ligėn e Kampionėve. Natyrisht, Cristiano Ronaldo ishte fantastik nė La Liga dhe Wayne Rooney i jashtėzakonshėm nė Ligėn Premier, por njė lėvizje e Messit bėn qė tė harrojmė pėr njė moment nėse ekzistojnė Ronaldo apo Rooney.
Njė gjė dihet: Messi ėshtė nė rrugė tė mirė pėr tu bėrė Maradona II dhe njėri prej futbollistėve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt