Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga billy the kid Lexo Postimin
    Kur behet nje akuze e caktuar,mbeshtetet dhe me fakte,ti fakte nuk solle.......apo si gjithmone,vazhdon avazi islamik i deklaratave ne tym.
    Nese ti e konsideron Jeten si nje "Qerdhe" ateher kuptoje se te tjeret Jeten mund ta konsiderojnė si nje "Teater"....

    Keshtu qe ti nga kendveshtrimi i qerdhes ku gjendesh veshtir mund ta kuptosh teatrin se si mund te duket...

    Nuk po e zgjas me shumė,nese e kupton aforizmen e ketyre qe thash...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nuk ndodh qe gjimnazistit te 5, "t'i vijne mend" dhe t'a kuptoje qe i duhet nje cope dipllome per jeten dhe te ulet e te studioje ??? Me thene te drejten "ne merhumet e emigrimit" kemi degjuar edhe te tilla raste, ku te vijn mendte e ulesh e meson pas dites se lodhshme te punes, megjithese ke qene 5 ne gjimnaz. Me falni per shprehjen vulgare, "Doktorri nuk te pyet si ke qene, por si je". Nuk do me thene se tjetri esht shkep ne 5 e 6 ne gjimnaz e duhet mos te kerkoj nje cop shkoll kur i vijn mendte, apo nota e gjimnazit eshte pasqyre e inteligjences dhe injorances ???

    Lere pastaj po te flasesh per shteterorin e Tiranes, super-unin e Shqiprise ku ka lloj lloj matrapazesh e hajdutesh. Uni i Tiranes eshte abc-ja e korrupsionit dhe e hajdutllikut.

    Per mendimin tim eshte gjynah te sulmosh punen e atyre "ēunave e gocave" te UET kur s'ke baza e prova. Ndoshta dikush ka smire e inat per punen e tyre, ndoshta mund t'i zene vendin kush e di se ku ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #13
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux Lexo Postimin

    Nga ana tjeter, kam degjuar qe dhe cilesia e mesimdhenies qe ofrojne keto universitete le shume per te deshiruar. Por ajo qe me cudit eshte se taksat vjetore qe aplikohen jane goxha te majme, te pakten krahasuar me nivelin e Anglise ku studjoj une. Psh ne Angli nje vit shkollor, per vendasit dhe banoret e BE-se, ne Oksford/Kembrixh/Imperial (tre me te miret ne Angli dhe ne mos gaboj ne 10-20 te paret ne bote) ndryshon ne rendin 3000-3500£ (=4300-5000 €). Mbase ne kete shifer ka ndonje financim dhe nga shteti nuk e di, por ne Tirane Universiteti i Nju Jorkut me sa di une eshte ne kete rend ne mos me teper. Kur fut ne peshore dhe diferencen e stermadhe mes cilesive perkatese te edukimit qe merr dhe shtrenjtesine shume me te madhe te Anglise, i bie qe tek ne universitetet private e rrjepin studentin-kllient dhe i ofrojne nje cilesi shume te dobet qe nuk e perligj aspak taksen e majme. .
    me duket shume e ulet kjo shifer. Ne Amerike shkojne deri ne $40,000 e mos me shume ne vit.

    Me ate cmim qe thua ti kushtojne kolegjet shteterore.

  4. #14
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    une nuk e lexova kete me nalt per kosov muna me than qe krejt po kryjn shkollen po mendoj ne ne universitete i ke 5000 euro edhe u kry ska problem ma aty , ke me perfundu me afat

  5. #15
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anėtarėsuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Per sa koh qe ne shqiperi mos te ket nje shtet te rregullt mos pretendoni qe te ket gjera te tjera me rregulla pasi cdo gje vjen nga shteti...!
    Nje ''shtet'' ne thonjza sepse nuk mund ta konsideroj te till ktu tek ne esht totalisht i ngrire ne veprimet e tij pasi ka gjera katastrofale ne vendin ton qe kan nevoj te madhe per doren e shtetit sepse korrupsioni ktu esht ne kulmin e tij.
    Esht per te ardhur keq qe e vuajm te gjith kte por smund te ndryshoje vete nese nuk i degjohet fjala kujt.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ne kosovė jan rreth 30 Univerzitete Private....rreth 95% e ketyre gjenden ne Prishtinė...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vete tregu do t'i nxjerre jashte loje shume nga keto universitete private. Pas 4 vjetesh nuk do te jene nje numer i madh i tyre pasi do te falimentojne ose thjesht nuk do te kete numer te mjaftueshme studentesh qe shkojne aty. PAstaj vete klientet do te shohin se cilet nga keta universitete ishin te suksesshme dhe do te bejne zgjedhjen e tyre.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga TemA, 14 tetor 2007

    Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos

    Nga Alketa Alia

    Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Gjithēka ndodh nėn dijeninė e ministrit Pollo, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike. Ndėrkohė qė paradoski duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore. “Nė dėm tė universiteteve shtetėrore, por edhe tė buxhetit tė shtetit, ėshtė marrė vendimi pėr tė kufizuar sistemin part-time pėr universitetet publike dhe pėr ta lejuar pa limit atė nė sistemin privat, duke ndėrtuar kėshtu njė piramidė tė rrezikshme pėr gjithė sistemin arsimor”, - thuhet nė njė raport tė bazuar nga verifikimi i vendimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe konfliktit me disa dekanė, mes tė cilėve atė tė Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranė Autoritetit tė Konkurrencės kėtė fenomen.

    Kontrollet, s’publikohen rezultatet

    Do tė mjaftonte qė ministri Pollo tė bėnte publike kontrollet qė kanė kryer inspektorėt e autorizuar prej tij nė kėto universitete qė shqiptarėt tė mendoheshin edhe njėherė tjetėr pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre te sistemi arsimor privat. Auditore pa asnjė laborator, tekste mėsimore tė huazuara nga lektorėt e universiteteve publike, si dhe nota fiktive. Si pėr tė plotėsuar dyshimet e specialistėve, ka ardhur edhe dyshimi nga Komisioni Evropian, i cili, pėrmes njė raporti, saktėson se “Nuk janė marrė masa pėr tė kontrolluar cilėsinė e arsimit privat”.

    Vjedhja pėrmes sistemit part-time

    Vjedha e hapur nė kurriz tė universiteteve publike e si pasojė edhe nė kurriz tė buxhetit tė shtetit, ka ardhur nga lejimi pa kufizim i sistemit part-time te privati dhe kufizimi i kėtij numri te shtetėrori. Madje, Ministria e Arsimit nuk ka pėrfillur as kėrkesat e dekanėve pėr numrin qė mund tė pėrballonin nė kėtė sistem. Pas heshtjes sė kėsaj proteste pėr shtrembėrimin e konkurrimit, dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ka kėrkuar Autoritetit tė Konkurrencės qė tė hetojė lidhur me mėnyrėn sesi ėshtė marrė ky vendim. Pas disa korrespondencave, ka nisur verifikimi i kėsaj kėrkese. Por, nė kohėn qė dukej se do tė merrej njė vendim nė lidhje me kėtė kėrkesė nga ana e Autoritetit tė Konkurrencės, ka ndodhur e kundėrta. Gjithēka duket se ėshtė mbyllur pas njė letre tė zv/ministres Gjonaj, e cila kundėrshton gjykimin e ndarjes sė kuotave nė bazė tė ligjit “Pėr mbrojtjen e konkurrencės”. Pas kėsaj letre, ky Autoritet ka heshtur, ndėrkohė qė disa drejtues janė ofruar pranė stafeve tė Pollos pėr “misione tė rėndėsishme”.

    Gjyq pėr tė marrė nė dorė listat e pedagogėve

    Dekanit tė Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ėshtė dashur tė shkojė nė dyert e gjykatės qė tė marrė nė dorė listėn e pedagogėve nė universitetet private, qė tė identifikojė tė punėsuarit e fakultetit tė tij, nėse kanė apo jo pėrplasje. Megjithėse asnjėherė nuk kishte marrė pėrgjigje negative pėr kėrkesėn e tij, nė zyrat e Kules nuk kishte arritur kurrė lista me pedagogėt. Vetėm pas njė gjyqi qė ka pėrfunduar nė qershorin e kėtij viti, (pas njė viti kėrkesash tė vazhueshme tė Kules nė drejtim tė ministrisė), ėshtė bėrė e mundur qė tė deklarohen emrat, me tė cilėt universitetet kanė fituar licencėn. “Njė listė qė rezulton fiktive, ēka do tė ketė pasoja pėr firmėtarėt, por sidomos pėr ministrinė qė ka toleruar me dashje shkeljen e konfliktit tė interesit, pasi njė titullar nuk mund tė jetė njėkohėsisht edhe nė universitetin publik, edhe nė atė privat”, - janė shprehur dekanėt. Sipas tyre, kjo mėnyrė ka dėmtuar rėndė autoritetin e arsimit publik, duke e vėnė atė me dashje nė shėrbim tė interesave tė privatėve.

    Kushtet- tė gjitha janė shkelur

    Njė universitet privat, pėr tė nisur funksionimin, duhet sė pari qė tė ketė projektuar ngritjen e sė paku dy fakulteteve, tė cilat gjithashtu duhet tė kenė nė pėrbėrje minimalisht nga dy departamente. Nė bazė tė ligjit tė vjetėr, ēdo departament duhet tė kishte 13 pedagogė tė brendshėm (ligji i ndryshuar parashikon 7). Nga pedagogėt e brendshėm, gjysma e tyre duhet tė jetė me titull shkencor tė gradės Doktor dhe Profesor i Asociuar apo Profesor. Pra, minimalisht, njė universitet duhet tė kishte sė paku deri tani 52 pedagogė, nga tė cilėt, 26 duhej tė ishin me tituj shkencorė. Por, nė fakt, ē`ka ndodhur? Shumica e universiteteve private ka kėrkesė pėr profesorė me tituj, ndėrkohė qė njė pjesė qė ėshtė shėnuar nė kėrkesėn pėr licencė nuk ka qenė pjesė e kėtij stafi. “Mospublikimi i emrave tė pedagogėve, me tė cilėt ėshtė marrė licenca, ka dėmtuar rėndė arsimin publik, pasi ėshtė abuzuar si me stafin, ashtu edhe me lėndėt qė i pėrkasin universitetit shtetėror”, - ėshtė shprehur Kule gjatė proceseve nė gjykatė.

    Pedagogė tė brendshėm (pas verifikimeve)

    1.Universiteti “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” 4 pedagogė
    2.Universiteti “Kristal” 9 pedagogė
    3.Universiteti Europian i Tiranės 11 pedagogė
    4.Universiteti “Justiniani” 7 pedagogė
    5.Universiteti “Justica” 4 pedagogė
    6.Universiteti “Marin Barleti” 7 pedagogė
    7.Universiteti “UFO” 45 pedagogė
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Tema 16 tetor 2007

    Mision i dėshtuar politik nė arsim

    Nga Mero Baze

    Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka arritur pas dy vitesh tė krijojė probleme reale nė raportet me botės universitare dhe qeverisė shqiptare, duke e ēuar konfliktin nė Gjykatėn Kushtetuese dhe duke ēuar nė prag tė kolapsit fillimin e vitit tė ri universitar. Njė sėrė reformash tė tij nė njė arsim tė tejvlerėsuar tinėzisht dhe tė mosshqyrtuar kurrė seriozisht pėr dėmet qė po i sjell sistemit arsimor nė Shqipėri, po e bėjnė tė paqartė debatin pėr opinionin publik, ndėrkohė qė po kontribuojnė nė ngritjen e njė sistemi piramidal nė arsim.

    Reforma e tij mė e lavdėruar, ajo e Maturės Shtetėrore, me disa modifikime qė ka pėsuar sivjet, po shkakton probleme banale nė regjistrimin e studentėve nė shkolla, duke detyruar studentėt qė meritonin tė futeshin nė universitetet publike, tė drejtohen drejt atyre private, ēka duket dhe njė nga objektivat e kėsaj reforme. Kėshtu, kapja pas prioritetit qė caktojnė nxėnėsit ka bėrė qė nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė shpallen fitues nė degėn anglisht nxėnės qė kanė mbaruar rusisht dhe fitues nė degėn italisht nxėnės qė kanė mbaruar tė mesmen pėr anglisht. Ky mishmash i prodhuar nga teknicienė mizorė dhe gjakftohtė, qė synojnė tė dėshpėrojnė nxėnėsit dhe pastaj t’iu tregojnė si sekserė tė rėndomtė dyert e universiteteve mashtruese private, tashmė ėshtė njė akt i qartė korruptiv. Ėshtė akt korruptiv, pasi tregu i krijuar pėr universitetet private ėshtė artificial dhe i favorizuar nga diferencimi qė bėn “ligji Pollo” dhe mjedisi administrativ nė kėto momente nė Shqipėri.

    Sė dyti, reforma e teksteve ėshtė njė varr i hapur, e cila do tė groposė brenda shumė vlera tė shoqėrisė shqiptare, tė prodhuara nga arsimimi i brezave. Tekstet alternative pėr arsimin e detyrueshėm janė njė masakėr. Jo vetėm deri nė klasė tė 9, por deri nė pėrfundim tė arsimit tė mesėm, tekstet duhet tė jenė standard cilėsor dhe tė miratuara pas shumė tekstesh dhe projektesh pilot nė ndonjė shkollė tė veēantė tė Shqipėrisė. Mė tej akoma, liberalizimi jashtė standardeve i pėrmbajtjeve ka bėrė qė tė vėrshojė mediokriteti dhe injoranca dhe tekstet e sotme shkollore tė jenė njė produkt amorf qė nuk kanė mė asnjė referencė reale me standardet bashkėkohore. Ato janė pėrzjerje e vjetėrsirave tė djeshme, injorancės sė sotme dhe lakmitarėve pėr parį. Por, kryeskandali qėndron te shpėrndarja dhe skema e kompensimit tė tyre. Sipas kėsaj skeme, nxėnėsit duhet tė marrin njė faturė dhe duhet ta dorėzojnė nė drejtori arsimore pėr t’u kompensuar. Nė fakt, shumica e nxėnėsve, pėr tė mos thėnė tė gjithė, nuk marrin fare faturė ose nuk iu japin dhe drejtorėt e arsimit, tė cilėt nė shumicė janė njerėz tė ministrit Pollo, janė tė lirė tė mbushin fatura sa tė duan dhe tė “vetėkompensohen” nga reforma skandaloze. Kjo, nė njė kohė, kur dhjetėra-qindra familje kanė hequr lekėt e bukės pėr tė blerė libra pėr fėmijė.

    Dhe, sė fundi, frika nga dėshtimi vjen prej universiteteve private, tė cilat janė gjendur tė gjitha nė shkelje tė ligjit nga kontrolli i ushtruar nga vetė ministri Pollo dhe aktualisht, nuk i ėshtė hequr licenca. Kjo bėn qė nė disa nga universitetet private, si Universiteti Europian i Tiranės, universiteti “UFO” apo ai “Kristal”, ka oferta kriminale qė studenti tė parapaguajė tri vjet nė shkollė, bilé, edhe duke tė tė thėnė nėn zė se ‘dy vite mos eja fare nė shkollė’. Ky sistem qė po prodhon injorantė prej injorantėve, po krijon njė piramidė arsimore tė rrezikshme nė Shqipėri, pasi, jo vetėm qė po zhvlerėson ato vlera arsimore qė kemi arritur, por po i heq gurėt e fundit konkurrencės dhe standardeve nė fushėn e arsimit. Vetėm kėtė vit, zoti Pollo ka lejuar qė pėr universitetet publike tė ketė 400 vende nė programin Part Time, kurse pėr universitetet private ky kufizim nuk ekziston. Nėse pėr universitetet publike ka hapa tė lavdėrueshme drejt autonomisė sė botės akademike, nė kioskat qė quhen universitete private kjo liri nuk ekziston. Pronarėt e tyre, nė tėrėsi njerėz qė e kanė kompleks mosshkollimin e tyre, bėjnė ligjin. Janė ata qė marrin dhe heqin pedagogė, diktojnė pazaret pėr diplomat dhe e degradojnė ēdo kuptim tė fjalės universitet. Ndėrsa pėr universitetet publike shteti jep parį dhe qėndron larg tyre, pėr universitetet private, ata qė paguajnė parį, diktojnė mbi cilėsinė dhe standardet e shkollės. Vetė raporti i MASH dėshmon se asnjė prej universiteteve private qė ėshtė kontrolluar nuk ėshtė nė rregull me ligjin.

    Atėherė, pyetja ėshtė: Pėrse nuk mbyllen?

    Kėtu ka shumė pėrgjigje. Pėrgjigjja mė e besueshme ėshtė, se Genc Pollo dhe stafi i tij janė paguar prej tyre pėr tė mos i mbyllur. Shumė prej pazareve rreth privilegjeve qė ai iu ka krijuar universiteteve-kioska nė kėtė rast janė tė besueshme. Shumė zyrtarė tė tij punojnė si sekserė pėr tė ēuar nxėnės nė kėto kioska, ku shiten diploma, ndėrsa qeveria hesht. Ėshtė njė situatė e ngjashme si ajo e vitit 1995, kur piramidat e para denoncoheshin, por qeveria thoshte se nuk ka pėrgjegjėsi pėr to. Tashmė, krimi po ndodh para syve tė tė gjithėve. Ka njė masakrim tė arsimit publik nė emėr tė interesave tė disa biznesmenėve qė kanė investuar nė universitete-kioska dhe po heshtet. Heshtja bėhet mė e thellė, pasi njė kategori e madhe tė ashtuquajturish intelektualė dhe shoqėri civile janė tė pėrzjerė me honorare nė kėtė masakėr dhe kėshtu kompensojnė dhe deficiencat e tyre intelektuale, se quhen pedagogė. E gjithė kjo do tė bėjė qė pas disa vitesh do tė na vijė turp tė themi qė kemi mbaruar universitetin nė Shqipėri, pasi do barazohemi me ēdo njeri ordiner qė ka patur mundėsi sivjet tė parapaguajė tri vjet shkollė dhe tė marrė tė katėrtin pa shkuar fare. Ky sistem piramidal po zhvillohet para syve tanė. Kush hesht sot, nuk ka kohė tė kėrkojė sėrish falje pėr piramidat nė kėtė vend.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Do tė inkurajojmė investimet nė arsimin privat, duke vendosur e respektuar standarde tė larta

    - Qeveria miraton hapjen e disa universiteteve tė reja dhe zgjerimin e programeve tė studimit pėr disa shkolla tė larta.

    Nė mbledhjen e sotme, Kėshilli i Ministrave miratoi hapjen e disa universiteteve tė reja private dhe zgjerimin e programeve tė studimit pėr disa universitete e shkolla tė larta.

    Duke e pėrshėndetur vendimin, Kryeministri Berisha u shpreh se investimet private nė arsim janė tė mirėpritura dhe inkurajimi i tyre njė nga objektivat e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.

    “Universitetet dhe arsimi privat nė tėrėsi, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, - u shpreh Kryeministri - ėshtė shumė i mirėpritur. Nė themel, ato pėrfaqėsojnė rrugėn mė tė mirė tė rritjes sė pėrqindjes sė financimeve nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto nė njė vend. Nė kėtė kontekst, nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme sesa investimet private dhe inkurajimi i tyre nė arsim dhe shėndetėsi. Kjo duhet tė jetė njė nga objektivat kryesorė dhe misionet mė tė rėndėsishme tė kėtyre ministrive.”

    Kryeministri tha se qeveria do tė kėrkojė vendosjen dhe respektimin e standardeve nė arsimin e lartė. Nė kėtė kontekst, ai bėri tė ditur se brenda disa muajve, do tė kontraktohet, me tender tė hapur ndėrkombėtar, njė nga kompanitė mė serioze europiane pėr tė bėrė klasifikimin me pikė tė universiteteve publike e private.

    “Unė jam i vetėdijshėm, - u shpreh Kryeministri - se ka edhe kritika ndaj kėtyre universiteteve, por paragjykimi nuk shėrben. Detyrimi i qeverisė ėshtė tė kėrkojė dhe imponojė standarde. Unė dua t’i siguroj qytetarėt shqiptarė se brenda disa muajve do tė kontraktohet, me tender tė hapur ndėrkombėtar, njė nga kompanitė mė serioze nė Europė, qė do t’i vendosė nė vlerėsim tė pavarur si universitetet private dhe ato publike. Kjo sepse nuk mund tė themi se shteti ėshtė i mirė dhe sektori privat pėr t’u mbikėqyrur, por do tė bėjmė, nė kushte tė barabarta, klasifikimin e tė gjitha universiteteve.”

    Kryeministri vlerėsoi se klasifikimi i tyre do ta bėjė procesin transparent dhe do tė qartėsojė qytetarėt shqiptarė. “Nė kėtė mėnyrė, do ta bėjmė procesin transparent dhe do tė qartėsojmė qytetarėt shqiptare nė lidhje me klasifikimin e tyre, duke u bėrė tė qartė se ky universitet nuk mund tė funksionojė dhe prandaj futet nė ‘listėn e zezė’. E njėjta gjė edhe pėr degėt publike, tė cilat, nė rast se vlerėsohet se nuk mund tė funksionojnė, do tė futen nė ‘listėn e zezė’. Kjo shėnon njė hap shumė tė rėndėsishėm.”

    Njė tjetėr kriter i rėndėsishėm, i pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit, pėrveē logjistikės, do tė jetė edhe stafi akademik konstant i universiteteve, ku nė ēdo kėrkesė pėr hapjen e njė universiteti tė ri, 2/3 e pedagogėve tė tij duhet tė jenė permanentė. “Universitetet nuk mund tė bėhen me pedagogė udhėtarė, qė udhėtojnė nga njė universitet nė tjetrin. Universiteti do tė hapet vetėm kur tė plotėsohen standardet e vendosura, nė rast tė kundėr, nuk do tė lejohet hapja e tij. Nė tė gjitha shėrbimet, qeveria ka dhe do tė ketė vetėm njė tė drejtė, standardin, sepse me tė ne mbrojmė interesin e qytetarit. Pėr tė tjerat duhet tė jetė shpirti mė liberal i mundshėm.”

    Krahas arsimit tė lartė, Kryeministri kėrkoi tėrheqjen e vėmendjes sė sektorit privat edhe nė arsimin e mesėm profesional, duke siguruar se nga ana e saj, qeveria do tė shohė mundėsitė e njė kuadri lehtėsues financiar nė kėtė drejtim.

    “Duhet tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė zgjuar interesin e sektorit privat pėr arsimin e mesėm profesional. Pėrpjekjet janė tė vyera dhe efikase, kur ato shoqėrohen me masa e stimuj konkretė, me lehtėsira fiskale dhe ndarje tė buxhetit nė partneritet publik privat. Qeveria i ka kėto pėrpjekje, para sė gjithash, financiare, prandaj duhet tė shohim njė kuadėr lehtėsues financiar pėr shkollat e mesme profesionale dhe mundėsitė e ndarjes sė ngarkesės financiare, si dhe ēdo stimul tjetėr,” u shpreh Kryeministri, duke kėrkuar nga Ministria e Financave tė shqyrtojė mundėsitė e njė qėndrimi tė diferencuar ndaj investimeve private nė arsim dhe shėndetėsi.

    “Sektori publik bėhet njė konkurrencė e pandershme dhe e pamėshirė, ndaj investimeve private. Kjo duhet tė mbahet parasysh. Ne jemi si qeveri pėr konkurrencėn e lirė dhe tė ndershme dhe besojmė tek ajo. Sot, revolucionin mė tė madh po e bėjnė shėrbimet. Sado larg qė tė na duket, gjėja mė e mirė ėshtė tė ndjekim kėtė trend, i cili ka vetėm njė qėllim, ta vendosė qytetarin nė qendėr dhe konsumatorin nė zgjedhje,” theksoi Kryeministri, duke e konsideruar kėtė si thelbin e kėtij trendi botėror.

    Kryeministria
    27/02/2008

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Inva Mula
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-07-2022, 19:16
  2. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  3. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Agjencitė private tė punėsimit ne Shqiperi
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •