
Postuar mė parė nga
DI_ANA
Lindim me nje zemer,thelle te ne eshte futur,
bejme plot te mira jo thjesht per tu dukur!
Pa te dot sjetojme,eshte dicka qe rreh,
tik-taku i saj pushimin se njeh...
Eshte ajo qe rreh per dike qe duam,
eshte ajo qe rreh per dike qe vuan,
eshte ajo qe dhimbjet gjithmone i ka frike,
i pelqejne gezimet,kerkon vetem drite...
Forma e saj e bukur,e njejte per njerezimin,
e kuqe si gjaku dhe kur njeh zhgenjimim,
e njejte per te gjithe,po masa ndryshon,
nje zemer e "mire"me teper lengon...
Dikush se kupton,nje tjeter e vret,
dikush e loton,ne mes sec e pret,
te kesh kete zemer,eshte virtyt i rralle,
pse se kane te gjithe...perse,perse valle?!
Nje zemer bujare di te jape pafund,
di te fale njerezit,nga dhimbjet i shkund,
di te beje te mira dhe vazhdon te jape,
sado qe do digjet...do te japi prape...
NJe mik sot me tha "kam zemer te arte,
a mos eshte arsyeja qe me lene ne balte,
pse per dobesi e marrin te tjeret,
mos valle te denuar jemi ne te mjeret"?!
Aty thura vargjet,vargjet qe po shkruaj,
asnje ne kete bote smeriton te vuaj..
po te them pergjigjen ty o miku im,
"Nje zemer e mire kurre nuk ka pushim"!
Sado te lendohet,sado ta rrezosh,
ajo prape do ngrihet,ste le te vajtosh,
prape do bej te mira,prape gjithcka do fale,
eshte virtyt i rralle ate ta ndjesh gjalle....
Nje zemer te tille te kish gjithe njerezimi,
e kupton cdo ndodhte?....do zhdukej vajtimi,
do ishte nje bote me engjej rrethuar,
qendro ti krenar,mbaja rrahjet zgjuar...
Do ishte nje bote bahce trendafilash,
me njerez te ndjeshem,me kenge bilbilash,
do sundonte boten vetem dashuria,
sdo njihej e keqja..sdo njihej zilia...
Sdo kishte vajtime,sdo kishte kurre cmire
as lufte neper popuj,vec njerez te mire,
do kish vetem engjej,jo krahekeputur,
te mbushur e shprese....do ishte shume bukur!....
Ne bote serdhem kot,jemi te derguar,
te japim te miren,ta japim pa ftuar,
jemi engjej mik,boten te ndryshojme,
te zhdukim te keqen dhe te mos pushojme....
Krijoni Kontakt