Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Interisti Maska e beratii
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107

    Exclamation Mė duhen balada popullore.

    po me duhet nje balad popullore , nese kish mujt me magjet dikush .

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga beratii Lexo Postimin
    po me duhet nje balad popullore , nese kish mujt me magjet dikush .

    Met ni nanė me dy jetima


    Met ni nanė me dy jetima,
    shkon tuj lip gjithmonė e mjera,
    shkon tuj lip e tuj kėrkue,
    djemve vetė bukė me i ēue,
    me i rritė djelmt,qyqja,m'i burrnue.
    Kur janė ba djelmt ka 'izet vjeē
    pyet e kanė nanėn e vet:
    - Ēfarė zanati ka pasė baba?
    A e ka pasė zanat trimninė?
    A e ka pasė zanat bulkinė?
    A e ka pasė zanat gjahtinė?
    - Amanet,bir,ma ka lanė,
    mbrapa gjahnė mos me e marrė,
    qatje kriet e ka lanė.
    Di zagarvet u kanė fishkllue.
    - Dy bukė t'vogla,nanė,me i gatue!
    Armt e krahut mė i shtrėngue!
    Janė nisė djelm,n'bjeshkė m'kanė shkue.
    Kur kanė dalun nalt n'at bjeshkė,
    kanė hasė djemt nė ni krue.
    Janė ulė djelmt me pushue,
    me ngranė bukė ja kanė fillue,
    prej rreziku mos me pshtue,
    po na vjen ni plak me i grue,
    plaku pėrpara tuj kėnue,
    nusja mrapa tuj vajtue.
    Prit ē'po thotė nusja n'vajtim :
    - Ju,moj bjeshkė,mos bjeshkojshi,
    lule m'juve mos lulzoshi,
    dele m'ju mos kulloēi,
    ku s'u gjet hije me nejtė,
    ku s'u gjet pikė uji me pi,
    ku s'u gjet gjahtar me gjue,
    me vra plakun,me m'marre mue!
    Me di pushkė plakut ja lshuen.
    Janė nisė djelmt me marrė at grue.
    Ka thanė njeni:- E marr un!
    Po thotė tjetri:- S'e lshoj pėr t'gjalle!
    Ka hekė pushkėn,ka vra tė vllanė.
    - Tha: Ēa bana,more i marrue?
    Kur nė shpi ti ke me shkue,
    nanės tane ti ke me i tregue:
    - Vrava vllanė me marrė ni grue.
    Atherė djali asht penue,
    lot pėr faqe na i kanė shkue,
    hoqi thikėn veten coptue.
    Iu ka hudhė gruja e i ka vajtue:
    - s'kam qenė nuse me u martue,
    kam qenė zanė me u zanue,
    e ni pikė mė pikoftė mue!

    (Gojan-Mirditė)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum e bukur kjo..

    sigurisht qe populli nuk ben dot poezi.. por dikush individualisht e ka bere..
    do ishte shum interesante te dihej autori..
    nje mrekulli..

    thx korason..

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Exactly, te njejten gje mendova edhe une kur e postova , Brar. Edhe jo vetem per kete balade, por edhe per shume te tjera.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •