Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vdes fermeri nga virusi I lopes se cmendur, Greqia ne alarm

    Pacienti, nje 47-vjecar ndodhej per me shume se nje muaj e gjysme ne spitalin e Verias ne gjendje kome dhe ka me shume se 3 dite qe ka vdekur

    Greqia vihet ne alarm pas vdekjes, 3 dite me pare, te nje pronari ferme ne Veria, nga virusi i lopes se cmendur. Infektimi i pronarit te fermes ne Greqi eshte mbajtur sekret per rreth nje vit nga autoritetet shendetesore. Sipas televizionit shteteror grek, diagnoza e semundjes ne Pacientin perkates ishte bere qysh prej nje viti dhe ne fermen e tij ishte kryer nje kontroll I rrepte nga organet veterinare, por nuk ishte gjetur asnje shenje e ketij virusi ne lopet e ketij fermeri. Sipas agjencive te tjera greke, te cilat nuk I japin rendesi te vecante rastit ne fjale, behet fjale per tipin normal te virusit, dhe jo ne ate te shnderrimit te tij ne virusin qe shkakton semundjen e lopes se cmendur dhe trasmetohet nga kafshet te njeriu me ane te konsumimit te mishit te infektuar. Pacienti, nje 47-vjecar ndodhej per me shume se nje muaj e gjysme ne spitalin e Verias ne gjendje kome dhe ka me shume se 3 dite qe ka vdekur, por vetem sot lajmi behet I ditur nga mediat greke. Diagnostikimi ishte bere nje dite me pare ne kliniken qendrore te nje spitali te Selanikut, ku edhe u kurua ne fillimet e semundjes se tij. Pacienti ne fjale kishte shfaqur simptoma te tilla si humbje te kujteses, sjellje e pakontrolluar dhe humbje te fuqise.

    Balkanweb.
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Lopa e ēmendur" shfaqet nė Ballkan, frikė nė Shqipėri

    Nė Greqi vdes fermeri i infektuar nga virusi vdekjeprurės. Nė Kosovė ngordhin 6 lopė. Ministri Gjana: Nuk ka rrezik


    Nė vendet fqinje me Shqipėrinė, Kosovė dhe Greqi janė shfaqur raste tė dyshuara pėr sėmundjen e "lopės sė ēmendur". Duke marrė parasysh afėrsinė gjeografike me kėto dy vende, por edhe kontrollin e kufijve tanė, ku kontrabanda e gjėsė sė gjallė ėshtė mėse e zakonshme, specialistėt lėshojnė alarmin pėr marrjen e masave tė shpejta parandaluese. Megjithatė, ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Jemin Gjana, i pyetur nga "Shqip", tha se vendit tonė nuk i kanoset njė rrezik i tillė. Sipas tij, nuk ka asnjė informacion qė tė konfirmojė se nė vendet fqinje ka vatra apo rrezik tė sėmundjes sė "lopės sė ēmendur". "Nė Kosovė nuk ka raste tė shfaqjes sė sėmundjes sė lopės sė ēmendur. Unė kam qenė atje gjatė javės sė kaluar dhe nuk ka pasur raste tė tilla. Dy ditė mė parė, nė Reē tė Malėsisė sė Madhe jam takuar me ministrin e Bujqėsisė sė Kosovės. Ai nuk ka pasur njė shqetėsim tė tillė", kėmbėnguli ministri Gjana.


    Nė Kosovė

    Megjithatė, njoftimet qė vijnė nga Kosova bėjnė fjalė pėr ngordhjen e disa lopėve nė mė pak se njė muaj. Sipas shtypit kosovar, shumė lopė nė Skenderaj po vazhdojnė tė sėmuren nga njė sėmundje misterioze. Ato humbasin kontrollin dhe veprojnė

    ēuditshėm. Veterinerėt nuk kanė arritur t‘i qetėsojnė ato. Deri tani 6 lopė kanė ngordhur, ndėrsa banorėve u ka hyrė frika.

    Gjithnjė sipas shtypit kosovar, sėmundja akoma nuk ėshtė zbuluar. Por sipas shenjave qė kanė paraqitur lopėt, humbje e kontrollit, rėnie dhe mė pas ngordhje, bėhet fjalė pėr njė sėmundje tė rėndė. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė nė popullatė, veterinerėt duket se kanė frikė ta pėrmendin emrin e sėmundjes, sė pėr nga shenjat duket si ajo e "lopės sė ēmendur". Sipas raportit tė veterinerėve vendas, lėvizja dhe ngritja e lopėve nė kėmbė, ishte vėshtirėsuar. Sėmundja manifestohet me urinė dhe jashtėqitje me gjak, si dhe u del shkumė nga goja nė sasi tė madhe. Temperatura arrin nė mbi 43 gradė, qė konsiderohet shkallė jashtė normales. Autoritetet e ministrisė sė Bujqėsisė nė Kosovė janė shprehur se gjithsesi ėshtė ende herėt pėr tė nxjerrė pėrfundime lidhur me shkakun e ngordhjes sė gjashtė lopėve.


    Rreziku

    Megjithatė, ministri i Bujqėsisė, Gjana, thotė se nuk ka asnjė informacion tė tillė dhe kėmbėngul se Shqipėrisė nuk i kanoset asnjė rrezik i tillė. Ai sqaron procedurėn si dhe pėrditėsimin e informacionit nė uebsajtin e organizatės ndėrkombėtare (OIE), e cila informon tė gjitha vendet anėtare, mes tyre edhe Shqipėrinė, pėr vatrat e sėmundjeve veterinare nė botė. "Pas ēdo informacioni qė bėhet publik nga kjo organizatė, unė si ministėr nxjerr urdhra pėr bllokimin e importit tė mishit nga ēdo vend, ku raportohen sėmundje tė tilla", u shpreh Gjana pėr "Shqip", me sigurinė se nuk ka asnjė rrezik nga vendet fqinje pėr sėmundjen e lopės sė ēmendur apo pėr ndonjė diagnozė tjetėr veterinare. Gjithsesi, rastet e fundit tė kontrabandės sė gjėsė sė gjallė nga Tropoja drejt Kosovės apo nga Dibra drejt Maqedonisė dhe anasjelltas krijojnė janė "rrugė" tė pakontrollueshme qė rrisin jo pak rrezikun e "lopės sė ēmendur" edhe nė Shqipėri.


    Nė Greqi

    Ndėrkaq, virusi vdekjeprurės ėshtė shfaqur dje nė Greqi. Vdekja e njė fermeri, dje nė mėngjes, nė qytetin Veria, nė veri tė Greqisė, prej sėmundjes sė "lopės sė ēmendur", ka shkaktuar panik tek banorėt e qytetit verior. Sipas televizionit shtetėror grek NET, i infektuari, emri i tė cilit nuk bėhet publik, ėshtė rreth 50 vjeē, baba i tre fėmijėve. Ai ishte pronar i njė ferme lopėsh nė njė zonė 30 kilometra larg Verias. Sipas televizionit grek, fermeri nuk kishte pasur asnjė kontakt me bagėti tė ardhura nga jashtė Greqisė. Ai konsumonte vetėm mish dhe nėnproduktet e tij, qė i prodhonte nė fermėn e tij. Vdekja e tij ka alarmuar shėrbimin veterinar vendas, qė ka ndėrmarrė njė fushatė kontrolli nė tė gjitha fermat pranė, por pa asnjė rezultat konkret. Ferma e blegtorit ishte vėnė nė karantinė njė vit mė parė dhe tė gjitha bagėtitė u asgjėsuan. Nė karantinė u mbajtėn edhe familjarėt e tij, por fatmirėsisht, shenjat i virusit vdekjeprurės nuk u shfaqėn tek ta. Edhe zv/ministri grek i Bujqėsisė, ashtu si ai shqiptar ka qetėsuar konsumatorėt. "Produktet blegtorale dhe bujqėsore greke janė tė sigurta", deklaroi ai. "Pas publikimit te lajmit pėr vdekjen e fermerit, ėshtė lajmėruar edhe drejtoria pėrkatėse nė Bruksel", tha zyrtari i lartė grek, duke shpresuar qė nuk do tė ketė embargo pėr produktet vendase.



    SEMUNDJA

    "Lopa e ēmendur" ėshtė njė ndėr 20 sėmundjet vdekjeprurėse. Ajo ėshtė zbuluar nė vitet ‘20 tė kėtij shekulli si gjendje e rėndė qė prekte moshat e vjetra. Sėmundja e quajtur ‘Creutzfeldt-Jacob disease‘ ėshtė forma njerėzore e sėmundjes, tė cilėn tek kafshėt e quajnė sėmundja e "Lopės sė ēmendur" (BSE ose mad co disease). Por nė vitin 1996, Grupi Special Kombėtar pėr monitorizimin e kėsaj sėmundjeje (CJD) nė Britaninė e Madhe identifikoi njė tip tė sėmundjes sė panjohur mė parė nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeē. Janė gjetur lidhje me ekspozimin, ndoshta nėpėrmjet ushqimit, njė sėmundje e ngjashme si tek lopa e quajtur ‘Encefalopatia Spongjiforme Bovine (BSE - Bovine Spongiform Encephalopathy ose Sėmundja e Lopės sė Ēmendur). Nė fillim tė kėsaj sėmundjeje, pacienti kalon nė depresion dhe njė ndjenjė tė ēuditshme. Mė pas ka humbje tė ekuilibrit dhe, nė stadin e vdekjes, i sėmuri thuajse e ka tė pamundur reagimin dhe bėhet memec. Sipas mjekėve, sėmundja ėshtė fatale 100% dhe nuk ka shėrim.


    RASTI I PARE

    Rasti i parė i sėmundjes sė lopės sė ēmendur pėr kėtė vit u konfirmua nė Kanada nga ekspertėt, nė njė fermė, nė provincėn e Albertas, nė shkurt 2007. Lajmi u dha zyrtarisht nga Agjencia pėr Kontrollin Ushqimor. Sipas drejtuesve tė saj, "kafsha kishte ngrėnė nė vitet e para tė jetės ushqime tė infektuara". Kjo sėmundje fillimisht ėshtė shfaqur nė Britani nė vitin 1980, por tani virusi ėshtė pėrhapur nė kontinentin evropian, veēanėrisht nė Francė e Gjermani. Sėmundja e lopės sė ēmendur ka shkaktuar vdekjen e mė shumė se 100 personave nė Angli dhe nė Francė. Sipas ekspertėve, vendet duhet tė marrin masa tė shpejta e tė rrepta jo vetėm pėr kontrollin e produkteve dhe nėnprodukteve tė mishit nė ngarkesat zyrtare, pra atyre qė kontrollohen nė doganė, por edhe tė kufijve midis shteteve, ku rreziku mė i madh vjen nga kontrabanda e gjėsė sė gjallė.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    ishalla nuk vjen ne Shkup
    Ne E mbajm fjalen

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    po pra ishalla nuk vjen tek lagjia 1 tiron. lol

    Aftesi befasuese per te mos kurptuar permasat e lajmit. Respekte!!!
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •