Heroine E Jetes Sime.
--------------------------------------------------------------------------------
Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej kurre..
Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk ndodhte...
Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..
Dhe nje dite.....zilja ra fort dhe ndodhi nje revolucion i brendshem,nje uragan lumturie qe arriti te une...
Degjoj rrahjet e zemres dhe nuk mbaj dot lotet e gezimit..
Kjo zemra ime si gur dhe aq krenare shperthen ne mijera ngjyra,dhe papritur nje njeri tjeter del nga vetja ime dhe ben ligjin te une...
TI erdhe drejt meje nga nje vend se di ku,nga nje qiell mbase i mbushur me yje ne nje dite tetori..
TI je ketu ne kete nate, veshur me pafajshmeri,me shpirtin te mbushur me shprese....heroina jetes sime!!!
Frymemarrja jote eshte gdhendur ne gjoksin tim dhe jam gati te te ndjek pas ne jeten tende.
Syte e tu kane aq ndricim saqe mund te ndriconin nje qytet te tere!!
Pesha e dashurise qe ti mban dhe sinqeriteti yt me ngrohin dhe me japin pickime ne zemer...
Nje nga nje ti me dhe te gjitha celesat e shpirtit tend,ti me hape zemren dhe more te shpiri yt te gjithe mbytjen qe mbaja prej kohesh ne vetevte..
Ashtu si nje yll qielli ti me drejtove ne rruget e dashurise se vertete dhe te pavdekur...
Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!
Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje dhe zhgenjimet e meparshme ishin thjesht formalitete te vjetra..
Dhe tani prej teje,udhetoj ne kete bote qete dhe ku jeta eshte vetem butesi,dhe ne te cilen udhetoj jo si ne nje drame...
Nuk mund te te them dot kurre sesa ti me pelqen,nuk mund te te them kurre sesa ti me ndricon!!
Te gjitha fjalet qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen ti me dhurove ne ate dite dhe ne ditet e vazhdueshme duke me dhene zemren tende per eternitetin!
Nuk do te rri me asnjehere ne kete stacion treni sepse e di tani qe hypa me ne fund te treni i duhur....
.Ps..........E pata bere kete postim dikur dhe me ishte bashkuar ne nje teme qe nuk ishte e imja.
Sot dua te nxjerr per te hapur nje teme te re,nje teme ku ne te cilen do te doja qe secili nga anetaret e ketij forumi,secili nga miqte e mi te mundet te shprehet me anen e fjaleve per mposhtjen e cdo lloj dhimbjeje dhe fatkeqesie ne jeten e tij,
per te shprehur ate fjale qe une dua ta kuptojne qe te gjithe...
Po shume nga ne vuajne dhe shume nga ne bien ne pesimizem te atille qe nuk duan dhe nuk kane me forcen qe te vazhdojne jeten,dhe do doja tu thoja ...."Jeta vazhdon dhe jemi ne te vetmit qe duhet te gjejme forcen per te luftuar te keqen dhe te ecim perpara,duhet te jemi ne vete heronjte e jetes sone,njerez te pamposhtur te cilet do kalisin zemren dhe shpirtin duke mposhtur veshtiresite!
E di qe ne bote ka shume njerez qe vuajne dhe kjo per arsye te ndryshme dhe do te doja shume nga ju qe te perpiqeshim duke luftuar,duke i dhene force vetes dhe njeri tjetrit,duke ndare dhimbjen ,pasi ajo te secili nga ne le nje shije teper te hidhur dhe te pakapercyeshme"
Dua qe me anen e postimeve te shprehim ndjenjat me pozitive qe duhet te kemi ne rradhe te pare per veten tone dhe sigurisht per njerezit qe duam dhe miqte qe respektojme.
Do te doja ta quaja kete teme si nje lloj shoqate e cila do harroje vuajtjet dhe do mundohet te eci perpara dhe kjo arrihet me anen e miqesise sone,shprehjes se ndjenjave,ndarjes se opinioneve dhe dhenies force te njeri tjetri.
Po e vertete....jemi heronjte e jetes sone!
Ju ftoj ne kete teme.
A jeni ju heronjte e jetes suaj?
Nqs jo,cilet jane ata qe ju i mendoni si te tille?
Respekte
Krijoni Kontakt