
Postuar më parë nga
shoku_tanku
Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..
Je e vecante,mikeshe,te kam zili,vertet"...kam shume brenga e derte per te zbrazur ne kete teme,aq shume sa qe nuk besoj se do te mjaftonin faqet e saj...E megjithate njeriu eshte qenie e forte,Diana...une isha ai qe e percolla tim vella"Ne ato momente nuk po dija me,se cili ishte kufiri midis jetes dhe vdekjes...toka me qiellin me dukej sikur ishin bere bashke...dhimbja me kishte mberthyer keqazi,nje trysni e jashtezakonshme,si nje morsete gjigande qe te pelcet temthat...mbas nje jave me shpresa te venitura,nuk kisha me asnje deshire,asnje enderr,asnje shprese,me dukej vetja i mbaruar,si nje i vdekur qe ecen mbi toke,me dukej sikur do te shkoja edhe une bashke me te...doja te shkoja bashke me te...nuk doja ta lija vetem...nuk doja ta lija vetem,por...mbrapa deres se reanimacionit me prisnin...me priste familja,jeta ime...me prisnin femijet e tim vellai..ata kishin nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..Dhe sot',po une jam serish,por me i forte"Jam ai qe perkujdeset per femijet e tij,qe u flet e i ben te qeshin,te harrojne te atin,te harrojne fatkeqsine dhe te jetojne mes lodrave te femijeve,mes ngrohtesise familjare,mes jetes normale...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..
Krijoni Kontakt