Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Heronjtë e jetës suaj...

    Heroine E Jetes Sime.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
    Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
    Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej kurre..
    Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
    Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
    Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
    Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk ndodhte...
    Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
    Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..

    Dhe nje dite.....zilja ra fort dhe ndodhi nje revolucion i brendshem,nje uragan lumturie qe arriti te une...
    Degjoj rrahjet e zemres dhe nuk mbaj dot lotet e gezimit..
    Kjo zemra ime si gur dhe aq krenare shperthen ne mijera ngjyra,dhe papritur nje njeri tjeter del nga vetja ime dhe ben ligjin te une...
    TI erdhe drejt meje nga nje vend se di ku,nga nje qiell mbase i mbushur me yje ne nje dite tetori..
    TI je ketu ne kete nate, veshur me pafajshmeri,me shpirtin te mbushur me shprese....heroina jetes sime!!!
    Frymemarrja jote eshte gdhendur ne gjoksin tim dhe jam gati te te ndjek pas ne jeten tende.
    Syte e tu kane aq ndricim saqe mund te ndriconin nje qytet te tere!!
    Pesha e dashurise qe ti mban dhe sinqeriteti yt me ngrohin dhe me japin pickime ne zemer...
    Nje nga nje ti me dhe te gjitha celesat e shpirtit tend,ti me hape zemren dhe more te shpiri yt te gjithe mbytjen qe mbaja prej kohesh ne vetevte..
    Ashtu si nje yll qielli ti me drejtove ne rruget e dashurise se vertete dhe te pavdekur...
    Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje dhe zhgenjimet e meparshme ishin thjesht formalitete te vjetra..
    Dhe tani prej teje,udhetoj ne kete bote qete dhe ku jeta eshte vetem butesi,dhe ne te cilen udhetoj jo si ne nje drame...

    Nuk mund te te them dot kurre sesa ti me pelqen,nuk mund te te them kurre sesa ti me ndricon!!
    Te gjitha fjalet qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen ti me dhurove ne ate dite dhe ne ditet e vazhdueshme duke me dhene zemren tende per eternitetin!

    Nuk do te rri me asnjehere ne kete stacion treni sepse e di tani qe hypa me ne fund te treni i duhur....


    .Ps..........E pata bere kete postim dikur dhe me ishte bashkuar ne nje teme qe nuk ishte e imja.
    Sot dua te nxjerr per te hapur nje teme te re,nje teme ku ne te cilen do te doja qe secili nga anetaret e ketij forumi,secili nga miqte e mi te mundet te shprehet me anen e fjaleve per mposhtjen e cdo lloj dhimbjeje dhe fatkeqesie ne jeten e tij,
    per te shprehur ate fjale qe une dua ta kuptojne qe te gjithe...
    Po shume nga ne vuajne dhe shume nga ne bien ne pesimizem te atille qe nuk duan dhe nuk kane me forcen qe te vazhdojne jeten,dhe do doja tu thoja ...."Jeta vazhdon dhe jemi ne te vetmit qe duhet te gjejme forcen per te luftuar te keqen dhe te ecim perpara,duhet te jemi ne vete heronjte e jetes sone,njerez te pamposhtur te cilet do kalisin zemren dhe shpirtin duke mposhtur veshtiresite!
    E di qe ne bote ka shume njerez qe vuajne dhe kjo per arsye te ndryshme dhe do te doja shume nga ju qe te perpiqeshim duke luftuar,duke i dhene force vetes dhe njeri tjetrit,duke ndare dhimbjen ,pasi ajo te secili nga ne le nje shije teper te hidhur dhe te pakapercyeshme"
    Dua qe me anen e postimeve te shprehim ndjenjat me pozitive qe duhet te kemi ne rradhe te pare per veten tone dhe sigurisht per njerezit qe duam dhe miqte qe respektojme.
    Do te doja ta quaja kete teme si nje lloj shoqate e cila do harroje vuajtjet dhe do mundohet te eci perpara dhe kjo arrihet me anen e miqesise sone,shprehjes se ndjenjave,ndarjes se opinioneve dhe dhenies force te njeri tjetri.

    Po e vertete....jemi heronjte e jetes sone!

    Ju ftoj ne kete teme.

    A jeni ju heronjte e jetes suaj?

    Nqs jo,cilet jane ata qe ju i mendoni si te tille?

    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 12-12-2007 më 14:58
    "Carpe Diem"

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..

    Je e vecante,mikeshe,te kam zili,vertet"...kam shume brenga e derte per te zbrazur ne kete teme,aq shume sa qe nuk besoj se do te mjaftonin faqet e saj...E megjithate njeriu eshte qenie e forte,Diana...une isha ai qe e percolla tim vella"Ne ato momente nuk po dija me,se cili ishte kufiri midis jetes dhe vdekjes...toka me qiellin me dukej sikur ishin bere bashke...dhimbja me kishte mberthyer keqazi,nje trysni e jashtezakonshme,si nje morsete gjigande qe te pelcet temthat...mbas nje jave me shpresa te venitura,nuk kisha me asnje deshire,asnje enderr,asnje shprese,me dukej vetja i mbaruar,si nje i vdekur qe ecen mbi toke,me dukej sikur do te shkoja edhe une bashke me te...doja te shkoja bashke me te...nuk doja ta lija vetem...nuk doja ta lija vetem,por...mbrapa deres se reanimacionit me prisnin...me priste familja,jeta ime...me prisnin femijet e tim vellai..ata kishin nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..Dhe sot',po une jam serish,por me i forte"Jam ai qe perkujdeset per femijet e tij,qe u flet e i ben te qeshin,te harrojne te atin,te harrojne fatkeqsine dhe te jetojne mes lodrave te femijeve,mes ngrohtesise familjare,mes jetes normale...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Di Ana dukesh qe nga 1000 km larg qe je person i mrekullushem,desha te te them vetem diçka..........hiqe trishtimin,ai te çon drejt shkaterimit,te gerryen dite per dite nga pak.
    Me pelqen shprehja e jote e fundit"jemi heronjte e jetes sone"........shpresoj ta kesh kuptuar vertete.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..

    nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..

    ...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..
    Me bere te lotoj...me bere te marr force nga ty,me bere qe te mundem te mendoj serish per jeten..
    Ne jeten time kam humbur me anen e vdekjes te gjithe njerezit qe me kane dashur dhe desha me shume dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe shpirti im eshte kaq i vrare dhe i ndjeshem...
    Je nje mik i mrekullueshem edhe ti,te ngushelloj nga zemra per fatkeqesine dhe te uroj mos njohesh kurre dhimbjen,dua te veprosh keshtu sic thua,nuk dua qe te jene vetem fjale...lufto per ta,per veten...lufto per jeten,lufto sepse ja vlen te jetojme...
    Duhet ta fitojme betejen tone kunder te keqes dhe dhimbjes,duhet te mendojme qe dikush na do,duhet te mendojme qe shume kane nevoje per ne,duhet te shohim diellin miku im...
    Jeta eshte teper e shkurter po eshte dhe teper e bukur.....duhet ti mendojme gjithmone keto fjale,duhet ti besojme ne te vertete!


    Te uroj vetem te mira miku im,vetem te mira

    Sic e thashe ....".Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Di Ana dukesh qe nga 1000 km larg qe je person i mrekullushem,desha te te them vetem diçka..........hiqe trishtimin,ai te çon drejt shkaterimit,te gerryen dite per dite nga pak.
    Me pelqen shprehja e jote e fundit"jemi heronjte e jetes sone"........shpresoj ta kesh kuptuar vertete.

    Te falenderoj shume per vleresimin si edhe keshillat..sinqerisht


    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur;..
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi..
    Dhe dua te jetoj,dua te ndjej prape dashurine,dua te luftoj dhe te jem ajo qe dikur isha...nje femer e forte dhe e dashuruar me jeten,nje femer e dashuruar me te mirat e kesaj bote!
    Vuajtja dhe zhgenjimi me ben qe te jem ndonjehere dhe e padurueshme per te tjere,me bene qe te isha dikush tjeter,dicka agresive qe me pare nuk bente pjese ne temperamentin tim...
    Dua te jem ajo qe isha...kete dua...dua te gjej heroinen time...

    PS...Nje poet dhe shkrimtar i madh me tha qe kisha shume per ti dhene njerezve qe dua dhe atyre qe kane nevoje,me tha qe cdo nate te shkruaja nga dy ore dhe te beja nje liber...dicka qe e kam filluar dhe qe do ta quaj "Heroine e jetes sime"
    Do te doja ta falenderoja per besimin qe pati te une dhe ta falenderoj per rrugen qe me tregoj ne te cilen duhet te eci,ajo qe do ta quaja ne nje liber tjeter....."Rruga drejt lumturise"
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    diana

    zbatoje ne praktike ate qe di shkelqyeshem ne teori...
    perpiqu t'iu gezohesh cdo dite gjerave ne dukje te parendesishme, pasi ato jane = jete...

    Jeta eshte ajo gje qe me ndodh perdite, ndersa une jam duke bere plane per te ardhmen
    John Lenon me duket se e ka thene kete...

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Degjo Di Ana kjo bote eshte e mbushur plot me te poshter,dhe me plehra por ka dhe patjeter njerez te mire,sepse ndryshe ajo (bota)nuk mund te qendronte ne kembe.Kij parasysh kete qe ka gjithmone dikush qe te do te miren,psh ka shume ketu ne FSH qe jane te afeksionuar pas teje(edhe pse virtualisht)une jam i bindur qe edhe ne jeten tende reale,me shpirtin e mrekullushem qe ke ti,duhe te kete pa tjeter persona qe te duan me gjithe zemer,pershendetje kiss
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    diana


    Jeta eshte ajo gje qe me ndodh perdite, ndersa une jam duke bere plane per te ardhmen
    John Lenon me duket se e ka thene kete...
    Flm edhe nga ty,do te desha qe kjo teme mos ishte vetem imja...Eshte e jona!

    .....jeta eshte ajo qe me ndodh perdite dhe jeta eshte ajo qe me meson te eci drejt lumturise dhe besimit ndaj saj..

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    (bota)
    .Kij parasysh kete qe ka gjithmone dikush qe te do te miren,psh ka shume ketu ne FSH qe jane te afeksionuar pas teje(edhe pse virtualisht)une jam i bindur qe edhe ne jeten tende reale,me shpirtin e mrekullushem qe ke ti,duhe te kete pa tjeter persona qe te duan me gjithe zemer,pershendetje kiss
    Te falenderoj per kurajon qe me jep nepermjet fjaleve
    Sekreti i shkrimeve te mia qendron pikerisht te forca qe me japin keta njerez per te cilet ti flet...dhe cdo gje jua dedikoj atyre!

    respekte billy
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendoj se te gjitha moshat kane te njejten shenje te vrazhde te realitetit...
    Jeta te duket e pakuptimte ne disa momente dhe befas vjen nje moshe tjeter qe te rizbulon vetveten ne nje dimension tjeter.Je i njejti njeri,por qe ka gjetur me ne fund nje arsye per te jetuar.
    Kujton se dashuria eshte vetem per nje person,po kjo nuk ka si te jete e vertete!Natyra prandaj ka krijuar nje pfundesi burrash dhe grash,qe secili te beje nje zgjedhje,pastaj dy ose me shume dhe kur te arrije te bashkoje shume gjera brenda njeres te arrije kenaqesine maksimale.
    Duhet te kuptojme qe dashuria nuk eshte kaq e madhe dhe e pafund sic duket!
    Si mund te jete nje gje e pafund kur te kufizon ne nje rreth te vetem i cili sa vjen e ngushtohet gjer ne ate pike sa te ze frymen?!
    Dashuria eshte fillimi i pjekjes se njeriut...
    Nje femer ka nevoje per prekjen e dashurise qe te ndihet femer dhe me pas cdo prekje do ti sjelle nje ngazellim te ri,nje eksperience te paharrueshme,secila e vecante ne llojin e vet..
    Kjo lloj melodie me con ne fushat me te gjelberta te parajses se pasionit,aty ku qe te gjithe kane shetitur me mijera here,po asnjeri nuk ka arritur qe ta shohe te teren me bukurine e saj ngazellyese...
    Nuk eshte pasioni ai qe e terheq me shume nje femer,por eshte ajo romantika idealiste qe i perkedhel mendjen me delikatese si nje petale trendafili,eshte ajo kersheria e trasheguar besnikerisht ne gjene qe si nje krimb i palodhur germon me kujdes gjersa te ndeze motorin kerkues ne drejtim te dickaje qe ndoshta nuk ekziston ne te vertete,por ne mendjen e cdo femre qendron e fjetur ashtu bute edhe eger bashke,ne kerkim te zgjimit zhurmues qe do te trondise gjithe qenien duke e vene ne levizje....
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 02:58
  2. Heronjte e Popullit
    Nga iliria e para në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 22:37
  3. Heronjtë që shesin cigare
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:36
  4. Përkujtohen tre heronjtë e UÇK nga Londra
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 13:24
  5. Heronjte e diteve tona
    Nga Redi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •