Pershendetje
Nese deshironi te postoni nje fotografi ne forum, fillimisht do ju sygjeroja qe te siguroheshit se fotoja eshte ne perputhje te plote me rregulloren e forumit e cila ndodhet ketu, dhe e dyta te siguroheshit qe po e postoni ne forumin perkates.
Menyra me e lehte dhe direkte eshte duke perdorur skedaret e bashkengjitur.Kur hapni nje teme, qofte kjo ne lidhje me nje koleksion fotografish qe mund te keni apo subjekt i nje natyre tjeter, forumi u ofron teknikish mundesine e perdorimit te skedareve te bashkengjitur.
Me imtesisht......
Ju formuloni titullin e temes, komentoni ne poste sipas deshires (por duke respektuar rregulloren e forumit) dhe pasi keni perfunduar gjithcka ne lidhje me posten klikoni ne Menaxho Skedaret e Bashkengjitur qe ndodhet poshte ne tabelen Mundesi te tjera
Hapja e dritares Menaxho Skedaret e Bashkengjtur ju krijon mundesine te kerkoni ne kompjuterin tuaj per vendndodhjen e fotos qe deshironi te postoni.Ne kete rast kliko ne Browse
Dritarja tjeter qe do hapet pas veprimit te meparshem do jete ajo e kerkimit te materialit qe do postosh.Ne shembullin tone, fotografia ndodhet ne dosjen Fotografite e mija (My Pictures)
![]()
Krijoni Kontakt