Vite me pare, Beni eci vete, per te mberritur ne festivalin e femijeve ne Itali. Tani Giffoni, qe do te udhetoje neper bote, do te ndaloje edhe ne Shqiperi. Sepse pas nje shkeputje te gjate, urat jane ringritur perseri. Drejtori Claudio Gubitosi e tregon vete, se si e rigjeti Tiranen dhe filmin shqiptar
Per here te pare, erdhi si nje mysafir i paftuar, ne Shqiperi. Por sofren, megjithate, nuk e gjeti te pashtruar. Sepse ai, nuk ishte nje mysafir dosido, por drejtori i festivalit te filmit per femije, Giffoni, ne Itali. Sepse Claudio Gubitosi, nuk kishte ardhur ashtu krejt rastesisht. Ishte nisur nga pertej detit me nje mision te madh: te njihte nderrmarrjen e madhe shqiptare, Kinostudion Shqiperia e Re, ku ishin realizuar filmat per femije, qe ai i kishte pare te shfaqeshin ne Giffoni, e te rrembenin jo pak here edhe cmimet e atij festivali. E vec kesaj te zgjidhte filmat e ri konkurues, per edicionin e ardhshem, qe i perkiste vitit 1985. Kishte plot se c'te zgjidhte, nga sofra e shtruar, me tituj filmash e emra regjisoresh te suksesshem te asaj kohe.
Shume vjet me pas, ne vitin 2003, mysafiri erdhi serish. I ftuar kete here. Por, sofren nuk do te mund ta gjente aq te shtruar, si ne heren e pare. Nuk ishte me koha e begate e filmit shqiptar. Ne kinostudio gjeti vetem miqte e vjeter kineaste, qe per fat te keq, nuk kishin asnje film nder duar. Mysafiri nuk u cudit, sepse tashme e njihte mire kete vend, si dhe historine e degradimit te filmit shqiptar. Kishte kaluar shume kohe dhe asnje film nuk e kishte kapercyer me detin, per te mberritur ne Salerno, ku edicionet e Giffoni-t vazhdonin te zhvilloheshin rregullisht.
Ne pritjen e gjate, disa vjecare, qe miqte e Shqiperise te hynin serish ne linje me festivalin e filmit per femije, drejtori e kishte kuptuar se pertej detit asgje nuk do te ishte me si me pare. Aq me shume, sinjali i pare qe mori ne '97-en, kur Shqiperia arriti te hynte ne linje, por vetem duke derguar nje grup femijesh, per te perfaqesuar Shqiperine ne jurine e festivalit (por pa film shoqerues), ishte deshmi e asaj, qe ai kishte marre me mend.
Pak dite me pare, drejtori i Giffoni-t, ishte serish ne Tirane, i bindur tashme se kjo eshte koha me e mire per te bere dicka ne emer te filmit shqiptar per femije, per te ringjallur kujtimin e bukur te atyre viteve te arta kur "Lulekuqet mbi mure", "Beni ecen vete" e te tjere filma me rradhe, ktheheshin triumfues ne Tirane, duke percjelle edhe kendej jehonen e atij festivali.
Dhe kete here, mysafiri e ka nje projekt shume te qarte ne koke: ta sjelle Giffoni-n ne Shqiperi, jo vetem ne Tirane por edhe ne Durres e Shkoder. Eshte nje mision i mundshem, sepse drejtori i festivalit, apo sic e njohin ndryshe "bababi i Giffoni-t" e di mire se cfare kerkon.
Claudio Gubitosi e ka treguar ketu e dhjete vjet te shkruara, se cfare eshte i zoti te beje. Tani e ka edhe me te lehte te vere ne vije projektet e tij per Shqiperine. Sepse cdo gje eshte krejt ndryshe. "Ne 1985-en kur vendosa te vija vete ne Shqiperi, u nisa me inisiativen time. Nuk kisha asnje ftese, nga askush, por e dija qe miqte e mi te vjeter, te cilet i kisha njohur qe nga vitit 1978, do te ma hapnin deren e tyre". I rehatuar ne barin "Sky Tower" aty ku mund ta shohe gjithe Tiranen, qytetin, te cilin tashme e njeh mire, me gjithe ndryshimet e tij, ndersa shtrengon nder gishta puron e tij karakteristike, Gubitosi kujton viziten e tij te pare. "Ishte nje eksperience shume e bukur sepse shihja per here te pare Kinostudion tuaj. Ne ato kohe une kisha programuar te levizja dhe te thithja per ne Giffoni shume vende, edhe Kinen e larget, edhe Japonine edhe Iranin dhe mendova pse te mos shkoj dhe ne vendin qe e kemi kaq afer dhe kaq te panjohur". Ku dhe kishte plot miq kineaste, qe e njihnin vleren e Giffoni-t. "Para se te vija ne Tirane e te shihja kontretisht se ku realizohej filmi shqiptar e kisha ndjekur me shume vemendje historine e filmave per femije. E dija qe koha me e mire per kinematografine tuaj ishte 1978-ta. Ndaj vendosa qe gjate asaj nje jave qe qendrova ketu te realizoje nje permbledhje me filmat me te mire, e ti prezantoja ne festival". Drejtori, i mireinformuar per gjithcka, kishte ditur t'i bente ashtu si duhet te gjitha punet. E njihte dhe Ismail Kadarene dhe kishte bindjen se emri i tij ne kete projekt, do t'i jepte me shume rendesi, gjithckaje qe po paketohej ne nje dokumentar televiziv. "Kontaktova vete me Kadarene dhe i kerkova te bente nje historik te shkruter e permbledhes per filmin shqiptar". Nje zgjidhje e zgjuar qe do ta jepte menjehere efektin ne Giffoni. Sepse ajo cfare Kadareja shkroi per filmin shqiptar u vleresua shume nga kritika italiane e asaj kohe. Por zgjidhje e zgjuar, vec bashkepunimit me Kadarene, ishte dhe piketimi i atyre filmave qe do te ngaxmonin jo pak mediat italiane. "Kujtoj qe filmi "Lulekuqet mbi mure" i regjisorit Dhimiter Anagnosti, i ringjalli edhe nje here ndjenjat e kahershme te italianeve. Une edhe sot e kesaj dite e kam para syve ate momentin kur mesuesi hyn ne klase. Eshte nje moment qe me nga ngarkuar shume emocionalisht". Dhe jo vetem drejtorin. Prej atij filmi te madh, e prej disa te tjereve po kaq te pelqyer, Italia njohu Anagnostin, Xhanfize Kekon, Piro Milkanin e te tjere me rradhe. "Revistat e festivalit i kane dedikuar shume shkrime kinemase shqiptare dhe mua me vinte shume mire per kete fakt". Por historia e bukur do te mbyllej shume shpejt dhe jo me nje "happy end". Nje mallkim i keq, do t'ia priste udhen filmit shqiptar te kapercente pertej detit, pikerisht atehere kur udhet ishin me te hapura se kurre. Pas '90-es Giffoni nuk do te kishte me asnje pjesez prej Shqiperie. Derisa mrekullia do te niste te funksionte perseri... ne 1995-en.
U krijua nje kontakt i ri. Fijet e lidhjes ne keto kohe moderne nuk mund te dilnin me nga Kinostudioja, e cila s'funksiononte me. Kete here gjithcka do te ndillej prej nje iniciative private, por qellimi do te ishte po ai: filmi shqiptar te behej efektiv ne Giffoni, si nje here e nje kohe. Atmosfera e Giffoni-t te harruar, erdhi ne Tirane se pari ne formen e nje telereportazhi qe Namik Ajazi, realizoi me Telenorben, pamje keto qe jane trasmetuar edhe ne Radio Televizionin Shqiptar. Ekipi shqiptar qe shkeli serish ne Giffoni, do te krijonte keshtu lidhjet e munguara ne gjithe keto vite. "Ne vitin 1997, i cili tashme e di mire qe quhet prej jush viti me i veshtire, Namik Ajazi me propozoi zgjidhjen me te mundshme per te risjelle Shqiperine ne kete festival. Duke qene se filma nuk kishte, u vendos qe te pakten te sillej nje ekip femijesh, qe do te prezantonin vendin tuaj ne jurine e femijeve te festivalit". Pas '97-es cdo vit eshte derguar ne Salerno nje ekip i ri femijesh, qe do te mund ta ruanin rilidhjen. "Por mua me vinte keq, qe ende nuk po mberrinte nje film shqiptar ne festival ndaj erdha serish ne Tirane, kete here me ftesen e Ajazit, i shoqeruar dhe nga zevendesminitri yne i kultures, Nicola Bono. Realizuam disa takime zyrtare me kineastet per te vendosur ca pika mbi I". Pika e fundit, qe eshte vendosur tashme, eshte mundesimi i realizimit te Giffoni-t edhe ketu ne Shqiperi. "Giffoni po xhiron neper bote dhe do te kete nje stacion ndalese edhe ketu, ne fund te tetorit. Sigurisht, per ta realizuar sa me mire kete mision, do te kemi si patrner "Media vizion". Na duhet padiskutim nje mbeshtetes, qe te na siguroje mbarevajtjen ketu ne Shqiperi". Ndersa thith pjesen e mbetur te puros, mysafiri duket mjaft i kenaqur, "Me vjen mire qe e gjithe kjo po behet e mundur, sepse nje vend i tille, qe ka nje tradite kaq te mrekullueshme me filmin per femije, nuk duhet te mbetet ne vend numero." Gubitosi eshte i bindur se Shqiperia ka shume se cfare te jape, edhe pse ne keto vite s'ka dhene gje tjeter ne Giffoni, vecse ca filma multiplikative. "Por ama kur e kam pare Ergys Fajen, se ne c'kushte e kishte realizuar filmin, qe konkuroi vjet, "Princesha dhe hena" kam hapur syte nga habia dhe u binda edhe nje here me shume se artistet shqiptare, mjaft te ndihmohen pakez dhe bejne vertet mrekulliara". Por kur? Giffoni, synon te sjelle pak fat, me mberritjen e tij ne Tirane.
Revista Klan
Krijoni Kontakt