Ērregullimet e gjumit perfshijne disomnite dhe parasomnite (DSM-III-R, 1987).
Ne disomnite, sic jane insomnia (pagjumesia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore eshte crregullimi i sasise dhe cilesise se gjumit te bere.
Ne parasomnite, sic jane tmerrimi ne gjume, urinimi ne shtrat dhe te ecurit ne gjume, simptoma kryesore eshte nje ngjarje e pazakonte qe crregullon gjumin.
Insomnia. Kerkesa e madhe per ilace gjumi eshte nje simptome e perhapjes se gjere te insomnise, pamundesise per te te zene gjumi. Disa insomniake i ze gjumi lehte, por shohin enderra sikur jane zgjuar. Si rrjedhoje, kur zgjohen, ata ndjehen sikur po perpiqeshin ende te flinin. Te tjere e kane te veshtire t'i zere gjumi per shkak te ankthit, frikes, stresit, depresionit, ose problemeve te tjera.
Disa insomniake vuajne nga apnea e gjumit. Ata i ze gjumi lehte, por pastaj u ndalet frymemarrja dhe zgjohen duke gulcuar per ajer.
Narkolepsia. Nje forme e hipersomnise, narkolepsia eshte nje crregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend te gjumit gjate dites. Personin e merr gjumi ne menyre te paparashikuar gjate dites. Nje simptome e narkolepsise eshte shfaqja e halucinacioneve hipnagogjike. Keto jane enderra shume te qarta qe shfaqen kur narkoleptiku hyn ne goditje gjumi. Ky gjume mund te zgjas perreth 15min dhe pastaj personi gradualisht zgjohet dhe vazhdon veprimtarine e tij te perditshme.
Kush deshiron mund te jap mendime dhe shembuj...
Krijoni Kontakt