Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Disa këshilla të ekspertëve për të shmangur stresin

    Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
    Simptomat dhe shkaktarët
    Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
    1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
    2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
    3- Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
    4- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
    5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
    6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
    7- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
    8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
    9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
    10- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

    Disa këshilla të ekspertëve për të shmangur stresin në punë

    1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës
    2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat
    3- Lejoji vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune
    4- Vendosni se cilat gjëra janë primare në punë
    5- Mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion
    6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë
    7- Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme
    8- Mbani gjithnjë një krem për duart

    Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur
    Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.

    Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi
    Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.

    Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
    Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

    Stresi godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut
    Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

    Mare nga TiranaObserver
    Ndryshuar për herë të fundit nga RaPSouL : 19-10-2007 më 17:23
    Sui generis

  2. #2
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    O shoku RaPSoul ti a po kerko ndihme apo po bon copy paste ato qe shef neper internet mer?
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga kleo_al Lexo Postimin
    O shoku RaPSoul ti a po kerko ndihme apo po bon copy paste ato qe shef neper internet mer?
    Nese ke probleme me stresin , do ishte mire tu permbahesh keshillave lart , qe i kan shkruar ekspertet , le te jet problemi im se ai i bej copy apo si , ok

    Gjith te mirat.
    Sui generis

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Do te heqesh stresin,bej sa me shume sex.........hej kjo vlen per te martuarit e
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    Manchester Maska e -Alda-
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Kleo nese ste pelqen pse futesh te lexosh?

    Apo ai ishte mendimi yt rreth stresit?
    м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.

  6. #6
    Interist deri ne vdekje Maska e kleo_al
    Anëtarësuar
    13-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    127
    Nuk eshte se me pelqen apo jo.Ky eshte forum qe secili te japi mendimet.Un hyra dhe e pash si tem se doja te jepja nji mendimin tim.
    Po cfar mendimi te jap kur ky ka hap googlen dhe i ka kopju aty.Nuk e kam vetem per kete tem shif dhe temen tjeter qe ka hap per Enverin.E ka mush aty me kopjime te marra nga interneti.Sdi cfare te them
    Cke qe zgerdhihesh,doren pse e tund,kjo mendja ime,per ty nuk shkon kerkund

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    keshillat jane mese te drejta, ce do qe nuk arrin ti permbahesh dot te gjthave, veçanerisht ne nje ambient pune shume te stresuar.
    Nga te gjitha ato pikat piken 4 dhe 10 nuk e praktikoj, 10 sepse nuk me kishte shkuar ndonjehere neper mend, edhe pse nje shoqja ime e punes e perdor kremin per duart, kurse pika 4 eshte pak e veshtire ti thuash shefit JO se jam i zene, eshte ai qe vendos prioritetin e aktiviteteve .

    Pajtohem me billy the kid se seksi eshte me efikasi per çiftet, po ne beqot nuk e kemi ate lluks

  8. #8
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Rapsoul te lumte, me duhej nje teme si kjo

    Mirgena shkakton stresin apo stresi shkaton migrenen?!




    Ps: Si mund te gjej tema ne kete forum, me opcionin kerko temen nuk me del asgje?! Me falni qe dola nga tema.
    • The rest is silence.


  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Asnjera nuk e shkakton tjetren,eshte nje semundje e pasherueshme,bezdisese dhe e pa rezikshme.......sigurisht qe mund te permiresohesh.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Rapsoul te lumte, me duhej nje teme si kjo

    Mirgena shkakton stresin apo stresi shkaton migrenen?!




    Ps: Si mund te gjej tema ne kete forum, me opcionin kerko temen nuk me del asgje?! Me falni qe dola nga tema.
    LoL kush na qenka kjo Mirgena hehe shaka.

    PS: Sa i perket kerkeses tek kerko nuk kerkohen vetem temat por te gjith ato tema qe e permbajn ate fjale apo fjali qe e ke shkruar , pra ti nxjer te gjitha ato , nese e din saktesish se ku mund te gjindet ajo teme , ateher ke menyren e avancuar dhe ke disa opcione shtes per te gjetur tamam at teme.

    Gjith te mirat.
    Sui generis

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Stresi... si ta kurojmë
    Nga FLOWER në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-08-2023, 12:00
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •