Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 161
  1. #131
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    AKSH

    Drejtuesit e grupit ekstremist te quajtur Armata Kombetare Shqiptare, AKSH, kane thene per IWPR se ky grup ka lidhje me organizaten e mbrojtjes civile ne Kosove.

    Alban Vjosa, i cili pretendon se eshte drejtuesi politik i AKSH, ka thene se grupi radikal ka ne rradhet e tij edhe anetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK, por se ai nuk i eshte drejtuar ne menyre specifike kesaj organizate per te rekrutuar anetaret e tij.

    Ne nje interviste telefonike me IWPR, Vjosa - duke folur nga Liezhi ne Belgjike - ka konfirmuar dyshimet se anetari i TMK-se Hamze Behrami, i cili eshte vrare ndersa perpiqej te vendoste nje bombe ne linjen hekurudhore Fushe Kosove - Lesak ne Kosoven veriore me 11 Prill, ka qene nje anetar i AKSH.

    "Askush, as edhe komandanti i TMK-se ne zonen e Mitrovices, ku ka ndodhur ky incident, nuk e ka ditur se Hamze Behrami punonte diten per TMK dhe naten per AKSH," ka thene ai.

    Alban Vjosa, i cili mendohet te jete nje pseudonim, mesa duket eshte sekretar i pergjitheshem i AKSH, nje grupim militant, i cili eshte i vendosur per bashkimin e Shqiperise me territoret e banuara nga Shqiptaret ne Ballkan, i cili ka dale ne skene gjate konfliktit te armatosur ne Maqedoni.

    Vjosa, i cili mendohet se eshte nga Shqiperia, ka dhene shume intervista per gazetat ne gjuhen Shqipe ne Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi. IWPR e ka siguruar numrin e tij te telefonit pasi ka kontaktuar fillimisht nepermjet faqes se internetit te AKSH dhe nepermjet burimeve me reputacion ne Kosove.

    I pyetur se cfare e ka motivuar Behramin, Vjosa ka thene se "Hamze Behrami e ka ndjere veten te panevojshem dhe te tepert ne TMK - ai nuk ka qene i kenaqur, ne fakt shume i shqetesuar me gjendjen politike te krijuar ne Kosove pas luftes dhe me pasigurine dhe paqartesine qe rrethon ceshtjen e statusit te Kosoves dhe te TMK-se [nje reference kjo ndaj faktit qe forca nuk eshte ushtria zyrtare e Kosoves].

    "Behrami ka qene nje njeri i veprimit dhe ai do te largohej shume shpejt nga TMK-ja".

    Ky pranim nga ana e AKSH ka ardhur pasi drejtuesi i TMK-se Agim Ceku ka shkarkuar nga postet e tyre tre komandantet e forces pergjegjes per zonen rreth qytetit te Zvecane ne Kosoven veriore ku ka ndodhur edhe shperthimi muajin e kaluar.

    Dyshimet e KFOR se anetare te TMK-se jane te perfshire ne grupimet e paligjeshme si AKSH kane bere qe KFOR te ndaloje kete muaj programet e trajnimit te TMK-se jashte protektoratit deri sa te ndermerren masa per perjashtimin e elementeve ekstremiste nga kjo force.

    Ende mbetet e paqarte se cfare eshte AKSH dhe cfare perfaqeson kjo organizate, pavaresisht vendimit te marre nga shefi i UNMIK Michael Steiner muajin e kaluar per ta deklaruar ate zyrtarisht nje grupim terrorist.

    Zedhenesi i policise se UNMIK, Barry Fletcher ka thene per IWPR javen e kaluar se grupi duket te jete organizuar kryesisht nepermjet internetit. Fletcher ka theksuar se deri ne shperthimin e ndodhur ne linjen hekurudhore, faqja e AKSH ne internet ka qene e vetmja shenje per ekzistencen e saj. "Ne e konsiderojme kete faqe interneti si nje sistem per te mbledhur para nga diaspora Shqiptare," ka thene ai, duke shtuar se bomba mund te jete vendosur per te siguruar financuesit se organizata ekziston vertete. "Ndoshta ata qe kane dhene para kane dashur te shikojne edhe veprime".

    Por vendimi i Steiner mund te kete pasur efekt te kundert, sepse mesa duket ka sherbyer per te fuqizuar AKSH. Vjosa ka thene per IWPR se pas shpalljes per te nxjerre jashte ligjit kete organizate, kerkesat per anetaresim jane shtuar me rreth 20 ne dite.

    Por ndersa AKSH duket se po fiton popullaritet ne rradhet e Shqiptareve, drejtuesit e TMK-se po perballen me kritika te shumta per shkak se nuk po munden te mbajne nen kontroll disa nga anetaret e tyre. Sipas rregullave te organizates, anetaret nuk duhet te jene te lidhur me asnje levizje politike.

    Ceku thote se forca e tij po perballet me presione per te vepruar ndaj anetareve radikale ne rradhet e saj, por thote se ai nuk mund te beje shume. "Ne na kerkohet [nga UNMIK dhe KFOR] te marrim masa konkrete mbi dicka ndaj se ciles ne nuk kemi asnje pushtet. Une kam autoritet te kufizuar per te pasur nje kontroll efikas mbi njerezit e mi. Si komandant i TMK-se une nuk kam as fuqine te shkarkoj apo te emeroj oficeret e TMK-se," ka thene ai per IWPR.

    Krye koordinatori i UNMIK per TMK, Gjeneral Andrew Cummings, ka konfirmuar se ne kete situate forca e mbrojtjes civile ka autoritetin te rekomandoje UNMIK masa disiplinore ndaj atyre oficereve te dyshuar se nuk zbatojne rregullat. "Ne kuptimin teknik ata kane te drejte," ka thene Cummings per IWPR, "por ata ne asnje menyre nuk mund te thuhet se jane te pafuqishem".

    TMK eshte krijuar zyrtarisht ne Janar te vitit 2000 ne nje ceremony e cila mendohej se do te shenonte transformimin e ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, ne nje agjensi civile pergjegjese per gjendje emergjence dhe per rindertimin e Kosoves.

    E krijuar sipas modelit te Sherbimit te Sigurimit Civil ne France, TMK, ka 3,000 anetare aktiv dhe nje dege ndihmese me 2,000 anetare, te cilet e konsiderojne veten e tyre si forcat e armatosura te ardheshme te nje Kosove te pavarur.

    Ndersa shume Kosovare jane te pakenaqur me ritmin e bisedimeve per statusin perfundimtar te protektoratit, nga ana tjeter shume pak prej tyre mendojne se hedhja ne ere e urave eshte menyra me e mire per te avancuar ceshtjen e ndertimit te shtetit.

    Edhe ata te cilet konsiderohen si nacionaliste radikal mendojne se veprimet e AKSH jane te gabuara. Nje ish anetar i UCK-se, Ramiz Lladrovci, i perjashtuar nga TMK ne Korrik te vitit 2001 pasi administrata e Presidentit Bush shprehu dyshime se ai ka qene nje nder personat te cilet "rrezikojne paqen dhe stabilitetin ne rajon", mendon se AKSH, pavaresisht se kush mund te jene ata, po lufton nje beteje te humbur. Ai ka theksuar se ne Kosove ka parti te ligjeshme politike te cilat kane nje platforme te ngjashme me ate te ekstremisteve por te cilet nuk e pranojne dhunen si nje mjet per arritjen e qellimeve te tyre.

    Por ndersa njerez si Lladrovci dyshojne qe AKSH mund te perbeje nje kercenim serioz, te tjere po i marrin ata dhe lidhjet e mundeshme te tyre me TMK, shume seriozisht.

    Zedhenesja e UNMIK, Isabella Karlowicz, ka thene gjate nje konference per shtyp me 6 Maj se TMK "duhet jo vetem te identifikoje anetaret e perfshire me AKSH, por edhe ti largoje ata nga rradhet e saj. Ne duhet te shikojme veprime".

    Ndersa UNMIK dhe KFOR presin qe TMK tu jape atyre emrat e anetareve te saj te perfshire, Ceku thote se meqenese pergjegjesia per sigurine e Kosoves eshte e komunitetit nderkombetar, ata duhet te hetojne mbi kete incident.

    "Ne nuk deshirojme t'u shmangemi pergjegjesive por ne kemi kerkuar me pare te trajnohemi per te zhvilluar hetime te brendeshme per anetaret e TMK-se dhe nuk kemi marre asnje ndihme ne kete drejtim," ka thene ai.

    Megjithate, ndalimi i vendosur ndaj trajnimeve te TMK jashte vendit nuk do te hiqet nese komuniteti nderkombetar nuk bindet qe TMK ka ndermarre masa serioze per te siguruar qe anetaret e saj nuk jane te perfshire me AKSH apo grupe te tjera.

    I pyetur nese ai mendon qe veprimet e AKSH do te demtojne TMK duke kufizuar trajnimin e tyre, Vjosa eshte shprehur i vendosur: "Ne nuk mendojme se kjo do te demtoje TMK - keto masa jane ne fakt te mira per oficeret e TMK sepse nuk ka nevoje qe ata te sterviten jashte vendit sepse nje eksperience e tille do ti zbuse vendosmerine e tyre si ushtare".

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Postime
    12
    Oh qendi ku e ke gjetur kete artikul kaq te vjeter???

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Postime
    12
    http://www.ina-online.net/index.php?id=2244

    Paramilitarët e "Gardës së car Llazarit" bëjnë thirrje për luftë në Kosovë

    Shtuar më: 21/11/2007 - 12:44
    • Paramilitarët serbë të "Gardës së car Llazarit" mbrëmë në Kurshumli, qytet më i afërt me Kosovën, u kanë bërë thirrje qytetarëve "për luftë në Kosovë".


    Pjesëtarët e këtij grupimi esktremist kanë ngjitur afishe në këtë qytet, kurse nëpër kafiteri kanë shpërndarë thirrje për "luftë mbrojtëse në Kosovë", duke i ftuar qytetarët në "Marshin për liri të serbizmit, në luftë deri në çlirim".

    Ata më 28 nëntor planifikojnë të tubohen në Kurshumli, prej nga do të nisen në "Marshin në Merdar", në kufirin Serbi-Kosovë, njoftojnë mediumet kosovare.

  4. #134
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Deklaratë Publike Nr. 10 E Zëdhënsit Politik Të Fbksh:

    DEKLARATË PUBLIKE NR. 10 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH:



    Nuk do të toleroj që krimineli Menduh THAÇI dhe as tradhetari Ali AHMETI të manipulojnë me emrin dhe veprën time, ashtu siç kanë manipuluar me djersën, gjymtyrët dhe gjakun e popullit shqiptar nën „Maqedoni“, prandaj kërkoj që pëfundimisht të ndërpresin luftën psikologjiko-politike (luftën speciale) ndaj FBKSH-AKSH dhe strukturave të tyre, si dhe ndaj meje, liderit të ribashkimit kombëtar shqiptar, sepse në të kundërtën do të më detyrojnë që, përmes oficerëve e oficereve të SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar), që i kam aty: që PDSH dhe BDI, si dhe BDSH, ditën tua bëj terr dhe natën ferr, gjë që unë nuk e dëshiroj aspak, sepse jam në pritje që, jo vetem Menduh THAÇI, Ali AHMETI dhe Bardhyl MAHMUTI, por edhe shefat e tyre: Hashim THAÇI e Ramush HARADINAJ, si dhe Sali BERISHA, Edi RAMA dhe Ilir META, përfundimisht të binden se Shqipëria Etnike e ka një formacion politiko-ushtarak, që quhet FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), në kuadër të të cilit vepron edhe AKSH ( ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE), lider politik dhe ushtarak jam unë Gafurr ADILI, që ashtu si Ju edhe padroneve Tuaj, armiqve të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, dijeni që ditën tua bëj terr dhe natën ferr, edhe gjithë Ballkanin „fuçi baroti“ tua bëj edhe falluxha, për çka nuk më duhet më shumë se sa ta vesh uniformën e bukur të AKSH-së dhe të shkoj në malet e Karadakut.

    PRANDAJ KUJDES ME MUA…!

    Zëdhënsi politik i FBKSH,
    Gafurr ADILI

    Tiranë, 2 maj 2008
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asnji oficir or gafurr nuk te bindet ty ne se ti i del kunder edvinit e bardhyl mahmudave..

    ata te kurdisin ty mor i mjere kur ja lyp nevoja..

  6. #136
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    asnji oficir or gafurr nuk te bindet ty ne se ti i del kunder edvinit e bardhyl mahmudave..

    ata te kurdisin ty mor i mjere kur ja lyp nevoja..


    Politikant bejn politik e oficirat gjithmon i ndreqin PLANET e ti rrezitu ne bagla politike
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    k..k

    Citim Postuar më parë nga k_k Lexo Postimin
    A thua ku hupi AKSH-ja si shurra e pules
    u fut ne birucen e fadil hoxhes
    a thua perse i thrret popullin e kosoves per ti bojkotue zgjedhjet
    mos per tu pregadit per luft qe do ti prin ata HaHaHa

    u pa dje ne malsin e tetoves si e vetquajtura ushtria e gafurr agallares si ju shkoi ne ndihm shqiptarve
    het qe thua ti e thoshte rahmetlia rugova yt per uqk-n nese ke harruar ti zotri per uqk=n e aksh nuk esht zhduk por ajo esht aty ku ti ske ide fare ajo esht si feniksi kur ti mendon se nuk esht aje shfaqet
    por aksh nuk esht ushtri interneti siq pretendojn disa anti shqiptar
    ket qe ti thua per aksh-n .. e thot tadiqi dhe bashkpuntoret e ti ne kosove
    nje ushtri apo nje parti qe esht per bashkim kombetre te quhet kriminele kjo esht turp e sa i perket asaj se ne malsin e madhe aksh me koh esht pronencuar per at dhe un nuk mund te them as gje dhe per ket ke mundesi ti drejtohesh z.adili aj dote per gjigjet pa ngurrim
    kjo makujton vitet e 87..98 kur per uqk-n u fltke se kta jan vegla te serbis edhe ket e thoshte ibrahim rugova me kompanin e ti anti kombetare
    e njejta prapagnt po ndodh me AKSH-N
    ku njerze te sherbimeve anti shqiptare po sabotojne qsshtjen ton kombetare
    esht shum interesant enjejta po ndodh me levezjen vetvendosje te albin kurtit njerz te caktuar etiketojne albin kurtin me lloj lloj shpifje kjo ndodh e dhe me adem demaqin kjo behet me qellim te caktuar nga vegla te ndyra te njerzve qe ne mendje kan serbin e krajl nikollav te serbis
    kur ne setrbi garda e zar llazarit financohet nga shteti serb ne kosove AKSH SULMOHET NGA qeveria e saj kjo esht nje paradoks i vertet
    po ju qe po shiteni si patriot aq te mdhenje pse nuk protestoni te kjo qeveri kur ne kosove hyn e dekl sa her ti teket tadiqit apo samargjiqit apo edhe koshtunices ju qe plot gojen e ken urrejtje nga njerz qe punojn dhe luftojn per nje bashkim kombtare memir esh qe ju qe keni urrejtje ndaj bashkombasve tyaj ket ta shprwehni kunder serbis fashiste ecila ende mban me mira njerz te pa fajshem ne serbi adini ju se sa nena shqiptare sot vajton per bit e tyreqe sot ju mungojne eju qe sot keni pak liri ne disa qytete te kosoves a ju bren mitrovica apo disa pjes te kosoves veriore
    me thuaj ti zotri kur ke qen ne mitrovic adhe ajo esht kosove apo
    un nuk e besoj qe ke qen ket poe marr si shmbull se pse ka shum pjes qe nuk ka mundesi te vizitohen nga shqiptaret
    e ju ja futni kot me fjal te kota
    pse kjo qeveri nuk reagoj pas masakres qe ndodhi ne vushtrri ku nje serbo qetnik masacroi nje ish ushtar te uqk-s kjo tregon qe as pak nuk kan interersim per popullin kjo qeveri si kur qe nuk kishte as e kaluara qeveri te kujtoj se ne vushtrri kur ndodhi masakra ndaj ish pjestarit te uqk-s as kush nga qeveritaret nuk ishte as ne varrim si thua ti akemi qeveri tre popullit apo si
    edhe nje paramendo p[o te kishte ndodh kjo me nje serb vaj halli per ne
    pra mos ja futni kottttttt o vllezer
    inderuar me fal per ket replik te lutem nuk pata qellim te ofendoj ass pak
    me rrespek vllazror

  8. #138
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kjo Perralla E Enveristave Shqipfolsa Me Ngjason Me !!!

    KJO PERRALLA E ENVERISTAVE SHQIPFOLSA ME NGJASON ME !!!


    Kjo perralla e komutnistave me ngjason 1000% me thenjen e babajt te tyre

    biologjik shpirtror ,SHOKUT DULLE !!!


    "Shqiperia shkembe graniti ne brigjet e Adriatikut"

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    FBKSH - Jemi gjallë

    Ju letem cfar jane mendimet te juaj rreth kesaj interviste dhe organizate pergjithesi?




    Jemi gjallë




    Liderët politikë të Kosovës duhet t'ia tregojnë dhe të mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit të Kosovës. Këto rrethana janë të disfavorshme dhe vendin e kanë rikthyer shumë prapa. Të gjithë liderët politikë të Kosovës, që sot janë ulur në karriget e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të harrojnë se nuk e kanë mandatin e popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur për fatet e Kosovës. Gafurr Adili, zëdhënës politik i FBKSH-së, flet për Express.
    Nga Nebih Maxhuni më 08.12.2008





    Do ta mbrojmë popullin e pambrojtur shqiptar, kudo që ai ndodhet, dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, nëse një gjë të tillë nuk do ta bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe KFOR-i, të cilat deri më tash nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Gafurr Adili, zëdhënës politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), flet për Express.



    EXPRESS: JENI TE INFORMUAR ME SITUATËN E KRIJUAR NË KOSOVË, KUR PO DISKUTOHET PËR PLANIN GJASHTËPIKËSH TË BAN KI MOONIT. ÇKA KONKRETISHT ËSHTË DUKE BËRË ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) NË KËTO MOMENTE?

    Gafurr Adili: Plani gjashtëpikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki Monn, i cili edhe u miratua nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas ndarjes "de facto", jo vetëm përmes Planit Ahtisaari, por edhe të Marrëveshjes së Kumanovës Jackson-Pavkovic, (me miratimin edhe të ish-komandantit Agim Çeku, nga ku u urdhërua që UÇK-ja dhe konkretisht UÇK-ja e Zonës së Shalë-Bajgorës të mos futej në Mitrovicë, por të vinte në Prishtinë, edhe "de jure" po e ndan Kosovën. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), dhe konkretisht Nënzona Nr. 2 (Mitrovica) që në vetvete përfshin gjithë Mitrovicën (atë jugore dhe veriore), si dhe gjithë Drenicën dhe Shalën e Bajgorës, janë duke i përcjellë situatat e krijuara në terren dhe janë në përfundimin e përgatitjeve të veprimeve konkrete, fillimisht politiko-diplomatike dhe më pas edhe... Bashkë me vëllezërit e shokët tanë të idealit, prej kohësh atje ndodhet edhe kryetari i FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili është edhe Komandant Suprem i AKSH-së.


    EXPRESS: KA PASUR ZËRA SE DUHET TË RISHIKOHET MARRËVESHJA E KUMANOVËS. CILI ËSHTË REAGIMI I FBKSH-SË NË LIDHJE ME KËTË ÇËSHTJE?

    Gafurr Adili: Marrëveshja e Kumanovës realisht edhe është rishikuar, por kjo gjë, ashtu si përmbajtja e saj (edhe pse e njohur nga ish-komandanti i UÇK-së, z. Agim Çeku dhe ish-lideri politik i UÇK-së, z. Hashim Thaçi) ashtu si Plani 6-pikësh i Ban Ki Moonit, opinionit kombëtar shqiptar dhe mbi të gjitha UÇK-së. Si shumë marrëveshje të tjera antishqiptare, kurrën e kurrës ato nuk i janë shpalosur opinionit kombëtar shqiptar dhe mbi të gjitha shqiptarëve të Kosovës, sepse po të ishin shpalosur me kohë, as nuk do të ishim në këtë gjendje ku edhe jemi tani. Dhe, për këtë që po ju them, mjafton t'ju rikujtoj letrën që Ban Ki Moon (në qershor 2008) ia dërgoi presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, dhe zotëria në fjalë e ka mbajtur në sirtarët e tij dhe jo vetëm nuk e ka bërë publike, por as nuk ia ka dërguar për diskutim Kuvendit të Kosovës. Pse? Sepse, kjo ka qenë dhe kjo është forma më manipuluese e politikanëve të korruptuar të Prishtinës, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë asgjë tjetër, përveçse politikanë marioneta të atyre që kanë bërë dhe bëjnë politikën dhe ligjin në Kosovë. Pra, Marrëveshja e Kumanovës do të rishikohet, sepse diplomacia dhe politika e Serbisë tanimë është në një avantazh, si kurrë ndonjëherë më parë, përballë politikës (gjumashe e servile) të Prishtinës. Por, ne kemi deklaruar se atëherë do të shpërthejë lufta.


    EXPRESS: NË RAST TË NDARJES SË KOSOVËS ( VERIU I MITROVICËS), ÇKA DO TË BËJË FBKSH-JA ME KËTË RAST?

    Gafurr Adili: FBKSH-ja dhe strukturat e saj, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), kurrën e kurrës nuk do të pranojnë që Kosovës t'i merret Mitrovica veriore. Ne të FBKSH-së, dhe konkretisht unë, prej kohësh kemi deklaruar që Leposaviçi dhe Zubin Potoku, që Kosovës i janë bashkangjitur në vitin 1952 për të rritur popullsinë serbe në Kosovë, dhe Kosovës i janë grabitur Presheva, Medvegja dhe Bujanofci, që i janë aneksuar Serbisë, le t'i rikthehen Serbisë, ashtu siç Presheva, Medvegja dhe Bujanofci duhet t'i rikthehen Kosovës. Pastaj, po vitin e kaluar (2007), unë kam deklaruar se ndarja e Kosovës është loja domino.

    EXPRESS: CILAT JANË AKTIVITETET E AKSH-SË DHE NË CILAT ZONA TË KOSOVËS OPERON AJO?

    Gafurr Adili: Kemi deklaruar se AKSH-ja as nuk ka vepruar dhe as nuk vepron aty ku vepron uniforma shqiptare dhe uniforma e aleatëve tanë, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Dhe, ky ka qenë një nga vendimet e shumta të Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së, të mbajtur më 16 shtator 2006 në Prizren, por vitin e kaluar vepruam aty ku nuk vepronte as TMK-ja dhe as KFOR-i (në krahinën e Besianës dhe të Dardanës). Popullsia shqiptare rrezikohej, jo vetëm nga bandat kriminale të "Car Llazarëve", por edhe nga xhandarmëria e rregullt e Serbisë. Dhe ky veprim politiko-ushtarak i FBKSH-së, dalja në skenë e AKSH-së (tetor 2007), në kohën kur Serbia, Kosovën e kërcënonte përmes bandave kriminale të saj, me emrin "Car Llazarët", pati efekte shume pozitive për Kosovën dhe përshpejtoi përcaktimin e statusit të Kosovës, sepse në KS të OKB-së (dhjetor 2007), z. Ban Ki Moon deklaroi: "Lufta në Kosovë është në prag, sepse nga njëra anë në Serbi kanë dalë "Car Llazarët", të cilët kërcënojnë me sulm mbi Kosovë, dhe nga ana tjetër në Kosovë ka dalë AKSH-ja, e cila gjithashtu paralajmëron për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia, prandaj sa më parë duhet të përcaktohet statusi i Kosovës dhe të evitojmë konfliktin e ri ne Ballkan". Pra, ky veprim i AKSH-së (vitin e kaluar- 2007) ishte baras me 10 beteja luftarake të terrenit ushtarak.

    EXPRESS: PSE MENDONI KËSHTU?

    Gafurr Adili: Sepse AKSH-ja politikisht udhëhiqet nga FBKSH-ja, e cila ka një platformë politike (të miratuar më 2002) dhe një program taktik e strategjik të ribashkimit kombëtar shqiptar (të miratuar në shtator 2006), të cilat i zbaton Sekretariati Vendimmarrës (truri politik) i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, dhe aty (truri politik), të cilin e drejton kryetari i FBKSH-së e Komandanti Suprem i AKSH-së, z. Bashkim Mitrovica, ku jam edhe unë zëdhënës politik dhe shef i Departamentit të Diplomacisë së FBKSH-së, AKSH-ja përfaqësohet përmes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.

    EXPRESS: CILAT JANË PLANET E AKSH-SË PËR VERIUN E KOSOVËS, KONKRETISHT, ÇKA DO TË MUND TË BËNI?


    Gafurr Adili: Do ta mbrojmë popullin e pambrojtur shqiptar, nëse një gjë të tillë kudo që ai ndodhet dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk do ta bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat deri më tash nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Le të jetë ky një paralajmërim, por jo (kurrsesi) një kërcënim, për të gjithë ata që nuk i kryejnë detyrat e tyre, qoftë kjo për institucionet e Kosovës, apo edhe për ata që e kanë ledhatuar dhe vazhdojnë ta ledhatojnë Serbinë dhe po e dëmtojnë Kosovën.

    Liderët politikë të Kosovës duhet t'ia tregojnë dhe të mos ia fshehin realitetin e hidhur popullit të Kosovës, rrethana të disfavorshme këto që vendin e kanë rikthyer shumë prapa. Të gjithë liderët politikë të Kosovës, të cilët sot janë ulur në karriget e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të harrojnë se nuk e kanë mandatin e popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur për fatet e Kosovës, sepse në zgjedhjet e fundit as 45 për qind e popullit (sipas raportit te OSBE-së) nuk doli në zgjedhje, por realisht vetëm 27 për qind e popullit doli në këto zgjedhje, sepse populli përkrahu thirrjen e FBKSH-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Kurse, mesazhi i FBKSH-së për popullin shqiptar të Kosovës është që të bashkohet me protestat që po organizohen në Prishtinë, protesta këto që duhet të jenë sa më masovike si deri më tani, sepse vërtet Kosova dhe gjithë çështja jonë kombëtare po rrezikohet seriozisht.


    EXPRESS: CILAT JANË RAPORTET E AKSH-SË ME STRUKTURAT E SIGURISË NË KOSOVË, FJALA ËSHTË PËR KFOR-IN, POLICINË...?

    Gafurr Adili: Nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, as raporte të mira dhe as raporte të këqija me Policinë e Kosovës, TMK-në dhe KFOR-in, sepse nuk kemi pasur nevojë për raporte të tilla, qofshin ato të mira apo të këqija. Pra, AKSH-ja ka vepruar dhe do të veprojë vetëm atje ku nuk vepron uniforma shqiptare si dhe uniforma e aleatëve tanë, me emrin KFOR.

    EXPRESS: ÇKA MENDON AKSH-JA PËR KRIJIMIN E FORCËS SË RE TË SIGURISË SË KOSOVËS (FSK)?


    Gafurr Adili: Akoma nuk kemi informacione të detajuara për këtë problem, prandaj për momentin nuk mund t'ju përgjigjem. Ju jap fjalën se shumë shpejt edhe për këtë çështje do ta merrni qëndrimin tonë, sepse struktura inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) po punon në drejtim të grumbullimit të fakteve dhe të provave materiale, ndër të cilat janë edhe ato, nëse në këtë FSK nuk do të ketë vend për djemtë dhe cucat atdhetare të UÇK-së, si dhe as për ata djelmosha dhe vasha shqiptare që prejardhjet e tyre i kanë nga familjet patriotike shqiptare të Kosovës, që do të thotë se kjo (FSK) do të jetë një strukturë tjetër multietnike, krahas Policisë së Kosovës dhe që do të drejtohet nga ata shqipfolës, që ata apo familjet e tyre, edhe në të kaluarën dhe tani më shumë se Shqipërinë e kanë dashur dhe e duan Serbinë.

    http://fronti.blog.com/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shif shif edhe pasi u ba shteti gafurri thot se jam gjall e do ti mbroi ket pjes ket ane e ket krahin edhe ban thierrje dilni ne rrug pas vetfundosjes se albinit te hupt krejt haaaaaaaa e more zot epi men kush nuk ka
    po a ka tallje me e madhe se kjo hajgare e madhe bile
    do e lem si barcolet te vitit 2008 masi kokan gjall ta lexoin bile barcoleten e vet.


    Po ju lutem shum po ku ka hajgare ma e madhe se kjo shif qfar thot gafurri ejani tek une ne tiran
    plus thot se ket komunikat e kan lshue prej hijes se molles se kuqe haaaaaaaaaa o me plas nieri tuj qesh me keta
    veq perpara trimat e gafurrit ah sokola ini ju krejt
    bercoleta nr.2
    --------------------------------
    PARALAJMËRIM I KRYETARIT TË FBKSH:





    KËTË RADHË LUFTA JONË NUK DO TË ZHVILLOHET NË TROJET E SHQIPËRISË ETNIKE, POR AJO (NËSE DO TË NA IMPONOHET) DO TË ZHVILLOHET NË THELLËSI TË TERRITORRIT TË SERBISË…!





    Ky paralajmërim i drejtohet Serbisë dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare: OKB-ve, BE, SHBA dhe NATO-së.



    Gjithashtu, edhe njëherë (për herë të fundit) nga të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës:



    Kryetari i Kosovës, zoti Fatmir SEJDIU,

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup KRASNIQI,

    dhe nga Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim THACI,



    si dhe të gjithë liderët e partive politike (opozitare) të Kosovës;



    zoti Ramush HARADINAJ (AAK),

    zoti Nexhat DACI (LDD),

    zoti Bexhet PACOLLI (AKR),

    zoti Agim CEKU ( PSP),

    zoti Albin KURTI (LV),

    zoti Avni KLINAKU (LB) dhe

    zoti Smajl LATIFI (LIBK),





    KËRKOJ QË:



    Sa më parë të shkojnë në Tiranë, te Zëdhënësi Politik i FBKSH-AKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, që bashkarisht të krijojnë Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Kosovës (QUKK), sepse situatat e krijuara e të disfavorshme për Kosovën dhe gjithë çështjen tonë kombëtare, të krijuara edhe me gabimet dhe fajet e tyre (të sipërcekurëve), që nga viti 1999 e në vazhdim, dhe mbi të gjitha që nga 17 shkurti 2008 e deri më sot, duhet të jenë të pafalshme për FBKSH-në, por FBKSH gjykon që me këto gabime e faje, të liderëve të sipërcekur me lart, nuk duhet të merremi sot, kur armët e Serbisë vrigëllojnë mbi Kosovë, por me këto gabime e faje të linderëve politikë të Pishtinës dhe të Tiranës, si dhe të Tetovës, Ulqinit dhe të Preshevë- Bujanocit do të merremi vetëm në kuadër të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë së Ribashkuar.





    RROFTË KOMBI SHQIPTAR!

    RROFTË SHQIPERIA ETNIKE!

    RROFTË FBKSH-AKSH!





    Kryetari i FBKSH e Komandant Suprem i AKSH,

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA.



    Toplicë (Molla e Kuqe), më 31 nëntor 2008.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-12-2008 më 06:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •