.................
.................
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Jo.. FBKSH synon bashkimin e Shqiperise dhe me pas nuk dot vazhdoj duke vepruar sepse qelimi i kesaj organizate dot jete e kryer- Pra Shqiptaret dot kene rast te krijojne dhe 100 parti te tjera dhe t'ja japin voten kujt ja kan qefin- VEC BASHKIMIN KOMBETAR SEPARIPas ribashkimit kombtar a e ka ndermend kjo organizate qe te kyqet ne politike per te qeverise Shqiperine ?
Aty ku nuk vepron TMK-ja dhe KFOR-i... është AKSH-ja
Shkruar nga Bashkim Hoxhaj (EPOKA E RE)
Flet zëdhënësi politik i FBKSH-AKSH-së, mr. Gafurr Adili
AKSH-ja, ushtri popullore
Prishtinë, 15 tetor -
Më 3 tetor 2007, në Lajmet Qendrore të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), u paraqitën djem të uniformuar të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Zëdhënësi Politik i FBKSH-AKSH-së, mr. Gafurr Adili, në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, është shprehur se “djemtë tanë, që u paraqitën në një zonë të fshatrave të Besianës (ish-Podujevës), në kufi me Serbinë, janë nga ato fshatra dhe kanë dalë në mbrojtje të popullatës shqiptare të asaj krahine që rregullisht provokohet, jo vetëm nga dhuna e represioni i kriminelëve të ‘Gardës së Car Lazarit’, por edhe nga ushtria dhe policia e rregullt kriminale e Serbisë, dhe nuk ruhet as nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe as nga SHPK-ja e TMK-ja, ku, për pasojë, ashtu si në fshatrat e Dardanës (ish-Kamenicës), dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, shqiptarët detyrohen t’i lënë vatrat e tyre stërgjyshore dhe të shpërngulen e të vendosen në Prishtinë, Gjilan dhe pjesën jugore të Mitrovicës”.
“Pra, djelmoshat trima dhe vashat heroike shqiptare të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) janë vënë në mbrojtje të popullit të tyre”, ka thënë mr. Gafurr Adili.
EPOKA E RE: A mendoni se pas paraqitjes së atyre ushtarëve, shumë djem dhe vajza shqiptare, një pjesë e tyre të entuziazmuar dhe një pjesë tjetër të dëshpëruar për pasojë të zvarritjes së pafundme të statusit të Kosovës, t’i bashkëngjiten në masë formacioneve të AKSH-së?
Adili: Deri me tani dashakëqijtë dhe veglat e armiqve tanë na kanë akuzuar si "ushtri interneti", ashtu siç UÇK-në e quanin "ushtri e fakseve", dhe tani po na shajnë e akuzojnë me lloj-lloj epitetesh, por të gjithë duhen të binden përfundimisht se kemi qenë dhe jemi ushtri popullore. Pas shfaqjes publike të AKSH-së, Këshillat e FBKSH-së, jo vetëm në Kosovën historike, por kudo në trojet shqiptare dhe diasporë më njoftojnë se ka një dyndje të madhe për t'u anëtarësuar në radhët tona, fillimisht në FBKSH dhe me pas në strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Mbijetesa e FBKSH-së dhe AKSH-së
EPOKA E RE: Si po mbijeton FBKSH-AKSH, kur dihet se mjetet financiare janë baza shumë e rëndësishme për një aktivitet politik, diplomatik, ushtarak e kombëtar?
Adili: Populli shqiptar kudo po vetorganizohet si kurrë ndonjëherë me parë, sepse përfundimisht është bindur se ne jemi bijtë e bijat e tij, që po trasojmë rrugën e rilindësve tanë, të Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit me shokë, që shkrinin pasuritë e tyre për ta bërë Shqipërinë, dhe që dallojmë nga politikanët aktualë të Tiranës, të Prishtinës e Shkupit, të cilët për më tepër se një dekadë po shkrijnë Shqipërinë për përfitime personale.
Pra, për pesë vjet me radhë, unë dhe të gjithë drejtuesit e FBKSH-së kemi shkrirë pasuritë tona për ta ribërë Shqipërinë. Dhe, me këtë rast do të apeloj për një vendim të fundit të Kryesisë së FBKSH-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, që vazhdoi të ngelet në fuqi, që është: AKSH NUK GRUMBULLON MJETE FINANCIARE NGA POPULLI.
Prandaj, me këtë rast kërkoj nga populli që të mos tolerojë të keqpërdoret, por të na informojnë për të gjitha ata që do të tentojnë të vjedhin popullin duke keqpërdorur emrin e AKSH-së. Luftëtarët e lirisë e kanë të ndaluar të marrin para nga populli. FBKSH, AKSH-së dhe SKSH-së kanë Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH), që merret me menaxhimin e mjeteve financiare. Mirëpo, për momentin vazhdon vendimi i janarit të vitit 2004, kur kemi deklaruar se edhe FKSH-së i ndalohet grumbullimi i ndihmave nga populli. Popullin duhet ta bindim me vepra se nuk kemi dalë për para, por kemi dalë për një ideal shumë madhor, për të cilin jo vetëm do ta sakrifikojmë djersën, por jemi shumë të vendosur ta sakrifikojmë edhe gjakun. Me një fjalë, barrën financiare të aktiviteteve tona deri tash e kemi bartur në veprimtarët e FBKSH-së.
EPOKA E RE: Nga prononcimet tuaja keni thënë se AKSH-ja nuk do të veprojë aty ku janë forcat e KFOR-it dhe të TMK-së, atëherë si ndodhi që formacione ushtarake të AKSH-së të operojnë në Kosovë?
Adili: Ashtu kam thënë dhe ashtu po them edhe tani, aty ku nuk vepron simotra jonë, TMK-ja dhe forcat e KFOR-it, kemi qenë dhe jemi të shtrënguar të veprojmë dhe të marrim në mbrojtje popullin tonë të pambrojtur. Kështu po përpiqemi të mos lejojmë përsëritjen e masakrave serbe, apo më mirë me thënë që të mos na ndodhë ndonjë Srebrenicë. Atje populli ynë po dhunohet çdo ditë nga serbët. Zonat kufitare në fshatrat e Besianës (ku u shfaqen djelmoshat dhe vashat heroike shqiptare të AKSH) dhe, në fshatrat e Dardanës, popullata e kësaj ane po terrorizohet nga xhandarmëria e rregullt e Serbisë. Sidomos në Kosovën Veriore (në veri të Mitrovicës). Nëse KFOR-i, UNMIK-u, SHPK-ja dhe TMK-ja nuk do të marrin nën administrim edhe Kosovën Veriore (që parashihet edhe me Rezolutën 1244), deri më 1 nëntor 2007, jam i shtrënguar t'i paralajmëroj se këtë gjë do ta bëjë Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Nuk mund të tolerohet që Serbia atje të zhvillojë spastrimin etnik. Shqiptarët nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë shitur dhe detyrohen t’i shesin shtëpitë e tyre dhe të ikin në pjesën jugore të Mitrovicës ose në Prishtinë. Aty (në pjesën veriore të Mitrovicës) po dislokohen kriminelët e "Car Lazarëve". Dhe për këtë gjendje fajtorë janë UNMIK-u e KFOR-i, por bashkë me ta edhe ata që veten e quajnë "Grup i Unitetit". Kështu nuk mund të tolerohet edhe më tej. Që edhe këtë radhë, si herëve të kaluara, të ricopëzohen trojet shqiptare. Serbia përfundimisht duhet të bindet se, jo vetëm Kosovën e ka të humbur, por shumë shpejt do ta humbasë edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin), edhe Sanxhakun e Toplicën. Kohët kanë ndryshuar. Shqiptarët nuk janë si në vitin 1998-1999, sepse tri betejat e zhvilluara me në krye famëmadhen UÇK na kanë krijuar dy vlera, që FBKSH dhe AKSH i kanë vlerësuar si gjëra të shenjta e kapitale, e që janë: 1. vrasja e frikës dhe 2. përvoja luftarake.
Dhe kam bindjen e patundur se Serbia do të kremtojë humbjen e dytë, ashtu siç kremton humbjen e saj në Gazimestan.
Deklaratat e Schookut dhe vendimi i Steinerit
EPOKA E RE: Numri dy i UNMIK-ut, Steven Schook, përkitazi me xhirimin e transmetuar në RTK, shpreh dyshimin se personat e paraqitur të jenë vërtet ushtarë të AKSH-së. Keni ndonjë koment për këtë?
Adili: Është e drejta e z. Shook të flasë çfarë të dojë. Nuk merrem me komente dhe provokime të tilla.
EPOKA E RE: Dihet se, që nga prilli i vitit 2003, ish-shefi i UNMIK-ut Michael Steiner, e pati shpallur AKSH-në organizatë terroriste. Keni bërë ju përpjekje si drejtues politik të kësaj ushtrie që vendimi i atëhershëm i UNMIK-ut të abrogohet?
Adili: Steiner, ashtu si pasuesit e tij të radhës dhe ky i fundit, Ruecker, kanë qenë dhe janë përfaqësues të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe as nuk kanë pasur e as nuk kanë të drejtën minimale të merren me gjëra të tilla. Si përfaqësues të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kanë pasur dhe kanë të drejtën e tyre që një kërkesë të tillë t'ia parashtrojnë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Nuk e kanë bërë këtë gjë?! Sepse ata e dinë se atëherë do të duhet të hapet debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe në atë debat apo mbledhje do të shkoja edhe unë shefi i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së dhe mbi tavolinë do t'u leja Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që sanksionon krijimin e Komitetit Special pranë OKB-së, komitet ky që detyrohet t’i përkrahë moralisht e materialisht të gjitha lëvizjet çlirimtare e antikoloniale, siç ishte ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe që aktualisht është edhe Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH-ja.
EPOKA E RE: FBKSH, në platformën e vet thotë se qëllim final ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar. Si do të arrihet kjo? Me luftë, me mjete politiko-diplomatike, me referendum, me negociata... apo me diçka tjetër?
Adili: Disa herë kemi deklaruar dhe detyrohem ta ripërsëris deklarimin tonë që, maksimalisht do të përpiqemi që këtë ta realizojmë nëpërmjet mjeteve diplomatike-politike, ndër të cilat është edhe kërkesa jonë për organizimin e një Konference të re të Londrës (të vitit 1913) për Ballkanin. Në të cilën Konferencë, fillimisht do të rivendikoheshin vendimet famëkëqija të Konferencës së Londrës (të vitit 1913) ku më pas popullit shqiptar do t'i njihej E DREJTA E VETËVENDOSJES. Dhe pas njohjes së të drejtës së vetëvendosjes, populli shqiptar nëpërmjet formës me demokratike të deklarimit plebishitar mbarëkombëtar (referendumit mbarëpopullor) në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike do të deklarohej PRO ose KUNDËR ribashkimit kombëtar shqiptar. Pra, FBKSH do të përpiqet maksimalisht që ta realizojë këtë, por në kohën dhe momentin e duhur. Por, nëse bindet se mjetet politiko-demokratike nuk japin rezultatet e duhura, do të vejmë në veprim mjetet politiko-demokratike të dhunës.
Negociatat për Kosovën
EPOKA E RE: Cili është qëndrimi i FBKSH-së dhe AKSH-së lidhur me negociatat për statusin e Kosovës dhe, a mendoni se këto negociata do të kenë fundin e vet me ndonjë rezultat konkret?
Adili: Kanë qenë dhe janë të destinuara të dështojnë. Është humbje e kohës. Humbje e kohës dhe e potencialit tonë kombëtar ka qenë dhe është edhe periudha 17-vjeçare për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës. Vitin e kaluar, po te "Epoka e re" kam deklaruar: 1. Kosova më shpejt dhe më lehtë mundet të ribashkohet me Shqipërinë sesa të bëhet e pavarur, prandaj të bashkojmë potencialin tonë kombëtar dhe bashkësisë ndërkombëtare t'i dalim me një qëndrim dhe veprim të përbashkët për ribashkimin kombëtar shqiptar sesa të humbim kohë kotë e të përçahemi në disa drejtime, siç na ka ndodhur deri më tani. 2. Lufta është e pashmangshme, sepse po të ndodhë (gjë që unë nuk e besoj), që bashkësia ndërkombëtare Kosovës t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojë Serbia dhe në të kundërtën, shqiptarët e Kosovës dhe as dëshmorët e kombit në varre nuk mund ta durojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë.
EPOKA E RE: Poqe se pavarësia e Kosovës nuk bëhet realitet në fund të këtij procesi negociatash ashtu siç na ka premtuar Ekipi i Unitetit, ka FBKSH-AKSH-ja ndonjë plan veprimi, apo do të veproni pavarësisht nga rrethanat e krijuara?
Adili: Kemi deklaruar se Kosova nuk do bëhet e pavarur, por popullin e ka manipuluar dhe mashtruar i ashtuquajturi Grupi i Unitetit. Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare do të ribashkohen. "Kutia e Pandorës" është hapur dhe këtë proces do ta udhëheqë FBKSH dhe strukturat e saj. Në Kuvendin e Dytë Kombëtare të FBKSH-së (16 shtator 2005, në Prizrenin historik) kemi miratuar Planin e Veprimit Taktik dhe Strategjik të FBKSH-së dhe AKSH-se, i cili nuk mund të bëhet publik deri në momentin e duhur.
EPOKA E RE: Ju si drejtues politik të FBKSH-AKSH-së, a keni shfrytëzuar kanalet tuaja për të ndërtuar urat e bashkëpunimit me faktorin politik në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë etj., apo një gjë e tillë mbahet sekret për publikun?
Adili: Po. Kemi ndërtuar kanale dhe ura bashkëpunimi, jo vetëm me vëllezërit tanë të një gjuhe e një gjaku, jo vetëm në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, por edhe me vëllezërit tanë edhe në Tivar dhe Prevezë. Por, ne nuk i dekonspirojmë bashkëpunëtorët tanë. Ashtu siç nuk i dekonspirojmë edhe aleatët tanë ndërkombëtarë me të cilët bashkëpunojmë. Pra, ne jemi mirë të organizuar dhe edhe shumë të fuqishëm. Për momentin vetëm kaq mund t’ju them.
Aktivitetet e FBKSH-së dhe AKSH-së
EPOKA E RE: A jeni të kënaqur me mbulimin e aktiviteteve të FBKSH-AKSH-së, nga mediet shqiptare dhe a keni raporte të mira me to?
Adili: Masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare, si këtu në Tiranë ashtu edhe ajo në Prishtinë, sistematikisht na ka izoluar, sepse nuk ka masmedia të pavarura. Por, ne kemi ditur të çajmë rrethin e bllokadave që na kanë bërë faktorë të shumtë, nga më të ndryshmit. Mund të them se mediet deri diku, tashti janë bindur se FBKSH-AKSH janë faktorë relevantë dhe kanë filluar të na i hapin dyert.
EPOKA E RE: Me aq sa kemi marrë vesh, formacioni juaj politiko-ushtarak posedon kuadro të mirëfilltë në fushat politike, diplomatike dhe ushtarake. Sa ia keni arritur që përpjekjet tuaja të gjejnë përkrahje në qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake ndërkombëtare?
Adili: Shumë shpejt do të publikojmë edhe Korin Diplomatik të FBKSH-së, në të gjitha shtetet e Evropës dhe në SHBA, Kanada dhe Australi. Do të befasoheni me këta djem e vasha shqiptare, shumica e të cilëve edhe janë studentë të magjistraturës të shkencave politiko-diplomatike në universitetet prestigjioze të botës. Pra, këta djem e vasha të heshtura kanë punuar, punojnë e do të punojnë që opinionin ndërkombëtar ta bindin se me ribashkimin kombëtar të shqiptarëve, në një shtet të vetëm, me emrin SHQIPËRI dhe, me krijimin e shteteve etnike në Ballkan. Paqja e stabiliteti i Bashkimit Evropian do të jenë të sigurta.
EPOKA E RE: Për në fund, cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë ngado që janë?
Adili: Mesazhi im për qytetarët shqiptarë të Kosovës është që të bojkotojnë zgjedhjet për pushtetin pa shtet, që planifikojnë t'i mbajnë më 17 nëntor 2007, sepse jemi në luftë, qoftë kjo politiko-diplomatike (siç e kemi aktualisht) apo qoftë ajo politiko-demokratike e dhunës (qe e kemi në prag), nuk mbahen zgjedhje. Shembull konkret kemi pasur zgjedhjet në SHBA gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat për shkak të luftës nuk u zhvilluan deri kur përfundoi lufta. Kurse, te ne shqiptarët, edhe gjatë luftës së UÇK-së palaçot organizonin "zgjedhje". Dhe tani politikanë të dalë nga UÇK-ja, që dikur ishin në llogoret e luftës, po na organizojnë "zgjedhje" për pushtet pa shtet. Po shihet se një pjesë e tyre nuk kishin luftuar për shtet, por kishin luftuar për pushtet. Natyrisht jo të gjithë.
EPOKA E RE: Dmth. jeni kundër zgjedhjeve të 17 nëntorit?
Adili: Absolutisht.
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
njerez me duket se nuk na ben keq nje ushtri me shume
po je o njerez duhet ti gjykojme gjerat pasi kosova te mare pavarsine se ateher do te naduhet ta ndertojme ate vend
pastaj car llazari po del hapur dhe ne beograd vazhdon propoganda se dardania ehste serbi
Aty ku nuk vepron TMK-ja dhe KFOR-i... është AKSH-ja Printoni E-mail
Shkruar nga Bashkim Hoxhaj (EPOKA E RE)
Monday, 22 October 2007
Flet zëdhënësi politik i FBKSH-AKSH-së, mr. Gafurr Adili
AKSH-ja, ushtri popullore
Prishtinë, 15 tetor - Më 3 tetor 2007, në Lajmet Qendrore të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), u paraqitën djem të uniformuar të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Zëdhënësi Politik i FBKSH-AKSH-së, mr. Gafurr Adili, në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, është shprehur se “djemtë tanë, që u paraqitën në një zonë të fshatrave të Besianës (ish-Podujevës), në kufi me Serbinë, janë nga ato fshatra dhe kanë dalë në mbrojtje të popullatës shqiptare të asaj krahine që rregullisht provokohet, jo vetëm nga dhuna e represioni i kriminelëve të ‘Gardës së Car Lazarit’, por edhe nga ushtria dhe policia e rregullt kriminale e Serbisë, dhe nuk ruhet as nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe as nga SHPK-ja e TMK-ja, ku, për pasojë, ashtu si në fshatrat e Dardanës (ish-Kamenicës), dhe mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, shqiptarët detyrohen t’i lënë vatrat e tyre stërgjyshore dhe të shpërngulen e të vendosen në Prishtinë, Gjilan dhe pjesën jugore të Mitrovicës”.
“Pra, djelmoshat trima dhe vashat heroike shqiptare të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) janë vënë në mbrojtje të popullit të tyre”, ka thënë mr. Gafurr Adili.
EPOKA E RE: A mendoni se pas paraqitjes së atyre ushtarëve, shumë djem dhe vajza shqiptare, një pjesë e tyre të entuziazmuar dhe një pjesë tjetër të dëshpëruar për pasojë të zvarritjes së pafundme të statusit të Kosovës, t’i bashkëngjiten në masë formacioneve të AKSH-së?
Adili: Deri me tani dashakëqijtë dhe veglat e armiqve tanë na kanë akuzuar si "ushtri interneti", ashtu siç UÇK-në e quanin "ushtri e fakseve", dhe tani po na shajnë e akuzojnë me lloj-lloj epitetesh, por të gjithë duhen të binden përfundimisht se kemi qenë dhe jemi ushtri popullore. Pas shfaqjes publike të AKSH-së, Këshillat e FBKSH-së, jo vetëm në Kosovën historike, por kudo në trojet shqiptare dhe diasporë më njoftojnë se ka një dyndje të madhe për t'u anëtarësuar në radhët tona, fillimisht në FBKSH dhe me pas në strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Mbijetesa e FBKSH-së dhe AKSH-së
EPOKA E RE: Si po mbijeton FBKSH-AKSH, kur dihet se mjetet financiare janë baza shumë e rëndësishme për një aktivitet politik, diplomatik, ushtarak e kombëtar?
Adili: Populli shqiptar kudo po vetorganizohet si kurrë ndonjëherë me parë, sepse përfundimisht është bindur se ne jemi bijtë e bijat e tij, që po trasojmë rrugën e rilindësve tanë, të Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit me shokë, që shkrinin pasuritë e tyre për ta bërë Shqipërinë, dhe që dallojmë nga politikanët aktualë të Tiranës, të Prishtinës e Shkupit, të cilët për më tepër se një dekadë po shkrijnë Shqipërinë për përfitime personale.
Pra, për pesë vjet me radhë, unë dhe të gjithë drejtuesit e FBKSH-së kemi shkrirë pasuritë tona për ta ribërë Shqipërinë. Dhe, me këtë rast do të apeloj për një vendim të fundit të Kryesisë së FBKSH-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, që vazhdoi të ngelet në fuqi, që është: AKSH NUK GRUMBULLON MJETE FINANCIARE NGA POPULLI.
Prandaj, me këtë rast kërkoj nga populli që të mos tolerojë të keqpërdoret, por të na informojnë për të gjitha ata që do të tentojnë të vjedhin popullin duke keqpërdorur emrin e AKSH-së. Luftëtarët e lirisë e kanë të ndaluar të marrin para nga populli. FBKSH, AKSH-së dhe SKSH-së kanë Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH), që merret me menaxhimin e mjeteve financiare. Mirëpo, për momentin vazhdon vendimi i janarit të vitit 2004, kur kemi deklaruar se edhe FKSH-së i ndalohet grumbullimi i ndihmave nga populli. Popullin duhet ta bindim me vepra se nuk kemi dalë për para, por kemi dalë për një ideal shumë madhor, për të cilin jo vetëm do ta sakrifikojmë djersën, por jemi shumë të vendosur ta sakrifikojmë edhe gjakun. Me një fjalë, barrën financiare të aktiviteteve tona deri tash e kemi bartur në veprimtarët e FBKSH-së.
EPOKA E RE: Nga prononcimet tuaja keni thënë se AKSH-ja nuk do të veprojë aty ku janë forcat e KFOR-it dhe të TMK-së, atëherë si ndodhi që formacione ushtarake të AKSH-së të operojnë në Kosovë?
Adili: Ashtu kam thënë dhe ashtu po them edhe tani, aty ku nuk vepron simotra jonë, TMK-ja dhe forcat e KFOR-it, kemi qenë dhe jemi të shtrënguar të veprojmë dhe të marrim në mbrojtje popullin tonë të pambrojtur. Kështu po përpiqemi të mos lejojmë përsëritjen e masakrave serbe, apo më mirë me thënë që të mos na ndodhë ndonjë Srebrenicë. Atje populli ynë po dhunohet çdo ditë nga serbët. Zonat kufitare në fshatrat e Besianës (ku u shfaqen djelmoshat dhe vashat heroike shqiptare të AKSH) dhe, në fshatrat e Dardanës, popullata e kësaj ane po terrorizohet nga xhandarmëria e rregullt e Serbisë. Sidomos në Kosovën Veriore (në veri të Mitrovicës). Nëse KFOR-i, UNMIK-u, SHPK-ja dhe TMK-ja nuk do të marrin nën administrim edhe Kosovën Veriore (që parashihet edhe me Rezolutën 1244), deri më 1 nëntor 2007, jam i shtrënguar t'i paralajmëroj se këtë gjë do ta bëjë Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Nuk mund të tolerohet që Serbia atje të zhvillojë spastrimin etnik. Shqiptarët nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë shitur dhe detyrohen t’i shesin shtëpitë e tyre dhe të ikin në pjesën jugore të Mitrovicës ose në Prishtinë. Aty (në pjesën veriore të Mitrovicës) po dislokohen kriminelët e "Car Lazarëve". Dhe për këtë gjendje fajtorë janë UNMIK-u e KFOR-i, por bashkë me ta edhe ata që veten e quajnë "Grup i Unitetit". Kështu nuk mund të tolerohet edhe më tej. Që edhe këtë radhë, si herëve të kaluara, të ricopëzohen trojet shqiptare. Serbia përfundimisht duhet të bindet se, jo vetëm Kosovën e ka të humbur, por shumë shpejt do ta humbasë edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin), edhe Sanxhakun e Toplicën. Kohët kanë ndryshuar. Shqiptarët nuk janë si në vitin 1998-1999, sepse tri betejat e zhvilluara me në krye famëmadhen UÇK na kanë krijuar dy vlera, që FBKSH dhe AKSH i kanë vlerësuar si gjëra të shenjta e kapitale, e që janë: 1. vrasja e frikës dhe 2. përvoja luftarake.
Dhe kam bindjen e patundur se Serbia do të kremtojë humbjen e dytë, ashtu siç kremton humbjen e saj në Gazimestan.
Deklaratat e Schookut dhe vendimi i Steinerit
EPOKA E RE: Numri dy i UNMIK-ut, Steven Schook, përkitazi me xhirimin e transmetuar në RTK, shpreh dyshimin se personat e paraqitur të jenë vërtet ushtarë të AKSH-së. Keni ndonjë koment për këtë?
Adili: Është e drejta e z. Shook të flasë çfarë të dojë. Nuk merrem me komente dhe provokime të tilla.
EPOKA E RE: Dihet se, që nga prilli i vitit 2003, ish-shefi i UNMIK-ut Michael Steiner, e pati shpallur AKSH-në organizatë terroriste. Keni bërë ju përpjekje si drejtues politik të kësaj ushtrie që vendimi i atëhershëm i UNMIK-ut të abrogohet?
Adili: Steiner, ashtu si pasuesit e tij të radhës dhe ky i fundit, Ruecker, kanë qenë dhe janë përfaqësues të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe as nuk kanë pasur e as nuk kanë të drejtën minimale të merren me gjëra të tilla. Si përfaqësues të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, kanë pasur dhe kanë të drejtën e tyre që një kërkesë të tillë t'ia parashtrojnë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Nuk e kanë bërë këtë gjë?! Sepse ata e dinë se atëherë do të duhet të hapet debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe në atë debat apo mbledhje do të shkoja edhe unë shefi i Departamentit për Diplomaci të FBKSH-së dhe mbi tavolinë do t'u leja Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që sanksionon krijimin e Komitetit Special pranë OKB-së, komitet ky që detyrohet t’i përkrahë moralisht e materialisht të gjitha lëvizjet çlirimtare e antikoloniale, siç ishte ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe që aktualisht është edhe Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH-ja.
EPOKA E RE: FBKSH, në platformën e vet thotë se qëllim final ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar. Si do të arrihet kjo? Me luftë, me mjete politiko-diplomatike, me referendum, me negociata... apo me diçka tjetër?
Adili: Disa herë kemi deklaruar dhe detyrohem ta ripërsëris deklarimin tonë që, maksimalisht do të përpiqemi që këtë ta realizojmë nëpërmjet mjeteve diplomatike-politike, ndër të cilat është edhe kërkesa jonë për organizimin e një Konference të re të Londrës (të vitit 1913) për Ballkanin. Në të cilën Konferencë, fillimisht do të rivendikoheshin vendimet famëkëqija të Konferencës së Londrës (të vitit 1913) ku më pas popullit shqiptar do t'i njihej E DREJTA E VETËVENDOSJES. Dhe pas njohjes së të drejtës së vetëvendosjes, populli shqiptar nëpërmjet formës me demokratike të deklarimit plebishitar mbarëkombëtar (referendumit mbarëpopullor) në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike do të deklarohej PRO ose KUNDËR ribashkimit kombëtar shqiptar. Pra, FBKSH do të përpiqet maksimalisht që ta realizojë këtë, por në kohën dhe momentin e duhur. Por, nëse bindet se mjetet politiko-demokratike nuk japin rezultatet e duhura, do të vejmë në veprim mjetet politiko-demokratike të dhunës.
Negociatat për Kosovën
EPOKA E RE: Cili është qëndrimi i FBKSH-së dhe AKSH-së lidhur me negociatat për statusin e Kosovës dhe, a mendoni se këto negociata do të kenë fundin e vet me ndonjë rezultat konkret?
Adili: Kanë qenë dhe janë të destinuara të dështojnë. Është humbje e kohës. Humbje e kohës dhe e potencialit tonë kombëtar ka qenë dhe është edhe periudha 17-vjeçare për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës. Vitin e kaluar, po te "Epoka e re" kam deklaruar: 1. Kosova më shpejt dhe më lehtë mundet të ribashkohet me Shqipërinë sesa të bëhet e pavarur, prandaj të bashkojmë potencialin tonë kombëtar dhe bashkësisë ndërkombëtare t'i dalim me një qëndrim dhe veprim të përbashkët për ribashkimin kombëtar shqiptar sesa të humbim kohë kotë e të përçahemi në disa drejtime, siç na ka ndodhur deri më tani. 2. Lufta është e pashmangshme, sepse po të ndodhë (gjë që unë nuk e besoj), që bashkësia ndërkombëtare Kosovës t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojë Serbia dhe në të kundërtën, shqiptarët e Kosovës dhe as dëshmorët e kombit në varre nuk mund ta durojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë.
EPOKA E RE: Poqe se pavarësia e Kosovës nuk bëhet realitet në fund të këtij procesi negociatash ashtu siç na ka premtuar Ekipi i Unitetit, ka FBKSH-AKSH-ja ndonjë plan veprimi, apo do të veproni pavarësisht nga rrethanat e krijuara?
Adili: Kemi deklaruar se Kosova nuk do bëhet e pavarur, por popullin e ka manipuluar dhe mashtruar i ashtuquajturi Grupi i Unitetit. Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare do të ribashkohen. "Kutia e Pandorës" është hapur dhe këtë proces do ta udhëheqë FBKSH dhe strukturat e saj. Në Kuvendin e Dytë Kombëtare të FBKSH-së (16 shtator 2005, në Prizrenin historik) kemi miratuar Planin e Veprimit Taktik dhe Strategjik të FBKSH-së dhe AKSH-se, i cili nuk mund të bëhet publik deri në momentin e duhur.
EPOKA E RE: Ju si drejtues politik të FBKSH-AKSH-së, a keni shfrytëzuar kanalet tuaja për të ndërtuar urat e bashkëpunimit me faktorin politik në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë etj., apo një gjë e tillë mbahet sekret për publikun?
Adili: Po. Kemi ndërtuar kanale dhe ura bashkëpunimi, jo vetëm me vëllezërit tanë të një gjuhe e një gjaku, jo vetëm në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, por edhe me vëllezërit tanë edhe në Tivar dhe Prevezë. Por, ne nuk i dekonspirojmë bashkëpunëtorët tanë. Ashtu siç nuk i dekonspirojmë edhe aleatët tanë ndërkombëtarë me të cilët bashkëpunojmë. Pra, ne jemi mirë të organizuar dhe edhe shumë të fuqishëm. Për momentin vetëm kaq mund t’ju them.
Aktivitetet e FBKSH-së dhe AKSH-së
EPOKA E RE: A jeni të kënaqur me mbulimin e aktiviteteve të FBKSH-AKSH-së, nga mediet shqiptare dhe a keni raporte të mira me to?
Adili: Masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare, si këtu në Tiranë ashtu edhe ajo në Prishtinë, sistematikisht na ka izoluar, sepse nuk ka masmedia të pavarura. Por, ne kemi ditur të çajmë rrethin e bllokadave që na kanë bërë faktorë të shumtë, nga më të ndryshmit. Mund të them se mediet deri diku, tashti janë bindur se FBKSH-AKSH janë faktorë relevantë dhe kanë filluar të na i hapin dyert.
EPOKA E RE: Me aq sa kemi marrë vesh, formacioni juaj politiko-ushtarak posedon kuadro të mirëfilltë në fushat politike, diplomatike dhe ushtarake. Sa ia keni arritur që përpjekjet tuaja të gjejnë përkrahje në qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake ndërkombëtare?
Adili: Shumë shpejt do të publikojmë edhe Korin Diplomatik të FBKSH-së, në të gjitha shtetet e Evropës dhe në SHBA, Kanada dhe Australi. Do të befasoheni me këta djem e vasha shqiptare, shumica e të cilëve edhe janë studentë të magjistraturës të shkencave politiko-diplomatike në universitetet prestigjioze të botës. Pra, këta djem e vasha të heshtura kanë punuar, punojnë e do të punojnë që opinionin ndërkombëtar ta bindin se me ribashkimin kombëtar të shqiptarëve, në një shtet të vetëm, me emrin SHQIPËRI dhe, me krijimin e shteteve etnike në Ballkan. Paqja e stabiliteti i Bashkimit Evropian do të jenë të sigurta.
EPOKA E RE: Për në fund, cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë ngado që janë?
Adili: Mesazhi im për qytetarët shqiptarë të Kosovës është që të bojkotojnë zgjedhjet për pushtetin pa shtet, që planifikojnë t'i mbajnë më 17 nëntor 2007, sepse jemi në luftë, qoftë kjo politiko-diplomatike (siç e kemi aktualisht) apo qoftë ajo politiko-demokratike e dhunës (qe e kemi në prag), nuk mbahen zgjedhje. Shembull konkret kemi pasur zgjedhjet në SHBA gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat për shkak të luftës nuk u zhvilluan deri kur përfundoi lufta. Kurse, te ne shqiptarët, edhe gjatë luftës së UÇK-së palaçot organizonin "zgjedhje". Dhe tani politikanë të dalë nga UÇK-ja, që dikur ishin në llogoret e luftës, po na organizojnë "zgjedhje" për pushtet pa shtet. Po shihet se një pjesë e tyre nuk kishin luftuar për shtet, por kishin luftuar për pushtet. Natyrisht jo të gjithë.
EPOKA E RE: Dmth. jeni kundër zgjedhjeve të 17 nëntorit?
Adili: Absolutisht.
(Intervistoi: Bashkim Hoxhaj)
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Lushnja Manifeston për pavarsinë e Kosovën.
Në qytetin patriotik të Lushnjes, së shpejti, pikërishtë në datën 02/11/2007 në orën 15.30 në hapësirën e sheshit “Toka Jonë” do të vazhdojë gara e “Turit-Patriotik” ( që sjell flamurin e stafetës të firmosur së fundmi nga Mallakstra heroike) në mbrojtje të pavarsisë së Kosovës dhe mos cënimit të trojeve të saj.
Do të marrin pjesë të gjitha forcat politike, shoqatat jo qeveritare, përfaqësues të sekteve fetare dhe shumë e shumë këngëtarë dhe artist patriot në mbështetje të kësaj kauze madhore.
Këtë tubim fisnikësh ( si dhe atë të Fierit, Vlorës, Ballshit) e organizonë shoqata atëdhetare për identitet dhe bashkim kombëtare (Sh.A.I.B.K, dega e Fierit), me ndihmën edhe të patriotëve vlonjatë, mallakastëriot dhe lushnjarë. Kjo shoqatë e njohur nga Gjykata e Tiranës në prill të 2004, do të vazhdojë sërish me tubimet e saj të ligjshme këtë detyrë kaq fisnike në të gjitha trevat shqipfolëse, aty ku bukës i thonë buk dhe ujit ujë.
SH.A.I.B.K
Dega Fier
Fier, më 26/10/2007
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Lushnja Manifeston për pavarsinë e Kosovën.
26 October 2007
Në qytetin patriotik të Lushnjes, së shpejti, pikërishtë në datën 02/11/2007 në orën 15.30 në hapësirën e sheshit “Toka Jonë” do të vazhdojë gara e “Turit-Patriotik” ( që sjell flamurin e stafetës të firmosur së fundmi nga Mallakstra heroike) në mbrojtje të pavarsisë së Kosovës dhe mos cënimit të trojeve të saj.
Do të marrin pjesë të gjitha forcat politike, shoqatat jo qeveritare, përfaqësues të sekteve fetare dhe shumë e shumë këngëtarë dhe artist patriot në mbështetje të kësaj kauze madhore.
Këtë tubim fisnikësh ( si dhe atë të Fierit, Vlorës, Ballshit) e organizonë shoqata atëdhetare për identitet dhe bashkim kombëtare (Sh.A.I.B.K, dega e Fierit), me ndihmën edhe të patriotëve vlonjatë, mallakastëriot dhe lushnjarë. Kjo shoqatë e njohur nga Gjykata e Tiranës në prill të 2004, do të vazhdojë sërish me tubimet e saj të ligjshme këtë detyrë kaq fisnike në të gjitha trevat shqipfolëse, aty ku bukës i thonë buk dhe ujit ujë.
SH.A.I.B.K - Dega Fier
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
hikni more ju FBKSH veglat e serbo-maqedonit
ju po flitni per bashkim phuuuuuuuu
Krijoni Kontakt