Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 161
  1. #81
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Këtë gjë mund ta bëjë vetëm dikush që ka të njohur në polici, psh ndonjë kushëri i Veton Elshanit.

    Citim Postuar më parë nga k_k Lexo Postimin
    Lexoni se si kriminelet me maska ne kok qe veten e quajn AKSH i plaqkisin popullaten civile
    kaher kam tregue se keta jane plaqkites kriminel e jo siq po mundohen te shiten kinse patriot
    nuk eshte hera e pare qe po sa te bie nata keta kriminel plaqkites i vun maskat ne kok e armet ne dore dhe drejt ne plaqk

    --------------------------------------

    KUNDER KUJT?
    Në luftë
    Mësohet
    se gjatë tri netëve të fundit, persona të maskuar, të prezantuar si
    pjesëtarë të AKSH ’së, kanë legjitimuar qytetarë të ndryshëm.

    Artan Behrami
    Jeton Musliu
    jeton.musliu@gazetaexpress.com

    Prishtinë, 15 tetor — Persona
    të maskuar që veten e kanë identifikuar
    si pjesëtarë të Armatës
    Kombëtare Shqiptare (AKSH), dy
    ditë më parë kanë ndalur dhe
    plaçkitur katër persona.
    Pak ditë pasi ata janë shfaqur
    në televizion si ushtarë që luftojnë
    për Kosovën, në emër të kësaj
    armate, persona të panjohur
    kanë legjitimuar disa qytetarë.
    Tri femra dhe një mashkull të
    premten në mbrëmje në fshatin
    Harilaq të Fushë Kosovës, pasi
    janë legjitimuar një nga një, nën
    kërcënimin e armëve, atyre u
    janë kërkuar edhe para.
    Zyrtarë të SHPK-së tregojnë
    për Express se të plaçkiturit kanë
    dëshmuar në polici se personat
    që i kanë ndaluar, vetën e kanë
    identifikuar si pjesëtarë të AKSHsë.
    Sipas dëshmisë së këtyre qytetarëve,
    personat kanë qenë të
    maskuar, të armatosur dhe të
    veshur me uniformë në të cilat
    u është dalluar edhe emblema e
    kësaj armate.
    Ndalimin e këtyre qytetarëve
    e konfirmojnë edhe zyrtarë të
    SHPK-së,të cilët megjithatë nuk
    sqarojnë nëse personat e
    maskuar kanë qenë vërtet pjesëtarë
    të AKSH-së
    "Po, është raportuar se dy persona
    të uniformuar me rroba të
    zeza, me maska dhe me armë të
    gjata, kanë ndaluar veturën civile
    e cila ishte ne lëvizje, në të cilën
    gjendeshin katër persona, tri
    femra dhe një mashkull. Të gjithë
    këta ishin shqiptarë të Kosovës",
    thotë Veton Elshani, zëdhënës i
    policisë.
    Sipas tij, pasi udhëtarët janë
    legjitimuar nga personat e panjohur,
    nën kërcënim të armëve,
    atyre u janë kërkuar para, por u
    janë marrë dhjetë euro.
    "Nuk raportohet për të lënduar
    dhe ky rast menjëherë ka
    kaluar nën hetime", sqaron
    Elshani për Express, duke mos
    dhënë shumë detaje.

    Ky rast nuk është i vetmi kur
    njerëz të armatosur ndalojnë dhe
    plaçkitin qytetarë të ndryshëm.
    Po ashtu, njoftohet edhe për
    paraqitjen e disa personave - të
    prezantuar si
    pjesëtarë të
    AKSH-së, edhe në Klinë.

    Marr nga
    Gazeta Express
    E martë
    16 tetor, 2007 f8-9

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Edhe une mendoje poashtu si alibab se kjo nuk eshte kurrfare deshmie, secili mund te deklaroje çka te doje.
    Per mua deshmi eshte vetem deklarimi i Gafurrit ne tv.
    Ajo ushtria eshte ne kosove e gafurri ne Tirane, large hesapi....pra ushtria eshte e mire, bravo iu çoft atyre qe e mbrojne kosoven, nuk guxojmi tua hupim meritat.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Ore K__K
    Por a i beson ti Gazetes Express ose ketyre Lajme? AKSH-ja ka deklaluar vazhdimisht se nuk vepron ne pjesat e Kosoves ku vepron KFRO,TMKshe SHPK pra ata vec veprojne ne Mitrovicen Veriore dhe pergjat Kufirit me Serbin atije ku institucionet te Kosoves nuk veprojne,

    Keta te dale ne emer te AKSH-se jane thjeshte vetem hajna ordiner,kriminal,plackites-Turp i kombit qe jane organizuar ja nga Sherbimet sekret te Serbise, ose nga Vet politikanet te kosoves qe te ndyjne emerin e shpreses se Kosoves AKSH...

    Sepse nuk i ka mbetur as nje pike respekti nga ata qe i kane zgjedhur ne emer te tyre dhe tash nga daljes te AKSH-se ndihen te rezikuar dhe margjinalizuar dhe nuk eshte cudi se ne te ardhmen te organizohen skenare per te ndyre emerin e kesaj organizate qe pjestaret te saj jane te gatshem te japin jeten per Bashkimin Kombetar....




    ------------------------------------------------------------------------
    --------

    Interviste me zedhensin e FBKSH dhe AKSH z.Gafurr Adili dhene ne KTV ne emisionin Rubikon me 11/10/07

    http://video.google.com.au/videoplay...37192&hl=en-AU
    Konkurenca o bal konkurenca!!
    Ne luft rreshtohen: Kembsoria(via e par e frontit)artileria,aviacioni,prapavia(logjistika)ko manda dhe ne fund profiteret.
    Ndersa ne koh paqe është e kunderta, te paret vijn profiteret .....

    Harrova te them se ne luft dhe paqe vepron edhe kolona e shtat e cila ka per detyr qe te zhviloj luft speciale,Njejt si sot para e pas daljes ne sken te UQK-s. kolona e shtat ka then se keta jan pjell e shkaut te frustruar ,hajna etj.
    Do te ishte shum me vend sikur instuticionet ta ken detyr per mbrojtjen (ne ket rast)e kosoves.
    AKSH synon te sheroj burimin e pasojave ,-Bashkimin e trojeve Shqipetare-por e keqja është se nder shqiptar ende dominon bajraktarizmi....

  4. #84
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    qente le te lehin karvani po ece

    Po lihni o ju qente e Serbise qe nga shtresat me te ulta e tek deri tek kokat me te medha te qeverise suaj , jeni duke lehur pa u ndal dhe pa pushuar , duke mos kursyer as edhe me te voglen gje , qe vetem e vetem ato lehje tuaja te degjohen ne boten progresive , gjoja se ju jeni ne te drejte per c'eshtjen shqiptare ne Kosove . Por jo , ju o shovenistet e fundit te ketij mileniumi fillestar , lehjet tuaja ne veshet e botes progresive vec jane bere bajate , pasi qe bota tash 10 vitet e fundit ju njeh shume mire , se cfare berdhoqesh qe jeni ! Edhe ne Bruksel , kohet e fundit lehet dhe qate edhe ate me lote krokodilli , por s'pati ndonje efekt pasi qe ideja juaj ka qene dhe eshte nje ide mitollogjike , pa baza per te bindur boten , se Kosova eshte djep i Serbise dhe u dashka qe ajo te jete e roberuar nga ju lugeterit e Ballkanit ! Juve shovisteve serbe u eshte bere koka carcaf nga prirjet e pasioneve tuaja politike , dhe aspak nuk jeni kah e kuptoni , se ato kohera kur falsifikonit dhe rrenit boten , kane kaluar dhe kane ikur qe nga 1997/98 kur e mbare Kosova u cua ne kembe dhe u ndez zjarr per clirim Kombetar ! Ju ende mendoni me falle , gaboheni sic u gabuat qe kur i filluat luferat Ballkanike dhe i humbet qe te gjitha ! Shqiptaret tani jane zgjuar , dhe e gjithe bota progresive qe dikur ishin ne anen tuaj , ata e kane kuptuar te verteten dhe tani jane ne anen e shqiptareve . Ju shovenistet sllave me origjine Karpate , ruajeni dhe mbajeni per vete ate fare Autonomie te zgjeruar , dhe mos valle cani koken per Kosoven , sepse Kosova vec eshte mevetesuar dhe qendron si Kala pa prezencen tuaj qe 8 vjete me pare ! Pvaresia e Kosoves dhe bahskimi i saje me Shqiperine ame , eshte nji proces i pa ndalshem natyror qe do te ndodhi me vone . Nje Kosove e pavarur dhe bashkimi i saje me Shqiperine , nuk kercnon stabilitetin ne Ballkan , por perkundrazi e perforcon nje siguri te perjeteshme ne rajon ! Por si duket , nje gje e tille kercnon kokat tuaja shoveniste te nxitura nga pasionet e corroditura plitike , qe te gllabritni dhe te mbani nen roberi tokat e te tjereve , qe s'kane te bejne asgje te perbashket me juve , qofte nga ana politike , ajo juridike , territoriale dhe aspak nga ajo historike . Historia e ka vertetuar , se ju shovenistet sllave ne cdo fund jeni mesuar me humbjen . Ju jeni ata qe kur ju kane ndihmuar te huajt , keni okupuar tokat e te tjereve , dhe kur u eshte dhimbur qederi , keni pranuar humbjen . Ka ardhur koha qe ju lugeterit e Ballkanit qe t'i kuptoni te vertetat njerezore , dhe te filloni te ecni se bashku me Europen , jo si lugeter , por si njerez nese e konsideroni veten te atille . Ju shovenistet sllave qe e konsideroni veten te zgjedhurit e Perendise , me ate fare plehuri Artimije , duket se faleni tek Zoti qe te beni punen e dreqit !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ketu mire e ke, topi se lun...ama pritni dhe shterngonu mire pas 10 Dhjetorit, ose bashkim ose pamvaresi, ska tjeter rruge per neve !

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Intervista e Mr.Gafurr Adili - zëdhënës politik i FBKSH-së dhënë gazetës "Express"
    xpress: Keni deklaruar në shtypin gjerman se lufta është e pashmangshme . Do të ketë luftë në Kosovë ?

    Gafurr Adili : Deklarata ime, se lufta është e pashmangshme, është njëri nga shumë konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të mbajtur më 16 shtator 2005, në Prizrenin historik, të cilën deklaratë edhe e kam publikuar përmes gazetave në shtator të vitit 2006 dhe të cilën e argumentoj kështu: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t'i njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën në Kosovë do ta fillojnë serbët ;dhe anasjelltas: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës nuk do t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha as dëshmoret e kombit të Kosovës nuk mund ta durojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë, apo më mirë të themi, ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovës nga pushtuesi e kolonizatori serb.
    Dhe, ky konstatim i yni, sa i logjikshëm dhe i drejtë, i paralajmëruar prej kohësh nga FBKSH, për fatin tonë të keq po shfaqet hapur, jo vetëm nga "Car Lazarët", prapa të cilëve qëndron Beogradi, por edhe nga vetë politika zyrtare e Beogradit, që ka ngelur po ajo e Millosheviqit, politikë ekspansioniste dhe gjenocidiale.

    Express: Kundër kujt do të luftoni ?

    Gafurr Adili : Kundër Serbisë dhe forcave kriminale të saj, ndër të cilët është edhe banda "Car Lazarët", të cilët po vringëllojnë armët mbi Kosovë dhe popullin shqiptar.

    Express: Bisedimet Prishtinë-Beograd, vlerësojnë analistë të huaj dhe vendorë, nuk do të sjellin rezultat. Çka pas 10 dhjetorit, nëse nuk do të ketë pavarësi për Kosovën?

    Gafurr Adili : E kemi ditur dhe e kemi deklaruar se t' ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës nuk janë asgjë tjetër pos një teatër kukullash që organizohen për të manipuluar popullin shqiptar, siç e kanë manipuluar deri më tani, se gjoja statusi i Kosovës do të përcaktohet në fund të vitit 2006 dhe pastaj u tha në mars të vitit 2007 dhe kështu me radhë në qershor, shtator dhe dhjetor 2007. Ne e dimë se si do të rrjedhin ngjarjet pas 10 dhjetorit 2007, por për momentin nuk guxoj të dekonspiroj para kohe. Shumë shpejt, kryesia qendrore e FBKSH-së do t'i shpalosë objektivat dhe rrugë zgjidhjet e çështjes se pazgjidhur madhore kombëtare.
    Aktualisht jemi të angazhuar në bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë dhe do të arrijmë që mbi 70% e popullit shqiptar në Kosovën protektorat t'i bojkotojë zgjedhjet për pushtet pa shtet, me të cilin veprim përfundimisht do t'ua marrim legjitimitetin politikanëve servilë të Prishtinës.

    Express: Ju po deklaroheni dhe po parashikoni luftë në Kosovë, gjithashtu edhe Garda e Car Lazarit në Serbi po kërcënon me luftë në rast se Kosova bëhet e pavarur?

    Gafurr Adili: Përgjigjen në këtë pyetje e kam dhashë në pyetjen e parë të kësaj interviste. Por mund të shtoj vetëm se Serbia do ta humbë këtë luftë dhe shumë shpejt do ta harrojë edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin), Sanxhakun dhe Toplicën. Serbia etnike do të ngelet vetëm ish-pashallëku i Beogradit, kurse Shqipëria etnike do të jetë 94 mijë kilometra katrorë.

    Express: KFOR-i thotë se nuk do të lejojë asnjë organizatë që të destabilizojë vendin. Si do të reagoni ju me këtë rast? Ata janë përgjegjës për sigurinë e Kosovës...

    Gafurr Adili : Është shumë e vërtetë se aleati ynë KFOR është përgjegjës, jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës protektorat. Kjo është e sanksionuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, që është në fuqi. Por nëse është kështu, shtrohet pyetja se pse KFOR nuk e kryen detyrën e
    tij?
    1. Pse as KFOR-i dhe as UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nga viti 1999 e deri më tani, nuk e administrojnë Kosovën veriore, përfshirë këtu edhe veriun e Mitrovicës, por i lejon bandat kriminale serbë, të cilat i kanë të lyera duart me gjak shqiptari, gjatë luftës në Kosovë, që të ushtrojnë dhunë dhe represion mbi popullsinë shqiptare atje, ku për pasojë shqiptarët detyrohen të shesin pronat dhe shtëpitë e tyre dhe të ikin e të vendosen në pjesën jugore të Mitrovicës dhe në Prishtinë.
    2. Pse KFOR-i dhe UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk e mbrojnë popullin shqiptar nëpër fshatrat e Besianës (ish Podujevës), apo edhe të fshatrave të Dardanës (ish Kamenicës), por tolerojnë që jo vetëm bandat e "Car Lazarëve", por edhe ushtria dhe xhandarmeria e rregullt e Serbisë të futet në këto zona, të ushtrojë dhunë dhe terror mbi shqiptarët e këtyre zonave dhe për pasojë shqiptarët të ikin e të vijnë në Gjilan dhe në Prishtinë.
    3. Pse KFOR-i dhe UNMIK-i, dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk i bastisin enklavat serbe në Kosovë, kur dihet fare mirë se serbët e këtyre enklavave janë të armatosur me armët më të sofistikuara, pjesën dërrmuese të të cilave Serbia ua ka sjellë në emër të ndihmave humanitare (gjatë revoltave popullore të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004), dhe nëpër këto enklava janë celulat e Garda "Car Lazarët", truri politik i të cilëve është në Graçanicë.
    Pra, aleati ynë KFOR-i duhet ta mbrojë edhe popullin shqiptar, të cilin edhe e bastis, por këtë nuk e bën kundër serbëve. Nëse kisha serbe në Graçanicë për serbët është vend i shenjtë, edhe për shqiptarët Memoriali i Jasharajve në Prekaz është i shenjtë, është Meka Shqiptare dhe KFOR-i dy herë ka gërmuar aty, kurse në Graçanicë asnjëherë?!

    Express: Flitet se po rekrutoni vazhdimisht njerëz në AKSH ? Sa është numri i pjesëtarëve të AKSH-së?

    Gafurr Adili: - Unë jam zëdhënës politik i FBKSH-së (për shqiptarët) dhe shef i Departamentit të Diplomacisë të FBKSH-s (për ndërkombëtarët) dhe nuk kam kompetenca që të njoh krahun e armatosur të FBKSH-se, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH). Është shumë e vërtetë se është një interesim shumë i madh dhe një dyndje barëpopullore për t'u anëtarësuar , fillimisht në radhët e FBKSH-së dhe më pas edhe të AKSH-së, jo vetëm në Kosovë, por edhe në trojet tjera shqiptare dhe në diasporë.
    Dal nga dal, por shumë sigurt FBKSH-ja nga një front mbarëkombëtar po shndërrohet edhe në një front mbarëpopullor.

    Express: Në cilat vende operoni, Kosovë, Maqedoni,Shqipëri, Mali i Zi?

    Gafurr Adili : Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptare është një formacion mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Organizimi bazë i FBKSH-së janë këshillat popullore të FBKSH-së, të cilët shtrihen në çdo fshat e lagje të qyteteve shqiptare.
    FBKSH është i organizuar në 7 zona:
    1. Zona Nr. 1- Republika e Shqipërisë,
    2. Zona Nr. 2 -Kosova Historike (me 7 nën zona: 1. Prishtina, 2. Mitrovica, 3. Peja, 4. Prizreni, 5. Ferizaj, 6. Gjilani dhe 7 .Presheva, Medvegja dhe Bujanoci),
    3. Zona Nr .3-Lugina e Vardarit-ILIRIDA (me 11 nën zona: 1. Shkupi, 2. Kumanova, 3. Tetova, 4. Gostivari, 5. Kërcova, 6. Dibra, 7.Struga, 8. Prespa, 9 .Manastiri, 10.Përlepi dhe 11. Velesi),
    4. Zona Nr. 4Malësia e Madhe (me 5 nën zona: 1. Tivari, 2. Ulqini, 3. Tuzi, 4. Plava dhe 5. Gucia),
    5 .Zona Nr .5 (Çamëria),
    6 .Zona nr. 6 (Evropa) dhe
    7. Zona Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi).

    Express: Pas paraqitjes publike në TV të AKSH-së, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për një AKSH. Si e shihni pozicionin e tyre?

    Gafurr Adili : Kosova nuk ka institucione, sepse Kosova nuk është shtet. Të gjithë ata që flasin kështu përpiqen të manipulojnë popullin shqiptar me institucione fiktive, prandaj edhe kërkoj që përfundimisht të binden se e kanë humbur besimin në popull. Dhe, këtë do ta shohin në zgjedhjet për pushtet pa shtet të 17 nëntorit 2007.

    Express: A mendoni se me luftë mund të zgjidhet problemi i Kosovës?

    Gafurr Adili : Që nga koha e iliro-pellazgëve, populli shqiptar gjithmonë ka zhvilluar politikë defanzive dhe me këtë rast edhe të gjitha luftërat e tij kanë qenë dhe janë luftëra mbrojtëse, në të cilat luftëra populli ynë është mobilizuar kur ka qenë i mbështetur për muri, kur nuk ka patur rrugë tjetër dhe është dashur të luftojë për vetëmbrojtje dhe bijetesë nga sulmet e armiqve tanë ndër shekuj, ndër të cilët kanë qenë dhe janë edhe pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë të trojeve shqiptare të Shqipërisë etnike.
    Pra, ashtu si populli shqiptar, edhe ne bijtë e bijat e tij nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam luftën, sepse ajo sjell djegie, shkatërrime dhe vrasje.
    Kam bindjen e patundur se bashkësia ndërkombëtare më në fund do të bindet se një luftë në Kosovë është edhe një luftë ballkanike dhe më rrezik të madh edhe për një luftë botërorë, prandaj edhe apeloj që urgjentisht të organizohet një konferencë ndërkombëtare e llojit të Konferencës së Londrës (1913), e cila konferencë fillimisht do të rivendikonte të gjitha vendimet famëkëqija të Konferencës së Londrës (te vitit 1913) dhe përfundimisht edhe popullit shqiptar do t'ia njihte të drejtën e vetëvendosjes, një e drejtë universale kjo për të gjitha popujt e botës, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, por që padrejtësisht deri më tani i është mohuar dhe vazhdon t'i mohohet vetëm popullit shqiptar, i cili vazhdon të jetë i ndarë në 6 shtete, ku për pasojë Republika e Shqipërisë është i vetmi vend në botë, i cili nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare.
    Duke ia njohur popullit shqiptar këtë të drejtë universale, të Drejtën e Vetëvendosjes, populli shqiptar përmes referendumit mbarëpopullor do të deklarohej:Pro ose kundër bashkimit kombëtar shqiptar Në Ballkan, në këtë Ballkan "fuqi baroti" do të krijoheshin shtetet etnike, ku përfundimisht Ballkanit do t'i hiqej epiteti "fuqi baroti" dhe do të fillonte sendërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, në këtë nyje nevralgjike të Evropës dhe me këtë rast do të mund të konsolidohej edhe Evropa e Bashkuar.
    Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë një Evropë stabile, fillimisht ky stabilitet dhe kjo paqe duhet të realizohet në Ballkan, gjithmonë sipas parimit të komb-shteteve etnike. Në të kundërtën, Ballkani gjithmonë do të jetë një vatër lufte, një "fuqi baroti" edhe për Evropën dhe ndoshta edhe me gjerë.

    Express: As institucionet e vendit e as ato ndërkombëtare nuk ju duan si AKSH, si mendoni që të bëni luftë në Kosove , si e shihni pozicionit tuaj karshi institucioneve të huaja dhe vendore ?

    Gafurr Adili : Aleatët tanë, qofshin këta vendorë apo ndërkombëtarë, të cilët nuk i dekonspirojnë, siç kanë bërë deri më tani politikanët debilë të Prishtinës, na duan si Front për Bashkim Kombëtar Shqiptar me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, dhe jo vetëm qe na duan, por edhe na inkurajojnë në misionin tonë fisnik, të ribashkimit kombëtar shqiptar. Nuk na duan vetëm aleatët e sllavo-grekëve, qofshin këta të huaj apo edhe shqiptarë, që janë shumë pak dhe të cilët edhe më shumë do t'i pakësojmë shumë shpejt.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    .......Aktualisht jemi të angazhuar në bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë dhe do të arrijmë që mbi 70% e popullit shqiptar në Kosovën protektorat t'i bojkotojë zgjedhjet për pushtet pa shtet, me të cilin veprim përfundimisht do t'ua marrim legjitimitetin politikanëve servilë të Prishtinës.....


    thote aty lart Gafurr adili..

    Kjo eshte esenca.. e krejt veprimtarise seketij fare adili dhe kesaj bande me nickun AKSH..

    Pra destruktiviteti.. pra sabotazhi i atyre zhvillimeve qe forcojne ne sy te botes idene se Kosovaret meritojne te vetqeverisen..

    Dhe Zgedhjet e qeta pluraliste demokratike jane arma me e forte e Shqiptareve ne ballafaqimin me boten per ti bindur ata se Kosova eshte si ju.. si gjith popujt tjere europiane..pra qe han pyka..pra qe jan me kohen.. pra qe kuptojne e kan pjekuri te jetojne si te barabarte ne mesin e shteteve te civilizuara.. sipas principeve demokratike europiane..

    Pra gaforret enveriste duan nje talibanizim e al qaidizim e Hamazo-izim te Kosoves qe BOTA te heq dore prej saje e qe pastaj Car llazaret te hyjne te qete ne Kosove.. e me nji pordhe ta cojne AKSH (veglen e tyre) ne rrot te sames e 3 miljon shqiptaret ti degdisin matane bjeshkve te namuna.. deri ne Tasmani..

    e athere do thone gafurret dhe ustallaret e tij demaqo qoset se.. na e kish fajin x e y.. sikurse athere me uck-en qe doli hajnisht e perfundoj turpesisht e qe popullin e coj ne bajonet te car arkan llazarit e drejtorat komunikaxhij e justifikuan deshtimin.. se.. ja u kish fajin rugova.. qe nuk i njohti..

    prandaj kam than moti.. duhet publikuar e verteta e aventures uck-iste qe te kuptohet kjo aventura tjeter gafurriste aksh-iste.. qe po don me i sjell kosoves nji mega-recak tjeter te tmerrshem..

    RTP..

    e ke ndi besoj at vicen.. ose barsaleten.. por qe merr nji kuptim te madh ne rastin e tanishem..
    dikur ne shkoder behej pazar i madh.. pra shkodra ishte nji qender e madhe tregetie me influence ne krejt ballkanin..
    lumi buna e lidhte me detin e shkodra ishte si nje fare hamburgo roterdami per kohen..
    aso kohe ..pra diku nga vitet 1800-900 tregetaret e kosoves niseshin me karvane e conin mall e merrnin mall ne shkoder..
    nji kohe fillun cubat (ose maskat ne fjalorin e sotshem) me dal.. me plackit karvanet .. diku ne zonen malore pyllore te kukso-iballo puk fush arrezit.. e tregtart i zuni frika.. cka me ba..
    erdh koha me u nis me karvane me cu mall e me ble cka i duhej kosoves..
    e mblidhen e kuvendojn trgtaret gjakovare..
    po marrim thot njani at Mehmetin.. nji far trimi e nji far kolosi ne trup qe krejt ja kishin friken.. e cubat kan me pas frik me na dal ne shteg.. po mir ashtu po bajm thon e nisen me kte mehmet trimin.. ne krye te karvanit..
    mirpo sa po kalojn ato qafat e malit dalin cubat me arm ne dor e tja drejtojn pushket ktyre tregtareve e ata durt perpjet nga frika e syt i cojn tek Mehmet trimi.. por dhe ai si ata kish cu duret perpjet..
    po kte tha kapobanda e cubave pse e kini marr. a me na tremb ne a..
    hmm.. hajt se ja tregojm trimnin ne dhe kti tha kapobanda.. e ti shkon afer mehmet trimit e me e vnue ne loj ja shtin gishtin ne guzic.. ne beth pra..
    mirpo aty nuk mujti ma me durue poshtnimin ky trimi e ti kan hyp kacabujt e ta ka mberthye kte kapo banden per fyti e ta ka shtri ne tok e ta ban llom.. e cubat e tjere.. sikur e kan tradit katundaria.. ikin me vrap.. prej frykes..e karvani vazhdon rrugen i qete e tregtaret i falenderohen mehmet trimit.. e shkun e erdhen plot bereqet..
    nejse kalojn dit e jav e mblidhen tregtaret me u nis perseri me karvanet me mall per shkoder.. e po diskutojn..
    si me ja ba tha.. njani..mos na dalin cubat perseri..
    hajt more thot tjetri se e kemi tash mehmet trimin.. me vedi..
    po more po thot ai ma plaku tregtareve.. e kemi vertet mehmet trimin por nuk po e dim se kte radh a po ja shtin gishtin ne bejth qatij mehmetit qata cubat.. qe me na dal per zot.. e mos me ja shti.. tha plaku.. athere mbarum te tan..
    hmmm... mbeten tregtaret e sdijshin cka me than..

    tash ne teme..
    ajo hajgarja uck-iste vertet perfundoj me faqe te zeze.. sa kurr ne histori skan ba defrim e qejf shkau me shqiptar si kte radh.. kur dul uck-a e tha bujrum se me kto 600 brigadat tona prej letre ta kajm nanen or sllobodan.. e sllobo erdh per nji me e ti bani llom krejt rracen shqiptare..por..por.. kte radh qelloj nji klintono klarko ollbrajto uollker qe i than sllobos .ma kadal beg se ka hendeg.. e tja shtin sllobos misilin mu ne pejth te asaj..si e pat emnin e shoqa sllobos..

    por me aventuren e ktij uck-shit te vonuar.. adil gafurrit.. kush e din se po na del perseri ndoj klinton e klark i gatshem me i than serbi -putinit ma ka dal.. se ta kajm nanen dhe ty si sllobos..
    apo na garanton gafurri se.. nato ka me hi mbas po.rdhiades aksh-eisto gafurro-mutiste?
    nuk luhet me fatin historik te 3 milion shqiptareve..nuk luhet..

    kjo eshte ceshtja..

    gafurri nuk mendon gjat..
    ai nji apartmant ne tiran kojshi me idajet beqirin e gjen dhe mbas asaj kasaphane qe mund te behet.. ose ne zvicer ku i ka letrat si psikopat ne pension..
    por 3 miljonet fmi e gra te kosoves ku do shkojn..

    dhiz iz kuescen..


    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-10-2007 më 17:35

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    edhe keto po i numroika Gafurri zona a ?!
    si mendon ti mbulon keto zona me logjistik apo edhe me ndonji poligon qe ushtrohen te rinjet
    apo mos vall atje do ta hap ndonji front ?

    6 .Zona nr. 6 (Evropa) dhe
    7. Zona Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e francezi
    Anëtarësuar
    25-03-2005
    Postime
    32
    Vallaj e çuna un jam nga elbasani dhe te kjo teme kam hyre rastesisht dhe po me vika shume keq qe forumi qeka katandis kaq keq kur shof njerez ketu qe shajn e injorojn pa te voglin problem hapur gjakun e atyre çunave qe viqen per ate kosove te lire qe eshte sot.Eshte e pakoceptueshme qe njerez plehra te pergojojn adem jashrin dhe njerezit e tij.Un jam dakort me formimin e aksh kur ne krahun tjeter kenii car lazaret kosova çfare duhet te beje sipas jush mor pisa ti thoj aman mo bejme lufte se do na prishen shpiat e do na marojn leket apo do pranoj te jete ne vartesin e serbis perseri.Edhe pse e dim qe serbia ka armatim me te mire kjo sdo te thote asgje dhe nuk duhet te tremb askend se lufta behet me shpirt e toka ruhet me gjak apo duhet te presim dhe ca kohe sa te kemi armatim sa serbia(nja 100 vjet).E mira sigurisht eshte qe kosova te marri pavarsine merituar dhe premtuar pa lufte e pa u derdhur me gjak shqiptari po nqs lufta do filloj un sbesoj se kosova do heshti e do i puthi kembet serbit si ju po do marri ate qe i takon si gjith kombet e tjere PAVARSINE.

    PS: O adminat e forumit dilni i xhiro knej e hapni syte se ky eshte forum shqiptar e jo serb sigurisht te gjith kane te drejten e replikes dhe te japin mendimet e tyre por jo te tallen me gjakun e atyre qe rane per kosoven ne ate kohe kur kto mjashtrat e tastjerave mçifeshin posht fustanit te mamit.
    Kush ka ***** te dali para gjith kosoves(ne televizor me pamje ose ne gazet duke nenshkruar me emrin tuj) e ta shani ADEM JASHARIN me shoke e ta shifni ku ne rrot sames keni per te perfundu ju skutha serb

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kriminelet me maska ini nji brum ini nji m.u.t i ndar pergjysmt me shkiet e car-llacarit
    tradhtin shtrenjt do ta pagueni
    nuk do te toleroim pa kufi jo ore plaqkitesa me maska

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •