Lexoni se si kriminelet me maska ne kok qe veten e quajn AKSH i plaqkisin popullaten civile
kaher kam tregue se keta jane plaqkites kriminel e jo siq po mundohen te shiten kinse patriot
nuk eshte hera e pare qe po sa te bie nata keta kriminel plaqkites i vun maskat ne kok e armet ne dore dhe drejt ne plaqk
--------------------------------------
KUNDER KUJT?
Në luftë
Mësohet
se gjatë tri netëve të fundit, persona të maskuar, të prezantuar si
pjesëtarë të AKSH ’së, kanë legjitimuar qytetarë të ndryshëm.
Artan Behrami
Jeton Musliu
jeton.musliu@gazetaexpress.com
Prishtinë, 15 tetor — Persona
të maskuar që veten e kanë identifikuar
si pjesëtarë të Armatës
Kombëtare Shqiptare (AKSH), dy
ditë më parë kanë ndalur dhe
plaçkitur katër persona.
Pak ditë pasi ata janë shfaqur
në televizion si ushtarë që luftojnë
për Kosovën, në emër të kësaj
armate, persona të panjohur
kanë legjitimuar disa qytetarë.
Tri femra dhe një mashkull të
premten në mbrëmje në fshatin
Harilaq të Fushë Kosovës, pasi
janë legjitimuar një nga një, nën
kërcënimin e armëve, atyre u
janë kërkuar edhe para.
Zyrtarë të SHPK-së tregojnë
për Express se të plaçkiturit kanë
dëshmuar në polici se personat
që i kanë ndaluar, vetën e kanë
identifikuar si pjesëtarë të AKSHsë.
Sipas dëshmisë së këtyre qytetarëve,
personat kanë qenë të
maskuar, të armatosur dhe të
veshur me uniformë në të cilat
u është dalluar edhe emblema e
kësaj armate.
Ndalimin e këtyre qytetarëve
e konfirmojnë edhe zyrtarë të
SHPK-së,të cilët megjithatë nuk
sqarojnë nëse personat e
maskuar kanë qenë vërtet pjesëtarë
të AKSH-së
"Po, është raportuar se dy persona
të uniformuar me rroba të
zeza, me maska dhe me armë të
gjata, kanë ndaluar veturën civile
e cila ishte ne lëvizje, në të cilën
gjendeshin katër persona, tri
femra dhe një mashkull. Të gjithë
këta ishin shqiptarë të Kosovës",
thotë Veton Elshani, zëdhënës i
policisë.
Sipas tij, pasi udhëtarët janë
legjitimuar nga personat e panjohur,
nën kërcënim të armëve,
atyre u janë kërkuar para, por u
janë marrë dhjetë euro.
"Nuk raportohet për të lënduar
dhe ky rast menjëherë ka
kaluar nën hetime", sqaron
Elshani për Express, duke mos
dhënë shumë detaje.
Ky rast nuk është i vetmi kur
njerëz të armatosur ndalojnë dhe
plaçkitin qytetarë të ndryshëm.
Po ashtu, njoftohet edhe për
paraqitjen e disa personave - të
prezantuar si
pjesëtarë të
AKSH-së, edhe në Klinë.
Marr nga
Gazeta Express
E martë
16 tetor, 2007 f8-9
Krijoni Kontakt