Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 161
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky xhemili e shyti..

    jan firma te njohura.. ne letrsine folklorike politike kafiqore m.utsihanore..

    kta jan ata nga ai lloj ekzemplari qe qarkullon shpesh ne tregun e flliqsihaneve qe milaimo zeko-isht lajmerojne serbine se.. kena ba nji ushtri or shoki sllobo putin.. e kjo ushtri asht shum e fort e ti ka shume brigado-armata or ti shoqi putino-arkan.. e cubrilloviq.. e ratko mlladiq.. e ne ta mbajti eja kkruaju me ta se per njat bac enver ju bajm namin.. e kur nisen batalionet cetniko putino arkaniste e hijne fshatrave e katundeve ku jeton shqiptaria.. kta m.utsihanet lajmerojn boten se.. armata-brigada jon e lavdishme ka shpartallue serbine.. e mbas disa ditesh bota nuk sheh sllobon tuj ik neper nish e mu msheh nder urale por sheh popullin grarine e pleqerine e rinine shqiptare te marr malet e te dale neper ku te mundin me pshtue kryet e me perfundue gjysa neper shkritore te kragujevcit e hekuranes se mitrovices e gjysa neper ranishtet e vlores tuj kerkue skafa me kalue otranton neper goj te peshkaqenve e te tutorve kanibale caushiste..e kta shyto zeqirat.. hiq nuk e prishin terezin pi kafiqave e kaucave te ngroht te skandinavis e mynshen zyrih rognerit..

    njiheri u tallen kta m.utsihane me 3 milion shqiptar e ate hajgaren e tyre mujti vec nato ta korigjoje duke i than sllobos trus beth qaty ne beligrad e ejani ju anije thyer e te pastrehe e te mjere shqiptar ne vatrat tuaja historike te cilat per 2 jav ju a shkuli arkani.. e qato armato-brigadat tuaja ishin kan karton ambalazhit e pi imeillash e faksash te leshit...

    ala kta muta po lujn me fatin e kosoves?

    a nuk e dini ju se ajo vota per rugoven e ldk ishte pergjigja qe populli qe e provoj ne shpin bajoneten e arkanit i dha aventirizmit qosisto enveristo klosoisto mafioz faksist..

    Fatmir Sejdiu e ka besimin e Voten e Kosoves dhe ai ka te drejten ta ngreje nji Ushtri..

    kushdo m.utsihane tjetr qe ban hajgare se po ban ushtri vec i sherben armikut gjakatar..
    ucka.. eshte mesim historik..

    a kuptoni more.. kafiqoiste te pa cipe qe kujtoni se kup komunikatoisti u tall me qat popull..

    per b.olet e idajet beqirit nuk meriton te digjet Kombi Shqiptar..


    Kosova e do nji Ushtri por Ushtri e jo marri..
    Qe ti Thote arkanve NDALNI aty ku jeni se ktu ne Kosove jemi NE..

    E nji Ushtri te tille e bajn vec ata qe kan mandatin e Populit me ba politik e organizim..
    kafiqoistet faksoiste i pame..
    I pa rogneri..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-10-2007 më 04:51

  2. #62
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Ata qe kan mandatin e popullit nuk i le bota te krijojne ushtri. Dhe ne ditet e sotme, qe Kosova eshte ne rrezik nga agresioni serb shqiptaret e Kosoves do te dijne te vetembrohen.
    Ne Kosove çdo gje duhet te ecin paralelalisht. Qeverria nuk duhet te pengoje mobilizimin e shqiptareve per vetembrojtje por edhe ushtria nuk duhet te dale mbi qeverrine. Te dyja po punojne per popullin shqiptar dhe asnje nuk ka pse acarohet.

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    AKSH-ja NUK ËSHTË GOGOL O SHKRETANË TË MJERË, GOGOLË JENI JU QË E PENGONI DHE E DËNONI A
    Shkruar nga Xhemil ZEQIRI- Fadil SHYTI
    Tuesday, 09 October 2007
    LETËR E HAPUR



    Politikanëve shqiptarë kudo në trojet shqiptare që të nxitur nga interesat personale, grupore dhe partiake, të cilët e kanë shitur shpirtin tek të huajt, të nxituar dhe pa hezituar po e dënojnë AKSH-në.
    Elementë të tillë servilë tek të huajt dhe kundër-kombëtar si Sejdiu, Çeku, Majko, Berisha e të tjerë, shpejtuan ta pengojnë dhe dënojnë këtë forcë ushtarake çlirimtare, madje para qeveritarëve të Serbisë dhe qeveritarëve sllavë dhe të tjerë që e kanë rrethuar e okupuar Kosovën me vise të tjera shqiptare, harrojnë se në këtë kohë kur kombit po i rrezikohet qenia fizike, kur atdheu ynë po ri-copëtohet, kombit po i rrezikohet ardhmëria, nga armiqtë tanë shekullorë, kjo që po bëjnë këta shkretanë është hiq më pak se verbësi politike e cila po ri-përsëritë kohën e errët, gjendjen që dikur e krijoi ish-”babai” i tyre politik titisti, Ibrahim Rugova.

    Dihet botërisht kur në skenën historike doli e famshmja UÇK, ishte Rugova &Co, të cilët pa i peshuar fjalët, u hodhën si ujqërit të ulërinin ta pengonin e ta dënonin paskrupullt atë forcë ushtarake çlirimtare, përkundër faktit që koha e tregoi mjerimin e tyre politikë, sot o kurrë nuk i kërkuan falje popullit për ato prononcime të poshtra. Fatkeqësisht, kori i shkretanëve filloi edhe ndaj përbuzjes së forcës ushtarake të AKSH-së. Është në “nderin” dhe në përgjegjësinë e tyre para brezave që do vinë, për të gjitha këto marrëzira politike që po i bëjnë, por një gjë duhet ta kenë të qartë këta zotërinj që u ka marrë koka erë tradhtie se: “jemi të bindur që s´janë më kohët e kaluara kur këta dhe sivëllezërit e tyre pacifistë titistë e të tjerë do të munden ta kapin lehtë “trenin e historisë” sonë të re, jemi të bindur se udhëheqja largpamëse e krahut politikë të kësaj force reale ushtarake e dalë nga gjiri i popullit tonë të kalitur në beteja të lavdishme kundër okupatorëve sllavë në trojet etnike shqiptare; nuk do të lejojë që nesër në një ditë me diell të jeni ata që do të keni pjesë në sofrën e logut e të dialogut kur do të shtrohet për zgjidhje ardhmëria e shtetit tonë shqiptar sipas parimit “ një komb një shtet” dhe se do të keni pjesë për të projektuar ardhmërinë e kombit tonë tani të ndarë copë-copë si një monedhë kusuritjeje, jemi të bindur se fitoret tona të lirisë dhe të ribashkimit të kombit do të arrihen me çdo çmim, më mirë do të ishte të ishim bashkë, e jo të përçarë si dje, por në rast se ju nuk keni kurajën ta bëni këtë bashkim, por ia futni thikën prapa shpine kësaj flakadaneje të lirisë dhe të ribashkimit, ne po ua themi me përgjegjësi morale dhe penale se: do të keni përgjegjësi historike për gjithçka e pakëndshme që do të ndodhë brenda kufijve të Shqipërisë Natyrore”.

    Ne, nuk e duam irakizimin e shqiptarëve, por në rast se ju i fryni zjarrit, dijeni mirë se kartat tuaja do të digjen me kohë, ju nuk do të mbeteni jo në ballë por as në bisht të historisë. Ju, po zotoheni se nuk do të ndodhin ato çfarë ndodhën këto tetë vjet dhe fatkeqësisht po ndodhin sot: - ju thoni nuk do të ketë ndarje të Kosovës, kurse në fakt Kosova u nda në enklava dhe Mitrovica e pësoi fatin e Dibrës. Tani veriu i Kosovës dhe sidomos Mitrovica e Veriut, e cila sipas jush me rezolutën 1244, është dashur të administrohet nga UNMIK-u dhe KFOR- i, të dhe nga SHPK-ja, e TMK-ja. Kurse, as tani pas tetë vjetësh kjo nuk u arrit; prandaj atje ka shpërthyer dhuna mbi shqiptarët. Shqetëson fakti se nga kjo dhunë shumë familje shqiptare po detyrohen të shpërngulen nga trojet e veta stërgjyshore.
    Zotërinj!
    Këto janë fakte tepër të hidhura që nuk mund të tejkalohen lehtë nga ne. Mos thoni pastaj: pse shkoi AKSH-ja, për t' i përzënë kriminelët serbë të "Car Llazarëve"?!
    Po këtë fat të hidhur po e përjeton edhe popullsia e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) nga dhuna që po ushtron xhandarmeria serbe mbi popullin shqiptar të kësaj krahine shqiptare.
    Ju thoni, vendin tonë do ta mbrojnë institucionet tona në bashkëpunim me KFOR-in, ndërsa, gjakpirësit serbë të gardës “Car Llazarit” kërcënojnë me luftë të re, Kosovës i duhet një forcë sinqertë mbrojtëse. Derisa, dolën në skenë këto forca të errëta që hapur e hedhin vallen e okupimit ato të cilat kurrë qeveria serbe nuk i dënoi, po përse të mos e ketë edhe kombi shqiptar një forcë të çlirimit dhe përse ju o “të nderuar” shpejtoni ta pengoni dhe ta dënoni?!!!
    Dihet mirëfilli nga të gjithë se kur mungon vigjilenca e udhëheqjes së një vendi për t´i zgjidhur çështjet e pazgjidhura me mjete diplomatike (paqësore) domosdoshmërisht populli detyrohet nxjerrë në skenë elementë përparimtarë, lëvizje dhe ushtri çlirimtare. Prandaj, dalja ne skenë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani dalja në skenë e AKSH-së nuk ashte asgjë tjetër veç një reagim i drejtë kundër rrugës së tradhtisë që po ndjekë politika shqiptare që nga presidentët dhe i tërë aparati "demokratik", pra institucionet që i përfaqësojnë sot pozitë dhe opozitë.
    Jo zotrinjë !
    Çështja shqiptare nuk zgjidhet me premtime boshe dhe me tërheqje nga pozicionet e drejta që na takojnë ne si komb. Ndërsa, të huajt pastaj të na marrin lehtë nëpër këmbë, të vendosin si të duan për fatet tona!
    Dihet gjithashtu botërisht se që nga Konferenca famëkeqe e Londrës (1913) deri në Konferencën famëkeqe të Rambujës , atdheu ynë u copëtua si mos më keq.
    Revolton në veçanti fakti kur kryeministri, Sali Berisha, ish-opozitari i cili bënte thirrje të mos nënshkruhet në Rambuje se kjo është tradhti, prej nga doli rezoluta famëkeqe 1244, e cila shqiptarët përkundër gjithë atyre vuajtjeve, derdhën gjakun rrëke dhe asgjë nuk fituam më shumë se “sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën” , kurse tani kur erdhi në pushtet me njëmijë e një makinacione politike, fitoi me “votën e lirë” ka ndërruar “faqen”, e përkrahë Konferencën e Rambujës dhe po ky “politikan” sharlatan mundohet ta mashtrojë popullin shqiptar se paketa e Ahtissaarit na qenka e mjaftueshme dhe e dobishme për Kosovën.
    Duke përdorur fraza bombastike si e çliruam Kosovën , ky dhe homologu i tij në Prishtinë, nuk duan ta pranojnë faktin e hidhur se Kosova nuk u çlirua por ka rënë në një robëri moderne kolonialiste. Tani, ahtisarianët po i mbrojnë interesat serbe , kurse titistët autonomistë dhe servilët e tyre “opozitarë” po e përshëndesin si fitore të madhe!!!
    Ikën kohët kur UNMIK-u , maskohej si mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, këtyre gënjeshtrave u erdhi fundi , aspak nuk duhet besuar ato gjepura...
    Këta “administratorë ndërkombëtarë”, janë në fakt kolonizatorë ndërkombëtarë.
    Për më tepër e treguan edhe fytyrën e vërtetë të vrasësve 10 shkurt 2007, kur gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje na vranë rininë tonë heroike.
    Duke u bazuar nga këto, kryetari i parlamentit kukull të Kosovës, aspak nuk ka të drejtë kur thotë se: “ shqiptarët i mbron UNMIK-u dhe KFOR-i”!...
    Siç u theksua edhe në deklaratën e pjesëtarëve të AKSH-së: “ ne nuk jemi kundër KFOR-it, por ne jemi për ta mbrojtur nga sulmet serbe popullin e pambrojtur shqiptar”, fort mirë po dihet nga të gjithë se pikërisht tani rreth kufijve me Serbinë, po bëhen provokacione të rënda dhe popullsia shqiptare po detyrohet të largohet nga trojet e veta.
    Derisa nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare, derisa Serbia dhe shtetet aleate të saj do të kërcënojnë me luftëra të reja, është krejt e natyrshme dhe e drejtë e popullit tonë të organizojë forca të reja çlirimtare.
    Danimarkë-Suedi, Më 08.10.2007

    ishalla shtohen kto AKSH-et se pas Irakut do e ket rradhen Kosova pastaj. Se amerikanet kshu e kane, te ndihmojne sot e te bombardojne pas 10 vjetesh.

  4. #64
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Ata qe kan mandatin e popullit nuk i le bota te krijojne ushtri. Dhe ne ditet e sotme, qe Kosova eshte ne rrezik nga agresioni serb shqiptaret e Kosoves do te dijne te vetembrohen.
    Ne Kosove çdo gje duhet te ecin paralelalisht. Qeverria nuk duhet te pengoje mobilizimin e shqiptareve per vetembrojtje por edhe ushtria nuk duhet te dale mbi qeverrine. Te dyja po punojne per popullin shqiptar dhe asnje nuk ka pse acarohet.
    po ca agresioni serb? te sihin shqiptaret aq te forte nga ana ushtarake s'do kishin nevojen e forcave nderkombtare po i kishin mbaruar vete punet. Po ja qe erdhen forcat nderkombtare dhe e shkatarruan serbin. tani u kujtuan keta te luftojne qe ska me lufte?

  5. #65
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    po ca agresioni serb? te sihin shqiptaret aq te forte nga ana ushtarake s'do kishin nevojen e forcave nderkombtare po i kishin mbaruar vete punet. Po ja qe erdhen forcat nderkombtare dhe e shkatarruan serbin. tani u kujtuan keta te luftojne qe ska me lufte?
    E shoh se don të pëlcasësh që shqiptarët po ju rrezikojnë juve. Ju ka pëlqyer Iliria juve prandaj erdhët nga Rusia e na i morët tokat.
    Po ja që po na vje dita dhe ne, do ju kthejmë në atdheun e juaj.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Deri dje para se te shof kete videon e Gafurrit, besoja shume ne kete ushtri te re, por ky gafurri nuk me duket aspake bindes me imazhin e tije qe une e imagjinoja me te mbajtun me te forte e te ditur por qe se si paraqitet si nje njeri i pa zgjuar dhe nuk eshte per te na prezentuar askund. Ma mir te kishte prezentuar Milaim Zeka kete ushtri se ky Gafurri me ate figur jo simpatike.
    E imagjinoja ndryshe, pra me se miri qe te mos ishte paraqitur fare se me kete imazh qe shkiet do gezohen...se po te ishte ndonje me i i pashem do dridheshin shkiet e prej tije nuk frigohet askush....ketu e kam friken.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2005
    Postime
    28
    Histori e popullit tone nuk fillon me lindjen e ushtrive,e sa e sa ushtri jane permbyt ne kete vend,nje fjale popullore thot se kur te rritet uji,ruaju gjithecka rreth vetes i merr,inshAllah eshte hajr kjo ushtri e AKSH-se.Se populli eshte i lodhur shume nga lufta,ende jane njerzit e traumatizuar,shume njerzit e pasluftes se UCK,nga njerzit te cilet e kishin pas shpresen tek lira ajo eshte shume mire,e per se dyti si me ia kall zemren dikujt vetem se punon drejt a!ej a jeni ne mendje!,shikoni se po ja kaloni tradhtareve,apo edhe ne shume raste ushtarin e vete e kan tradhetue kete e din populli me mire,po edhe ketu nuk ka lidhje se e fundit kjo ndodh nga ego e disa njerzve pashpirt..ndersa me e keqja e cdo nje UCK ka qene se si kane punesuar njerzit amatora duke i hjekur nga detyrat e punes njerzit me aftesi dhe kualifikime perkatese.Keto turpe inshAllah nuk ndodhin,nese ndodhin Allahu i kallt me armat edhe me themel iu permbyt.Amin Perndryshe nese punoni me qellim te vertete i uroj sukses por jo te padijshemve.

  8. #68
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    E shoh se don të pëlcasësh që shqiptarët po ju rrezikojnë juve. Ju ka pëlqyer Iliria juve prandaj erdhët nga Rusia e na i morët tokat.
    Po ja që po na vje dita dhe ne, do ju kthejmë në atdheun e juaj.

    po kam ardhur nga rusia dhe ta kam marre token. dhe ktu do jemi te shofim a do ma marri dot token AKSH me maska. ne Ruset do e kemi prap Ilirine

    kujtova se iken keto kohe qe luftonim te vetem kunder botes kur iku Enveri, po mesa duket se paska pas vetem ai fajin.

  9. #69
    Dhe do te doja te dija kunder kujt po pergatitet te luftoje kjo AKSH per te bashkuar Shqiperine e Madhe?

  10. #70
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    po ca agresioni serb? te sihin shqiptaret aq te forte nga ana ushtarake s'do kishin nevojen e forcave nderkombtare po i kishin mbaruar vete punet. Po ja qe erdhen forcat nderkombtare dhe e shkatarruan serbin. tani u kujtuan keta te luftojne qe ska me lufte?
    Forcat nderkombetare erdhen pasi serbet i shkelen te gjitha rregullat njerezore. Por kjo nuk do te thote qe ata do na sjellin pavaresine. Pavaresine ne do e shpallim vete dhe do jemi te zote ta mbrojme ate me ane te pushkes.
    Serbet e Kosoves duhet te integrohen ose te zhduken nga Kosova. Zgjidhje tjeter nuk ka.
    Me miq si Amerika, Gjermania dhe Turqia, shqiptaret patjeter do bashkohen si te gjithe popujt. Le ti bejne ruset dhembet 1 meter.

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •