Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 161
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nje gazet reth ketij lajmi shkruan:

    Kosove, rikthehet AKSH. Pas Sejdiut reagon Tadic

    RTK shfaqi dje nje video ku dukeshin 10 persona te maskuar dhe me arme. Ata shpreheshin te gatshem te luftonin per pavaresine e Kosoves, te vetequajtur AKSH.

    Ora 22:41 Paraqitja e parë publike e personave që veten e quajnë pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) pas institucioneve te Kosoves ka nxitur edhe ragimin e Serbise. Presidenti Boris Tadic ka thene se kjo lloj propagande jo vetem qe po krijon situate frikesuese per Serbet, por do te ndikoje negativisht ne negociatat qe po mbahen per statusin e Kosoves. Sipas Tadic, shqiptaret jane duke u perpjekur te trembin serbet dhe u ka bere thirrje shqiptareve qe te menjanohen nga akte te tilla dhe te vazhdojne ne rrugen e negociatave ne menyre paqesore me qellim arritjen e nje kompromisi per statusin

    Ora 14:28 Ka shkaktuar reagime ne Kosove shfaqja ne televizion e nje reportazhi televiziv për një grup të armatosur, te vetequajtur Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe qe shprehet i gatshem te luftoje per pavaresi.

    Pas transmetimit te videos udheheqesit kosovare u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin organet e sigurisë në vend, duke premtuar që vendi shumë shpejt do të ketë forcën e vet të sigurisë dhe të mbrohen në mënyrë institucionale.

    Presidenti Sejdiu ka vleresuar te rendesishem reflektimin me maturi te cdo situate qe lidhet me stabilitetin e vendit. Sipas tij eshte e nevojshme qe Kosova te kete struktura institucionale te cilat do t’i lejojne te ndertoje projektin e saj për siguri dhe mbrojtje, në bashkëpunim më faktorin ndërkombëtare. “Kosova nuk mund të jetë e provokuar dhe si e tillë nuk duhet të provokohet nga nxitje për luftë që vijnë përreth saj" tha Sejdiu. Ai shprehu me tej besimin e tij se KFOR do jetë i angazhuar dhe do të reagojë per cdo nxitje që mund të vijnë në forma të ndryshme për destabilizimin e vendit.

    Nga ana tjeter kryeministri Ceku tha se shfaqja e individëve të tillë nuk është mesazh i mirë për Kosovën. "Kosova do të ketë forcën e saj të sigurisë dhe do të mbrohet në mënyrë institucionale", tha Çeku, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e sigurisë, sepse "kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur Kosovën dhe paqen e stabilitetin".

    Videoja ka ngjallur edhe reagimin perfaqesuesve te NATO-s ne Kosove. Zedhenesi KFOR-it, Bertran Bono ka deklaruar se nese konstatohet se grupe te tilla ekzistojne vertete atehere ato do te trajtohen si te paligjshme pasi sipas tij të vetmet organizata legale që kujdesen për sigurinë në Kosovë jane KFOR-i, Policia e Kosovës dhe UNMIK-u.

    Radio Televizioni i Kosoves shfaqi dje nje video ne te cilen dukeshin 10 persona te maskuar dhe me arme. Personat ne video u shprehen se jane pjesetare te Armates Kombetare Shqiptare dhe se jane gati te luftojne per pavaresine e Kosoves.

    (news24/kosova/balkanweb)
    Sui generis

  2. #12
    O Shqiptare te shkrete, tani jane momente vendimtare per fatin tone, dhe nese shpallet Pamvarsia e nje anshme reziku egziston qe te eskaloj situata, Mitrovica DE FAKTO eshte ne dore te Serbeve, mos mendoni se do e mbroje NATO nje aneksim te Ushtrise Serbe, NE DUHET TA MBROJME ATE.
    E nese nuk do e mbrojme Mirtovicen atehere do kallet krejt dhe do shkojne punet ne krijimin e SHTETEVE ETNIKE.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Sigurimi i Atdheut: Jemi të informuar edhe për anëtarë të tjerë të “pakënaqur” të kryesisë së LDK-së, të cilët po planifikojnë që në momentin e fundit ta lënë LDK-në të boshatisur dhe t’i kthejnë shpindën Partis se ish Presidentit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim RUGOVA, ti bashkangjiten Hashim Thaqit dhe grupeve tjera Majtiste ne Kosovë.

    ******************************

    Po mirë zotrinj,
    A me forc edhe ju po na detyrojshit qe ta duajmi vetem LDK-në ?

    Si shifet ju perfaqsoni diktaturen e jo popullin shqiptar te kosoves dhe me e keqja jeni kunder bashkimit shqiptar.
    Mirë, çka te keqe nga Shqiperia e Ribashkuar ?
    Mos harro se edhe Shqipria eshte per kosoven e pamvarun si te gjithe por nese fillojne te luajne me popullin shqiptar atehere do dali dikush ma i zoti dhe t'ju thot; STOP !

    Zoti na nimoft, vallja ia paska nis...

  4. #14
    n'burgun e hapur Maska e x_person9
    Anëtarësuar
    08-10-2003
    Vendndodhja
    nvaret ku lypet
    Postime
    24
    Arben Zeqiri

    RAPORT

    Adem Jashari-t


    Që kur shkoi në mesin e të pavdekurve, ja dhash vetes nje obligim se për çdo vit do ti raportoj nëpërmjet engjujve për Kosovën që Ai e deshi fort. U betova engjujve dhe u thash që ti përcjellin përshëndetjet më të ngrohta nga unë dhe gjithë populli shqiptarë, e ti thonë që akoma ka ushtarë në armatën e tij dhe se unë vazhdimisht do ti raportoj për ta gëzuar me punën e shokëve të tij të luftës.

    I dashur bacë!

    Desha tët raportoja kur u çlirua Kosova dhe kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë për të përzënë shkaun, por smunda. Vërtetë s'dija si ta thurja raportin. Të të thoja se ushtarët tu e çliruan Kosovën, do të duhej të përgjigjem pse atëherë erdhën ushtarët e NATOS-s, të thoja se NATO çliroi Kosovën, do të duhej të tregoja se çbënë ushtarët e tu dhe pse ata se çliruan. Të thoja se kështu kërkon demokracioa dhe diplomacia ndërkombëtare, këtë sdija tja shpjegoj, e Ti me siguri as që do dëshiroje të më dëgjosh.

    Prita!!!!!!! Prita të shof se kur miqtë tanë do të lënë Kosovën në duart e ushtarëve tuaj dhe atëherë ta nis një telegram dhe të të tregoj lajmin e mirë. Kaloi një vit, kaloi viti i dytë .... e kaluan 8 vite dhe miqtë tanë të "përkohshëm" jo vetëm që nuk shkuan por sa vjen e më tepër i zgjasin këmbët e po shtrihen, duke na bërë me dije se akoma nuk e kanë ndër mend të shkojnë.

    Tja nis nga fillimi:

    Shokët tuaj, apo së paku ata që pas luftës thanë se kur ishit në mesin tonë, kanë qenë shokët tuaj sot janë bërë miqtë e armiqve tuaj. Ata që u vunë në krye të luftës që e filluat ju dhe familja juaj nënshkruajtën një marrëveshje me ata të cilët ua vranë familjen dhe ua dogjën kullën. Ata që udhëhoqën luftën tuaj e shndëruan atë në një paqe që ju e kundërshtuat. Bacë, ushtarët e tu sjanë më me emblemën që ti i le. Ushtarët e tu që me pushkë në dorë e ruanin çdo pëllëmbë nga ajo tokë që ju e kishit çliruar, sot sillen nëpër Kosovë më duar në xhepa, meqë ua kanë marë pushkat. Ata sot nuk janë ushtarë, ata sot nuk po luftojnë. Ushtria juaj nukë shtë më ajo që e le ti, sot me "mburje" po ushtron dhe krijon kuadro të rejta që janë të gadshëm në çdo rast, ama jo për luftë. Sot ushtarët e tu janë të gatshëm të veprojnë sa herë që të ketë vërshime, sa herë që të digjet ndonjë shtëpi, sa herë që të rrënohet toka, etj etj.

    Bacë!
    Ata që thireshin në emrin tuaj dhe morën detyrën tuaj komanduese në luftën kundër atyre që juve u vranë, sot pikërisht me ata po bisedojnë e po hanë dreka nëpër Europë dukë u gjunjëzuar e duke i lutur për pak mëshirë. Ai i cili dikur ishte president i Kosovës dhe që kurrë nuk erdhi t'ju bëjë as një vizitë të vetme te varri, vetëm e vetëm pse ju kishit kundërshtuar politikën e ti dhe i kishit thënë NDAL durimit dhe tradhëtisë që po bënte, ai sot më sështë në mesin tonë. Por, la të tjerë. Ai la partinë, ai la projektin, ai la planet dhe miqësitë me Sërbinë dhe la njerëzit e ti që do vazhdonin rrugën e tij.

    Do pyesish ku janë shokët e tu?
    Më fal Bacë, por më duhet ta them: Shokët tuaj sot janë bërë partnerë dhe aletatë të trashëgimarëve të Tij, janë bërë miq të afërt dhe udhëheqës të planeve dhe projekteve që Ai i la amanet. Sot shokët e tu nuk duan të dëgjojnë më për rrugën dhe amanetin Tënd, ata e shkelën atë dhe sot nuk po luftojnë deri në çlirimin e triojeve shqiptare dhe Ribashkimin me Shqipërinë, por janë bërë miq të afërt e të pandarë me trashëgimtarët e Ati që juve u quajti dorë e zgjatur e Sërbisë dhe që ju ofendoi duke mos ju kursyer me asnjë fjalë, dhe bashkë me këta, shokët tuaj të dikurshëm sot po bëjnë dhe një punë më të madhe që deri sot s'kisha guxim t'ua them, por s'kam rrughë tjetër. Bacë, shokët tu bashkë me trashëgimtarët e tij, sot janë bërë miq me hasmit tu. Ata sot hanë dreka e po bisedojnë me ata që ju vranë, që ju masakruan familjen e që ju bënë tmerr. Sot, shokët e tu kur flasin me ata, distancohen nga çdo kontakt të mëparshëm me ju dhe as që guxojnë të përmendin emrin tuaj, e planet e tua janë tbërë reptësisht të ndaluara.

    Disa shokë dhe bashkëluftëtarë...

    Po kam një lajm sadopak të mirë. Kanë ngelur dhe disa shokë nga ata ë mbajtën amanetin tënd. Përveç kësaj, kanë lindur edhe të ri. Janë rritur ata që si fëmijë lexonin legjendën tënde dhe sot janë bërë pioner të ideologjisë tënde. I dashur Bacë. Ata që mbajtën amanetin tënd dhe që po vazhdojnë rrugën tënde, vërtet kanë mbijetuar dhe rreth tyre po vazhdojnë të bashkangjiten dhe shokë të tjerë, por edhe këtu ka një lajm të keq. Me siguri do duash të dish se ku janë këta shokë e çfarë po bëjnë? Sa janë dhe kush janë? Të gjitha këto do ti them, pas 8 viteve heshtje. Do të pyesish edhe pse kam heshtur? Po këtu qëndron meselja. Disa nga shokët e tu që sot ju kanë tradhëtuar nuk më kanë lënë tu shkruaj dhe të të tregoj se ke miq të tjerë që mbajnë amanetin tënd. Bacë! Emrin tënd sot e përmendin një herë në vit. Emri juaj është bërë vetëm një legjendë që s'guxon të përsëritet dhe të trashëgohet.Shokët e tu sot nuk mund të vijnë në përkujtime dhe nuk mund të të bëjnë as një vizitë të vetme te varri juaj. Shokët dhe ushtarët tuaj Besnik sot janë shpërndarë dhe janë përzënë jashtë Kosovës, e ata që kanë ngelur brenda po enden maleve duke mos guxuar të vijnë as në shtëpitë e tu. E pse? Sepse ata nuk shkelën mbi gjakun tuaj. Ata nuk e ndërprenë rrugën tuaj dhe nuk shkelën betimin e dhënë. Ata përcjellën edhe te brezat e ri dhe vazhduan rrugën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar dhe atë po vazhdojnë edhe sot. Mirëpo, ata që ju tradhëtuan, jo vetëm që shkelën mbi gjakun tuaj, jo vetëm që se vazhduan rrugën tuaj por e ndalën në gjysë, jo vetëm që harruan betimin që e dhanë para jush, jo vetëm që ua shkatëruan ushtrinë e ua carmatosën atë, jo vetëm që u bënë miq me hasmin tuaj dhe ju kanë harruar, por ata sot e kanë ndaluar reptësisht çdo fjalë që u përmend nga goja juaj, e kanë ndaluar reptësisht çdo hap drejt rrugës që e hapët ju, e kanë ndaluar mbajtjen e emblemës që e krijuat ju dhe e kanë ndaluar veprimin e ushtrisë që e komanduat ju. Sot ata që u tradhëtuan, po bëjnë dhe më keq, i përzënë dhe i burgosin shokët që u ngelën besnik, i kanë shpallur ata teroristë po ashtu si u shpallte juve hasmi sërb dhe tradhëtarët shqiptarë. Sot çdo kend që vazhdon rrugën tuaj e shpallin dorë e zgjatur e Sërbisë, e shpallin pikërisht ish shokët tuaj, njejt sikur juve ju shpallnin dikur. Fjalët ÇLIRIM dhe BASHKIM sot janë zëvendësuar me fjalën PAVARËSI E KUSHTËZUAR dhe INTEGRIM. Sot janë ndaluar fjalët e tua dhe është ndaluar reptëisht edhe betimi që e jepnin dikur para jush. Sot të gjithë betohen për një Kosovë aleate të Sërbisë dhe pjesë e integruar e NATO-se, edhe pse akoma se bënë shtet. Sot kështjella juaj është bërë një muze ku të gjithë ju vizitojnë nga kurioziteti dhe është ndaluar reptësisht që tëketë kështjella të tjera si ajo e juaja. Rezistenca juaj edhe sot quhet ekstremizëm dhe terorizëm por sot jo nga ushtria e shkaut, por nga ish ushtarët e tu që thiren policë. Edhe sot ka demonstrata dhe protesta si në kohën tuaj, kur ua bënin zemrën mal e që ju i mbronit dhe u rinit shpinë, por sot nuk po i sulmon, burgos e vret policia e Sërbisë si në kohën tuaj e kur ju më pas hakmireshit dhe na bënit neve zemrën mal, por sot ish ushtarët tuaj rrahin, burgosin dhe vrasin po ish ushtarët tu. E di që kjo do t'ju nervozoj, por e kam për obligim tua them se disa nga usharët tuaj që ju tradhëtuan sot po kryejnë punën e hasmive tuaj kundër ushtarëve që ju ngelën besnik juve. Sot nuk ka një popull që demonstron dhe një popull që torturon dhe sulmon popullin demonstrues, por ka një popull që gjysma e tytre demonstron e gjysma tjetër e torturon gjysmën e parë. Sot nuk ka nevojë për ushtri Sërbe në Kosovë. Ka shqiptarë që janë mësuar dhe profesionalizuar aq mirë, saqë pa asnjë gabim e kryejnë punë e hasmive tu. Pa asnjë gabim dhe me të njetin nivel të profesionalitetit këta rrahin, burgosin, torturojnë dhe mbajnë në burgje bijtë tuaj, nipërit e mbesat tuaja që nuk shkelën betimin që ua dhanë Juve. Sot ish ushtarët e tu që kanë hedhur unifomrën tuaj dhe amblemën tuaj të kuqe, kanë veshur një unifomrë të kaltërt me një emblemë të kaltërt dhe po ndjekin në çdo hap shokët tuaj dhe ish ushtarët tuaj që vazhdojnë rrugën deri në realizimin e premtimit që ua dhanë juve.

    Sot pë Kosovën nuk vendoset në Drenice e as në Prishtinë si në kohën tuaj, por po vendoset në Moskvë e në Vienë. Sot nuk po kërkohet çlirim i Kosovës dhe Bashkim i trojeve Shqiptare si kërkuat ju por, kërkohet trakat e miqësi me Sërbinë dhe të dyja përdore inegrime. Sot në flamurin tuaj nuk do të jetë shqiponja e as ngjyra e kuqe, por shokët tuaj të dikurshëm do të na qendisin një flamur të kaltërt e pa shqiponjë.

    Ke shpëtuar i dashur Bacë. Sot, po të ishe gjallë edhe Juve me siguri do t'ju kishin shpallur terorist e më pas do t'ju kishin burgosur.

    Të fala të gjithëve që janë bashkë me ty!

    Me respekt:
    Nga të gjithë ushtarët e tu, që s'guxoj tua përmend emrat!

  5. #15
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Dicka ka. Ne mos kjo AKSH qe shfaqet me maska naten ne rruget e Besianes, ta dini se diku ne Kosove ka njerez te gatshem qe po presin se c'do sjellin zhvillimet rreth fatit te Kosoves. Ekziston grupi terorist i Car Llazarit qe po behet gati te futet ne Kosove - por duhet ta dine qe atje s'do i presin me embelsira. Ka dikush qe do ju prese koken si qen.

    Nuk dua te paragjykoj se kush ishin keta AKSH-te qe dolen ne RTK. Nuk dua te degjoj as komunikata poshteruese ndaj djathtisteve apo majtisteve te Kosoves ne keto momente. Me plas mua per LDK-ne e Rugoves. As per PDK-ne e Thacit. As per OREN e Surroit. Ketu s'flitet per nje parti politike - flitet per nje popull te tere.

    Ishalla s'ju pjell mendja ne te vertete terroristeve te Car Llazarit te futen ne Kosove se nuk e kane idene me ca do ndeshen. Pervec KFORit dhe TMK. Do kete dhe te pameshirshem aty qe s'do i burgosin - por do i djegin te gjalle.

    Uroj qe te mos abuzohet me emra te tille si AKSH (me terma kombetar e patriotike) ne keto momente shume vendimtare per Kosoven.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92

    Thumbs up

    Ky far sigurimi i atdheut me ngjan si ne Fikret Abdiqin e Bosnjes!!Gjeneral te ushtris se vdekur!!!
    Kur instuticionet nuk e kryejn punen ashtu si duhet (ins.kuisling_kukull)ne sken dalin te tjeret per ta mbrojtur atë qka është arritur me gjak.Sot ne kosovë neper enklava serbe i ke te gatshem njesit paramilitare serbe ,te njejtit qe bën krime por qe tani jan te vetquajtur" car llazara."ata presin vetem momentin per ta coptuar kosoven.Car llazarat shetisin lirshem neper kosovë sepse SHPK a ka urdher qe te mos i trazoj minoritetet.!!1
    Nuk është me rendsi se si quhen keta trima AKSH apo disi tjeter por me rendsi është qe te jemi te gatshem ne rast nevoje.e te gatshem jemi te gjith ata qe e perjetuam zullumin shkja(ne perjashtim te kumarve te tyre)........

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    sa her ka nevoje serbia cfaqet dhe aksh-ja idajeto beqiro-ku.rvaroiste..
    si ather qe i duhej sllobos e u cfaq uck-a e jakup thaqo limo-klosave..
    hupni more.. se ju njeh populli mire..
    te na rroje Nato..pik..
    Ti bra i krisur po ma ngjall rugoven kur thoshte se UQK është pjell e serbis.se nato ëhtë ushtri e jona dhe se skemi nevoj per ushtri.
    Jo mor kastravec askush nuk vdes per ty jo po shtrengoje ****** e mos shit kopalla ketu!!!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    veq shifni seri se sa ushtrin ne koh paqje e kemi a kur ishte koha e luftes mezi u arrit nji 2% i lodht qe te mobilizohen e te luftoin shkaun po sot kend do ta luftoin mos vall ne mes veti apo me TMK-ne e SHPK-ne apo me KFORIN-NATON Llapi

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------



    S I G U R I M I I A T DH E U T ‘

    K O M U N I K A T Ë
    Nr. 007 / 04/10/2007 / Prishtinë

    Sigurimi i Atdheut:Reagojmë ashpër, me rastin e daljes ne sket te AKSH-së nëpër rrugë të ndryshme në Kosovë, nga ana e një grupi terrorist, të cilët, në pamundësi për të realizuar synimet e veta idioteske, tradhëtuan djathtizmin kombëtar, duke i dalë përballë atij dhe duke u bërë me vetëdije pararojë e majtistëve kuislingë si Gafurr Adili dhe Idajet Beqiri të cilët kanë vrarë atdhetarët më të devotshëm të Pavarësisë së Kosovës.

    Sigurimi i Atdheut: Tërheqim vërejtjen, se çdo shantazh që Ju tentoni ti beni Kosovës dhe bashksis nderkombtare do të bëni kundrejt vullnetit te Pollit dhe miqve tan Natos dhe Amerikes dhe Evropes, do të pësoni me jetë. Ju ftojmë që për të mirën e familjeve tuaja dhe për të mirën e Kosovës, të reflektoni dhe të kërkoni falje, dhe te lini shtetin dhe Institucionet e Kosovës qe i ngriti i Presidenti Brahim Rugova tash i ndjer.K
    ur ju mund të ç’orientoni dhe shantazhoni Populltaen dhe Miqt tan ketu ne Kosovë dhe gjetiu, ju betohemi se do t’ju godasim pa paralajmërim.

    Sigurimi i Atdheut: Ftojmë qytetarët e Kosovës, posaqërisht anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të mos bijnë pre e mashtruesve dhe e matrapazëve mospërfillës të cilët kanë qellim te destabilizoin Kosovën.
    Ata kanë qëllime mashtrimi dhe nuk janë të aftë për ta drejtuar Kosovën dhe për ta bërë të pavarur. Këta matrapazë kanë ikur nga përgjegjësitë që kanë pasur dhe tani kërkojnë përsëri përgjegjësi nga Ju, të cilët do tradhëtoin pikërisht në momentin e fundit kur çështja e Kosovës do të jete gati të fitoj statusin përfundimtar. Ata janë të shitur, majtistët të cilët kanë vrarë dhe po vrasin atdhetarët më të denjë të pavarsisë së Kosovës. Ata janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe sot janë bërë aleatë të majtistëve të cilët i kanë paguar mirë që në të ardhmen t’i kenë për vete kur të vendosin që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë. Majtistët duan që ta rikthejnë Shqipërinë e madhe dhe kështu të bëhen rreziku për Ballkanin. Prandaj mos e përkrahni tradhëtinë e cila na e prishë imazhin; ta bëjmë Kosovën sipas planeve të Dr.Ibrahim RUGOVËS, të pavarur demokratike me fqinjësi të mirë dhe të integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar.

    Sigurimi i Atdheut: Jemi të informuar edhe për anëtarë të tjerë të “pakënaqur” të kryesisë së LDK-së, të cilët po planifikojnë që në momentin e fundit ta lënë LDK-në të boshatisur dhe t’i kthejnë shpindën Partis se ish Presidentit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim RUGOVA, ti bashkangjiten Hashim Thaqit dhe grupeve tjera Majtiste ne Kosovë.
    Po këtyre u bëjmë thirrje të tërhiqen nga lojërat e pista dhe të pa krye sepse më këtë strategji ata do të jenë përgjithmonë të humbur. Jemi të detyruar të ju informojmë se njëra nga të rebeluarat e LDK-së mban lidhje dhe ka mbështetje nga ekstremistët të cilët veten e kanë quajtur Armata Kombëtare Shqiptare, dhe synojnë që me forma terroriste ta bashkojnë Shqipërinë, që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë dhe me ne të udhëheq Fatos NANO apo Gafurr ADILI i cili është ngusht i lidhur me trashigimtarët e Enver HOXHËS dhe cilësohet si “Enveri i dytë”. Ata kanë plane të shkatërrimit të LDK-së dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë; ndërsa populli i Kosovës ka votuar dhe do ta votojë partin e Dr.Ibrahim RUGOVËN, Presidentin e Pavarësisë. Lëvizja juaj do të fitoj turpin dhe do të vejë në humnerë me majtistët të cilët nuk do të kenë vend në Kosovën e Pavarur.

    Sigurimi i Atdheut: Urdhërat janë të prera. Sigurimi i Atdheut është gjithmonë në mbrojtje të atdheut dhe të strukturave atdhetare të Pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk është e vejë, ajo ka burra që i dalin zot.


    Pukovnik: Fikret Abdiq-Babo
    Gjeneral te ushtris së vdekur!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Jo rastesisht eshte perseri Milaim Zeka ai qe interviston.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Veshtir per neve me kuptu se per cfar qellimi kan dal kto te Aksh , me siguri e kan perkrahjen e dikujt, sma merr mendja me dal ato ne nje rrug frekfente dhe te japin deklarata pa ju tremb syri,
    Mendoj se duhet te ket kshtu njerz qe dot bojn njefar presioni, qe mos tju shkoje mendja ktyre nderkombtarve per ndonje tradhti , se e dim se sjan te beses kto, ishalla te jemi ende pjes e interesit te nderkombtarve, se ktu krejt puna asht per interes , mos te mendojm se na dojn kto dicka ma shum neve,
    Mos ta harrojm Srebrenicen, dhe tradhtin e Holandezve

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •