Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 161
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    DEKLARATË PUBLIKE E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:





    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), PAVARËSISHT NGA QËLLIMI I TIJ STRATEGJIK, QË KA QENË DHE MBETET RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, E MBËSHTET ÇDO IDE PROGRESISTE, SIÇ ËSHTË EDHE PROPOZIMI I BDSH (BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR), TË ZOTIT BARDHYL MAHMUTI, PËR EMËRTIMIN E „MAQEDONISË“ ME EMRIN REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE DHE E SHQIPËRISË LINDORE, APO PROPOZIMIT TË BDK (BASHKIMI DEMOKRATIK KOMBËTAR), TË ZOTIT HYSNI SHAQIRI, PËR FEDERALIZIMIN E „MAQEDONISË“ SIPAS MODELIT BELG, DHE KËRKON BASHKIMIN E KËTYRE DY FORCAVE PROGRESISTE SHQIPTARE DHE TË FORCAVE TË TJERA NË „MAQEDONI“ ME NJË FORCË TË VETME, SEPSE „BASHKIM BËNË FUQINË“.



    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

    Mr. Gafurr ADILI (d.v.)




    Tiranë, 12 dhjetor 2008.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un jam idhtar i atyre qe jan per bashkim kombetar e jam kunder atyre qe trathtojn qashtjen kombetare dhe shpikin simbole me 6 ylla dhe pranojn 6 pika ter banskimutit un e perkrahi frontin perbashkim kombetar

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shif shif edhe pasi u ba shteti gafurri thot se jam gjall e do ti mbroi ket pjes ket ane e ket krahin edhe ban thierrje dilni ne rrug pas vetfundosjes se albinit te hupt krejt haaaaaaaa e more zot epi men kush nuk ka
    po a ka tallje me e madhe se kjo hajgare e madhe bile
    do e lem si barcolet te vitit 2008 masi kokan gjall ta lexoin bile barcoleten e vet.


    Po ju lutem shum po ku ka hajgare ma e madhe se kjo shif qfar thot gafurri ejani tek une ne tiran
    plus thot se ket komunikat e kan lshue prej hijes se molles se kuqe haaaaaaaaaa o me plas nieri tuj qesh me keta
    veq perpara trimat e gafurrit ah sokola ini ju krejt
    bercoleta nr.2
    --------------------------------
    PARALAJMËRIM I KRYETARIT TË FBKSH:





    KËTË RADHË LUFTA JONË NUK DO TË ZHVILLOHET NË TROJET E SHQIPËRISË ETNIKE, POR AJO (NËSE DO TË NA IMPONOHET) DO TË ZHVILLOHET NË THELLËSI TË TERRITORRIT TË SERBISË…!





    Ky paralajmërim i drejtohet Serbisë dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare: OKB-ve, BE, SHBA dhe NATO-së.



    Gjithashtu, edhe njëherë (për herë të fundit) nga të gjithë drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës:



    Kryetari i Kosovës, zoti Fatmir SEJDIU,

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup KRASNIQI,

    dhe nga Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim THACI,



    si dhe të gjithë liderët e partive politike (opozitare) të Kosovës;



    zoti Ramush HARADINAJ (AAK),

    zoti Nexhat DACI (LDD),

    zoti Bexhet PACOLLI (AKR),

    zoti Agim CEKU ( PSP),

    zoti Albin KURTI (LV),

    zoti Avni KLINAKU (LB) dhe

    zoti Smajl LATIFI (LIBK),





    KËRKOJ QË:



    Sa më parë të shkojnë në Tiranë, te Zëdhënësi Politik i FBKSH-AKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, që bashkarisht të krijojnë Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Kosovës (QUKK), sepse situatat e krijuara e të disfavorshme për Kosovën dhe gjithë çështjen tonë kombëtare, të krijuara edhe me gabimet dhe fajet e tyre (të sipërcekurëve), që nga viti 1999 e në vazhdim, dhe mbi të gjitha që nga 17 shkurti 2008 e deri më sot, duhet të jenë të pafalshme për FBKSH-në, por FBKSH gjykon që me këto gabime e faje, të liderëve të sipërcekur me lart, nuk duhet të merremi sot, kur armët e Serbisë vrigëllojnë mbi Kosovë, por me këto gabime e faje të linderëve politikë të Pishtinës dhe të Tiranës, si dhe të Tetovës, Ulqinit dhe të Preshevë- Bujanocit do të merremi vetëm në kuadër të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë së Ribashkuar.





    RROFTË KOMBI SHQIPTAR!

    RROFTË SHQIPERIA ETNIKE!

    RROFTË FBKSH-AKSH!





    Kryetari i FBKSH e Komandant Suprem i AKSH,

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA.



    Toplicë (Molla e Kuqe), më 31 nëntor 2008.
    z.llapi shum pot dhem po pse jeni kunder te gjithve vetem qe nuk jan me ju dhe nuk jan ne partin tuaj te deshtuar PDK.
    NE protesten kunder 6 pikshit ku ishe ti o trim me thuaj pse spaskamei drejt te kerkojm bashkim kombetar ku e mer ti ket guzim o trim i malit
    ti shave albin kurtin tash gafurr adilin edhe sa patroit doti shajsh

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    z.llapi shum pot dhem po pse jeni kunder te gjithve vetem qe nuk jan me ju dhe nuk jan ne partin tuaj te deshtuar PDK.
    NE protesten kunder 6 pikshit ku ishe ti o trim me thuaj pse spaskamei drejt te kerkojm bashkim kombetar ku e mer ti ket guzim o trim i malit
    ti shave albin kurtin tash gafurr adilin edhe sa patroit doti shajsh
    te gjith rrencat e dollovergjit do ti shaj
    e as albinin as gafurrin nuk i shajta as nuk i kam sha po ti po rren
    tjeter eshte a pajtohem ne mendime e veprime e tjeter eshte mei sha
    une ndoshta me disa pika nuk pajtohem me ta por me i sha jo
    e ty o trim nuk ta ndalon askush te kerkosh bashkimin kombetar
    por e din edhe ti vet e din edhe femijet e vegjel qe ajo eshte ma shum se hajgare apo eshte nji barcolet e lezetshme per qiftat tu qe shohin endrra me sy qel ne pik te dites
    paske harrue shpejt o trim qe ishin nja tri lufta ne Kosove Maqedoni e Lugin te Presheves
    a thua ku ket ju dhe sa perqind dolen ta luftoin shkaun e maqedonin qka bat ne ate koh qe na kini dal tash shum te zeshem e patriota ne Liri haaaaaa au patriotat e bacit bre prine pritne veq perpara neper restorante e kafiqa haaaaa

    e une ne keto demostrata nuk kamm qen as nuk i kam perkrah
    une kam qen ne demostrata kunder serbit ne qdo qytet te kosoves
    e kunder shtetit tim une nuk dal jo bacit jo
    kryetari e kryeministri i kan refuzue ato 6 pik dhe tierat hajgare kan qen keta kan qen qe i than jo dhe pik.

    beni se harrova kur do te keni takimin tjeter per bashkim kombetar kuptohet tek molla e kuqe ei
    nashta nuk priton e ma sjell naj moll more burr se shum jam merakli ne to ani ato te molles se kuqe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 13-12-2008 më 13:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    shif shif keta te molles se kuqe po ditkan edhe me plaqkit
    keshtu po u akuzoikan e se di a kan plaqkit a jo une kisha than qe perpos mollave keta nuk doin tjeter une po te pyetem i kisha lirue nga aktakuza nashta e qesin kufirin te molla e kuqe si dihet hiq trimat qas bajn


    Akuzohen për ndihmë AKSH-së

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzën ndaj Bekim Canit dhe Azem Krasniqit, për veprën penale të lehtësimit të terrorizmit. Ata janë arrestuar sivjet në qershor, me dyshimin se në emër të AKSH-së kanë mbledhur fonde nga bizneset private
    Nga Dafina Myrtaj më 16.12.2008 21:41 CET

    Pas tetë muaj hetimesh, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzën ndaj shtetasve Bekim Cani dhe Azem Krasniqi, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të lehtësimit të terrorizmit, duke ndihmuar në mbledhjen e fondeve për Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSh).

    Aktakuza e ngritur ndaj dy të dyshuarve është bërë pasi që prokuroria ka vlerësuar se nga shkresat e lëndës ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë.

    Cani dhe Krasniqi u arrestuan sivjet në qershor. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Canit, policia ka zbuluar dy granata dore, një shurdhues të revoles dhe disa fishekë të cilët i mbante pa leje valide.


    Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së Krasniqit, ishin zbuluar 18 granata dore, 115 siguresa të granatave të dorës si dhe 414 fishekë.

    Bazuar në aktakuzë, thuhet se që të dy kanë arritur një marrëveshje në bazë të së cilës kanë kërkuar fonde, të cilat ishin të dedikuara të investoheshin në kryerjen e veprave penale, që për qëllim kishin frikësimin serioz të popullatës në disa rajone të Kosovës.

    Bëhet e ditur se nga mbledhja e parave prej rreth 10 firmave të ndryshme, këta dy persona kanë mbledhur rreth 900 euro.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë arritur të marrin para nga këto biznese: “Ulluri Petroll” - në shumë prej 20 eurosh, "Ariani Beenz" – 20 euro, "Mulliri Shali" - 50 euro, firma "Lindi" - 50 euro, "Eurokos Petroll" - 200 euro, firma "Bonos" - 100 euro, "Lumi Pertroll" - 100 euro, firma "Real Goni" - 100 euro, nga "Beka-Com" - 50 euro, si dhe tri herë radhazi nga 50 euro nga firma "Dini". Nuk është kursyer as firma ETC në Ferizaj, mirëpo nuk është bërë e ditur shuma e parave të marra.

    Kundër ngritjes së aktakuzës kanë reaguar mbrojtësit e të pandehurve, avokatët Mentor Neziri dhe Haxhi Millaku. Sipas dy avokatëve, prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzën në fjalë.

    “Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se i mbrojturi im Bekim Cani është pjesëtar i AKSh-së dhe se në emër të saj ka mbledhur fonde nga firma të ndryshme të Kosovës”, tha avokati Mentor Neziri.

    “Është e vërtetë se gjatë bastisjes në banesat e tyre, policia ka gjetur disa simbole të AKSh-së, por se ato nuk tregojnë se janë pjesëtarë të kësaj organizate, por kjo ka të bëjë vetëm me ideologjinë kombëtare të tyre”, shtoi ai.

    Sipas tij, të akuzuarit Bekim Cani dhe Azem Krasniqi janë pjesëtarë të organizatës joqeveritare të Kosovës, e quajtur Shoqata për Bashkim dhe Integritet Kombëtar dhe se në emër të saj kanë mbledhur fonde nëpër biznese të ndryshme, por që, sipas tij, fondet e mbledhura janë dhënë në mënyrë vullnetare nga ana e pronarëve të bizneseve.

    Sipas avokati Neziri, OJQ e lartpërmendur është e regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovë, dhe se aktiviteti i saj është i bazuar me ligj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    DHUNA SERBE MBI SHQIPTARËT E PRESHEVËS EDHE NJË HERË DËSHMOI DHE RIDËSHMOI SE BISHA E PLAGOSUR, ME EMRIN SERBI, PO E PARANDJEN NGORDHJEN E SAJ PËRFUNDIMTARE, PRANDEJ EDHE PO BËHET SHUMË E RREZIKSHME NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE ! Këshilli i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Toplicë) KËRKON, si më poshtë vijon:

    Poslaniku i Sobranies së Beogradit, zoti Riza HALIMI, urgjentisht të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të mos gabojë të shkojë në Beograd, sepse në të kundërtën nga FBKSH dhe të gjitha strukturat e saj, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), do të ndëshkohet s’i një tradhëtar i Kombit Shqiptar.

    Të gjitha partitë politike dhe shoqatat atdhetare të Kosovës Lindore ( Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Toplicës) urgjentisht të bashkohen rreth një KOMITETI PËR MBROJTJEN DHE ÇLIRIMIN E KOSOVËS LINDORE (KMÇKL) dhe s’i një trup i bashkuar dhe i vetëm të bashkohen rreth FBKSH-së dhe strukturave te saj.

    Tirana zyrtare, bazuar në nenin 8, alinea 1, e Kushtëtutës së Republikës së Shqipërisë: „Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj…“, obligohet që sa më lart të ngrejë zërin e saj të arësyes para bashkësisë ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) kundër dhunës dhe gjenocidit serbo-malazezo-maqedonas ndaj shqiptarëve nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën IRJM, sepse në të kundërtën historia kombëtare shqiptare dhe kombi ynë shqiptar, këtë politikë servile të Tiranës zyrtare, shumë shpejt do ta gjykojë dhe dënojë për shkelje flagrante të Aktit më madhor (të Kuranit, të Ungjillit dhe të Biblës) kombëtar të sovranit të popullit të popullit të Republikës së Shqipërisë.

    Prishtina zyrtare të mos vazhdojë të luajë lojën e saj të strucit, por ajo të ngrejë zërin, jo vetëm për vëllezërit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe për vëllezërit tanë në Sanxhak dhe për vëllezërit „muhaxhirë“ të Toplicës në Kosovë, të cilët duhet të rikëthehen në pronat dhe në trojet e tyre etnike në Krahinën e Toplicës, si dhe për të drejtat e mbi 200 shqiptarëve në Beograd , ndaj të cilëve Serbia, gjatë viteve 1998 -1999 dhe në vazhdimësi, ka ushtruar dhe po ushtron dhunë e represionin, si dhe asimilimin kolektiv të të gjithë shqiptarëve në Beograd, të cilët jo vetëm nuk konsiderohen minoritet, ashtu siç konsiderohen serbët në Kosovë, por iu mohohet edhe iu ndalohet edhe e drejta e tyre më elementare humanitare, që në familjet e tyre ta flasin gjuhën e tyre amëtare shqiptare.
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që shtrihet, jo vetëm në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale, por edhe në diasporën shqiptare, si dhe edhe në Beograd dhe në Athinë, gjithashtu PARALAJMRON, se durimit tonë po i vjen fundi, sepse ne nuk mundemi më të durojmë që edhe në Shek. XXI shqiptarët nën Serbi, nën Mal të Zi, nën IRJM dhe nën Greqi të konsiderohen s’i shalqinjë të fushave të bostanit, që sa herë sllavo-grekëve dhe aleatëve të tyre t’iu teket që t’i presin e t’i hajnë, siç kanë bërë edhe në të kalurën e largët dhe ate të afërt, si dhe siç po bëjnë edhe tani, të shkojnë edhe t’i hajnë kokat e shqiptarëve, apo edhe t'i varsin e t'i përdhunojnë shqiptarët tanë.
    FBKSH paralajmëron një luftë të re në Ballkan, nëse këtë Luftë të Tretë Ballkanike nuk e parandalon.....! Në emër të Këshillit të FBKSH të Kosovës Lindore:Prof. Kushtrim TOPLICA (d.v.)
    Topricë, 26 dhjetor 2008.
    http://fronti.blog.com/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Serbt si rrace dinake qe jane kane zgjedhur momentin met te pershtatshem per te vepruar duke shfrytezuae ne maksimum "boshllekun"e pushtetit ne USA .Ne te njejten kohe tatojne dhe komunitetin evropian e boteror me "hapa " te vogla.Po ashtu edhe popullaten shqiptare te lugines se Presheves.Ketu duhet te fokusohemi fare hapash do te bejne udheheqja e partive shqiptare te Lugines ,diplomacia e Shqiperise dhe Kosoves. Do te dine ta bejne publike ne per bote represionin dhe DYFTYRESINE SERBE ???

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anëtarësuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    A e kuptoni qe me fjale nuk bejme dot asgje pasi fjalet i merr era por te hidhemi ne sulm.Ne duhet te kuptojme se ne ska per te na mbrojtur njeri nqs nuk e mbrojme dot veten.Amerika do te na mbronte atehere kur ne ti dilnim vet vetes zot dhe jo ajo te beje rolin e bodigardit.Por qe ti kunderpergjigjemi duhet te kemi qeveri te fuqishme .Nderkohe qe qeveria shqiptare nuk po ben rolin e servilit por te nje shteti qe nuk ka lidhje me kete popullsi qe jeton ne kosove dhe serbi aq me pak ne trevat e tjera shqiptare.Pra e thene me fjale te tjera armikun vllezer e kemi brenda dhe jo jashte .''Duhet te presesh more komb shqiptar edhe 100vjet te tjera se nuk te mjaftuan tere keto dekada''

  9. #149
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Nese jeni gjalle ateher PSE nuk veproni ne kte kohe kur shqiptaret e mjere po vuajne me te madhe si ne ne Luginen e Presheves , Medvegjes dhe Bujanocit po ashtu edhe ne qe jetojme ne kte shtet te mjere (fyrom) ???


    Kjo do ishte pyetja ime qe do ju beja udheheqesve politik te FBKSH-s
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Nese jeni gjalle ateher PSE nuk veproni ne kte kohe kur shqiptaret e mjere po vuajne me te madhe si ne ne Luginen e Presheves , Medvegjes dhe Bujanocit po ashtu edhe ne qe jetojme ne kte shtet te mjere (fyrom) ???


    Kjo do ishte pyetja ime qe do ju beja udheheqesve politik te FBKSH-s
    pse ata jan hajgaregji e nuk e kan perime
    e hagareve e kopallave te tyre kaher u ka dal boja
    edhe me rizah halimin ishin tall pak
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •