Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Figurat kombëtare dhe miqtë tanë

    Me ler edhe pak o ATE !...
    -Nane Terezes-

    Nje femi i uritur po perqafohej me morden
    dhe syte e shpirtit i hapi e thirri oj Nane
    ti ja njome buzen dhe dhimbjen e tij ne ndienja e more
    dhe dy lote trishtimi ne faqet e tua te rreshkura rane !..

    Ti gjeje kohe te flisje me to
    si dhe me Zotin flisje
    iu mjekoje dhimbjen me dashurine e nanes se gjithe botshme
    dhe urine mundoheshe tiu mbyteshe !...

    Por nje dite Zoti te thirri e te mori ne Parajse
    per pak sa edhe Zotit desh i kundershtove
    i the me lere edhe pak o ATE
    te mjekoj shpirtrat e uritur te kesaj bote te lodhshme !...


    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

  2. #2
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Bjeshket fytyreqeshur po presin
    (mikut tim poet Kolec Traboini )


    Mergimi udhetonte në boten e shpreses

    udheve të Athines imazhi yt rend me një fryme

    i qete,por nganjëhere ca tallaze jete

    mundohen udhë të trishte te fryjnë !..



    Heej burre malsie qe bjeshkeve

    iu flet me gjuhen e maleve

    e si të shohin një here me perqafim shikimesh

    të marrin në preher dhe qajnë prej ndarjeve !..



    Tash sa shekuj jete ecen në ate rruge

    në një start te thjeshtë nisje por pa skaj

    të ftohtit e Bostonit zjarrit i fryjnë më shume

    merzija e trishtimi të lodhura u shkrijnë në vaj !..



    E prap ti rend me mergimin qe t'sheh i friksuar

    dhe Shqipnise i ban za nga Larg

    erdha ,po vij; jam biri juaj

    e bjeshket fytyreqeshura po t'presin tiu trokasesh në prag !..


    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kallmeti : 19-10-2007 më 00:16 Arsyeja: jo e qarte ne shkrim

  3. #3
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    DAVID E MOISI

    Mikut tim poet Ndoc Gjetja

    Heu Ndoc Gjetja, ku ka mbrrit burri
    me pa gjoksin lakuriq të një grekje të bukur
    si një skulpturë e Fidias- e vehtja me ju duk
    si me kene vetë lakuriq në mes njerëzve.

    Paj burri, kur nuk asht David lakuriq i Mikelanxhelos
    duhet me kenë Moisi i menduem
    tash kurrsesi nuk po di çka po ndodh me shqiptarin
    David pa kokrra e Moisi pa tru...

    Thonë, çdo gja për Davidin e kurrgja për Moisiun
    mjer mishi që s'ha mish thotë njeriu...
    si nuk u gjend një gjeth fiku a degë dafine
    me mbulue çka të lbyr sytë ne marramendje.

    Heu Ndoc Gjetja miku im në Athinë
    Evropa po të këndell gjoksjashtë kah vehtja
    ty tash po të zgjohen shtatëqind dreqen nën lekurë
    e je tuj e fut në shtrat si ta kishe grua.


    Kolec Traboini
    Athinë, 12 Qershor 1993
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kallmeti : 19-10-2007 më 00:32 Arsyeja: problem ne server

  4. #4
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Dhimbjen s'e mbajne dot ndienjat

    Dhimbjen s'e mbajne dot ndienjat
    -artistit Mark Lekunda

    Heej ju Bjeshket e Mirdites n'daloni buzqeshjen
    dhe ti shkoderloce ndaloje frymarrjen
    se lajmit i ka ngele lajmi ne fyt
    dhe s'po e nxierr fjalen !...


    E di se Bjeshket e Kurbneshit dot s'kane me durue
    e kane me u leshue ne kuje e vaje
    drejt Shkodres kane me u nis per me u ngushellue
    por Shkodra s'po i n'ndal dot per vete lotet e saje !..

    Hejj Mark Lekunda ti qe gjithe jeten mbodhe buzeqeshje
    dhe trishtimet e njerezve i vrave me shpirtin tan plot gaz
    zgjohu bre burre se shoket po lotojne ne heshtje
    vritju trishtimin e shpirtit plot maraz !...

    E di se kembet ti ka keputur vdekja
    dhe per Shqiperi shpirti tashte nise
    Lajmit i ka ngele lajmi ne fyt
    e thote:Ah sikur kjo te ishte nje anderr e trishte !...


    LEk Gjoka
    Tetor 2007

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    MBRETËRESHË TEUTA

    Buzëqeshjen e saj mbretërore
    E imiton qielli

    Hidhërimin e fisëm mbretëror
    Për gjymtyrët e prera të Ilirisë
    E imiton bubullima, vetëtima e thellësisë

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kallmet..

    poezi te bukura ke krijuar.. sidomos ajo per nan trezen e kjo per mark lekunden..

    te lumte penda..!

  7. #7
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Gjithashtu edhe une Brari ju falenderoj.
    Pas nje mungese te gjate(duke u marre me websitin e Lezhes dhe me toplisten me te madhe shqiptare ne yahoo MEMEDHEU si dhe me familjen qe eshte me kryesorja) kur ne forumin e letersise po fillonin te diskutonin mjaft njerez dhe poete por disa kishin zbritur nga marsi dhe kishin harruar se ishin ne toke dhe ne kufij te huaj vendosa te largohem megjithese shoh perseri marsiane qe ne vend te ujit pine benzine dhe fill pas saj sa per tu c'lodhur ndezin ngaj cigare!...Por le te vazhdojne vete koha do ti davarise rete .

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •