Tė gjithė nė rrezik shurdhimi, zhurmat dyfish mbi normalen
Mjekja ORL: Mė tė kėrcėnuar, punonjėsit e trafikut
Tirana ėshtė njė nga kryeqytetet me nivelin mė tė lartė tė ndotjes akustike. Nga matjet e deritanishme rezulton se kjo ndotje arrin deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme. Nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės.
"Fiks Fare", i shoqėruar nga specialistė tė Institutit tė Shėndetit Publik, me aparatura tė posaēme, bėri disa matje tė zhurmave nė rrugėt e kryeqytetit. Konstatuam se zhurmat e borive tė makinave dhe motorėve arrinin deri nė 100 dB. Kaq e madhe ėshtė zhurma nė kėto akse rrugore, saqė njerėzit e kanė shumė tė vėshtirė qė tė dėgjojnė edhe njėri-tjetrin kur bisedojnė. Nė sheshin "Skėnderbej", nė mes tė ditės ėshtė e pamundur tė qėndrosh pėr njė kohė tė gjatė, sepse rrezikon tė shurdhohesh. Vlerat e zhurmės arrijnė nė 71 decibel, ndėrsa te sheshi i "Ushtarit tė panjohur" ėshtė akoma mė keq, ato arrijnė vlerėn 73 dB. Po kaq tė zhurmshme janė kryqėzimet te "Vasil Shanto", "21 Dhjetori", "Farmacia 10", pėrballė Shkollės sė Bashkuar. Gjatė natės kėto vlera ulen, por nuk arrijnė nė nivelin e zhurmės qė mund tė durojė veshi i njeriut, pra 55 dB. Duke iu referuar njė monitorimi tė kryer nga ISHP nė tetė qytete tė Shqipėrisė, konstatohet se Tirana ėshtė qyteti me ndotje tė lartė akustike, me nivele qė arrijnė deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme dhe se nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės. Por dhe qyteti i Durrėsit klasifikohet nė monitorim si njė qytet i zhurmshėm, ku vlera mesatare e ndotjes akustike ditėn shkon nė 72 dB. Sipas kėtij studimi, faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ndotjes akustike janė: lėvizje parazitare, mungesa e parkimeve, lėvizja e automjeteve tė rėnda dhe mungesa e rrugėve dytėsore qė lehtėson qarkullimin e automjeteve. Por, edhe nė rast se njeriu mendon se do tė gjejė derman natėn, kur pushojnė zhurmat e makinat, gabohet rėndė. Atėherė kur pushojnė makinat, nė mesnatė, njė zhurmė po aq e madhe fillon nga pabet dhe lokalet e natės. "Fiks Fare" bėri njė vėzhgim pothuajse nė tė gjitha lokalet e natės nė kryeqytet. Zhurma qė gjetėm ishte e paparė. Nė ēdo lokal nate zhurmat e muzikės ishin mbi normėn e lejuar, e cila ėshtė 45 decibel brenda nė lokal dhe jashtė tij, normė kjo e pėrcaktuar nga BE. Nga njė kontroll qė kanė bėrė specialistėt e seksionit tė Fizikės Sanitare, vetėm dy lokale nate kanė rezultuar me nivelin e zhurmės brenda kufijve tė lejuar nga BE, por kjo nė ambientet jashtė, sepse nė burim vlera e zhurmės ėshtė gati dy herė mė e lartė nga sa duron veshi i njeriut. Ndėrsa nė nėntėmbėdhjetė lokalet e tjera vlera e zhurmės jashtė ambienteve ishte shumė mė e lartė se 45 dB, ndėrsa brenda akoma mė shumė. Mjekja ORL nė QSUT, Suela Sallavaci, shpjegon pėr "Fiks Fare" se "ėshtė llogaritur nga Institutet e Shėndetit Publik nė botė qė veshi i njeriut duron njė intensitet zhurme deri nė 55 db, nė mėnyrė qė tė mos i shkaktojė dėme nė dėgjim". Sipas mjekes, "kėto zhurma shkaktojnė probleme nė dėgjim, tė cilat pėr fat tė keq janė tė vonshme. Nuk shfaqen menjėherė. Ato qė ndihet menjėherė mund tė jetė stresi apo lodhja mendore, por njė ekspozim ndaj zhurmave tė vazhdueshme, veēanėrisht kur jemi nė intensitet tė lartė, bėn qė tė kemi njė ulje tė mprehtėsisė sė dėgjimit tė tingujve finė, pastaj deri te mosdėgjimi i fjalėve, pra nuk arrijmė tė kuptojmė fjalėt qė thuhen". Mjekja pohon se "sot mė tė rrezikuar janė punonjėsit e trafikut, tė cilėt kanė filluar tė vijnė nė dyert e klinikave me shqetėsimin sikur spo dėgjojmė mirė. Me shenjat e para tė humbjes sė dėgjimit janė shitėsit ambulantė dhe tė gjithė ne".
Problemet qė mund tė shfaqen nga zhurmat
Dėmtime me dėgjimin
Interferenca nė transmetimin e fjalėve
Probleme me gjumin
Shfaqje tė ankthit
Probleme me rrahjet e zemrės dhe presionin e gjakut
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt