
Postuar mė parė nga
RaPSouL
Edhe dicka tjeter reth Tiranes.
Prej disa ditėsh, kushdo nė Tiranė mund tė ketė parė dhjetėra policė tė qarkullimit, policė tė autopatrullės sė pėrgjithshme nė njė sulm masiv. Madje, nė kėtė llogore pritet tė lėshohen edhe policėt e Bashkisė. E gjitha kjo bėhet pėr tė disiplinuar trafi kun, pėr tė parandaluar aksidentet, tė cilat pėr hir tė sė vėrtetės, brenda kryeqytetit nuk janė nė numėr tė lartė. Ndėrsa dje, Drejtoria
e Policisė sė Tiranės, me anė tė njė njoftimi pėr shtyp, publikoi aksionin e policisė rrugore dhe autopatrullės nė lidhje me qarkullimin. Gjatė kontrolleve tė vazhdueshme tė ushtruara pėrgjatė ditės sė djeshme (e mėrkurė), nga specialistėt e Policisė Rrugore janė vendosur nė total 729 masa administrative dhe vetėm pėr qytetin e Tiranės, 706 tė tilla. Pjesa tjetėr pėr linjat. Deri kėtu tė gjithė jemi dakord. Policia ėshtė e predispozuar tė disiplinojė trafikun, nė fund tė fundit pėr atė punė ėshtė dhe paguhet, dhe nuk dua tė vė nė dyshim punėn e mirė tė saj. Madje, kjo ėshtė nė interes tė tė gjithėve.
Problemi qėndron gjetkė. Ēdonjėri qė ka makinė nė Tiranė, e ndjen shumė mungesėn e njė vendparkimi, me apo pa pagesė. Ēdonjėri qė do tė ndalojė pėr ndonjė punė, qoftė edhe dy minuta, nuk ka ku tė lėrė makinėn. Tė duash tė bėsh pazar nė Rrugėn e Durrėsit, te Myslym Shyri, nė Rrugėn e Kavajės, nė Bllok dhe pėrreth tij, apo edhe nė bulevardin kryesor tė kryeqytetit tonė PERENDIMOR, do ta konsiderosh veten me fat nėse gjen njė vend parkimi. E lehtė ėshtė tė thuhet, gjė qė ėshtė dėgjuar shumė herė, parkoni nė njė vend e mbaroni nė kėmbė punėt qe keni afėr. Por problemi ėshtė se nuk gjendet ai vend pėr tė parkuar dhe logjikisht, i takon qė makinėn, secili ta lėrė nė shtėpi. Tė ndalosh pėr blerė njė paketė, gjobitesh; tė ndalosh pėr njė kartė telefoni, sėrish gjobitesh; tė kesh fėmijėn nė makinė e ti plasė buza pėr njė pikė ujė (temperaturat janė ende tė larta), je i detyruar tė ndalosh e tia blesh dhe sėrish gjobitesh. Dhe mė e rėndomta; tė ndalosh te Ushtari i Panjohur pėr nevoja personale, pasi ėshtė i vetmi vend nė kryeqytetin tonė PERENDIMOR me banja publike, sėrish je i detyruar tė parkosh nė rresht pėr dy se ske vend tjetėr. Kjo ėshtė shkelje e rregullave tė qarkullimit dhe me tė drejtė, policia tė ndėshkon. Njėzet lekė i do ustai i banjės publike dhe njė mijė lek, mė e pakta, ėshtė gjoba qė hallexhiu me diarre gjen nė xhamin e pėrparmė tė makinės. Pra, njė e vajtur nė banjė kushton njė mijė e njėzet lekė. Mos u habisni, ky ėshtė qyteti ynė i dashur me emrin e madh Tiranė, ku shumė pak njerėz mund tė mendojnė vėrtet pėr hallet e banorėve tė tij. Ky popull qė ngre gishta e grushte sa herė ka mitingje apo fushata elektorale, kaq di. Spo kėrkon as drita e as ujė dhe as qė e merr mundimin tė protestojė ndonjėherė, po nuk pa ndonjė udhėheqės tė lartė si organizator. Por tė paktėn, njė copė tokė pėr tė parkuar njė automjet qė e ka blerė me djersė, mund tė ketė, pa shumė sakrifica.
Prej shumė vitesh kemi dėgjuar nėpėr fushata elektorale, sidomos pėr zgjedhjet e pushtetit vendor, se kryeqyteti ynė PERENDIMOR do tė bėhet me parkime tė nėndheshme, madje me disa tė tilla. Ėshtė dėgjuar se vendparkimet pėr makinat do tė zgjidhen njėherė e mirė. Ndoshta edhe me ndėrtesa tė lartė shumėkatėshe, tė ngritura pėr kėtė funksion. Realiteti tregon krejt tė kundėrtėn. Edhe plani francez i rregullimit tė Tiranės, i miratuar edhe nga KRRTRSH-ja i kishte tė planifikuara parkimet nėn tokė. Pėrpos kėsaj, premtime pėr zgjidhjen e vendparkimeve u bėnė edhe nė fushatėn pėr zgjedhjet e 18 shkurtit 2007. Tė dy kandidatėt i premtuan, njėri fitoi dhe me pak mund e djersė dhe me disa lekė taksapaguesish tiranas, mund tjua bėjė kėtė nder qytetarėve tė tij. Nė fund tė fundit, mban premtimin dhe nuk zhgėnjen ata qė e votuan.
Pra, Tirana, kryeqyteti jonė PERENDIMOR ėshtė pa parkime. E si tė mos mjaftonte kjo, disa tė pasur apo tė fortė qė kanė lokale, dyqane, kazino, mjafton tė vendosin 2 karrige nė anė tė rrugės dhe i dalin pėr zot njė pjese tė mirė tė atyre pak vendparkimeve. Askush nuk i ngacmon.
Tė gjithė ata qė dalin me makina nė mėngjes nga shtėpia, janė tė detyruar tė ndalojnė. Shumica, tė detyruar, parkojnė gabim. Nuk jam i mendimit qė ligji e kodi rrugor tė mos zbatohen. Por edhe vetė policėt, ma ha mendja qė duhet tė jenė paksa mė tolerantė. A janė kėta policė qė parkojnė edhe vet nė rresht pėr ty me makinat e shtetit? A janė kėta policė qė pasi mbarojnė 8-orėshin e shėrbimit janė si gjithė qytetarėt e tjerė tė Tiranės dhe i streson e stėrmundon gjetja e njė vendparkimi pėr automjetin e tyre? Nuk mund tė tolerohet askush qė ndalon e parkon gabim e ulet nė kafe. Nuk mund tė tolerohet askush qė parkon nė mes tė rrugės e takon nė anėn tjetėr tė trotuarin njė tė njohurėn e tij me shalė tė gjata. Por pėr njė ndalesė tė domosdoshme dhe shumė tė shkurtėr, ndoshta duhet ndihmuar paksa edhe nga policia, ky popull i stresuar, tė cilit i ka shkuar thika nė palcė, ky popull qė duhet tė nisė tė paguajė qė nė mėngjes; ujin pėr tė pirė e larė sytė, dritat, nė shumė raste me fatura aforfe, ēmimin marramendės tė karburantit, pėr tė cilin jam absolutisht i bindur qė abuzohet e askush nuk ndėrhyn (uroj qė tė jetė i gabuar mendimi im, qė aksionerėt nga politika nuk marrin masa pėr ta frenuar), bukėn qė arriti nė 80 lekė nė kryeqytet pėr 750 gramė e mė nė fund, gjobat e pafundme tė policisė rrugore. Dikush duhet ta ndihmojė kėtė popull tė stresuar nė kulm, qė vetėvritet, vetėvaret apo vetėdigjet nė mes tė Tiranės.
Krijoni Kontakt