Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tė gjithė nė rrezik shurdhimi, zhurmat dyfish mbi normalen

    Tė gjithė nė rrezik shurdhimi, zhurmat dyfish mbi normalen

    Mjekja ORL: Mė tė kėrcėnuar, punonjėsit e trafikut

    Tirana ėshtė njė nga kryeqytetet me nivelin mė tė lartė tė ndotjes akustike. Nga matjet e deritanishme rezulton se kjo ndotje arrin deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme. Nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės.

    "Fiks Fare", i shoqėruar nga specialistė tė Institutit tė Shėndetit Publik, me aparatura tė posaēme, bėri disa matje tė zhurmave nė rrugėt e kryeqytetit. Konstatuam se zhurmat e borive tė makinave dhe motorėve arrinin deri nė 100 dB. Kaq e madhe ėshtė zhurma nė kėto akse rrugore, saqė njerėzit e kanė shumė tė vėshtirė qė tė dėgjojnė edhe njėri-tjetrin kur bisedojnė. Nė sheshin "Skėnderbej", nė mes tė ditės ėshtė e pamundur tė qėndrosh pėr njė kohė tė gjatė, sepse rrezikon tė shurdhohesh. Vlerat e zhurmės arrijnė nė 71 decibel, ndėrsa te sheshi i "Ushtarit tė panjohur" ėshtė akoma mė keq, ato arrijnė vlerėn 73 dB. Po kaq tė zhurmshme janė kryqėzimet te "Vasil Shanto", "21 Dhjetori", "Farmacia 10", pėrballė Shkollės sė Bashkuar. Gjatė natės kėto vlera ulen, por nuk arrijnė nė nivelin e zhurmės qė mund tė durojė veshi i njeriut, pra 55 dB. Duke iu referuar njė monitorimi tė kryer nga ISHP nė tetė qytete tė Shqipėrisė, konstatohet se Tirana ėshtė qyteti me ndotje tė lartė akustike, me nivele qė arrijnė deri nė 74 dB (decibel) nė kryqėzime tė rėndėsishme dhe se nga kėto nivele janė prekur njė pjesė e rėndėsishme e popullatės. Por dhe qyteti i Durrėsit klasifikohet nė monitorim si njė qytet i zhurmshėm, ku vlera mesatare e ndotjes akustike ditėn shkon nė 72 dB. Sipas kėtij studimi, faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ndotjes akustike janė: lėvizje parazitare, mungesa e parkimeve, lėvizja e automjeteve tė rėnda dhe mungesa e rrugėve dytėsore qė lehtėson qarkullimin e automjeteve. Por, edhe nė rast se njeriu mendon se do tė gjejė derman natėn, kur pushojnė zhurmat e makinat, gabohet rėndė. Atėherė kur pushojnė makinat, nė mesnatė, njė zhurmė po aq e madhe fillon nga pabet dhe lokalet e natės. "Fiks Fare" bėri njė vėzhgim pothuajse nė tė gjitha lokalet e natės nė kryeqytet. Zhurma qė gjetėm ishte e paparė. Nė ēdo lokal nate zhurmat e muzikės ishin mbi normėn e lejuar, e cila ėshtė 45 decibel brenda nė lokal dhe jashtė tij, normė kjo e pėrcaktuar nga BE. Nga njė kontroll qė kanė bėrė specialistėt e seksionit tė Fizikės Sanitare, vetėm dy lokale nate kanė rezultuar me nivelin e zhurmės brenda kufijve tė lejuar nga BE, por kjo nė ambientet jashtė, sepse nė burim vlera e zhurmės ėshtė gati dy herė mė e lartė nga sa duron veshi i njeriut. Ndėrsa nė nėntėmbėdhjetė lokalet e tjera vlera e zhurmės jashtė ambienteve ishte shumė mė e lartė se 45 dB, ndėrsa brenda akoma mė shumė. Mjekja ORL nė QSUT, Suela Sallavaci, shpjegon pėr "Fiks Fare" se "ėshtė llogaritur nga Institutet e Shėndetit Publik nė botė qė veshi i njeriut duron njė intensitet zhurme deri nė 55 db, nė mėnyrė qė tė mos i shkaktojė dėme nė dėgjim". Sipas mjekes, "kėto zhurma shkaktojnė probleme nė dėgjim, tė cilat pėr fat tė keq janė tė vonshme. Nuk shfaqen menjėherė. Ato qė ndihet menjėherė mund tė jetė stresi apo lodhja mendore, por njė ekspozim ndaj zhurmave tė vazhdueshme, veēanėrisht kur jemi nė intensitet tė lartė, bėn qė tė kemi njė ulje tė mprehtėsisė sė dėgjimit tė tingujve finė, pastaj deri te mosdėgjimi i fjalėve, pra nuk arrijmė tė kuptojmė fjalėt qė thuhen". Mjekja pohon se "sot mė tė rrezikuar janė punonjėsit e trafikut, tė cilėt kanė filluar tė vijnė nė dyert e klinikave me shqetėsimin ‘sikur s‘po dėgjojmė mirė‘. Me shenjat e para tė humbjes sė dėgjimit janė shitėsit ambulantė dhe tė gjithė ne".



    Problemet qė mund tė shfaqen nga zhurmat

    Dėmtime me dėgjimin
    Interferenca nė transmetimin e fjalėve
    Probleme me gjumin
    Shfaqje tė ankthit
    Probleme me rrahjet e zemrės dhe presionin e gjakut

    Gazeta Shqip

  2. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qytetaret duhet te behen me kembengules ne kerkimin e sherbimeve per te cilat ata paguajne...Ne duhet te dalim te gjithe aty perpara bashkise e te kerkojme parate tona ose sherbimin, nuk jetohet me ne pluhur e plehra....

  3. #23
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Tirana eshte per nga siperfaqja nje qytet i vogel. Nga unaza e cdo pjese brenda unazes arrihet brenda pak minutave me kembe.

    E vetmja zgjidhje imediate per tiranen eshte futja e zonave te lejuara vetem per kalimtare.

    Keto zona per mendimin tim duhet te jene:

    Blloku; Bulevardi komplet; pjesa e unazes qe nga parlamenti deri tek ekspozita.; dhe natyrisht gjithe rruget e qendres brenda tyre.

    Keto rruge te kene nje sherbim shuttle ode nje tramvaj dhe asgje me shume.

    Kjo do te lironte goxha trafikun e tejrenduar te Tiranes pasi shume do te leviznin me kembe duke lene makinen ne shtepi.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Tirana eshte per nga siperfaqja nje qytet i vogel. Nga unaza e cdo pjese brenda unazes arrihet brenda pak minutave me kembe.

    E vetmja zgjidhje imediate per tiranen eshte futja e zonave te lejuara vetem per kalimtare.

    Keto zona per mendimin tim duhet te jene:

    Blloku; Bulevardi komplet; pjesa e unazes qe nga parlamenti deri tek ekspozita.; dhe natyrisht gjithe rruget e qendres brenda tyre.

    Keto rruge te kene nje sherbim shuttle ode nje tramvaj dhe asgje me shume.

    Kjo do te lironte goxha trafikun e tejrenduar te Tiranes pasi shume do te leviznin me kembe duke lene makinen ne shtepi.
    Se shpejti do hapim Metro(undergrund) por kam frike se pastaje edhe jeta do jete me e veshtire, do shofim endacake pa shtepi ne ēdo metro ku do gjejne strehim dimer e vere si ketu ne Paris.
    Kosmopolitizmi keshtu e ka, perpose jetes se hareshme nga nje kende tjeter vrejm edhe te pa priturat, varferi e mjerim zhurem e levizje te pa fundta.
    Tirana do behet metropol ore...te gjitha do grumbullohen aty te mirat e te kqijat.

  5. #25
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ceshtja eshte se ne tirane ( shqiperi) ke nje fenomen qe nuk gjendet ne metropolet e europes.

    TE gjithe dalin me makine per te shitur mend me 4-rrotakun e tyre!!!!


    Ndaj metroja do te perdoret nga ata qe perdorin tani autobuzin dhe kaq. Pra metroja nuk do zgjidhi asgje. Tirana do zona te ndaluara per makinat ne menyre ekstensive. Ne kete menyre interesi per te udhetuar me makine brenda qytetit do te bier ne menyre masive
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    pa energji elektrike s'ka perparim.
    Po te kishte elektricitet te mjaftushem me se miri do ishte per kete qytet tramvaji qe nuke ndyt ajrin fare !
    Mirepo edhe ndaje zhurmes duhet luftohet ne Tirane, njerzit leshojne muzike si ne shpi po edhe ne vetura pa mase fare... si me qene ne indi....duhet ligje qe pas ores 22:O1 minut te denohen ata qe nuk mbajne qetesine, si kendeje, menjehere vjen policia....
    per kete juve iu duhen keshilltare te mire nga jashte, se mire e keni tfillue por duhet thene disa gjerave stop !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 22-10-2007 mė 16:48

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-10-2007
    Postime
    6
    Shqiperia Zdo Te Behet Kurre ,pa Uje ,pa Drita,pa Mentalitet Politik,me Nje Rini Pa Identitet,me Politikan Hajduta,me Njerez Te Varfer Por Edhe Injorant Sepse Nuk Dine Cfare Te Kerkojne ,por Edhe Me Njerez Qe Kane Dy Lek Por Qe Zdine Ti Gezojne.nje Here Ne Nje Udhetim Me Avion Kam Lexuar Ne Nje Reviste Nje Shprehje Qe Me Eshte Ngulitur Ne Mendje ,ajo Thote,heren E Pare Kur Te Genjejne Faji Eshte I Atij Qe E Thote Heren E Dyte Kur Ti E Degjon Faji Eshte I Yti Qe E Degjon...................................

  8. #28
    Citim Postuar mė parė nga ela07 Lexo Postimin
    Shqiperia Zdo Te Behet Kurre ,pa Uje ,pa Drita,pa Mentalitet Politik,me Nje Rini Pa Identitet,me Politikan Hajduta,me Njerez Te Varfer Por Edhe Injorant Sepse Nuk Dine Cfare Te Kerkojne ,por Edhe Me Njerez Qe Kane Dy Lek Por Qe Zdine Ti Gezojne.nje Here Ne Nje Udhetim Me Avion Kam Lexuar Ne Nje Reviste Nje Shprehje Qe Me Eshte Ngulitur Ne Mendje ,ajo Thote,heren E Pare Kur Te Genjejne Faji Eshte I Atij Qe E Thote Heren E Dyte Kur Ti E Degjon Faji Eshte I Yti Qe E Degjon...................................

    Shume..... shume, por vertete shume pesimist ky shkrimi yt me lart. Mos e merr per ofendim, por do te doja ti shtoja dicka te vertete pesimizmit tend te gabuar. Shqiperia nuk ndihmohet me shkrime te tilla si ky me lart, ku eshte e veshtire te dallohet ku fillon njera fjali dhe ku mbaron tjetra (arsyet uroj ti kuptosh pse). Shqiperia kerkon zgjidhje, alternativa, vizione, objektiva dhe ne fund mendime per cfare strategjie duhet ndjekur per ti arritur te parat. Realitetin aty e dime te gjithe dhe s'ka nevoje per tu nxirre me shume nga c'eshte. Prandaj secili ben mire te perqendroje mendimet e tij ne rrugezgjidhjet e problemeve dhe jo ne vezhgimin dhe komentimin e tyre sipas vaktit.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •