Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731

    Per studentet shqiptare,diplomat perndimore nje luks qe nuk hyjne ne pune?

    Per studentet qe studiojne jashte vendin ,Diplomat perėndimore, luks qė nuk hyjne nė punė


    "Ėshtė duke u punuar pėr ngritjen e njė qendre, e cila do tė bėjė krahasimin midis diplomave tė huaja dhe atyre shqiptare. Nė fillim krahasohen programet dhe lėndėt e degėve analoge dhe mė pas bėhet ekuivalentimi i tyre me disa provime shtesė"

    Rrugė e vėshtirė pėr tė diplomuarit jashtė vendit, por akomė mė e vėshtirė bėhet kjo kur kthehesh pėr t'u punėsuar nė atdhe. Diplomat qė tė rinjtė shqiptarė kanė marrė nė vendet perėndimore nuk pijnė ujė nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim studentėve u duhet qė tė japin edhe disa provime tė tjera, nė mėnyrė qė t'u njihet diploma nga ana e Ministrisė sė Arsimit. Specialistėt e MASH-it, shpjegojnė se qindra diploma qė studentėt kanė fituar nė vendet perėndimore mund tė gjesh punė me vėshtirėsi, me pėrjashtim tė vendeve me tė cilat shteti ynė ka njė marrėveshje dypalėshe. Pėr kėtė qėllim nė dikasterin e edukimit, ėshtė duke u ngritur njė sektor i veēantė, nė tė cilin do tė bėhet krahasimi i diplomave tė huaja me ato shqiptare. Studentėve u duhet qė tė prenotojnė ditė tė tėra takime, pėr tė marrė shpjegime nė lidhje me zgjidhjen e kėtij problemi. "Mendova se nėse do tė studioja nė vendet fqinje diploma ime do tė ishte e njehsuar, por mė duhet qė tė jap edhe njė dorė tė mirė me provime, nė mėnyrė qė tė zė njė vend pune nė Shqipėri",-tregon Dritan Shepula nga Pėrmeti, i cili ka pėrfunduar studimet e larta nė Greqi. Ashtu si i riu nga Pėrmeti nė derėn e Ministrisė sė Arsimit trokasin dhjetėra tė rinj, tė cilėt kėrkojnė njehsimin e diplomės. Specialisti i arsimit tė lartė Valer Peshkopia shpjegon: "Tė rinjtė qė kanė pėrfunduar studimet jashtė, duhet tė bėjnė krahasimin e disa lėndėve qė kanė dhėnė jashtė vendit me ato qė bėhen nė fakultetet analoge kėtu nė Shqipėri. Pasi tė japin disa provimet qė nuk i kanė dhėnė nė vendet nga ku kanė janė diplomuar, atėherė mund tė nisin punė nė ēdo vend". Kjo praktikė sipas specialistėve tė MASH-it, ėshtė e pranueshme nė tė gjitha vendet e Evropės, me pėrjashtim tė vendeve anėtare nė BE. Ndėrkohė qė i ri tjetėr nga Jugu, Sajmir Vaso shpjegon se duhet qė tė japė disa lėndė tė tjera tė cilat janė specifike vetėm pėr vendin tonė, si ėshtė kushtetuta dhe e drejta publike. "Ėshtė duke u punuar pėr ngritjen e njė qendre e cila do tė bėjė krahasimin midis diplomave tė huaja dhe atyre shqiptare. Nė fillim krahasohen programet dhe lėndėt e degėve analoge dhe mė pas bėhet ekuivalentimi i tyre me disa provime shtetsė. Pėr momentin po pėrzgjidhen specialistėt mė tė mirė tė arsimit dhe pritet qė kjo qendėr tė fillojė nga puna",-shpjegon Peshkopia. Ndėrkohė tė rinjve tė diplomuar jashtė u duhet qė tė paraqesin kėrkesėn me shkrim nė dikasterin e edukimit, deri nė funksionimin e plotė tė kėsaj qendre, e cila mban peng punėsimin e tė rinjve tė diplomuar jashtė vendit. Ndėrkohė qė specialistėt e sektorit tė marrėdhėnieve me jashtė nė MASH, shpjegojnė se diplomat qė njihen nga shteti shqiptar janė vetėm ato me tė cilat vendi ynė ka nėnshkruar marrėveshje dypalėshe. Nė kėtė listė sipas specialistes bėjnė pjesė vende tė tilla si : Rumania, Rusia, etj. Nė tė njėjtėn kohė, ky problem nuk ėshtė vetėm me studentėt qė diplomohen jashtė vendit, por edhe me ata qė diplomohen nė universitetet shqiptare dhe duan tė punėsohen ose studiojnė nė Perėndim. Specialistėt e MASH-it shpjegojnė se rreth 70 pėr qind e programit shqiptar universitar ėshtė i njėjtė me atė tė vendeve tė tjera europiane.
    A eshte e drejte kjo apo jo?
    Ju lutem te gjitheve te japin mendimet e tyre perkatese per kete teme serioze qe na shqeteson te gjitheve
    Faliminderit per mirkuptimin Letersia 76
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    dmth ta harroj une ate kthimin ne shqiperi perderisa mua diplloma sme ha buke ne shqiperi?

    eh do thonit juve "merr ca provime deh ta balancojne"
    po e keqja e punes eshte se ketu ne usa shkolla qe bejme seshte njesoj me ate ne shqiperi dhe un e shkreta do ngelja akoma pa hyre ne provim.


    pah ca taksirati
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    ske cfare ti besh eshte vere vendim nga qeveria shqiptare!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    Crazy Pogradecare Maska e Vicky11
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    BOSTON USA
    Postime
    83
    Mua me duket shume e padrejte, ne sakrifikojme qe te vijme jashte shtetit , te bejme mesimet ne gjuhe te huaj, te marrim dhe nje dipllome te huaj se mendonim se do na sillte me shume lehtesime, ata tani na dashkan dhe ca provime te tjera ne Shqiperi. Dega ime eshte per Shkencat politike dhe ligjet dhe shumicen e kurseve i kam mare per international politics se doja qe kur te kthehesha ne Alb te kisha idene se c'beheshe, po tani po e heq fare nga mendja. Une do shkoj dhe per specializim mbas universitetit dhe do mbaroj shkollen kur te jem nja 25-26, skam ndermend te shkoj ne Alb te jap dhe ca provime te tjera, do na ike jeta shkolle. Po nejse, ka Amerika pune dhe per ne ketu, c'te besh tani kur ste pranojne ne vendin tend.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    11
    Para disa ditesh me nje shoqe po diskutonim mbi Ataturkun dhe Mehmet Akif Ersoyin ,dy nga figurat qe tashme jane shendrruar ne idhuj per popullin turk.Nderkohe qe une po u mburrja se jane shqipetare ajo me tha se nuk jane shqipetare pasi ata s'kane bere asgje per shqiperine.kjo me beri te mendohem dhe ti jap te drejte ne heshtje.Tani po u jap te drejte atyre qe s kane bere gje per memedheun, pasi dhe sot e kesaj dite qe shenon viti 2002 ne studentet qe mbarojme shkollen jasht shtetit nuk kemi vend ne shqiperi. Nuk e kuptoj se ēfare krahasimi ben qeveria shqipetare midis dipllomave nderkohe qe programi i shkollave ne shqiperi eshte per ibret te zotit.programi i punes sociale ne shqiperi eshte si ky programi qe kam bere un ne gjimnaz ketu.nxenesve te mjekesise shqiptare u kalon jeta duke u shkuar pas profesorave neper spital pasi profesori ka pacientet e vet dhe nuk ka shume kohe qe tu ndaje nxenesve.Eshte e drejte kjo qe te harxhosh vitet me te bukura te jetes larg familjes me shprese se nje dite do kthehesh ne vendlindje per ti sherbyer asaj dhe te ngelesh me gisht ne goje, vetem pse ke marre nje shkollim shume here me te mire se ata qe jane ne shqiperi?Ky qenka shperblimi i gjith ketyre viteve?po nuk pati shqiperia vend pe ne kane shtetet qe po na edukojne.dhe presim ne te rregullohet shqiperia qe te behet shqiperia si gjith europa..jemi ca enderrimtare ne shqiptaret.kujtoja se nuk kishte njerez me enderrimtere se turqit por paskam gabuar se ne qenkemi me keq se ata.Diplloma qe do marrim ketu eshte e vetmja gje qe i besonim per te punuar ne shqiperi pasi jemi aq larg shqiperise sa i kemi humbur lidhjet e vjetra dhe mundesite per te pasur 'MIQ' qe te siguronim nje vend pune gje qe besoj se e meritojme.Nuk kam nder mend te kthehem ne shqiperi per te dhene provime qe te arrij nivelin (?) e universiteteve shqiptare.mendoj se qeveria sa rri e merret me dipllomat tona me mire te shtoje nje lende te re ne gjimnaze dhe ne universitete; Edukata Shoqerore pasi shumica e te ashtuquajturve intelektuale nuk dine akoma si te sillen me njerzit.Eshte e hidhur por e vertete Sorry...
    Kjo bote e shpifur , o prapesi , o dreq , qe un paskam lindur te te ndreq

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Siara
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Postime
    64
    Pershendejtje Letersia 76 te falenderoj per temen interesante qe ke hapur.
    Faktikisht kur lexova kete teme vertet u habita pasi nuk e kisha degjuar qe ministria e arsimit ne Shqiperi paska marre kete vendim. Eshte vertet per te qeshur dhe per te qare kur thote populli. Bashkohem me mendimin tuaj dhe them qe kjo eshte e padrejte. Ndoshta ne nje te ardhme kur sistemi univeristar ne shqiperi te marre nje imazh te ri dhe te jete i denje per tu barazuar ne te gjitha parametrat e tij me universitetet e tjera ne bote, atehere po mund te justifikohet ky veprim, por ne nje kohe qe ne Shqiperi universiteti eshte bere si shkolle e mesme, ku mbizoteron fjala "para" dhe nuk po ngel njeri pa u futur, ku niveli le shume per te deshiruar si nga ana e studenteve ashtu edhe nga e pedagogeve, ku po merren diplomat si ti duan dhe kur ti duan, kjo eshte qesharake. Eshte paradoksal dhe fakti qe MASH njihka diplomat e vendeve te lindjes dhe jo ato te perendimit, pra hedh poshte diploma te Sorbones, Oxfordit etj dhe pranon ato te universiteteve qe as i kemi degjuar emrin dhe pse, per hir te nje marreveshje qe mua me duket absurde dhe nuk e kuptoj se ku mund te bazohet. Po me sa duket po merr dhe Arsimi shqiptar diēka nga ai perendimor, ja po ben njehesime te tilla qe i bejne universitetet perendimore... lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Siara : 18-12-2002 mė 12:23
    Ai qe sheh me syrin e te mires edhe kur mendon, mendon mire. Ai qe mendon mire arrin te gjeje kuptimin e kesaj jete dhe ta shijoje ate.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    11
    Qeveria Shqiptare njeh dipllomat e Lindjes pasi nuk e mohon dot origjinen e saj.Qeveria jone ka qene komuniste dhe do vazhdoje te mbetet e tille edhe pse ndryshon emrin.mjere ne thuaj
    Kjo bote e shpifur , o prapesi , o dreq , qe un paskam lindur te te ndreq

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    11
    Dhe diēka a ekziston nje mundesi per te ndryshuar kete te vertete hidhur?
    Kjo bote e shpifur , o prapesi , o dreq , qe un paskam lindur te te ndreq

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Shume gjera i prisja nga Shqiperia apo qeveria shqiptare por qe te arrinte deri ketu sa te mos njohe diplomat e studenteve qe studjone jashte shtetit nuk e prisja.Dmth. me kete hap qe ndermerr ministria e arsimit eshte njesoj sikur tu thote studenteve qe studjojne jashte : te nderuar studente je qe fituat nje kulture perndimore dhe keni ne duar diplomat e universiteteve me prestigjoze harrojeni Shqiperine!!!Medoemos nuk kemi vend ne Shqiperi ne pasi atje eshte vendi i hajduteve dhe te korruptuarve...Pastaj me thoni ju sa politikane apo qeveritare shqiptare kane diploma perndimore?Mund te them se numerohen me gishtat e njeres dore .Te gjithe kane mbaruar ne Shqiperi dhe duan apo s'duan jane brumosur me ide komuniste.Nejse pak rendesi ka une e dija cfare dreq vendi ishte Shqiperia dhe nuk kisha me shume qejf te kthehesha por tani qe mesova dhe kete te re apo pengese qe na ben atdheu nuk po kthehem.Me vjen per te qeshur se shqiptaret apo qeveritaret e atjeshem jane :edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete.Krahasohen universitetet perndimore me ato te Shqiperise?! Kurre!Nejse kjo tregon qe Shqiperia apo qeveritareve te atjeshem nuk u intereson kthimi i jone per shkak se duan te qeverisin injorantet dhe te paaftet!Se ata e dine qe po u kthyem ne do te thote fundi i tyre!Ne per ata perbejme rrezik!Nje gje nuk kuptoj apo kam te paqarte...Me sa di une shme prej qeveritareve apo politikaneve te atjeshem i kane derguar femijet e tyre per studime jashte shtetit, po me ata cfare behet?Apo vetem ata do kthehen qe te zene vendet e prinderve te tyre ne te ardhmen?
    Me vjen keq se e vetmja shprese per zhvillimin e Shqiperise ishin studentet qe studiojne jashte se u pelqen apo jo atyre ne Shqiperi ne nuk krahasohemi me studentet ne Shqiperi jemi shume me larte se ata pasi ketu tek ne nuk njihen praktikat shqiptare qe te gjithe i njohim mire.Por me sa shof shteti i jone po na i mbyll te gjitha rruget e kthimit.Duket Shqiperia nuk ka nevoje per njerez te zote dhe inteligjente por per hajdute injorante dhe te paafte!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #10
    roni Maska e alxhedi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    ku s'ndodhem thuaj
    Postime
    16
    pershendetje te gjitheve!

    me vjen keq qe degjoje nje lajm te tille, mgjth ne vendin tone gjithcka eshte e mundur.....!

    po ju mos u hidheroni aq shume se nese shqiperia do te shkoj drejt zhvillimit atehere i duhet te shkembej korporatat shteterore ne private dhe atehere shikohet vlera e diplomes.

    nese njeriu nuk enderron atehere humbet shpresen.

    dicka me beri pershtypje, ne pergjigjen nga athina, mos bej krahasime, dhe mos i bjere kraharorit se je duke studjuar jashte shtetit nuk do te thote qe je gjeni, dhe studentat e shqiperise qenkerkan kurrekundi!!! perkundrazi.

    fati deshi qe ne te shkojme jashte shteti ne nje menyre apo nje tjeter te stujojme ne universitete e botes, ka djem dhe vazja shume te talentuar ne shqiperi, por qe nga pamundesia kryesishte financiare jane aty.
    kjo nuk u humbet vlerat atyre.

    sa per info, ne univeriste angleze dhe ne top 5 ne klasifikim, jane pedagoge shqiptare, te cilet kane dale nga bangat e fakultetetve shqiptare.

    korrupsioni mik ka shkaterruar rrenjet, dhe ne akoma enderrojme te gjejme nje kure per ti kuruar gjethet!!!!

    gjithe te mirat dhe suksese ne provime
    me respekt
    alxhedi.


    ps;nese pyet studentat qe kane ardhur me burese shteti ne angli, 99% e tyre as qe u shkon ndermend te kthehen, dhe ky eshte fakt.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •