Per studentet qe studiojne jashte vendin ,Diplomat perėndimore, luks qė nuk hyjne nė punė
"Ėshtė duke u punuar pėr ngritjen e njė qendre, e cila do tė bėjė krahasimin midis diplomave tė huaja dhe atyre shqiptare. Nė fillim krahasohen programet dhe lėndėt e degėve analoge dhe mė pas bėhet ekuivalentimi i tyre me disa provime shtesė"
Rrugė e vėshtirė pėr tė diplomuarit jashtė vendit, por akomė mė e vėshtirė bėhet kjo kur kthehesh pėr t'u punėsuar nė atdhe. Diplomat qė tė rinjtė shqiptarė kanė marrė nė vendet perėndimore nuk pijnė ujė nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim studentėve u duhet qė tė japin edhe disa provime tė tjera, nė mėnyrė qė t'u njihet diploma nga ana e Ministrisė sė Arsimit. Specialistėt e MASH-it, shpjegojnė se qindra diploma qė studentėt kanė fituar nė vendet perėndimore mund tė gjesh punė me vėshtirėsi, me pėrjashtim tė vendeve me tė cilat shteti ynė ka njė marrėveshje dypalėshe. Pėr kėtė qėllim nė dikasterin e edukimit, ėshtė duke u ngritur njė sektor i veēantė, nė tė cilin do tė bėhet krahasimi i diplomave tė huaja me ato shqiptare. Studentėve u duhet qė tė prenotojnė ditė tė tėra takime, pėr tė marrė shpjegime nė lidhje me zgjidhjen e kėtij problemi. "Mendova se nėse do tė studioja nė vendet fqinje diploma ime do tė ishte e njehsuar, por mė duhet qė tė jap edhe njė dorė tė mirė me provime, nė mėnyrė qė tė zė njė vend pune nė Shqipėri",-tregon Dritan Shepula nga Pėrmeti, i cili ka pėrfunduar studimet e larta nė Greqi. Ashtu si i riu nga Pėrmeti nė derėn e Ministrisė sė Arsimit trokasin dhjetėra tė rinj, tė cilėt kėrkojnė njehsimin e diplomės. Specialisti i arsimit tė lartė Valer Peshkopia shpjegon: "Tė rinjtė qė kanė pėrfunduar studimet jashtė, duhet tė bėjnė krahasimin e disa lėndėve qė kanė dhėnė jashtė vendit me ato qė bėhen nė fakultetet analoge kėtu nė Shqipėri. Pasi tė japin disa provimet qė nuk i kanė dhėnė nė vendet nga ku kanė janė diplomuar, atėherė mund tė nisin punė nė ēdo vend". Kjo praktikė sipas specialistėve tė MASH-it, ėshtė e pranueshme nė tė gjitha vendet e Evropės, me pėrjashtim tė vendeve anėtare nė BE. Ndėrkohė qė i ri tjetėr nga Jugu, Sajmir Vaso shpjegon se duhet qė tė japė disa lėndė tė tjera tė cilat janė specifike vetėm pėr vendin tonė, si ėshtė kushtetuta dhe e drejta publike. "Ėshtė duke u punuar pėr ngritjen e njė qendre e cila do tė bėjė krahasimin midis diplomave tė huaja dhe atyre shqiptare. Nė fillim krahasohen programet dhe lėndėt e degėve analoge dhe mė pas bėhet ekuivalentimi i tyre me disa provime shtetsė. Pėr momentin po pėrzgjidhen specialistėt mė tė mirė tė arsimit dhe pritet qė kjo qendėr tė fillojė nga puna",-shpjegon Peshkopia. Ndėrkohė tė rinjve tė diplomuar jashtė u duhet qė tė paraqesin kėrkesėn me shkrim nė dikasterin e edukimit, deri nė funksionimin e plotė tė kėsaj qendre, e cila mban peng punėsimin e tė rinjve tė diplomuar jashtė vendit. Ndėrkohė qė specialistėt e sektorit tė marrėdhėnieve me jashtė nė MASH, shpjegojnė se diplomat qė njihen nga shteti shqiptar janė vetėm ato me tė cilat vendi ynė ka nėnshkruar marrėveshje dypalėshe. Nė kėtė listė sipas specialistes bėjnė pjesė vende tė tilla si : Rumania, Rusia, etj. Nė tė njėjtėn kohė, ky problem nuk ėshtė vetėm me studentėt qė diplomohen jashtė vendit, por edhe me ata qė diplomohen nė universitetet shqiptare dhe duan tė punėsohen ose studiojnė nė Perėndim. Specialistėt e MASH-it shpjegojnė se rreth 70 pėr qind e programit shqiptar universitar ėshtė i njėjtė me atė tė vendeve tė tjera europiane.
A eshte e drejte kjo apo jo?
Ju lutem te gjitheve te japin mendimet e tyre perkatese per kete teme serioze qe na shqeteson te gjitheve
Faliminderit per mirkuptimin Letersia 76
Krijoni Kontakt