Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Ne rradhe te pare, me vjen shume keq qe shpesh kur bie fjala per “te fameshmen” dhe shume fatkeqe, Assise-Ferrara-Firence, ta quash Kshill o Koncil me duket nje çik si e tepruar ose e ekzagjeruar…
    Do t’ju beja pak histori, ma beni kabull, per per mendimin tim, duhet pasi kjo fjale ( koncil), eshte e tepruar. Ne Assise-Ferrara-Firence, merrnin pjese perveç perandorit Joan edhe nje kortezh peshkopesh dhe metropolitesh te cilet nuk gezonin te drejten e votes, por ishin derguar thjesht si vezhgues ne kembe te patrikeve, pra pa efekt plenipotenciar, te udhehequr nga patriarca Josif.
    Perandori nderhynte shume rrept ne diskutimet qe u bene, duke shmangur dhe mos lejuar peshkopet te rrihnin çeshtjet me kryesore. Patriku vdiq para qe te firmaste, duke lene nje doreshkrim mbi besimin, ku dyshohet te jete manipuluar “korrigjuar” me stesa, jo prej dores se tij…
    Firmosen peshkopet e tjere te nenshtruar, si rezultat i kercenimeve dhe presioneve perandorake.
    I vetmi qe i’u kundervu ne moment, ishte Sh. Marko Evgjeniu, metropoliti i Efesit, i cili u be protagonist i nje debiti me nje teolog latin domenikan.
    Sa per spontanitetin e ketij bashkimi, mjaftojme te kujtojme faktin qe as nje nga peshkopet ortodoks nuk pranzi te celebroi bashke me ata katolike-latine, vetem 3 (tre) me numer ishin te pranishem por jo per te bashkecelebruar…
    Po enjejta gje ndodhi edhe pas kthimit te tyre, kur si etape te pare qendruan ne Venedik, me kerkesen e Doxhes i cili deshironte te ishte present ne nje Liturgji “greke”,asnje nga ata peshkope nuk pranoi dhe pas shume ezitimesh, nje metropolit celebroi Liturgjine e Sh. Markut, por pa permendur papen dhe pa shtuar “filioque”, ne Besoren!
    Nje “uniat” i kohes Dukas, thote ne emer te peshkopeve ne Assise me 1439, “ Kemi shitur besimin tone si shurdh-memezer te paaresyeshem, duke tradhetuar Sakrificen e Vertete…”.
    Pas kthimit populli i pyeti peshkopet po perse e bete kete? – “ prej frikes se frankeve”- ish pergjigja,
    atehere populli pyeti nese pesuan violence…”jo”- pergjigja,
    Populli, “ po atehere, çfare ndodhi? – Pergjigja, “ dora e djathte qe nenshkroi, te ne pritetet, dhe gjuha qe pranoi, te na keputet…”
    Ne Baziliken e Sh. Sofiste me 12 Dhjetor 1452, 13 vjet pas Ass-Ferr-Fir, ne mungesen e patriarkes dhe ne prezencen e pothaj asnje besimtari, u be bashkimi…
    Ata pak fisnike (arkonte) prezent u betuan por…, me kusht qe kur te kalonte rreziku turk, do te rimblidheshin duke rishikuar kete “betim”, dhe ne rast se do te kishte diçka jokorrekte, te beheshin ndryshime dhe ti jipnin nje forme te re…, - Po s’ishte kjo politike…
    Dhe kjo tregon natyren e Assise-Ferrara-Firence…
    Te nderuar, mos marroni kurre, qe ne Ferrara-Firence, humben çezaro-papistet ( megjithe firmat ), Kisha mbajti lart impenjimin te perhape Besimin e Vertete!!!
    Nuk gaboi Kisha, por njerezit, nga aresye njerezore-historike…!!!
    Pra nuk mund te merret si shembull.
    Po me “shpikjet” e papeve, si psh. immacolata concezione… etj, - duhet ndoshta te mendojme qe Kisha kishte mbetur ne gabim per 19 shekuj, dhe keshtu kjo “ e vertete “ na qenkesh çliruar nga Papa???’
    Si basimtare i thjeshte, jam i bindur, QE KISHA NUK MUND TE GABOJE, persa Ajo te dirigjohet nga Shpirti I Shenjte dhe nga FJALA E PERENDISE…!!!

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Niko Arbereshi,

    une desha te kap tek ty vetem paragrafin e fundit, kur flet per Imakulata Konceptionin, se per historine e Florence-Ferraras sia vlen te flitet ne kete forum jo kompentent.

    Ti thua se Imakulacioni (Panjollshmeria) Marise qenka shpikje e Papes.

    Pikerisht nje pohim i tille vjen nga doza te medha indoktrinimi politiko-fetar (greko-mesjetar) pa perdorur arsyen e ftohte. Eshte njelloj sikur te thote ndonje katolik qe doktrina e energjive te pakrijuara eshte krijese e kishes konstantinopolitane te shek.14, kur u sanksionua me sinod.

    Aty ku bashkohemi ortodoks e katolike eshte se Maria eshte e Panjolle, apo e Paperlyera apo e Pacenuara sic njihet ne terminologjine ortodokse.

    Nqs nder ortodokse kjo panjollshmeri zakonisht i eshte atribuar qe nga momenti i ungjillezimit, nder katolike shihet qe nga momenti i mbarsjes se Marise ne barkun e te emes, Ana. Esenca pra eshte e njejte, te dyja kishat besojne ne panjollshmerine e Marise, ndersa momenti eshte ceshtje traditash, por qe nuk rrezikon thelbin, qe Maria eshte e Panjolle.

  3. #33
    Une di qe ky “mesim” i ri , gje jo e rralle ner katoliket-romane, mbi kete argument, nuk eshte i bazar as ne Ungjijte as ne dekretet e 7 Koncileve Ekumenike dhe as ne veprat e Eterve te Shenjte.


    Niko Arbereshi,

    une desha te kap tek ty vetem paragrafin e fundit, kur flet per Imakulata Konceptionin, se per historine e Florence-Ferraras sia vlen te flitet ne kete forum jo kompentent.


    Te lutem, une nuk tu drejtova me tsiranimes por seminarist… ska gajle, te kerkoj nje ndihme nese mundesh…, ku te gjej nje forum competent, por ne shqip?
    Persa i takon debatit tone, atehere edhe purgatorin,kungimin,pagezimin,kreshmimin..., dhe mund te te rradhis 100 ndryshime rrenjesore qe kane bere te lartpermendurit, po po nje qind ndryshime rrenjesore, atehere automatikisht edhe pse tardive Kisha jone i njeh si te verteta???- Po ku eshte afere ndryshimi, qenkemi njelloje, kot llomotisim ketu!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Aty ku bashkohemi ortodoks e katolike eshte se Maria eshte e Panjolle, apo e Paperlyera apo e Pacenuara sic njihet ne terminologjine ortodokse.

    Nqs nder ortodokse kjo panjollshmeri zakonisht i eshte atribuar qe nga momenti i ungjillezimit, nder katolike shihet qe nga momenti i mbarsjes se Marise ne barkun e te emes, Ana. Esenca pra eshte e njejte, te dyja kishat besojne ne panjollshmerine e Marise, ndersa momenti eshte ceshtje traditash, por qe nuk rrezikon thelbin, qe Maria eshte e Panjolle.
    besoj se po e nenvlehteson kete ndryshim. nuk ka te bej dhe aq shume me traditat. fakti qe katoliket insistojne se maria ka qene e panjolle qe ne mbarsje ka te beje me besimin ne fajin paresor.

    nuk e di mbase e kam kuptuar gabim, po ortodoksit nuk besojne ne fajin paresor kshuqe nuk kane pse tja atribojne panjollshmerine qe ne krijimin e saj (sepse fundja te gjithe jemi te panjolle ne ate faze).

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    besoj se po e nenvlehteson kete ndryshim. nuk ka te bej dhe aq shume me traditat. fakti qe katoliket insistojne se maria ka qene e panjolle qe ne mbarsje ka te beje me besimin ne fajin paresor.

    nuk e di mbase e kam kuptuar gabim, po ortodoksit nuk besojne ne fajin paresor kshuqe nuk kane pse tja atribojne panjollshmerine qe ne krijimin e saj (sepse fundja te gjithe jemi te panjolle ne ate faze).
    Zoti erdhi qe te na shpetoje prej djallit,nga mekati dhe nga vdekja, sipas eterve te shenjte. Tani po ti hedhim nje sy katekizmit te kishes perendimore, i cili mbeshtet ne theniet e Agustinit te Ipones dhe koncilit te Trentos, nderron nocionin e shpetimit duke ndryshuar nocionin e mekatit.
    Shih shkrimet e Agustinit te Ipones, “Dhurata e qendrueshmerise, Predestinimi i te shenjteve, Te korigjimit dhe dhurates Hyjnore…,nga keto shkrime vjen edhe definizioni “ pecato originale” e cila kuptohet si nje ofendim kundrejt Zotit, dhe kjo ben qe natyra njerezore te jet mekatare ne trashgimi…, Agustini thote “ vdekja nuk mund te jete nje denim legjitim, perderisa eshte konseguence e mekatit…”.

    Ndersa eterit e shenjte mesojne qe vdekja nuk eshte kjo konseguence dramatike…
    “ Perendia nuk ka bere vdekjen, jemi ne qe me qendrimin tone te keq, e kemi terhequr pas vetes. Ska dyshim qe Zoti nuk dha doreheqjen per vepren e Tij, ne te (vdekjen), qellimi ish qe te na shpetonte nga nje e keqe me ( citoj fjale per fjale) vdekjeprurese”.
    Perndia ka lejuar vdekjen, pra ndarjen e shpirtit me trupin, me qellim qe e keqja reale ( me e madhe ), qe eshte ndarja nga Zoti, te mos behej e perjeteshme…
    Mekati nuk lind me njeriun, por eshte njeriu qe e ben ( realizon)…
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 14-10-2007 më 14:14

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •