Pershendetje Stefan, nese njerezit e drejtojne, kjo behet nepermjet Shpirtit te Shenjte dhe jo prej vullnetit te njerezve, por me Vullnet Perendie...
Me fjalet e fundit qe Albo mbylli nje mesazh me pare, une do ta filloj mesazhin tim,
“ Ndriçoje o Perendi erresiren time “! – Sh. Grigor Palamas.
Do te desha te veme ne pune nje çik imagjinaten tone, mendo sikur te ishim ne nje dhome te erret, po ne erresire totale…, tani imagjino te ndezim nje drite te forte brenda…, çfare ndodh? Ku shkoj erresira?
Zoti eshte Jeta dhe Jeta eshte drita e njerezve, mund ta lexosh tek kapitulli 1, ne Ungjillin e Shen Joanit.
Ne se themi qe Doktrina e Kishes Ortodokse ruan ate qe kocilet ekumenike kane vendosur, te bazuar ne Shkrimin e Shenjte,
Administron Misteret e Shenjta, ne formen me perfekte te krijuar nga Krishti,
Celebron o sherben Kultin Hyjnor, simbas Tradites se Shenjte dhe antike,
Nderon Nenen e Krishtit dhe gjithmone Virgjereshen Maria, duke I kerkuar gjithnje ndermjetimin e saj, edhe pse refuzon dogmat te cilat jane shtuar vone mbi te, vazhdon si gjithmone te shkruaj ( pikturoje ) Ikonat e Shenjta, pas modelit te Sh. Llukes.
Lutet per te gjitha nevojat e trupit dhe te shpirtit te besimtareve,
Rrespektojme dhe levdojme Apostujt, Martiret, Eterit, Asketet dhe te gjithe Shenjtoret, duke i kujtuar e perseritur lutjet e tyre dhe duke i’u drejtuar per ndermjetim kundrejt Zotit te gjithe pushtetshem e meshireplote.
Nuk perzihet ne çeshtjet e politikes kur ato nuk i perkasin direct, por impenjohet per paqe, drejtesi sociale dhe per te drejtat e njeriut, si psh. atyre me nevojtaret dhe te pambrojturit.
Mbron ne çdo forme Jeten mbi Planetin tone.
Pret ne lutje dhe shprese per bashkimin ne nje shtepi te perbashket me ata qe ngjarjet historike i kane larguar nga Bashkimi i Kishes se Krishtit.
Duke i kujtuar njerezve, faljen e mekateve, shpresa e bekuar per Ringjalljen dhe çdo dite lutet per te
gjallet dhe per te vdekurit.
Mban te pandryshuar Traditen antike, per kete pranon nje kler te pamartuar dhe nje te martuar, beson ne nje lidhje martesore qe nuk shperbehet.
Ndihmon nepermjet Eterve Shpirteror, te gjithe sa i drejtohen per keshille dhe ndihme.
Perhapet gjithmone e me shume – per vullnet te Perendise – ne te gjithe rruzullin tokesor.
- Qe Zoti Perndi, ti jape forze per te permbushur vepren qe ka nisur. Amin.
Vazhdojme akoma me keto dyshime? – Jane njerezit si ne, qe gabojne, JO ORTODOKSIA…!
Krijoni Kontakt