Close

Rezultati i Sondazhit: Ju përfaqëson kjo deklaratë besimi??

Votues
31. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po.

    17 54.84%
  • Jo.

    9 29.03%
  • Ndoshta.

    1 3.23%
  • Ka nevojë për rishikim.

    4 12.90%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #-9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257

    Çfarë Besojmë..

    Duke u nisur nga fakti se shumica e atyre që vizitojnë Komunitetin Protestant, krijojnë një përshtypje të gabuar lidhur me besimin e tyre në Zot, e mendova të nevojshme të sjell këtu një temë që ndoshta për shumicën është themeli i besimit të tyre personal.

    Kjo temë ju drejtohet të gjithë atyre besimtarëve të krishterë të cilët mendojnë dhe besojnë se kjo deklaratë besimi drejtuar botës jashtë i përfaqëson. Ju lutem që në sondazhin e hapur të marrin pjesë vetëm të krishterë dhe janë të mirëpritura sugjerimet dhe idetë lidhur me këtë deklaratë.


    Zoti ju bekoftë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 04-10-2007 më 16:28
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #-8
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Jemi të krishterë ungjillorë.






    Jemi të krishterë sepse besimi ynë mbështetet në personin e përlëvduar dhe të bekuar të Zotit Jezu Krisht.




    Jemi ungjillorë sepse besimi ynë mbështetet gjithashtu, në Fjalën e përjetshme dhe të vërtetë të frymëzuar nga Perëndia, në Shkrimin e Shenjtë.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 03-10-2007 më 14:30
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #-7
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Ç’FARË BESOJMË


    Besojmë se:


    PERËNDIA
    është krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë. Ekziston nga përjetësia në trinitet: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

    Zanafilla 1:1,26,27 3:22; Psalmet 90:2; Mateu 28:19; 2 Korintasve 13:13.


    JEZUS KRISHTI
    është Biri i Perëndisë. Jezusi si njeri jetoi një jetë të pamëkatëshme dhe ofroi veten e Tij si një flijim i përsosur për mëkatet e të gjithë njerëzve, duke vdekur si mëkatar lart në kryq në Golgotë. Mbas tre ditësh u ngrit nga të vdekurit duke shfaqur kështu fuqinë e Tij kundrejt mëkatit dhe vdekjes.
    Tani ndodhet në lavdi qiellore dhe premtoi se do të kthehet në tokën tonë për të marrë të Tijtë të jetojnë bashkë në përjetësi.

    Mateu 1:22-23 Gjoni 1:1-5 Hebrenjve 4:14-15 1 Korintasve 15:3-4 Romakëve 1:3-4 Veprat 1:9-11 Tito 2:13


    FRYMA E SHENJTË
    është i njëjtë me Atin dhe Birin si Perëndi. është personalitet dhe jo fuqi pa personalitet. Është prezent në botën tonë dhe punon me qëllim që të shfaqë nevojën e njeriut mëkatar të kthehet tek Jezusi Shpëtimtar. Banon brenda ç’do të krishteri që nga momenti i rilindjes së tij. Mbush ç’do të krishterë me fuqi që të jetojë, të kuptojë të vërtetat frymore dhe ta udhëheqë në vullnetin e Perëndisë.
    Të krishterët duhet ta kërkojnë prezencën e Tij që ç’do ditë të jetojnë nën kontrollin dhe udhëheqjen e Tij.

    Gjoni 16:7-13, 14:16-17 Veprat 1:8 1 Korintasve 2:12, 3:16 Galatasve 5:25 Efesianëve 5:18


    NJERIU
    U krijua sipas figurës frymore të Perëndisë, që të jetë i ngjashëm në karakter. Është krijesa më e lartë e Perëndisë. Nuk iu bind vullnetit të Perëndisë dhe që atëhere mëkati hyri dhe sundon në jetën e tij. Mëkati e ndau atë nga Perëndia dhe solli vdekjen fizike dhe frymore në jetën e tij.

    Zanafilla 1:27 Psalmet 8:3-6 Romakëve 3:23 Isaia 59:1-2


    PËRJETËSIA
    është gjendja për të cilën u krijua njeriu. Përjetësia do të vazhdojë të ekzistojë qoftë i ndarë (njeriu) nga Perëndia për shak të mëkatit, qoftë në bashkësi me Perëndinë nëpërmjet faljes dhe hirit të shpëtimit të cilit i
    ofron. Ndarja e përjetëshme me Perëndinë është ferri i përjetshëm. Bashkësia e përjetëshme me Perëndinë është jeta e përjetëshme.

    Gjonit 3:16 1 Gjonit 2:25, 5:11-13 Romakëve 6: 23 Zbulesa 20:15


    SHPËTIMI
    është dhurata e Perëndisë për njeriun mëkatar. Njeriu vetë nuk mundet të bëjë çdo gjë që ta fitojë. Veprat e tij të mira nuk mund ta fitojnë atë sipas Biblës. Vetëm kur njeriu beson se Jezus Krishti është dhuratë e Perëndisë dhe vdiq në kryq të Golgotës me qëllim faljen e tij, mundet të shpëtojë nga mëkati dhe nga pasojat e tij në jetën e tij.

    Romakëve 5:1, 6:23 Efesianëve 2:8-9 Gjonit 14:6, 1:12


    SHKRIMET E SHENJTË
    është Fjala e Perëndisë për të gjithë njerëzit. U shkrua nga njerëz të cilët u udhëhoqën nga Fryma e Shenjtë. Është i vetmi burim i së vërtetës për besimin dhe jetën e krishterë.

    2 Timoteut 3:16 2 Pjetrit 1:20-21 Psalmet 119:105




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 10-12-2008 më 14:35
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Jemi të krishterë sepse besimi ynë mbështetet në personin e përlëvduar dhe të bekuar të Zotit Jezu Krisht

    Eshte person, Zot, fryme, shpirt... eshte nje, apo jane tre? Eshte tre ne nje apo nje ne tre?







    Tema e Trinitetit është diskutuar shumë herë. Me pak kërkim në këtë Forum do ta gjesh si temë. MODERATORI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 12-10-2007 më 10:50

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anëtarësuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55

    Pse besoj?!

    1. Pse jam i krishter?
    2. Si ka mundesi qe jam i krishter?
    3. Ku e shohe bazen per te qen i krishter?
    Ka edhe X pyetje tjera qe mund te lindin ne lidhjen time me te qenurit i krishte.

    1. Jam i krishter sepse kam pare qe krishterimi nuk eshte besim i verber, por eshte nje marredhenje personale me Zotin-krijuesin e cdo gjeje.

    2. Mundesi ka! Ne fakt kjo nuk eshte shume e varur nga une. Eshte vet Zoti qe ka marrur iniciativen per te me kontaktuar personalisht permes Jezu Krishtit.
    Tek Zbulesa 3:20 Jezusi thote: Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. Ajo qe eshte varur nga une ka qen qe une ti hape deren e zemres!

    3. Para ca kohesh-vitesh po krahasoja njerezit qe kan qen drejtues te medhenj te besimeve. Ajo qe me beri pershtypje ishte se asnjeri nga udheheqesit shpirtrore si Muhamedi apo Buda nuk kishin pohuar ato fjale qe Jezu Krishti kishte thene!
    Tek ungjilli i Gjonit 14:6 gjejm nje nga pohimet me te medha dhe me sfiduese qe kemi ndegjuar! Aty Jezusi thote: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje".

    Bibla u premton jeten e perjeteshme te gjithe atyre qe pranojne Jezusin.
    Tek 1Gjoni 5:11-13 gjejme:
    11 Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
    12 Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
    13 Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.


    Bibla eshte nje leter dashurie e Zotit per njeriun! Lexojeni kete leter per te pare dashurin e Perendise qe Ai ka per ty!
    http://www.albkristian.com/bibla_shqip/index.htm

    Cdo te mire,
    asopaj
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

  6. #-4
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    708
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Duke u nisur nga fakti se shumica e atyre që vizitojnë Komunitetin Protestant, krijojnë një përshtypje të gabuar lidhur me besimin e tyre në Zot, e mendova të nevojshme të sjell këtu një temë që ndoshta për shumicën është themeli i besimit të tyre personal.

    Kjo temë ju drejtohet të gjithë atyre besimtarëve të krishterë të cilët mendojnë dhe besojnë se kjo deklaratë besimi drejtuar botës jashtë i përfaqëson. Ju lutem që në sondazhin e hapur të marrin pjesë vetëm të krishterë dhe janë të mirëpritura sugjerimet dhe idetë lidhur me këtë deklaratë.


    Zoti ju bekoftë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Me vjen keq por nuk e kuptoi mir kete sondazh edhe pyetjet qe i ben a ka mundesi qe te sqarohesh?

  7. #-3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Je i krishterë?





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #-2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Duke perforcuar ato qe shtrohen ne fillim te temes, do te thoja se besimtari duhet te jete ne gjendje dhe i gatshem ti jape pergjiggje disa çeshtjeve si:

    - A ka qene Zoti gjithmone Zot?
    - Kush jane cilesite e Zotit?
    - Çfare eshte Trinia?
    - Bibla eshte me frymen e Zotit, apo liber i mire plot moralizem?
    - A ishin njerez reale Adami dhe Eva?
    - Perse u ndoqen ata prej Kopeshtit te Eden-it?
    - Çfare eshte mekati e mallkimi?
    - Çfare jane parajsa e ferri?
    - A eshte djalli nje qenie reale?
    - Cili eshte "Lajmi i Mire" ne Bibel?
    - Perse erdhi Krishti?
    - Krishti eshte njeri, Zot, te dyja bashke?
    - Cila eshte Porosia e Madhe e Krishtit;
    - Cilat jane dy urdheresat e Medha te Tij;
    - Sa menyra ka per te shkuar ne besim te Zoti;
    - Cili eshte mesazhi themelor i shpetimit;
    - Cilat dhe ku gjenden ne Bibel 10 porosite (urdherimet) e Zotit;
    - A duhet te pagezohesh ne menyre qe te sigurohesh ne besim?
    - Shpetimi ne besim arrihet duke u bere i mire, duke besuar tek Krishti, apo te dyja bashke?
    - A eshte Krishti Zoti me trajte njeriu, eshte mesues i mire, apo nje engjell qe u shndrrua ne njeri?
    - A i mori Krishti mekatet tona ne kryq, apo jo?
    - A u ringjall Krishti ne nje trup fizik apo jo?
    - A ka per te ardhur perseri Krishti, dhe perse?

  9. #-1
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Përshëndetje Duaje Siveten dhe mirë se erdhe në komunitetin tonë.


    Nuk e di nëse je e krishterë apo jo por do kisha dëshirë të prezantoheshe në besimin tënd cilido qoftë ai.


    Ke sjellë disa çështje që janë të sqaruara tek besimtari i krishterë përderisa ai ose më mirë të themi që është arritur në satutin e besimit që ti lexon më lart. Nuk besoj se ka të krishterë të vërtetë që nuk janë në gjendje t'u përgjigjen pyetjeve të sjella më lart. Kur dikush beon në Krishtin, këto janë pyetje të cilat ai i ka bërë përpara se të merrte vendimin e madh për ty kthyer tek Perëndia. Prandaj, një besimtar i krishterë është i qartë brenda tij që në fillimet e besimit të tij në pyetjet e që ti parashtron.


    Nuk e di nëse isha i qartë ose dëshiron që të diskutojmë më tepër lidhur me këtë çështje. Je i/e mirëpritur.


    Zoti ju bekoftë.





    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #0
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    peniel i dashur,

    besoj ne Krisht, fillestari besimit dhe objekti i adhurimit tone.

    Une lutem per te gjithe qe te avancojme ne besim, qe Zoti te na quaje te vlefshem per ate qe na ka thirrur, dhe me ane te fuqise se Tij te plotesojme çdo synim te mbare dhe çdo veprim te shkaktuar prej besimit tek Ai.

    Do te kemi kohe dhe mundesi te vijojme bashkebiseden.

    Ne tek Krishti, dhe Ai ne shpirtin tone!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  2. Veterasja, kujt i besojme ne Shqiptaret ?
    Nga YaSmiN në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 05:11
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Cfare eshte "Trinia e Shenjte"?
    Nga besnik29 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 27-01-2003, 21:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •