Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 217
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arti.vazhdimi.peshperitja e erresires se kaluar...

    ..pershendetje Korça!Me duket se qenkan grumbulluar shume korçare tek albasouli,sidoqofte jeni shume simpatike dhe ju respektoj.
    Shkrimet e mia nuk arrijne te japin mesazhe per te gjykyar apo thjesht ndaluar se ekziston edhe nje tjeter menyre te shprehurit apo te ndjesive qe marrim nga nje rezultat i tille...Jane thjesht shkrime,me mangesi te qarta profesionalizmi,me pikpamje teresisht personale,duke pare dhe veshtrimin tone ne debat!
    Nje i tille mendim per artistet qe vdesin apo jane duke u sosur,s'besoj qe largon deshiren e brezave te tjere per tu marre me artin e muzikes,piktures,skulptures,arkitetktures,kinemase ,e,shume aktivitete te tjera,e kuptoj se pse;natyrisht eshte nje nevoje,nje kerkese e shpirtit per te vizatuar apo ngjyrosur disa flete qe ne vogeli.Une kam nje moter te vogel dhe qe ne kete moshe eshte e impenjuar te pakten dy ore me lapsa me ngjyra,flete dhe lloj lloj formash gjeometrike;e pyes se pse merret me keto vizatime,pse ngjyros keshtu dhe jo ne nje tjeter menyre?-Pergjigjja e saj:me nxjerr jashte nga dhoma duke me thene ta tregoj pasi ta kem mbaruar!
    Nje shembull qe mbase ska te beje fare me ato deshira qe ti ke per jeten,por une mendoj se artistet kane shume deshire per jeten dhe s'arrijne asnjehere te vdesin,sepse jane te lire dhe pa kerkesa te shumta qe nje qenie normale mund dhe eshte i detyruar t'i kete!

    Ap. italy.mars,2003.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arti.realiteti i sotem...

    ..ne lidhje me realitetin e sotem,fjala e te berit apo prodhuarit art,do te ishte(ndoshta) pa vend.Mendoj keshtu pasi sot shoqeria ka me shume nevoje dhe mundesi per te prodhuar krejtesisht gjera materiale qe kane lidhje direkte me menyren sesi njeriu jeton dhe mendon se eshte duke "jetuar",fale ketyre produkteve qe sot teknologjite e sotme nxjerrin ne treg.

    ...por perseri ka dicka qe te afron tek natyra e vjeter e objekteve,ajo natyre qe te percjell nje tjeter emocion,nje deshire per ta deshiruar dhe jo per ta perdorur.Mendoj se shume objekte,muzeume,tabllo sot perdoren dhe nuk arrihet akoma te merret mesazhi qe ato japin.Nje qetesi,nje madheshti e heshtur,nje dashuri per gjerat qe ngacmojne ngadale sistemin cerebral,nje plotesim te boshllekut ekzistent...e mund te permenden shume raste te tilla...
    ...arti jeton midis njeriut dhe gjendjes se tij jo-njerezore;organizon qendrimin e tij dhe deshiren inkonshiente qe eshte teper e larte;intensifikon dashurine per jeten dhe mohon dashurine per te jetuarit;garanton analiza te mrekullueshme qe njeriu mund t'i beje jetes se tij nepermjet deshires per te "veçanten " dhe, i jep asaj kenaqesi sepse njeriu eshte nen ate efekt;shpejt dhe pasterti ne kujdesjen qe gabimi njeh ne vetevehte.!
    Arti jeton dhe duke jetuar ai s'ben asgje tjeter veçse jeton.Shpejton ritmin dhe rikthen deshira te ndaluara per nga menyra se si njeriu qe deshiron artin jetonte me perpara me nje stabilitet mese artificial.

    ...arti krijon realitete nepermjet realitetit qe njeriu jetonte,i deformon dhe i jep atyre nje tjeter jete;duke jetuar edhe nje here tjeter me deshire po vete ai.
    ...arti jeton dhe duhet te jetoje,s'eshte thjesht nje titull i vjeteruar tashme por vetem nje vazhdimesi e ngjyrosur me vertetesine katastrofike te jetes qe jetohet sot,nje çmenduri e pa konfirmuar ende nga jetesoret,sepse ato nuk e duan jeten por deshirojne te shikojne ate si nje film,(...)megjithese filmi ka mbaruar dhe koha ne dispozicione te largon mjaft per te dashuruar jeten nepermjet artit.Sepse jeta vret njeriun nepermjet dashurise qe ai ka per artin.Arti duhet vetem te jetoje.

    Ap.

  3. #63
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Arti jeton dhe duke jetuar ai s'ben asgje tjeter veçse jeton. (postuar nga AP)

    Ajo ironia time mezi po mbahet o AP, por do mundohem te jem i sjellshem kesaj radhe se te them te drejten ka aq shume gjera per tu ironizuar ne ato qe ke thene qe nuk di si tja bej!...
    Megjithate, bema qejfin dhe thuame a e ben kastile apo e ben se keshtu e mendon ne te vertete? Cfare moshe ke mo te keqen lali? Se sikur degjova qe ke per te mbrojtur dhe nje diplome ne fushen e artit, prandaj po pyes. Ndoshta ke ndonje problem me fjalorin shqiptar dhe lidhjen e fjalve midis tyre. Ose ndoshta keto qe tregon i meson ne ndonje gjuhe te huaj dhe nuk di si ti perkthesh ne kontekstin egzakt ne shqip. Apo eshte ndonje rryme moderne e letersise absurde? Une per vete dy fjale mezi po t'i kuptoj!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Arti.

    Eshte vetem nje linguazh qe une perdori per te thjeshtezuar madheshtine dhe pafundesine e linguazheve qe nje Artist mund te perdori.Vetem kaq,te siguroj!
    Mangesia ime arrin tek fillimi i zgjuarsise se linguazhit tend dhe anasjelltas.Pastaj mangesi kemi te gjithe,vetem te dime t'i perdorim me ane te trukeve,ato rikthejne emocione!
    Kishte kohe qe nuk replikoja(besoj u shpreha mire),per faktin qe forumi i ariti ishte kthyer ne nje vend plehre,qe s'merrej aspak me artin por vetem me teatrin e personazheve ne te.Kenaqesia per te shijuar nje tjeter kenaqesi me ane te kenaqesise qe kenaqesia ime te tjereve u sjell(besoj me kupton?),me beri qe te rishikoj mundesite e mija per te shkruar diçka ne lidhje me artin,si fushe shume jo-egzakte,por vetem metafizikisht ne brendesi te gjymtyreve humane!
    Edhe nje vogelsi tjeter,korçar:-Une shkruaj vetem per kenaqesi dhe jo per te marre konsiderata apo per te dhene gjykime mbi ate qe te tjeret shkruajne,per kenaqesine time e,per kenaqesine e atyre qe dijne te kenaqen duke shijuar thjeshtesine dhe misterin qe çdo shkrim i imi permban(besoj kuptove?).
    Pra me pak fjale,mos te mendosh se pergjigjja jote ndikon ne ato qe une them,sepse jane pikerisht gjendjet e mia shpirterore qe komandojne deshiren time per te ardhur,per te humbur plotesisht kohe,e,per te rrembyer nje çast kenaqesie virtuale.Dhe besoj se ka disa qe jane dakord me fjalet e mija!
    Mosha,seksi,ngjyra,raca,kombesia etj;pa rendesi,mendo vetem se nje njeri mund te studioje deri ne perfundimin e nje rruge qe ka mbaruar per te tjeret,por qe pafundesia e kuptimeve e ka shtyre ate te rikrijoje çdo deshire,çdo pasion,çdo sublimitet dashuror vetem per te jetuar me ane te emocioneve dhe njohurise se panjohur nga asnjetjeter person.Interesi dhe çlirimi i dinjitetit njerezor ngaterrojne shume here dashurine me urrejtjen!
    U befsh njeqind vjeç o ***çar!Me shume interes une,shkruajta per ty.(eshte e ngaterruar gramatika e shqipes,apo jo?)

    Mendoj se te mjafton!Dhe kontrolloje pak deshiren per te ofenduar te tjeret,ji me dipllomatik,mire?!!!

  5. #65
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Mos i fol budallait se e meson!", thote nje kushoja im.

    Ti qenke akoma ne shpellen e Platonit mor te keqen lali! Po nejse, une po te jap mesimin e fundit lidhur me nje fushe jo-artistike : diplomacia. Shkurt muhabeti diplomaci eshte nje term qe perdoret vetem kundruall marredhenieve me INTERESA, rrjedhimisht une nuk kam pse te jem diplomat me ty apo me ndonje tjeter perderisa ata nuk perfaqesojne ndonje interes per mua, dmth nuk me interesojne ata dhe gjithcka qe perfaqesojne!

    Puna mbare!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    mbaroi.

    ..me te vertete spo me vjen as edhe nje fjale per te kundershtuar ty.Sidoqofte komplimente,do i vlesh forumit shqiptar ne lidhje me artin dhe dipllomacine.Sepse vete forumistat te kane vleresuar,e,sjane te paket;kjo tregon nivelin e kultures qe ti ke ne kontakt me ta!

    ...perhere pa respekt per te gjithe ata krijojne opinione ofenduese ne lidhje me shkrime qe s'prezantojne gje tjeter veçse nje pikpamje personale,e nje deshire per te shkruar ne nje menyre tjeter pa rregulla te parapercaktuara.

    ...kenaqesi dhe zhgenjim ...
    ...deshire dhe trishtim...

  7. #67
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    kthim

    luftëtari i mirësisë
    po vjen në shpi
    i lodhur nga pesha e armatimeve
    tani do veçse të shplodhet i qetë.

    Tani po e kuptoj se megjithëse mundohem, si përkas të gjithë qytetit. Kufiri i jetës time rrethohet veçse prej lagjes përreth shpisë time. Nuk e zgjodha unë këtë shpi, por linda këtu, në këtë shpi më bëri nëna dhe më solli në jetë. Tani po e kuptoj se qetësia ime vjen nga prania ime këtu. Tani po e kuptoj se shokët e mij të vërtetë janë ato të lagjes time këtu. Jemi lindur që të jetojmë bashkë, e ndaj vimë këtu, sepse atje larg, jashtë lagjes tonë nuk e gjejmë veten tonë të rri rehat, ashtu siç në të vërtetë e shohim botën. Kam provuar këto ditë të dal prej lagjes time, dhe thash të ndihmoja ato robt e lagjes pranë nesh, meqë desha të shikoja diçka të bukur të ndodhte. Bëra gabim që u hapa më shumë sesa ju desh çastit. Bëra shok të rinj, vërtetë, por s'e ndjeva veten aq i mirëpritur, por jo për faj të tyre. Isha unë ai që s'kisha vënd aty. Isha unë ai që po fliste një djalekt tjetër, me zorr të kuptueshëm për ta, dhe që mesa kuptova, shumë prej tyre u keqkuptuan. E morra pjesë pjesë çkërkoja, dhe çdoja të bëja, por asnjëherë të plotë. Ndaj po kthehem në shpi që ta çplodh veten duke folur djalektin tonë, me të cilin na ka folur nëna që në lindje. Këtu, veçse këtu marr frym lirshëm, ashtu siç duhet të marrë natyrisht. Është këtu që mendohem: erdhi veza apo pula më parë?! Dhe që më pas qesh nga kjo anallogji. Ehh, po të kishte qënë veza, s'besoj se do kishte pula, por edhe po të kishte pula, s'besoj se do të kishte veza. Harroje fare, të dyja erdhën në të njëjtën kohë. Besoj se duhet të kujdesemi për të dyja bashkë në të njëjtën kohë. Nëse mendojmë dy herë, janë poprapë qeliza të të njëjtit trup, por veçse kan funksione të ndryshme për jetën e të njëtës gjallesë...

    arti duhet të jetoj vllezër dhe motra...
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 06-04-2003 më 02:17

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    perhere arti...

    Zhurmat e fuqishme nuk nderrojne program,ato vecse ngushtojne vizionin.Arti perhere ka qene nje rendese per te gjithe ato njerez qe kane kundershtuar idete,simbolet dhe perkushtimin e nje mendjeje qe punon vetem per te zgjuar objekte qe qendrojne ne heshtje e,per t'i dhene atyre kuptim.Arti gjithnje ka superuar kohen qe i eshte pershtatur gabimisht,sepse perhere arti ka qene modern apo bashkohor.Eshte vdekja dhe humbja e nje vepre qe me pas kalon ne histori,por arti ne vertetesine e nje dallimi kryesor eshte gjithnje i rendesishem.
    Cdo artist ndjen nje nevoje qe te prodhoje art,shume pak nga ato arrijne te paguhen nga sistemi;por,besoj se te gjithe kane nje dtyrim shpirteror per te ngazellyer mendjen me tema dhe ide te forta.Qendrimi absolut ketu nuk ekziston,ai perhere eshte nje pasion qe kerkon ide te reja,mendime dhe diskutime qe lartesojne vlerat estetike dhe morale(nese ekzistojne)te nje vepre apo organizimi.
    Estetika eshte nje qellim per artistin,vlerat e saj jane te shumellojshme.Nje art i keq,repressiv,i c'organizuar mbetet gjithnje nje art:sikurse emocionet,edhe kur ato jane te keqija perseri mbeten emocione."Bukuria" dhe e "verteta" jane vetem fjale dhe fjalet jane teper te rrezikshme.
    Kane mesuar ato qe merren me art se bota eshte e ndryshme nga cfare mund te kishin kuptuar te tjeret qe jetonin perpara nesh.Bota kontrollon cdo inisiative dhe riparon cdo gabim.Mundeson te jetojme ne nje jete qe zhduket perballe superficialitetit dhe shkurajimit individual,duke mbuluar me deshira seksuale cdo pjese te tokes.
    Bota eshte e pariparueshme sepse ajo vazhdon dhe shkaterrohet nga vete ne,qe jemi njerez te pafuqishem te ndertojme pa buje sepse duam te gjithe suksese dhe vleresime.ARTI ESHTE I PAMESHIRSHEM!
    Arti mundohet te qendroje dhe te pershtatet me kohen,te mbuloje perdorimin e dores dhe te arrije te fusi mendjen ne perdorim,nje deshire e pakuptimte ne thelb,por arti duhet te jetoje brenda nje jete qe dallohet per pameshiren e saj.Teper dhe perhere mizore.
    Ap.

  9. #69
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Bota kontrollon cdo inisiative dhe riparon cdo gabim." "Bota (vete ajo besoj) eshte e pariparueshme..."

    Ne menyren si shprehesh je pak kontradiktor(nuk e kam fjalen per dy fjalite me lart), gjithsesi e kuptoj kete lloj "dhenje marrje" me veten.

    "ARTI ESHTE I PAMESHIRSHEM"

    Kjo me pelqeu, madje shume (e pafundme ne kuptim dhe interpretim).

    Pershendetje

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Nje shqiptar.

    ...e,keshtu edhe ne,si perfaqsues te nje vendi jo me shume tradita ne artin boteror,jemi pothuajse prezent kudo neper biennale.
    Sot mora nje e-mail nga nje miku im qe nje shqiptar nga Tirana merrte pjese ne Prague Biennale 1.Ne projektin: Beatiful Banners.Democracy/Presentation/partecipation.
    Adresa ne internet eshte www.praguebiennale.org
    Per te shikuar foton e artistit shqiptar Armando Lulja www.praguebiennale.org/images/scotini/luljia.jpg
    Ap.

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •