Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 217
  1. #181
    po pikasoja zhgenjim ishte ... dhe ky zhgenjim mbetet tek ti , jo tek ai
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-03-2005 më 04:06 Arsyeja: jashte teme
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  2. #182
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    pikaso s'ka fjale e as teori arti. pikaso ka vetem eksplorime intrensike dhe opinione personale ne boten e ngjyrave dhe formave. fjalet dhe teorite e artit kerkojini tek paranoia kritike, po qe se s'ngopeni me punet e verteta te dalit.

    pyetje allapostmoderne e shpeshbere: pikaso vs dali?
    Ndryshuar për herë të fundit nga kulla : 07-03-2005 më 01:18
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga liliella
    po pikasoja zhgenjim ishte ... dhe ky zhgenjim mbetet tek ti , jo tek ai

    Une s'djehem e zhgenjyer liliella sepse une kurre nuk i kam dhene nje vlere te lart ketij artisti si fillim (shije personale). Une vetem, kur e zbulova ate artikull, e ndjeva veten te justifikuar nga pohimet e vete atij, dhe mendova sa pershtypje do te linte tek ato qe e quajne gjigand.

    Nuk jam zhgenjyer aspak...Nejse, nuk kam investuar shume kohe per te. Por te degjosh qe ai eshte phony, terheq vemndjen dhe eshte dicka e rendesishme per ato qe studiojn artin ose e kane interes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-03-2005 më 04:14 Arsyeja: gjuhe e huaj

  4. #184
    nga shijet qenke shume anemike po meqe nuk kam dal te bej avokatrine e pikasos nuk po pertypem shume mbi to vecse per te thene qe talenti/mjeshteria/zanati/arti (fut ketu cte do qejfi) i pikasos
    1. nuk varet tek pohimi i vetes si nje "phony"- ne fakt te me pyesesh mua ketu ka nje fare arti gjenial , qe Dali e perfekteson-
    2. e as tek rendesia qe i japin ato qe studiojne artin ose kane interes ne te.

    kshq mos gjej justifikim me fjalet e tij per te ushqyer shijet e tua. its detrimental to ur diet.


    lili qe kujdeset per shendetin tuaj


    anja kjo besoj eshte brenda shijeve tuaja? bon appetit
    Ndryshuar për herë të fundit nga liliella : 07-03-2005 më 03:51
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  5. #185
    ah dhe nje pershendetje te forte per mikun tim Alban People qe na futi ne kete valle e vet jam e sigurt qe rri e qesh me ne..


    qofsh me nder mik !

    lili
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Ne rralle te pare nuk di se c'fare do te thote shpreja 'shije anemike' . Besoj se e ke kuptuar deri tani qe Shqipen e kam te jo-zhvilluar. Kam lene Shqiperine ne klasen e peste. Ok, now, per

    "2.e as tek rendesia qe i japin ato qe studiojne artin ose kane interes ne te"
    Me k'te jam dakord deri diku sidomos kur fjala ben per kritiket, qe s'kan ide per c'fare llafosin. Une doja to thoja se studenti i artit qe pershembull nga burbullimat e shoqerise e simpatizon Pikason, do te rimendohet kur te lexoj c'fare ai vete pohoi per punen e tij. E denigroi fare, dhe tha qe nuk mund te matet me gjigandet e vertete si Titian etj. Nejse kjo eshte nje 'excertp' qe po mundohem ta perkthej dhe do ta vendose qe te pakten te jap nje fermentim ideje tek anetaret.

    kshq mos gjej justifikim me fjalet e tij per te ushqyer shijet e tua

    Mu justifikuan pikpamjet dhe jo shijet. Mendimet qe kisha ndaj vepres se tij mu justifikua krejt drrejtesisht.

    Dhe, nuk eshte mire qe perdore nje ironi me qellim te tallesh. Ajo piktura per mua s'ka jete. Vec nje represantim i thjeshte dhe s'po i permend nuancat fetare qe me nje tone denigrimi mi drrejton mua. Dhe c'do te thuash me te? Me mire thuaje shqeto me qe dole aty. Ke trreguar nje arrogance kur mendon se kupton shijet e mia. Nje paragjykim jo vetem i gabuar por i pa pjekur.

    Dhe liliella, ansnjeri nuk te futi ne valle, ti erdhe vete nga deshira jote, keshtu ne ke mundesi mbaje vallen dhe mos e shlo.

    Ec mo se prap u kthyem ne perleshje personale. Pse s'mund te qendrojm objekiv aman?
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 07-03-2005 më 07:14

  7. #187
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24

    I guess i'm not bound under merc. contract

    ÇPK
    Nature is; art is not!
    Humanity: prostrate before mother nature! :)

    Ars est pars naturae - Arti pjesë natyre; thjesht ai s'është sot, por në potencial është e që të jetë, duhet të ndodhë ajo që thua ti me njerëzimin, i cili dhe ky është pars naturae e detyrimisht pjell, por na e ka zënë një/disa sëmundje ideologjike kundërnatyrore (khëfejakhëhumanizmikhëmulti-kultikhë), por kjo s'ka të bëjë me çështjen këtu, sepse

    Populli Albanez, më 04-06-2002, shkroi:
    --------------------------
    Kjo teme,besoj e keni kuptuar,eshte e te gjitheve ne,qe mund te hedhim shkrime dhe mendime tona ne lidhje me Artin dhe ndryshimet qe ai krijon ne fushen e nje qendrimi korrekt.
    AP.


    Kështu si pyetje, këtë të AP-së, jam kureshtar ta marr vesh se si do interpretohet se unë s'po e përcaktoj dot me thënë të drejtën. Çfarë donte të thoshte autori?! hahah
    Unë sa të hyjë në ndonjë hulli kjo tema, se s'ka hyrë, desha të sqaroja për cilin art po flitej, për artin origjinal që është "pars naturae", apo për këtë tjetrin "ex natura masturbatoria". Me sa kuptova, këtu flitet për të fundmin. Udhëzimet i kam për origjinalin, shtabi është i qartë, kështu që unë po zë pozicion të shijoj sherr gocash. Pranoj baste. :)
    CAUTION! BIOHAZARD: VIRUS-CONTAMINATED LIQUID HELIUM AT -268.9°C!

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Hipparchia, e paske tendence te kritikosh por kur tjetri mundohet te shpjegoj ku e kishte fjalen, terhiqesh, zhdukesh.

    Sa per cilesine e artit: Shume e thjeste--une te pakten po jepja vlera, standarte universale me te cilat gjith shprehjet artistike mund te maten dhe gjykohen; Per kete nuk eshte e nevojshme te kesh objektin artistic perpara syve se fjalen s'e kemi per vec nje krijese, but for art in general. Eshte abstrakte po, por me sa kuptova nga kritika juaj shume e idhur ju duhet ti pelqejni idete abstrakte. Prap ne nje menyre e terheq k'te mendim sepse diku permende qe don klarifikim me te qarte te disa fjaleve qe une po i perdorkam si pa kuptim kontret; kjo mund te thote qe me shume te pelqen diskutimi i qarte, shqeto dhe kontkret dhe jo ai qe eshte pak abstrakt. E kuptueshme.

    Pastaj, kur tjetri te fyen me nje tallje kalamajsh si "po qesh me te madhe dhe po te bej dhe me gisht" (ndaj nje shkrimi tim), ka dy menyra si te veprosh: te mos iu pergjigjesh sepse s'e meritojne nje pergjgje dhe nga kjo len qe te mendojne qe s'ke guxim t'i pergjigjesh ose pergjigju dhe trregoja vendin ku e kan. Zgjodha te dyten.

    Dhe nje gje, sa serioz te jete diskutimi, kunjat, ironia dhe shakat gjithmone i japin me gjadheri, me shoqeri, dhe me hapesire sepse ne nuk po shkruajme trrrakte filozofike ne nje dhome te izoluar per nje publik te seleksionuar por pe shkembejme mendime dhe humor permes nje atmosfere shoqerore ku gjithe nivelet e intelektit dhe arsimit mund te piqen, jo vetem filozofet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 11-03-2005 më 06:28

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arti

    njerezit duhen te kuptojne se deshira me e madhe kur nje fillestar fillon te vizatoje eshte ajo qe duhet te harroje gomen ne shtepi dhe te justifkohet me menyra te tjera tek mesuesi apo mesuesja qe ka pergatitur klasen me qellim qe femijet te vizatojne.

    Marcel Duchamp, mire e tha nje vajze prej Korçe, ktu e dy vite me pare: ishte nje humbes!

    Ne kete menyre nuk arrij dot te shikoj sepse disa njerez akoma gerryejne thelle per te gjetur te verteta, pse duhet te lexojne libra shkollore dhe jo librat e Kerouac apo Burroughs, apo dhe Breat Easton Ellis?

    Arti nuk gjendet ketu, ai ka vdekur, njeriu duhet te levizi per ta gjetur ate, dhe ne bindemi qe njeriu nuk arrin dot te levizi, ai eshte i rrembyer nga premtimet fetare dhe nga njerezit qe dalin prite ne rruge me fjalen e Zotit.

    ...nje dhome qe kerkon ta shfrytezosh per te jetuar, eshte me mire ta lyesh me shume bojra keshtu nuk do te kesh me probleme shendetsore.

    Asnjehere nuk arrijme te kuptojme trashesine e miqve qe shikojne pertej realitetit te tyre, por vetem te kerkojne se çfare libri dhe se çfare ishte ajo vajza qe kishte veshur ate trikon e kuqe dhe me sy te bojqielli, por qe floket i kishte te lyera ne te zi? Kush ishte, ishte nje aktore apo ishte ajo qe ti njohe dje kur po rrinim bashke ne shtepine time dhe po hanim BRUNCH, nje ushqim i shemtuar, ashtu si dhe muzika qe ti degjoje, nuk duhet te vendosje nje muzike me te thjeshte te tipit... Bowie apo....ke arritur te shikosh pertej apo thjesht ste intereson dobesie e nje vajze qe nuk llogjikon por, vetem skuqet perballe pasqyres se thyer...?

    Pra nuk kuptojme se perse njerezit veshtrojne te habitur mjeshterine e njerezve qe nuk jetojne por, vetem kujtojne se qellimi i prinderve te tyre justifikon jeten qe ato bejne.

    Pyetje, deshire, lexime dhe fije pluhuri te bardhe ne nje tavoline te Philiphe Stark, çfare eksitimi.

    ...nuk kuptoj perse njerezit flasin (jo) vetem gjuhen e tyre por, mundohen te krijojne skena me gjuhe qe nuk arrijne te perballojne...Picasso, bente vetem nje gjuhe ne jeten e tij, bente nje pikture qe nuk kuptohej nga te gjithe por, vetem nga Sartre apo Kamy...?









    Te realizosh, te shpetosh nje jete nga vdekja. Kush kerkon te beje nje pikture qe te jete me ngjyre te portokalli....
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 13-03-2005 më 16:22

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    imazhet

    Ato fluturojne, me shpejt se ne asnje tjeter epoke. Ato vine nga çdo skaj i botes, jane te shpejta dhe nuk arrin t'i rendisesh siç do te duhej.
    Hyrja neper galeri, me shume se nje vizite e rendomte, te jep pershtypjen se arti po shkrihet sikur te kishte nje diell qe djeg syte e publikut dhe mbush me zjarr mendimet e prodhuesve te ideve. Poezia ishte teper e shpejte ne veprim? Po.
    Galerite jane te shperthyera nga deshira, manipulime, provokime, dhe shume te tjera çudira qe njerezit kane per te pare. çfare mund te kete ne nje galeri? Farmacine e Hirst, apo foton e Koons me Cicciolinen, apo Michael Jackson me nje majmun? Mund te jete dhe Le Grand Verre te Duchamp, apo dhe fotografia e Man Ray, qe i autorizuar nga miku i tij, vendosi te dokumentonte pluhurin qe kishte rene ne xhamin e zgjedhur si vend beteja e artit te shekullit te njezet? Jo! Nuk mendoj, por vetem kam shikuar sesi organizonte lojra shahu dhe sesi shijonte nje puro cubane. Jepte edhe ndonje mesim privat te gjuhes frenge, pasi anglisht folesit, jane pak te prapambetur ne kete gjuhe kaq te bukur dhe hyjnore. Pra, Duchampi, i cili vdiq ne 1968, kishte krijuar, edhe pse te tjeret mendonin se tashme koha e ketij artisti ka (kishte) perfunduar, siç edhe e shume te tjereve qe nuk arrijne dot te shkruhen me boje te zeze neper libra te historise. Krijimi i fundit s'ishte asgje tjeter veçse nje vrime. Nje vrime per te pare nje tjeter vrime? Nga fotografia, shikohesh nje vrime, asgje tjeter veçse nje vrime, nje organizim me i shpejte i gjuhes dhe mendimit, per te kuptuar çfare? Sesa e thjeshte eshte te shikosh nje vrime. Nje pune shume e thjeshte qe Lyotard, ka shkruar jo pak per te...

    Hyrja ne shtepi, ndryshe nga ajo e galerise, eshte me e shpejte, aty gjen nje njeri apo miqte e tij, qe jane pa ngjyre dhe qe pine duhan te dredhur nen shoqerine e nje muzike te Radiohead. Aty nuk ka ngjyre edhe pse çaji nga Kenya eshte i mrekullueshem dhe biskotat italiane shume te shijshme, ngjyra e tyre eshte shume e erret. Ne shtepi seicili nga ne mund te ngjyrosi muret me imazhe apo bojra te hedhura me ndihmen e nje peneli? Aspak e veshtire, mjafton qe te shkarkosh disa foto ne internet apo, te lexosh ndonje liber te "mire" dhe te dalesh t'i besh vete ato. Ne kete moment, te gjithe ndjehen fotografe dhe te gjithe mendojne te bejne fotografi? Shume e vertete, mjafton vetem besimi ne vetvete dhe gjithçka...U bekka? E vertete, une e kam krijuar ate mendim dhe s'arrij dot ta privatizoj, por ia jap te gjitheve. Fotografoj vete pikturat qe me kane ngelur te varura ne mur, te gozhduara ne menyre brutale nga injoranca e atyre qe shfrytezojne imazhet e te tjereve; fotografoj vete pjeset e trupit qe ngrihen çdo dite nga ftohtesia e jetes, dhe fotografohem me çdo pjese te gjelber te natyres qe krijon nje lloj refleksi ne syte e mi. Kjo eshte fotografi? Dhimbja e te tjereve?

    Kur vdiq Susan Sontag, qe ketu eshte shume me e vleresuar se ne vendine saj te origjines, lexova ne gazete kete lajm, dhe u preka mjaft. Pak dite me vone, edhe nje tjeter personazh iu nda fushes se brishte te kritikes dhe te pamvarsise se kuratorit: Harald Szeeman. Vetem ne nje gazete shqiptare lexova nje artikull per kete kurator te madh, autori i artikullit quhej Fani Zguro, edhe ai kurator dhe arist, edhe pse ne moshe te re.

    Susan ishte nje nga personazhet me te rendesishme ne fushen e fotografise, shume e kritikuar, por dhe shume e vleresuar me librat e saj qe, me nje tjeter liber si: "Dhoma e erret " e Roland Barthes, mund te perbeje biblen per ato qe zgjedin fotografine si thjeshtesi mendimi dhe organizim imazhesh.

    Imazhet fluturojne ashtu siç fluturojne zogjte ne hapesire. Ato injektojne nje lloj droge qe akoma nuk paraqet rrezik? Rreziku me i madh eshte ai qe perjashton lirine e fluturimit. Edhe pse (Amerika) e Shteteve te Bashkuara, u godit nga imazhet, ajo perseri lejoi fimin, fotografine dhe internetin te vazhdonte rrugen e tij drejt njohjve te tjera; ajo, nuk beri si ne shekujt e kaluar, kur te krishteret digjnin njerezit e shkences. Amerika e Sh.te B. eshte shume e eksituar nga imazhet e botes, nga lufterat, nga filmi i fundit qe doli ne ekran ne jug te Frances: Darwin's Nightmare, dhe nga çdo ide apo taktike per te tjeshtesuar boten e nje individi ne nje imazh te vetem. Imagjinoni sesa e mrekullueshme eshte qe te fotografohemi gjate gjithe jetes, dhe me pas, perpara se te ikim pergjithmone nga kaosi dhe injoranca e jetesoreve, te shikojome çastet dhe emocionet qe neve ato na kane dhene. Ka sot, fotografe, qe punojne me nje te tille ide, nuk e perjashtoj...si Psh; Rineke Dijkstra, apo Opalka, por ajo qe mendoj une eshte tjesht nje qarkullim imazhesh dhe ngaterrim i kohes me brezat qe do te pasojne...

    Imazhet jane pasuria me e madhe qe ka nje njeri. Imagjinoni se sa fantastike eshte te vesh ne pune imagjinaten dhe te udhetosh neper imazhe qe kane kaluar dhe po kalojne ne syte e tu qe nuk dine te veshtrojne por, vetem tremben nga imazhi direkt.

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •