Oh Liquid,
Me trrego nje Harly Davidson dhe pastaj flasim!
ciao
Oh Liquid,
Me trrego nje Harly Davidson dhe pastaj flasim!
ciao
Anja, kengetaren qe kish ardhur me ate grupin e pashe ne tv sot. Kur e pyeten se cili ishte profesioni i saj (pyetje qe dhe mua me shkoi ne mendje kur e kisha perballe, edhe pse nuk besoj se intervistuesi e kish me te njejtin qellim, ajo shume e emocionuar pohoi se ajo eshte artiste dhe ka kohe qe e ka kuptuar kete.
Edhe pse kam shume komente qe mund te beja ne lidhje me kengetaren, qe nga menyra si levizte, si "nuk" kendonte, si ishte veshur dhe me pas si u zhvesh, perseri mposhtem nga ndjenja e keqardhjes. Ajo vertet po mundohej te jepte dicka artistike. Por me sa ve re, artistet ne Shqiperi po i ngjitin shkallet nga pese e nga pese dhe gjate ngjitjes i vene me shume rendesi majes (atje ku "botes" ju deshen gjithe keto vjet per tu ngjitur) dhe gjate shkalleve harrojne krejtesisht artin.
Nejse...
Isha duke mesuar pak me pare dhe njeri nga problemat fillonte :
Me beri shume pershtypje duke qene se vetem pak dite me pare e perdora termin "ndermarrje arti" pa e ditur se dicka e tille egzistonte me te vertete. Ose te pakten nuk e dija qe dhe pikturat e mirefillta, pikturoheshin me normë. Libri i ka te gjitha shembujt reale, ndaj dhe bera pak kerkim ne internet dhe gjeta se ne fakt nderrmarja i kishte lene te gjithe puntoret/piktore te ikinin, duke qene se robotet kushtonin me pak.Postuar më parë nga Truett_Truett
Te pakten tani e dime qe po paguajme me pak sec kane paguar prinderit tane, per te njejten "cope arti".
Ne pune e kane vene ne kornize nje shprehje qe kam thene para dy vjetesh : "Nje dite do te behem basketbolliste profesioniste". Ata qe me njohin mua e dine shume mire kuptimin e kesaj :)Postuar më parë nga liquid
Duke ju lexuar,dhe duke vazhduar t`ju lexoj ne te ardhme,do kisha dashur edhe ti uroj gezuar ditelindjen Alban People,anetarit te ketij forumi. :)
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Masi piva qumsh ;)
Liquid duhet të thotë (po nuk po e thotë se ai nuk ka pi qumsh):
=================
Do shpjegoj se çfarë dua të them me dualizmin në art, sepse ka mundësi që të duket jo vetëm i pakuptueshëm, por ndoshta dhe i pacaktuar apo i shumë i përgjithshëm, kjo për faj të mënyrës si e formulova.
Por së pari:
Anja:
Kushedi s'duhet te katagorizojm kaq shume sepse ne nje ane e bejme shume 'inflexible' dhe ne tjetren, sic thot Fiori, shume elastik.
Unë përkundrazi jam i mendimit që një përcaktim i saktë duhet të bëhet dhe përderisa gjuha e jep mundësinë që të bëhen përcaktime mjaft të sakta, termi "art" nuk ka pse të bëhet përjashtim. Qëllimshëm nuk po përdor fjalën "kategorizim" por "përcaktim" (përkufizim). Kam përshtypjen se "arti" duhet të jetë i vetmi term i cili keqpërdoret aq shumë nga njerëzit (kryesisht "artistët") ku gjithsecili jep opinion, po në kundërshtim nga termat e tjera në gjuhë ky gjithsecili nuk bazohet mbi termin "art" as historikisht e as kuptimisht, por vetëm (pamjaftueshmërisht e dogmatikisht) mëvetësisht.
Së dyti:
Anja:
Mendoj se vetia a pagabueshme e vepres artistike eshte qe eshte emotive, ngacmon ndenjat dhe jo intelektin.
Ndërsa mendimi im është që vepra artistike përveç që duhet të ngjallë "ndjenjën", duhet gjithashtu të ngjallë dhe "mendimin" (fillimisht duhet patjetër të jetë diçka e përdorshme). Pa e patur me ty (duket sikur po e them shpesh po nuk flas armiqësisht kundër bashkëfolëses/it por kundër mënyrës së mendimit; thjesht desha ta shënoja këtë) përsëri ka një mbizotërim të dualizmit në shprehjen tënde të mësipërme. Pra sërish shohim që përpiqesh të ndash ndjenjën nga mendimi ndërkohë që këto janë gjithnjë në ndërthurje e në funksion të njëra tjetrës (të pandashme, një e tërë). Dualizmi është veç një burg për Europën, shembjani muret, ose lëngëzohuni dhe rridhni përtej :), para se të vdisni aty.
(Është për t'u vënë re se në kryevepra të artit nuk ka "artist" të mirëfilltë, por "grupartist", pra asnjë prej krijuesve nuk mund të quhet "artist" por të gjithë bashkë po. Ndërkohë vepra e tyre është padyshueshmërisht "art" - shiko: Akropoli, Koloseu, Harley Lowrider etj).
- Sipas artit fillestar europian artisti/grupartisti merr parasysh që vepra që po krijon duhet:
1.Të përdoret (të jetë funksionale, praktike) në tërë vetitë e veta (në rastin e një kështjelle, të ketë dhoma, kulla, bedena, tunele, etj etj. sipas kushteve që duhet të përmbushë)
2.Të ngjallë tek ndijuesi (perceptuesi) ndjenjë dhe mendim (pra të jetë estetike). (Në rastin e një kështjelle të ngjallë admirim a frikë, madhështi a vogëlsi, përsiatje, vlerat kulturore, zakonore, botëkuptimin, idealet (what it stands for) etj., etj. sipas asaj që do të shprehë krijuesi)
Pra duket qartë që estetika është në funksion të përdorshmërisë si dhe anasjelltas. Dhe të dyja këto veç e veç nuk janë fare, por të dyja këto së bashku janë "arti". Praktika dhe estetika janë përbërësit e "artit". Nëse një nga këto mungon nuk kemi "art"
- Ndërsa me hyrjen e dualizmit oriental u vu re kjo shmangie thelbësore:
1.Praktika (përdorshmëria) u quajt "artizanat, zanat, profesion (krijues)" (arti i varfërve, mjeshtëri (gjoja) e rëndomtë).
2.Estetika (ndijueshmëria), shkaktimi i ndjenjës u quajt "art" (arti i të pasurve, aftësi për të shkaktuar ndjenja (me degjenerimin së fundmi te abstrakti dhe moderni vetëm për të "shokuar" perceptuesin apo për t'i shkaktuar ndjenjë në mënyrë agresive pa përcjellë a kërkuar gjë por duke dashur të detyrojë ndjenjë, ndërkohë që 99.9% e njerëzimit s'i merr vesh fare, por 14.9% bëjnë sikur i marrin vesh))
Që prej këtu fillojnë "tërë të mirat".
Është për t'u vënë re se me zhveshjen e praktikës nga estetika dhe me zhveshjen e estetikës nga praktika "çuditërisht" mbaruan dhe kryeveprat e artit! (Disa herë dilte ndonjë artist i mirëfilltë tek tuk, shiko: Da Vinçi, Mikelanxhelo, etj, por këta ishin përjashtime dhe nuk dilnin si rrjedhojë e sistemit të përçudnuar artistik, por si përjashtime.) (Muzika hyn në një tjetër vazhdë interpretimi si art i veçantë, ndryshe nga piktura, skulptura etj që janë nënpërbërës të artit dhe jo degë të mirëfillta të tij).
Këto janë mendimet e mia dhe me siguri që askush sot s'është dakord. Po unë ngushëllohem tek fakti që të lashtët kështu e perceptonin dhe se arti sot nuk është zhvilluar drejt atij drejtimi po është shpërbërë (dualizuar, multizuar ) dhe thelbësisht nuk është më "art".
Nëse do vazhdonte drejt drejtimit origjinal europian arti sot duhet të kishte arritur një farë zbatueshmërie shumëpërmasore (p.sh. përsosmëria e trajtave gjeometrike, melodike, estetike (kuptohet në funksion të përdorshmërisë) të zbatohet në lëvizshmëri, të krijohet mundësia e shumëinterpretueshmërisë, mundësia që ndijuesi të marrë ndijime të ndryshme çdo herë që bie në kontakt me veprën e artit, etj, etj. Disa ide të tilla mund të kenë dalë dhe nuk është çudi që jo pak prej jush të kenë përvojuar lindjen dhe vdekjen "çuditërisht" të parakohshme të këtyre ideve, që kuptohet nuk lejohen nga vetë mënyra se si sistemi i "artit" i sotëm nuk është art.)
Ndërsa për komerçializimin dhe standardizimin e artit (meqënëse është prekur disi këtu), më duket se vetë komerçializimi apo standardizimi nuk janë të këqija në vetvete se sa e keqja është kur artisti fillon të prodhojë mbështetur se në çfarë praktike apo estetike shet më shumë tek masat (e masat dëgjojnë B.Spears e hop-shkop). Pra artisti nuk krijon me qëllim përsosjen praktiko-estetike sipas vlerës elitiste/perfeksioniste (të tij apo tjetër) por sipas vlerës masive (çfarë shet më shumë). Standardizimi duhet, sepse shtyn krijuesin drejt krijimeve të reja. Makina e luftës pushton territore dhe ecën më tej. Po kjo që kemi tani nuk është makinë lufte po çekiç i thyer. (Çekiç i thyer nga korrupsioni dualist- koka veç dhe trupi veç. Dhe aspak të mos çuditet kush që dualistët nuk e shohin fare që këto "të dyja" janë "një çekiç", ata shohin një copë hekur estetik dhe një copë dru praktik.)
Kështu, arti le të rilindë përpara e pastaj le të jetojë se duhet të jetojë.
=================
Liquid mjaft rrodhe po ec e më kundërshto se të vodha arsyetimin. T'raftë dualizmi oriental n'kaptinë e ta nxjerrtë trunin praktikë e kafkën estetikë (më fal, ta nxjerrtë trunin "zanat" e kafkën "art").
Ndryshuar për herë të fundit nga Legjion : 21-02-2005 më 20:41
Art sipas kuptimit të të lashtëve:
1- Funksional (praktik)
2- Estetik (ndijor, mendimor)
Kur sheh motorra të tillë, njeriut i kalon para syve historia e njerëzimit me tërë arritjet e derimësotme praktiko/estetike. Kjo është copë arti!
Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 21-02-2005 më 20:36
Dje para se te flija me pulat, pashe filmin "Incognito". Eshte pak i super-dramatizuar per shijen time, por gjithsesi do ja u keshilloja gjithe pjestareve te kesaj teme.
Pershendetje
Ok Liquid,
1. Funksional
2. Estetik.......
......po vlera tematike ku shkoi? Arti s'permban teme sipas teje? Njihet vetem nga estetika dhe praktika?
Keshtu i rralloj cilesit e artit per vete:
1. Estetika
2. Tema
3. Praktika.....jo gjithmone e domosdoshme te quhet art.
Arti duhet te paraqesi nje lloj estetike (traditore ose jo) dhe patjeter duhet te permbaj teme. Nuk eshte e domozdoshme te jete praktik, por kur eshte edhe praktik, sa me mire.
Dhe of course ndjenjat jane te pandara nja mendimi......kjo eshte e natyrshme. Por une theksoj ndenjat (pa i shkeputur nga mendimi, por me i theksuar) sepse ne fillim nje veper artistike te godet ne shpirt......pastaj, natyrisht, njeriu fillon e mendon. Por forca e artit eshte tek goditja e ndjenjave (ne nje sekond, dy..whatever). Pastaj fillon e analizon nga ''c'kuptim ka, c'teme ka. Ai ne fillim te kap dhe te terheq nga ndenjat dhe te len te luash me mendjen.
Dhe Estetika nuk permban gjithmone temen perbrenda saj. Shpesh po, por jo gjithmone. Rather, tema del, rritet 'organically'nga estetika dhe e tejkalon ne fund, si frutat e nje peme.
Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 25-02-2005 më 04:13
Pa temë s'ka art :)
Normalisht në ndarjen e mësipërme është brenda estetikës, duke qenë se është thjeshtuar në dy përbërësit kryesore. Por meqënëse dhe unë e shoh temën si mbikëqyrëse/sunduese/zotëruese të nënpërbërësve të tjerë të estetikës atëherë nuk më duket gabim të nxirret jashtë estetikës si përbërës i artit (duke qenë se qëllimi i temës detyrimisht vepron dhe mbi estetikën dhe mbi funksionalen). Ideja që funksionalja me estetikën ndërthuren, nuk e lë gabim vendosjen e temës në hierarki nën apo baras me estetikën. Si ta ndiesh me i llaf :)
paçim
me cate molet me injorancen tuaj dhe kantizmin tuaj ushtarak te deshtuar (hehe liquid). teme? praktike? dhe estetike? ndarje e thjeshtuar ne perberesit kryesor? pallavra. forme, kalamoja, forme. fryme dhe forme. keto jane perberesit kryesor. kur te arrini te pranoni kete, ashtu sic e dini por nuk e thoni, atehere do i lini dhe fjalet e kota ne lidhje me artin.
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
...
Një i marrë lëshohet në shesh të tregut: "Frymë dhe Formë, Formë dhe Frymë!". Po kësaj here nuk e ktheu askush kokën. Zarathustra, tepër i çuditur me reagimin e ftohtë të njerëzve të sheshit, mendoi se mos ndoshta ky qytet qeverisej nga ndonjë njeri i epërm, apo nga disa të tillë, dhe njerëzit, aq më tepër mizat e tregut, kishin fituar shprehi të njihnin të marrët.
- Kafshar, - iu drejtua ai mbathësit të kafshëve, - si ka mundësi që juve, aq më tepër këtu në treg, nuk ju bëri aspak përshtypje i marri që sapo kaloi? Kafshari, mendueshëm nëse ky njeri ishte Zarathustra aq i përfolur atyre anëve, iu përgjigj:
- Udhëtar që ngjan me mjeshtrin e çuditshëm aq të përfolur këtyre anëve, ky njeri nuk na bëri përshtypje sepse para dy javësh një tjetër i tillë doli nga banjot publike duke rendur e thërriste: "Zoti, Zoti". Atë ditë u bë lëmsh i madh në treg. Dhe vetëm disa çaste më vonë e kuptuam që ishte i marrë sepse askush nuk vendoste dot kuptimin e saktë të fjalës së tij.
Para një jave një i dytë doli nga stalla e derrave dhe bërtiste "Liria, Liria", lëmshi kësaj here ishte disi më i madh, saqë disa menduan se fjala ka fuqi magjike. Pasi e qetësuam me çaj bliri dhe ia pastruam fytyrën ai erdhi në vete dhe ne filluam të vendosnim për kuptimin e fjalës të tij, por dhe ky doli i marrë sepse nuk e gjetëm dot një kuptim të saktë të këtyre fjalëve e as ai nuk dinte gjë mbi të.
Këshilli i qytetit pasi u mblodh vendosi që të hartonte një listë me fjalët e pakuptimshme, apo me kuptim aq të papërcaktuar saqë janë të papërdorshme sepse çdokush mund thotë ç'të dojë e nuk i bëhet vonë për kuptimin. Kështu siguruam qetësinë e qytetit.
Para dy ditësh një i marrë tjetër doli nga arat e thërriste "Shpirti, Shpirti", po kësaj radhe reaguan vetëm ata që nuk e kishin parë listën dhe ata ishin të paktë.
Sot, siç e kupton, o Zarathustra - vazhdoi kafshari që kish vërtetuar dyshimin e tij, sepse një turmë rrethonte tashmë mjeshtrin duke shushuritur - të gjithë e kishin lexuar listën prandaj dhe nuk reagoi asnjeri. Këshilli vendosi t'i lërë të lirë këta njerëz për argëtimin e popullit.
Zarathustra pasi u mendua një copëherë kërkoi një bri me lëng molle sepse ajo ditë ishte tepër e çuditshme për stomakun e tij. Ai gjithashtu dërgoi një vajzë nga turma t'i sillte një kopje të listës së bashkisë së qytetit.
...
Përmbajtja e Shpalljes
_________________________________________
Bashkia e Qytetit Majmal
Këshilli i Bashkisë
26.02.05 Majmal
Vendim
Kjo listë përmban fjalë (terma) të përdorimit të dyshimtë, sepse duke qenë se çdokush i interpreton sipas dëshirës, as gjuhëtarët tanë nuk kanë arritur t'i përcaktojnë saktë e kështu dalin jashtë përdorimit, përveç rasteve kur thuhet ndonjë marrëzi apo gazmore. Këto fjalë sipas gjuhëtarëve tanë marrin kuptim vetëm kur lidhen me botën materiale apo kur përcaktohen saktë e qartë në çdo rast që shprehen nga shprehësi i tyre, në të kundërt përdoren vetëm në rastet e lartpërmendura.
Shpirt
Zot
Frymë
Formë
Liri
i Shenjtë
Paqe
Perfeksion
Art
[...]
Fjalë të tjera të këtij lloji do të shtohen me zbulimin e tyre. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shënim: Nëse spikatni raste kur dikush përdor 3 e më tepër fjalë prej të lartparaqiturave, në të njëjtin kontekst apo fjali në lidhje të drejtpërdrejtë vartësie me njëra tjetrën, luteni të thërrisni ekipin mjekësor më të afërt.
Kryetar i Bashkisë
Kryar Majmala
(nënshkrimi, vula)
Përfaqësia e Këshillit të Bashkisë
Virona Bredhpisha
(nënshkrimi, vula)
_________________________________________
Kullë djali, sillu e përdridhu, përgjigjja është këtu për gjithmonë:
Art isn't. ;)
Lëri njerëzit të flasin se iu ndihmon qarkullimin.
Ndryshuar për herë të fundit nga Subzero : 26-02-2005 më 02:36
CAUTION! BIOHAZARD: VIRUS-CONTAMINATED LIQUID HELIUM AT -268.9°C!
Krijoni Kontakt