Close
Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 217
  1. #81
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga kulla
    artisti eshte. si zoti. bile edhe ekzistenca e zotit eshte e dyshimte.
    kulle, nga tere te vertetat qe ke permendur me siper, kjo eshte me e verteta. Po, po! artisti eshte si zoti, dhe prirja artistike si fryma e shenjte, dhe pikerisht per kete eshte genjeshter!!! Domosdo qe te djeg zorra kur harron kete te vertete :)
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #82
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    prirja artistike eshte si fryma e shenjte, prandaj eshte genjeshter? mos paske ndermend te merresh me aparatin tim tretes? mos u bej merak se s'jam fare delikat nga ajo ane. jeni bere nje me popullin e me thoni te dy te njejten gje. e bukura nuk ekziston si e vertete? kam nje pyetje semantike per peoples, meqenese edhe gabimi qe ke bere eshte semantik. po e verteta, a qendron si e bukur, si gjeja me e bukur, sa do e shemtuar te jete? atehere, sipas teje, retorika mbetet te jete se e verteta nuk qendron si e vertete, (edhe kjo mund t'a kete te verteten e saj brenda). e bukura ekziston si e vertete, dhe pike. te mohosh vertetesine e se bukures do te thote te mohosh gjithcka qe na jep kenaqesi. te thuash se e bukura nuk ekziston si e vertete, do te thote se e bukura eshte iluzion, ekziston vetem ne mendjen tone, ne shpirtin tone. pse me beni te bie ne shpjegime kaq te lehta per mua. ashtu sic eshte organi mashkullor i bukur per nje femer, dhe organi femeror i bukur per nje mashkull, e bukura eshte relative, por jo e pavertete. e bukura ekziston si e vertete, sepse p'idhi eshte i bukur, sepse k'ari eshte i bukur, dhe jane te vertete.

    po vulgarizimet, a jane te bukura? pyetje vetes.

    une di qe kam thene diku, me duket se e kam thene ne anglisht, se e bukura dhe e verteta jane shkallet me te larta te perjetesise. une perjetesine nuk e kuptoj ne lidhje me zotin e me frymen e shenjte, edhe pse mund te kuptohet e tille nese i veshim zotit te verteten dhe bukurine, nuk e kuptoj absolute sic eshte fryma e shenjte. une perjetesine e kuptoj si nje tingull komunikues i ndryshueshem gjate gjithe historise njerezore. elementet me te fuqishem te ketij tingulli, jane e verteta dhe e bukura. nderthurja e tyre krijon art dhe njekohesisht, iluzionin e nje perjetesie absolute, gjithmone te bukur. perjetesia eshte nje nga ato te bukura qe deshirojme te ekzistoje si e vertete. prirja artistike eshte absolutisht e perjetshme per aq sa njerezimi do te ekzistoje, kjo eshte e verteta, sepse njeriu eshte gjithmone i prire te krijoje dicka te bukur dhe sepse perjetesia tashme nuk eshte vecse mode komunikimi brenda nje sistemi qe edhe mund te mos jete i perjetshem. ndersa fryma e shenjte, e shprehur ne forme adhurimi ndaj nje qenie me superiore se njeriu, eshte nje nder format qe prirja artistike merr. nuk eshte prirja artistike si fryma e shenjte, por e kunderta. nese ky kal vdes, ne se zoti vdes, atehere njeriu do te gjeje kuaj te tjere per te arritur te bukuren, per te krijuar te bukuren, e per te djegur te bukuren (ose te pakten keto jane mesimet e homerit). nuk i ngaterroj une zorret e te vertetat cupke, i ngatarron ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kulla : 23-01-2005 më 14:25
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    E Bukura.

    Dashuria eshte e bukur.Ajrosja e nje dhome te mbuluar me lule te kuqe,eshte,mbetet e bukur.Nje vajze,ose me thjesht,natyra e femres eshte e bukur ne pergjithesi.
    Por,e bukura nuk eshte nje e vertete.Kete une e pranoj.Eshte nje shantazh qe ne i bejme trurit tone per te thene se ajo ngjyre apo ajo makine eshte e bukur,ne fakt aty nuk ka asgje,vetem bojra dhe manipulime njerzore.Trillimi.Luhatje.Meditime.
    Te shikosh filma nuk mund te kuptosh se nje skene eshte e bukur,ate duhe t'a ndertosh.Pra,e verteta nuk njeh nje te tille bukuri.Aty ka vetem pune dhe perkrahje per te rritur edhe pak sasine e fjaleve qe shkruhen.
    Te shkruash nuk eshte bukur.Te lexosh mbase eshte me bukur.Te lexosh se seksi i nje femre dhe i nje mashkulli,te shkruar bukur,jane dhe mbesin si dy te vertetat me te padallueshmet ne bote,nuk eshte shume e vertete.Nje dhe nje bejne dy,po t'i shtosh dhe tre bejne pese.Numri pese eshte i mrekullueshem.Numri tete u ngjalli interesin inxhinjereve te AIRBUS,per t'a perdorur ne avionet e tyre,sepse ky numer permban shume magji brenda,eshte i vertete?AIRBUS 380,ky eshte i vertete,sepse e shikova ne tv,ne TOULUSE qe po e montonin,por peralla e numrit nuk verteton kete te vertete.
    Per Andy Wharhol,e dime te gjithe,te pakten ato qe kane lexuar historine e Artit,se kush ishte e bukur per te: Mao,Marilyn,aksident me makine,Jagger,ndonje lule manushaqe,Kellogs,kutia supe...dhe ai bente Art.Te bukur?Nuk eshte e dallueshme se perse ai zgjidhte te krijonte ne nje bote te mbushur me plehra dhe teprica te letrave te nje produkti iperkonsumist.
    Te flasesh per nje deshire,per nje vajze.Te flasesh per nje tragjedi,per poezine.Te kerkoj nje ndihme,te jem i pavertete.
    Kush eshte qyteti me i bukur ne Bote?Ai qe eshte me i bukuri,eshte dhe qyteti me i bukur.

  4. #84
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    kulle, ty vulgariteti te ben shume te lezecem (e kam seriozisht) edhe pse te ben me pak "artist."

    Je zgjatur kaq shume per nje gje qe mund te thuhet vetem me dy fjale. A s'me thua, c'ndryshim kane kenget e Homerit nga fitoret e Napoleonit? Patjeter qe imazhi i nje bajonete te perlyer me gjak eshte me vulgar ne krahasim me patosin e lirikave homerike kushtuar Elenes (ne kuptimin origjinal te fjales pathos--vuajtje), por a e ben kjo njerin me te perendishem se tjetrin? Cilado qofte pergjigja, une jam e bindur se ka vetem nje te vertete - vdekja - dhe gjithcka tjeter eshte genjeshter! Te bukuren, ashtu si dhe zotin, njeriu e ka krijuar per ti mbijetuar te vertetes, ngaqe kjo e fundit i kall tmerrin! Qe te dyja e bejne njerine e gjore te ndihet me mire, dhe fakti qe keto jane genjeshtra nuk ka shume rendesi.

    Vertet e kam thene ca vjet me pare qe "aesthetic theory" eshte mjaft interesante, por gjithmone kam pasur parasysh se ne esence, nuk manifeston gje tjeter vecse triumfin e genjeshtres mbi te verteten, te artificiales mbi origjinalen, endrres mbi realitetin, padobine e artit, e pse jo edhe vdekjen e tij.

    Ika tani se me kane vdekur nervat. Edhe mos ki frike se nuk ngaterron gje cupka. Te kish qene FSH-ja kopshti i Edenit edhe mundet, por sa here qe hyj ketu, me vjen nder mend fakti qe njerzit lumturohen jo vetem ne rrethin e nente, por edhe ne ate te dhjete.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #85
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me cmendet me ngushtesine tuaj. e verteta te kall tmerrin? jo. me e tmerrshmja eshte bukuria. dhe jo vetem tmerr e terrorr, por frikat me te pa imagjinueshme ngjall. e di pse? se bukuria nuk te dh'jet me nje m'ut. te perbuz. te percmon. bukuria eshte ndjesia e percmimit nga dicka qe ti don te arrish. bukuria eshte tmerri. i rashe gjate. me mire te kuotoj rilken, e pikerisht ato vargje qe edhe i dhane shtysen me te madhe nietzhsces, me qe e ke edhe poshte.

    "bukuria nuk eshte asgje tjeter
    pervecse fillimi i nje tmerri qe akoma mezi e durojme,
    dhe na mahnit sepse qetesisht perbuz te na asgjesoje".

    peoples. ai shantazhi pra, eshte e bukura. dhe ai shantazhi me duket se ekziston si i vertete. kur orgazma arrin kulmin, do te vdesesh. por jo. sa do te bukur, nuk te vrasin fatkeqesisht.

    ne "reverse phsychology", mire e keni ju. sa t'iu perjashtoje bukuria, me mire e perjashtoni ju.

    une di edhe nje te vertete tjeter pervec vdekjes cupke. jeta, ja ku eshte, bile edhe virtuale, e pashmangshme, si pergjigja ime, dhe gjithcka tjeter eshte genjeshter, perfshi edhe vdekjen, se edhe kjo e fundit eshte thjesht nje proces jetesor.

    nuk jam i sigurt se cfare do te thuash me teori te estetikes. pastaj fundja vetem teori eshte, e nese ka tonalitete te kesaj teorie ashtu si e ke kuptuar ti ne fjalet e mia, me ke degjuar gabim, sepse une thashe qe arti vdes atehere kur mbaron njerezimi. per aq sa te kete dy njerez gjalle ne bote, te pakten njeri prej tyre do bej art.

    a s'me thua c'ndryshim ka midis fitoreve te napoleonit dhe fitoreve te hitlerit? po te ishte kjo pyetja, sinqerisht qe nuk do dija te pergjigjesha, (edhe pse e kam nje ide shume te vaget ne lidhje me kotesine e perseritjes te se njejeteve karaktere dhe situata deri ne holokaust total) ama, per pyetjen tende, midis napoleonit dhe homerit, ia ke fut pordhes. me thuaj ngjashmerite, te te them ndryshimet.

    as perralla e televizorit nuk e verteton qe airbus380 eshte i vertete. ca dmth iperkonsumist, dhe c'lidhje ka kjo me te bukuren?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Udhetime.

    Sa here qe ngrihemi nga gjumi, perserisim te njejtat skena. Dikush mundohet te ndezi nje drite nese jashte ben akoma terr, nje tjeter ndez pak aparatin elektrik per te gegjuar muzike i , nje tjeter shkon ne sallen e tualetit dhe merr nje dush te ngrohte, te mrekullueshem; nje çlodhje e paperseritshme per gjithe diten qe e pret.
    Por ka dhe nga ata qe akoma rrine ne shtratin e ngrohur gjate gjithe nates dhe shijojne bukurine, akoma, me syte e mbyllur. Tmerri nje dite i frikeson. Ajo dite duhet te jete shume e bukur...
    ...te kerkosh ne histori se çfare kuptohet me te "bukuren", arrihet shpesh ne keqkuptime. Nuk ka shume publik e "bukura" si nje e vertete qe krijon hijeshi. Te dalesh ne rruge dhe te shikosh nje objekt, nje person apo nje ndertese, ankthi te kaplon. Parfumi i nje jete, kopshti me lule, latex per vajzat e nje shoqerie te ngritur, arkitektura e F. Gehry,jane vetem disa te verteta qe na bejne te kuptojme sesa e varfer eshte shoqeria jone ne vlera.
    (iperkonsumiste) Prodhimet qe gllaberohen nga shume njerez te veshur bukur apo me tendenca te theksuar PUNK, jane kudo. Aty ne gjejme jeten ose me sakte, produktet qe ne kuptojme se na lejojne te jetojme. Sot, ne ato magazina ipervirtuale gjen çfardolloj produkti. Gjen nje liber te Homerit apo te Murakami R.; gjen nje shporte qe te drejton drejt parajses se mishit apo te frutave, te gjitha te mitizuar nga nje reklame iper e forte: nje vajze apo djale i bukur qe kafshojne nje frut,e lepijne ate apo i thithin lengun. Shume imazh edukues, patjeter qe nje njeri i thjeshte qe rri dhe kalon kohen duke bere zapping ne dhomen etij me ere te forte alkoli dhe sperme, do te bleje ate frut dhe do ta kafshoje si ajo vajza apo ai djali, qe benin te njejtin veprim. Po,ky njeri, do te jete vetem ne momentin qe do te kryeje aktin e kafshimit dhe, i ngurtesuar nga mashtrimi, nuk do te ndjeje nje eksitim cerebral siç kishte ndodhur ne magazinen e gjere. E bukura per ate zhduket. Ai nuk kerkon te lexoje "Eros dhe shoqeri" te Marcuse. KOha ne dispozicion nuk i mjafton. Duhet te paguaje gazin, ujin dhe dritat. Duhet te kerkoje disa sherbime qe jane super te paguar per te jetuar si gjithe te tjeret.
    Dhe, Arti sot, mundohet t'i flasi te gjitheve.
    Per M. Duchamp, e bukura nuk ishte veçse nje shurrtore, ate qe e shikonim kudo, por smendonim qe nje artist, do ta perdorte per "veper" arti. Ka deshtuar objekti apo personi qe duhet te gjeje diçka te bukur ne boten e varferuar nga mekanika dhe teknollogjia qe perparon me hapa te rrezikshem? Per Warhol vetem disa paketa neper supermarkete. nj mit i prodhimit dhe kultures se Pop.
    Burke, shkruante se e bukura eshte vetem ajo qe terrorizon. Delight.
    Estetika nuk vezhgon nga afer objektet, ajo mundohet t'i japi nje interpretim te thjeshte, te shpejte dhe te marri nga ato, nje shenje dhe nje sukses per te ngritur nje regjim, institucion apo deshire per te vezhguar nga afer boten e merzitshme te planetit Toke.
    Medea e Pasolinit, eshte nje film i mrekullueshem. Ne Tirane kishte mberritur nje regjizor francez, dhe kishte kerkuar qe te bente nje (Shqiptare!) Medean Shqiptare sipas shkrimeve te Senekes. Ema Andrea. Shume e bukur. Mbase regjizori qe ka lene Montpellier dhe ka mberritur ne nje aeroport te vogel, ka degjuar me perpara nje kenge te forte te SADE "Kiss of Life". Pra dhe ate vend te bukur, me tmerrin qe ai jep neper bote, jeta po e puth. Do te ishte mire qe te kishim nje pune te tille; te realizonim gjera me korrekte per ate vend. Gjera te bukura, por me pare duhen perkthyer disa traktate, tashme te superuara, dhe te mbeshtetnim nje lexim me te lehte. Dashuria gjithmone te lejon qe t'i japesh jete dikujt. Per vajzen nje djale mund te jete gjithçka qe ajo ka ne jeten e saj; e kunderta per nje djale. Pra bukuria, Greket, thoshin se bukuria eshte mashkullore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 24-01-2005 më 09:23

  7. #87
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kulle, vetem ata qe dyshojne ne ekzistencen e dickaje e mbrojne ate me fanatizem. Motivacion tjeter nuk ka. Qe dicka te jete, ajo duhet te zbuloje vetveten.

    Nuk ka ndonje ndryshim te madh midis Napoleonit dhe Hitlerit, as edhe midis ketyre te fundit dhe Homerit. Se jane te vdekur kulle - te vdekur! ashtu sic do jemi edhe ne pas ca kohesh (tani mos me thuaj fama/legjenda eshte forme e ekzistences, pasi eshte nje hic!) Nese Homeri nuk do te kish ekzistuar, a do ta pengonte kjo Napoleonin per te prere koka gjermanesh apo Hitlerin koka cifutesh? Patjeter qe jo. E pra, tere kjo sa per te thene qe njerezimi ben edhe pa artin, por arti nuk ben dot kurre pa njerezimin, sepse eshte genjeshter! Kaq e vertete eshte kjo sa, po te mos kishte Napoleon nuk do te kishte as "Lufte e Paqe," po te mos kishte Robespier nuk do te kishte as Hygo; po te mos kish Hitler nuk do te kish as Cvajg, e keshtu me rradhe.

    Thua qe jeta eshte e verteta me e madhe. Une nuk thashe qe nuk eshte (edhe pse s'jam e sigurt per kete) por me e vertete se arti eshte indeed! Madje kam me shume arsye te besoj se eshte e shemtuar, pa e bukur qe jo e jo. I bukur eshte vetem imazhi (dmth iluzioni, genjeshtra). Ketu nuk dua te them qe njerezimi nuk duhet te beje art, perkundrazi. Njerezit pelqejne genjeshtren, prandaj dhe duhen genjyer. Eshte me e lehte keshtu. Nje doktor mund te shpetoje me mijera jete njerzish, e prapseprape, puna e artistit eshte me e kendeshme, megjithese kotesi e kotesive.

    Sa per teorine e estetikes, eshte obsesioni im, gati idiotesk, me literaturen "e degjeneruar" franceze, nje tjeter qorrsokak i kendshem qe s'kam qejf ta "ndricoj" sonte.

    edhe, good manners in front of the ladies please!
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #88
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me ne fund e kuptove qe une s'kam thene qe arti eshte i vertete, por artisti don kishotesk, njeri, qe thote, une jam i bukur. por ti e dije. nuk me pelqen "e degjeneruar", por nese ai eshte llafi me i perafert une them de sade, pa e ngaterruar vesin me emrat e te vdekurve, e aq me teper me thonjezat delikate te nje lady.

    mua me vjen inat me keta qe nuk e kutpojne se c'jane morrat. e me morra nuk kam parasysh people, por ... qe kane hedhur mutrat e mia ne temen e tij, e pastaj vene e fshijne postet qe nuk duhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kulla : 25-01-2005 më 01:18
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  9. #89
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mire e ke ti kulle. Fajin e kane mod. qe merren me ty dhe nuk i fshijne fare budallalleqet qe te shkruan dora.

    Here tjeter dergo nje mesazh tek mod. perkates (ose akoma me mire hap nje teme tek forumi ku duhet).

    Krijimet per te cilat je duke folur po i hedh une tani tek meditimet!

  10. #90
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    fiori, iu dhe dore te lire ti t'i fshijne? nuk e kuptoj se ca donte ketu ajo pjesa ime. pse ne teme te peoples?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •