Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 217
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Exclamation art dhe integrim

    ...pershendetje miqte e mij,sigurisht nese ka ngelur ndonje akoma i ankoruar ne kete skaj te botes imagjinare.Une sapo u ktheva,por ishte pak e veshtire per regjistrimin,siç edhe mund te jete nje deshire qe ka kontakt direkt me shpirtin e kohes.
    Ajo qe doja te flisja sot,ka te beje me fotografine.
    Ne kryeqytetin francez,eshte hapur Muaji i Fotografise;nje mori galerish franceze dhe nga bota(e zhvilluar,industrializuar ne maksimum)qe ekspozojne koleksionin e tyre dhe qe prezantojne artiste te njohur dhe debutues.Gjeja e pare qe arrita te konstatoj,ishte qe ndermjet tyre,jo vetem qe nuk kishte as edhe nje galeri shqiptare (shume e larget do te jete ajo kohe,mbase atehere kur leket do te investohen per muze e galeri e jo per pallate te shemtuara...dhe njerezit te shkojne per t'i vizituar me shpesh sesa kefenete dhe restoranet e shumellojshme shqiptare...shpresojme),por as edhe nje artist nga shqiperia apo kosova.Gjeja e dyte qe konstatova,ishte aspekti tregtar qe karakterizonte kete organizem te madh imazhesh.Dukej,sikur kishe hyre ne ndonje merkato te madhe,dhe aty kishe mundesine te shikoje gjithçka.
    Por,ana pozitive ekziston;kishte shume tendenca,dhe shume histori.Fotografi te viteve te dy shekujve me perpara.
    Ne Centre Pompidou,ekspozita Sons et Lumieres,Bernd e Hila Becher,ia vlenin me te vertete qe te vizitoheshin.
    Nje mundesi e mire per ato qe admirojne fotografine,dhe qe pranojne qe fotografia eshte nje forme tjeter per te prodhuar art,qe me pas t'a riprodhosh ate.
    Fotografia ndodhet sot,ne nje moment te rrezikshem per te gjithe ato qe kane besuar tek mjeshteria dhe tek perqendrimi maksimal ne aparatin qe perdornin.Sot,Mamiya,Contax,Haselband apo Rrolleyflex,jane zevendesuar nga te tjera makina qe fiksojne çdo gje,ne nje kohe me te shpejte,dhe me nje lehtesi ne zhvillimin e imazheve te zgjedhura,qe te shokojne.Sot me nje Nikon D,apo me nje Canon EOS 1D,mund te gjendesh shume me mire.Mjafton qe te kesh nje Apple G5,nje mori programesh te fuqishme dhe gjithçka eshte me e mundur.
    Pra,fotografia,si dhe çdo gje e shpikur nga njerezimi,ka evoluar shume shpejt(makinat e para dixhitale kane filluar te projektohen nga mesi i viteve 80).Duke u kthyer tek kryeqyteti francez,ne ekspozitat qe jane te shperndara ketej Sene-s,dhe andej Sene-s,mund te takosh çdo lloj fotografie.Eshte me te vertete e dobishme per ato qe kerkojne tek arti zhdervjelltesine e syve dhe ingranimin e shpirtit ne kohen qe po jetojme.Siç edhe thoshte Artaud: "Arti ka detyrimin social per te shkundur ankthet e kohes qe jetojme".
    Per ato qe do kene mundesine te bejne nje vizite ne Paris,ia vlen me te vertete.Do te deshiroja shume qe te kisha shikuar dhe grupe nga shkollat e artit ne Shqiperi;por kriza e regjimit politik,detyron te rinjte Shqiptare,te mbeten te mbyllur siç edhe kulçedra qe gelltiti Shqiperine dhe Shqiptaret ne 45-90 qe akoma nuk eshte mposhtur,la breza te tere te ngujuar.Mallkim per gjithe ato politikane qe nuk shikojne tek profesioni i tyre zhvillimin dhe integrimin e shoqerise qe ato perfaqsojne dhe qe kane detyrimin moral t'a ndihmojne.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Post udhetimi i imazheve

    Shpesh here na ndodh qe te kemi prane nje imazh,e te mos arrijme te kuptojme rendesine e tij,per nga vendi dhe koha ne te cilen ngjarja qe ndodhet ne kete imazh,percjell tek ne.Sot,realiteti jone,perjashta mendjes dhe syrit qe te mbyllur,shikojne gjera me te qarta,eshte e mbushur,e tej mbushur me imazhe.Keto,nuk dallohen fort qarte,pasi ne çdo vend,njerezit,vendosin ne vend te pare imazhin.Ato,te shperndare ne çdo skaj te botes,arrijne te komunikojne me ane te mesazheve qe keto imazhe percjellin.
    Gjithçka lindi rastesisht per njeriun,si çdo gje e rendesishme qe zbulohet per kuriozitet,per egoizem dhe pastaj ajo pushton boten.Keshtu dhe zbulimi i fotografise,mendoj se duhet te kete qene nje e tille praktike.Ne kohen qe Francezet dhe Anglezet,po tregonin "dhembet" ne fushen e mekanikes,per t'i dhene botes nje tjeter trajte;dhe rezultati...te gjithe e dime.Sot kemi nje tjeter bote,me nje tjeter zhvillim dhe nje tjeter shoqeri.Fakt ky,qe na ben te mendojme se njerezit kane qene gjithmone te shfrytezuar nga paranojat e tyre per nje jete me te mire,me te qete,por asnjehere nuk kane arritur te kontrollojne "vazhdimin" e realitetit qe ato kane krijuar.Fotografia lindi si e tille.Ajo,ne fillim,perdorej si mjet per te dokumentuar dhe arkivuar pjeseza histori,ne ate superzhvillim qe po shihte bota.Ndersa sot,shikojme nje "devijim" te ketij mjeti.Ai,sot ,perdoret ne menyra nga me te ndryshmet.I jep njeriut nje tjeter dimension.E shpartallon ate per nga gjendja emocionale.Krijon ne psiken e tij stereotipe,te rrezikshem por dhe te nevojshem.Dergon te ai,mesazhe te forta,dhe i krijon njerezve qe ai frekuenton shume pengesa.Imazhi fotografik,duke rrjedhur si nje lume perballe fytyres se njeriut,shkakton shume nxehtesi dhe mund te "percelloje" te gjithe ato qe rrine te fshehur pas ketij realiteti.
    Njeriu gjithmone ka fotografuar ambjentin qe ai jeton.Sot,ai,eshte shume me i ndryshem sesa nje shekull apo dy shekuj me pare.Sot,ambjenti qe ne jetojme ka permasa dhe rrezikshmeri te medha.Por,natyra,aty ku ne mundohemi qe here pas here te kalojme disa çaste te rehatshme,ka gjithnje frymezuar njeriun.Ne nje pikture,ajo eshte shume me drite sepse vete piktori e ka zgjedhur ate moment si shume shkelqyes dhe ka perdorur ngjyra te shkelqyese.Ndersa,ne fotografi,kjo praktike ndryshon ose me mire varion nga dita qe ne kemi zgjedhur per te fotografuar.Pra,eshte natyra ajo qe krijon nje pikture ne syte tane,dhe ne qe e transmetojme ate nepermjet nje gishti qe shtyp nje buton;dhe,ne ate çast gjithçka ka marre fund.Imazhi dokumentohet ne nje shirit dhe pret qe te jete ne nje dhome te erret per te na dhene rezultatin e pritur.Mund te jemi ne dimer,dhe imazhi qe kemi zgjedhur te fotografojme ne pranvere na sjell pak çudi;megjithese jashte ben ftohte dhe nuk ka shenja lulezimi te pemeve ai imazh,na rri prane dhe na sjell pak stine te ngrohte.Pak ngrohtesi.
    Kjo fotografi,mund dhe te jete nje dhurate apo tregim per kohet qe kane kaluar.Sensacioni qe ajo jep eshte i padiskutueshem.Frymezimi dhe kapaciteti i njerezve tregohet nepermjet disa qendrimeve aspak te thjeshta.Njerezit rrine te gjithe prane por,ne syte e tyre shikon shume imazhe qe ne asnje çast nuk rendin se identifikuari personin qe kerkon nje shpetim nga ato njerez qe ai ka zgedhur per te qendruar prane tij.Njeriu nuk beson asnjehere ne diçka qe ndodhet jashte frymes se tij...Dhe,shoqeria e sotme,qe kerkon nje shpetim nga idhujtarite qe kane pushtuar boten,shikon me vemendje dhe me habi sesi fotografia ka dhene nje dimension me te nxhehte jetes,me perparimtar.

    (Ky shkrim u bazua ne nje veprim timin ne lidhje me nje imazh pranveror,qe me pas u largua nga une...)

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Post udhetimi i imazheve

    ...imazhet,ashtu si dhe prinderit qe i shohim qe ne fillimin e jetes sone,na kontrollojne çdo aspekt te jetes.Me ane te tyre ne edukohemi,shpartallohemi ose ngrejme pyetje te shpejta.Te dalesh sot ne rruge,ku ndriçimi i tyre te percellon syte,eshte nje gje e drejte pasi aty ne do te gjejme kuptimin e ketyre koheve absurde dhe njekohesisht te pakuptimta.
    Cdo dite ne shohim nje rreze drite qe shpeton lekuren nga rrudhat e shumta.Cdo muaj ne shikojme sesi njerezit,te dashuruar me imazhet,i falin atyre shume kohe,dhe besojne se me te vertete imazhet qe ato shikojne shpetojne renien dhe degradimin e tyre ne nje pisllik mediatik.I detyruar per kete taktike denimi,njeriu qe te percjelle sa me shume ide,ndihmohet nga figurat qe ai perdor.
    Te shikosh reklamat e ndryshme,ndalohesh me te vertete per te blere nje artikull qe doje te blije perpara se te dilje nga dhoma e ngrohte e hotelit;aty,ne ate figure,shikon nje person,te rehatshem ne palevizjen e tij dhe,shpesh here te zhveshur,edhe pse ti ke ftohte dhe nuk arrin te ngrohesh kembet.Ai person,te shikon dhe identifikon artikullin me trupin e tij.Rast i tmerrshem per kedo.Por,sapo shikohet arsyeja se perse ne jetojme,atehere ne kontrollojme me mire deshirat dhe pasionet qe çdo imazh na jep.Ana plastike,ana ekonomike ne disa imazhe jane krejtesisht te paqarta per njerezit qe shetisin rrugeve dhe blejne libra neper kutia te vjetra me gjysem çmimi.

    Imazhi mund te jete i bukur.Ai sot kontrollohet nga shume kujdestar(kurator),perpara se te hyje ne nje ambjent te veçante me plot drite dhe njerez te pergjegjshem per punen qe ushtrojne.Aty,sapo hyn,te pret nje njeri i veshur bukur,me nje gote te mbushur perplot me leng;nuk arrin te dallosh lengun qe kane zgjedhur per ty,edhe pse ato e dine mire qe ti nuk ke nevoje per lengje por,per gjera me te renda.Per nje pistolete qe te mos kete plumba,por vetem luleshtrydhe te pjekura mire,qe me pas t'i fotografosh ato dhe t'ia japesh kujdestarit ne shenje respekti dhe pamundesie per te qelluar dike qe ka manipuluar me imazhet e tua.
    Ai,kujdestari,mund te jete nje njeri i pavertete,por dallimi i tij ndodh atehere kur ti ke nje çante plot me libra,te krijuar nga ti,ndersa ai,nje makine plot me kartolina per t'i dhuruar miqve te tu.
    Pra,ashtu si prinderit (diktatoret e pare te jetes!) edhe kujdestaret te rrine ne koke dhe te shpjegojne sesi imazhet jane me te vertete te rendesishme per krenarine e tyre te shkerdhyer nga fjalet e ekonomisteve.Ai,perqendron gjithe fuqine e tij per te debatuar me njerezit qe shikojne ne çdo rreze dielli nje shprese,nje emocion te lidhur me egeresine e jetes.
    A arrijne keto njerez,nen kete presion te vazhdueshem psikik te rregullojne dhomat e tyre perpara se te kene mbaruar shishen me helm?Cdo pyetje,kur e shtron ne tavolinen qe po debatohet per filozofine vajzave,kerkon disa imazhe qe te projektuara ne nje mur te bardhe,japin vetem kulture.Sepse vajza,nje qenie jo e ashper siç eshte mashkulli,nuk arrin te kujdeset mire per imazhin e vet,por e kerkon ate ne shoqerine qe ajo ka zgjedhur te jetoje.Te kthehemi tek pyetja: shishja me helm eshte teper e rastesishme ne historine e imazheve?.Femijet nuk e durojne dot eren e helmit;ato,te pandrojtur,e adhurojne ate dhe kerkojne çdo dite te kene sa me shume helm.Por,prodhuesit e imazheve nuk arrijne dot te stampojne perdite imazhe te bukura.Ato,ne tavolinat e tyre te punes,ndodhen perballe nje sportisti,nje kengetarje pa talent siç eshte (B.Spears) shumica e te rinjve sot dhe,perballe nje imazhi te turpshem qe tregon organet e riprodhimit te rraces krejt te zbuluara.Helmi,nuk krijohet nga keta punonjes,por nga kujdestaret qe vazhdojne akoma te rendisin njerezit ne baze te zgjedhjeve dhe deshirave te tyre per tu nenshtruar.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    ...

    Largimi dhe fundosja e nje shprese,per te gjithe njerezit qe krijojne diçka te rendesishme;ne fillim per egon e tyre dhe pastaj per te tjeret qe mungojne çdo dite qe ai pikturon,eshte dhe fitorja me e madhe qe mund te kete nje njeri qe mendon dhe arrin te komunikoje nepermjet mjeteve te ndryshme qe teknollogjia i ka ofruar.
    Figurat e shume njerezve,kthehen ne pasione per te gjithe ata qe te detyruar rrine pas nje ekrani te magjishem.Te gjithe keto turma,te drejtuar nga nje njeri shume i madh dhe i pergjegjshem per teknikat qe zgjedh per te drejtuar turmen drejt shkaterrimit,jane njerezit e nje rrace qe duhet zhdukur.Kemi mesuar nga historia se arti afrikan ishte shume i mrekullueshem;por,atehere kur "vampiri" Picasso,e shperdoroi,nuk mund te kemi me nje art qe krijon shprese per tu rritur dhe me shume.Dhe Picasso,i perkiste atyre turmave.
    Nje njeri qe rrezikon,qe nuk vlereson jeten e tij,mund te jete dhe nje femije qe sapo ka filluar te vizatoje.Ne fillim ai vizaton pemet qe i japin oksigjen,kujdestaret qe e godasin shume here me fjale dhe shikime idiote dhe,ne fund prinderit,qe i japin atij per te ngrene dhe per te pire.Ky femije mund te jete nje fitore per shoqerine e neserme,por ajo nuk kerkon nga ai,ate qe ai mendon,por mundohet t'i percjelli mesazhe frike dhe tensioni nepermjet pikturave te De Kooning?Nepermjet autoportreteve te Andy Warhol?Nepermjet veprimeve fantastike te Yve Klein?Ndoshta.
    Femija fillon te lexoje historine e artit,fillon te shikoje filma,por mbetet i traumatizuar kur shikon se sistemi qe ai jeton eshte i gabuari.Ndalimi i disa imazheve i krijojne atij nje boshllek te madh.
    Shikon se arti ka filluar te perfundoje?mundohet t'i japi librit edhe nje tjeter lexim,kete here me guximtar.Ai,nuk do te shikoje prindrit per shume dite,eshe nje urdher qe ka marre nga deshire e tij e çmendur.Ai,nuk do te kuptoje gje tjeter perveçse deshirat dhe marrezite qe mendja e tij do te kete.Femija do te vdesi per prindrit,ai do t'i japi atyre shume gezim.
    I ulur mbi nje tavoline te vjeter,dhuruar nga nje i aferm i familjes se tij,femija fillon dhe skicon veprimet e para qe nje femije ben kur ai vendoset perballe pasqyrave dhe deshiron te vizatoje gjithçka qe ndodhet perballe tyre,çdo linje qe i shkakton dores se tij nje nxehtesi dhe çdo hije qe fundos shpirtin tij te pafajshem.Ai,femija kerkon te ndjehet i pergjegjshem per ngjyrat qe ai ka perdorur.Ngjyra e tij e preferuar eshte portokalli.Kujtohet qe ate ngjyre e kishte shikuar per here te pare pas nje udhetimi me familjen e tije ne nje shtet Aziatik.Ajo ngjyre i jepte shume vullnet per te hedhur bojera mbi letrat e bardha.Keto letra,nuk perdoreshin me nga piktoret e rritur;ato,te ngaterruar nga sistemi,percillnin bojrat neper beze.Kishte degjuar qe nje kritik arti (?) nuk pelqente pikturen e nje individi qe kishte kuptuar me mire se te gjithe sesi shkerdhehet nje sistem,qofte socialist apo nacionalist,me hije te çmendura kapitaliste.Ai,kritiku idiot,kishte shprehur fjale te renda per edukaten e tij dhe pergatitjen ne historine e imazheve,kishte kritikuar piktorin qe vazhdonte te hidhte apo te perdorte (?) *** per bezen qe ai perdorte per te pikturuar.Po,a mund te pikturohej me nje te tille lende(?)E pamundur.Atehere,femija,i ndergjegjshem per informacionin qe ai po merrte,shikonte qe ne nje liber historie Arti,nje artist nga nje vend europian,i nje sistemi kriminal qe lexonte librat e Philip Dick qe ne mengjes,kishte futur kete lende nje nje kuti dhe e kishte titulluar: "Merda d'artista",qe e perkthyer ne gjuhen e kritikut injorant dhe idiot,siç edhe shumica e kritikeve te tille qenia jane edhe pse shikojne ne vullnetin e tyre shume pasione te shpifura;perkthehej: Jashteqitja e nje Artisti.Por,femija kurioz,shikonte se nuk kishte te bente me nje lufte ndermjet ketij kritiku idiot dhe nje piktori te vjeter ne moshe,por shikonte se njerezit jane dhe mbesin te çuditshem per syte e tij te pafajshem.
    Femija vazhdonte te shikonte pikturat e shekullit qe ai po jetonte,filmat qe ai deshironte dhe te degjonte kenget qe ai kishte me shume fat,pasi ato nuk gjendeshin çdo dite.Filmi i fundit qe ai shikoi ishte "Nje Milion Dollare Hotel" i Wim Wenders.

  5. #75
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot pashe nje cift me tre djem te vegjel. Per Krishtlindje secili nga djemte (me i madhi pese vjec) kishte marre nga nje aparat fotografik dhe ne nje gjys ore, mund te kene harxhuar me shume se dy filma aparati, secili. Nuk kishte gje me te bukur, nuk e di pse, u ndjeva xheloze. I gjithe procesi ishte kaq "elegant" dhe menyra si femijet ju drejtoheshin sendeve dhe formave (qe une i shikoj cdo dite e as i kisha menduar ndonjehere te denja per fotografi) ishte magjepes. Si kukulla vertiteshin te peste (femijet dhe prinderit)...

    Ishte rastesi qe sot lexova postimet me lart. Per mendimin tim, fotografia si art, ka vlera vetem kur shfaqet si rrjedhoje e pafajshmerise dhe naivitetit, çdo foto tjeter mund te perdoret thjesht per arsye dokumentimi (gazeta etj).



    Pershendetje




    p.s. alban people ndoshta eshte me mire te ti bashkoj te dy pseudot bashke. Cfare problemi pate qe ke regjistruar pseudo te dyte?! : ) Me dergo nje mesazh nq se ke arsye tjeter pervec humbjes se fjalekalimit.

  6. #76
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    e une rri harxhoj kohen kot nga letersia...
    mos ma merr per ters korcar, po ia ke fut si kau peles. artisti eshte titull si avokati dhe doktori, i vendosur per te shprehur nje krijim? avokati dhe doktori nuk krijojne. s'kam nevoje t'a mbroj me asnje argument. artisti nuk eshte titull qe fitohet ne shkolle. nuk ka shkolle artistash. m'a tregoni ku eshte, se po nuk vajta i pari, le te kushtoje sa qimet e kokes, po ptuh te ma beni. artisti eshte. si zoti. bile edhe ekzistenca e zotit eshte e dyshimte. artistin e krijon jeta. artisti me i mire eshte ai qe di te flirtoje me mire me jeten dhe me vdekjen dhe me artin dhe me hapesiren dhe me kohen dhe me veten. por artisti nuk ka kurre titull. ata artiste qe pranojne tituj nderi nga presidenti, jane ose aktore, ose artiste medioker. nuk kam as edhe nje shembull ne mendje, thjesht forcen e duhur te moralit per te gjykuar pa emra. ata shkrimtare qe pranojne cmimin nobel, jane njohes te mire te sistemeve, korporatave, big brother, e me the te thashe, dhe e pranojne vetem sepse ia kane futur sistemit. shperblimi me i madh i nje artisti, eshte arti i tij. denimi me i madh i nje artisti, eshte puna e tij.
    nejse, une u kapa kot me korcarin, sa per t'u ingranuar. bile mund edhe t'a kem lexuar gabim. ve bast qe ka thene se sic eshte doktor ai qe sheron dhe avokat ai qe mbron, artist eshte ai qe krijon. me fal.
    sa here qe ndizet ndonje diskutim per artin, te gjithe grinden me te gjithe, te gjithe iua mbeshtesin te gjitheve, muhabeti kalon tek artisti, te gjithe bertasin, te gjithe thone te njejten gje, secili ne menyren e vete, biseda sillet e sillet e ndoshta pa dashur, kur diskutuesit jane te gjithe te te njejtit nivel te dobet afirmimi ne fushen e artit kthehet nga fillimi me ane te nje infinit argumentesh, mua me uturin zorra e trashe nga padurimi, jam ne gjemba, me djeg, me djeg fuqishem, me pervelon si damke dhensh cdo lloj gjykimi negativ, me mbush e me ngroh e me kenaq ne nje orgazem intelektuale gjykimi pozitiv, "artin e admirojne shumica, e kuptojne pakica, e zoterojne vetem nje dore me njerez dhe e krijon kushdo" eshte e verteta e madhe qe me shpon kafken si tryele kirurgu, dhe e them edhe une gomarllekun e rradhes.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Jete dhe Dashuri.

    Artiste,ato qe historia e artit na i jep si te vertete meqe kane lene dokumentin me te rendesishem qe mund te japi nje njeri qe jeton i dashuruar me jeten dhe me pasionet e ndryshme qe ajo i ofron,kane dhene gjithçka per te vertetuar se nuk ak te verteta,se gjithçka eshte nje iluzion.Jeta,ajo qe ne te gjithe e njohim nepermjet dashurive dhe dhimbjeve,nuk kerkon asgje nga ne,ajo vetem ne merr,na shkurton çdo dite mundesine per te dashuruar,per te shkeputur sa me shume çaste jetesore nga jeta e shkaterruar nga ererat e fuqishme te veriut.Keto artiste kane jetuar,ato nuk jetojne me sot,sepse jeta e tyre ka kaluar neper letra,dhe nuk marrin me dot oksigjen nepermjet hundeve te tyre,por vetem nepermjet njerezve te sekseve te ndryshme qe punojne neper galeri dhe biblioteka per te sheruar te semuret e nje jete qe nuk i ka kursyer per te bere shakara,mbase dhe te hidhura.
    Ne nje pikture te disa shekujeve me perpara,njeriu qe ishte i pikturuar kishte nje statut social shume te ngritur,ishte me i madhi ai qe mund te kishte kete privilegj.Ai,jetonte dhe dashuronte portretin e tij te pikturuar mbase nga piktoret qe ne sot e adhurojme (jo une!),por ne ate kohe ai ishte vetem nje mjet per t'i dhene jete dhe dashuri nje njeriu te vetem,pa asnje tjeter vlere,por vetem fuqi dhe pasuri mbi te gjitha qeniet e tjera qe e rrethonin.
    Sot,ne nje pikture te diteve tona,portreti eshte zhdukur,ai eshte i frymezuar nga fotografia dhe nga lehtesia sesi nje njeri,deri edhe nje femije i vogel,mund te realizoje nje portret.Por,nuk ajne ato te njerezve te veshur me pushtet,pasuri dhe intolerance.Jane te njerezve qe na duan dhe qe na japin jete.Na bejne te kuptojme se jeta eshte me te vertete e bukur megjithe nderhyrjet e shpeshta qe TV ben ne kohenkur ne duhet te jetojme me shume.Atehere kur ne kemi mundesi te shkruajme,te kompozojme muzike,te vizatojme,te dashurojme personin qe na rri prane dhe qe shikon si gjene me te rendesishme syte dhe duart qe levizin me vrull neper floke.
    Sot,me asnjeri nuk di te pikturoje,apo gjithçka qe ne themi eshte pikture,duhet ta marrim per te tille?Nje pyetje shume e madhe.Estetika ka dy shekuj qe ben keto pyetje,dhe shumica e letrave te stamposura tregojne,mohojne,vertetojne qe ne jemi pa jete dhe nuk dime te dashurojme.Pra,librat,siç edhe ne nje liber te nje shkrimtari anglez,qe me pas u be film nga Truffaut,digjen apo duhen zhdukur per nje pjese kohe.Derisa ne te shkaktojme me shume ngrohtesi per njerezit qe na duan dhe na japin jete.
    Arti.Artisti.Komisari.Galeristi.Kritiku.Spektatori .Dora.Kemba.Organet seksuale.Trupi i zhveshur.Koka e rruajtur.Trupi i shpuar me gjilpera.Fashimi i shume gjymtyreve.Dhome e mbushur me helm.Jane,asgje tjeter veçse manipulime te gjuhes.Nje i mrekullueshem filozof (qe nuk e kam lexuar te gjithin),na ka dhene te kuptojme sesa e fuqishme eshte gjuha (language).Ai quhet Wittgenstein,dhe nuk ka pasur nje jete te Jetuar dhe te Dashuruar.
    Alban Peoples.
    Gezuar te gjitheve.Ne 2005.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Post Paint It Black.

    Nuk eshte nje titull kenge i Chris Farlowe,por nje deshire per te ngjyrosur ditet qe japin jo fort siguri per jeten.Nje diell jo fort i shkelqyeshem krijon jo pak probleme ne shpirtin e nje njeriu qe i shternguar nga eksistenca jo fort e lehte,mundohet te perballoje ate,jeten,me disa ngjyra dhe pak fjale.
    Te kerkosh me ane te ngjyrave,me ane te imazheve,ato fikse qe nuk levizin perballe syrit kureshtar,dhe ato te levizshme qe i japin shume rreziqe,krijojne nje ndjesi e erret,nje frike per te rrezatuar emocionet qe na japin ngjyrat.
    Sikur çdo ngjyre te ishte jo e drejte.Sikur çdo mjet te ishte i vjetruar.Sikur çdo qenie njerezore te kishte edhe nje dite te vetme per te jetuar.Sikur çdo lajm te permbante udhezime dhe tregime te forta,nje lloj loje qe mund te beje ngjyra me fjalen,nje harmoni e paperseritshme.Atehere njeriu do te rrinte i pajete ne nje jete te fundosur thelle ne pesimizem injorant!
    Kur shohim nje film,qofte ai pa ngjyre apo me shume ngjyre,na krijohet idea se gjithçka eshte e perpire nga ngjyra;salla e projektimit te filmit,e mbushur perplot me njerez te çuditshem qe gelltisin leng te zi me flluska ajri (te rrezikshme per stomakun) dhe misra te pjekur ( te rrezikshme per tubat qe dergojne gjak ne zemer),i ngjan nje sheshi te madh qe rreziston me ane te shenjave qe ngjyrat çlirojne dhe-mendojne jashttokesoret-,deshirave qe ato sjellin ne hemisferen e djathte te trurit.
    Ngjyra e zeze,i perket njerezve qe deshirojne te kembengulin ne pasionet dhe argetimet e tyre te pamjftueshme.Kjo ngjyre i jep atyre jo shume tendence,por i lejon qe te kene me shume guxim,me shume qendrim te qete perballe gjendjeve emocionale aspak te lehta.Imazhi i tyre kthehet ne nje siguri per deshirat dhe emocionet e grupeve qe i rrine prane.
    Ngjyra e kuqe,ajo qe shkelqen dhe frikeson besimtaret e feve te ndryshme,çliron shume energji seksuale.Jo me kot vajzat dhe djemte e fotografuar per te krijuar nje imazh qe ndihmon ne shitjen e prodhimeve industriale,qofshin ato dhe per pastrimin e banjove apo salloneve te lluksit,jane te veshur ose te trukuar me perberes kryesisht ne ngjyre te kuqe.E dime qe ato qe quhen pronare te shtepive te medha te reklamit te produkteve,nuk kane nje qellim edukues per publikun,por nje qellim edhe me te larte;ate te shpartallimit te tij dhe te joshjes,dhe e kuqja josh.Shume!
    Ngjyra e kuqe eshte e befasishme;AJO GODET MENJEHERE!Ngall shume emocione tek njeriu.Krijon tendenca psikollogjike.Te besh dashuri nen nje çarçaf te kuq,mendafshi,nuk eshte njesoj si te mundohesh te mos deshtosh perballe nje vajze qe kerkon shume nga ti edhe pse zgjedhja e ambjentit eshte bere ne nje sekret te madh.Ky eshte nje moment delikat dhe vajza duhet te njohi mire perberesit e mjedisit qe ajo/ato ka/ne zgjedhur per te deshiruar kohet e vetmuara.E kuqja i ben atyre nje injekson ne hemisferen e majte te trurit,ato harrojne vendin ku kane blere shishet e veres dhe dyqanin qe kane zgjedhur per te blere nje llampe te verdhe per ta vendosur ne dhome.
    E verdha eshte nje ngjyre shume krenare.Njerezit kane shume xhelozi per ngjyren qe jep jo pak probleme shendetsore.Semundjet vetem sa keqesohen me ate ngjyre,ato japin nje ankth.Ato qe perdorin ngjyrat neper telajo,i shtojne pak te kuqe,dhe gjithçka behet me e egeresuar.Apo jo?- Vertete,eshte nje shtese qe mbledh trurin dhe i jep atij me shume qetesi,nje harmoni,nje frymemarrje te thjeshte por,shume delikate.Krijon nje menu te mrekullueshme ushqimesh qe besimtaret e BUDA (budistet),njohin mire.Por edhe ato qe degjojne Beattles,por pasi te kene gelltitur nje gote me uje dhe te kene degjuar Nick Cave.Ngjyra e verdhe jep sinjale pasigurie per vajzat.Ata,kur vishen me rroba qe kane si perberes ngjyren e verdhe,japin jo shume deshire per djemte qe shikojne tek vajzat gjene me te bukur ne jeten e tyre te vetmuar.Ato,te lene vetem nga Zoti,jetojne vetem per ngjyrat e nje jete qe nuk lejon te jesh i dashuruar.Dhe vajzat,hileqare qe jane,nuk ndihmojne aspak imazhin e tyre duke perdorur ngjyra te errta,ngjyra qe deshperojne dhe ndihmojne vdekjen e nje deshire per te dashuruar.
    Ngjyra eshte e çuditshme,nese syri yne eshte i edukuar shume shpejt.Me ane te tij mund te shohim shume spektakle te natyres.Nje peisazh,nje qiell te kalter,nje pjese me gjelberim te mrekullueshem,nje fotografi me lule te shumngjyrshme,nje vajze me floke te verdha dhe me sy te kalter.
    Te shikosh qiellin,ai eshte i kalter.Por brenda kesaj kaltersie,nese nuk ka re,mund te shohim edhe me shume: ...gjithçka varet nga edukimi i syrit;nese ai eshte edukuar shpejt,atehere ai mund te shohi ne qiell nje deshire sublime,ate qe te degjoje gjithmone lartesine e shpirtit dhe te mos ndikohet nga poshte.Ashtu siç jane emocionet qe japin kenget e Rolling Stone.Nje emocion te thelle,siç dhe ngjyra e kalter,qe iken larg nga gjithçka qe ndodhet poshte,mund te japi dhe nje veshje e tille,plot me nuanca blu.
    Ne thellesi te qiellit ndodhet dhe dashuria per te bukuren,per sublimen;aty shpirti,i lene vetem nga gjerat e pangjyra,gjen nje prehje,nje qetesi te papershkrueshme;aty ai meson se dashuria per ngjyrat eshte nje krijim i pavullnetshem i natyres,qe na jep pa kursim ngjyra origjinale dhe jo te fallsifikuar nga perhapja e nevojave.
    (...)Dhe...ne thellesi te nje vajze,e mbuluar me shume ngjyra,ndodhet jeta,siguria per te ardhmen.Jo me kot shume njerez qe dine te perdorin ngjyrat,i lidhin ato me kuptime te pakuptueshme nga njerezit qe rrine poshte emocioneve dhe interesave te tyre...
    Alban People.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Humbja e Thjeshtesise.

    Ne çdo praktike njerezore,ne te gjitha tendencat e njeriut,ne çfare mund te kuptojme se puna e seicilit prej atyre qe jetojne dhe marrin fryme me ane te hundeve te fryra nga gazi qe çlirojne makinat e projektuara nga shtetasit e Mbreterise se Madhe..Angli? eshte nje pune qe kerkon perkushtim dhe shume pervoje.Arti.Dikush thote se ka vdekur,sikur te ishte nje subjekt i ushtrive terroriste te Amerikes qe kerkon te çlirohet nga ushtrimi i se drejtes qe kane dhe kane pasur kombet,te ushqehen dhe te pine uje te parfumosur.Dikush ben pyetje se perse njeriu ben Art,sikur te ngresh pyetje se perse furia naziste fundosi me miliona njerez ne skajet me te tmerrshme te kopshtit te kuq.Pse?nuk ka nje pergjigje.Pse jetojme?duhet ta kerkojme tek prinderit tane qe kur leshuan trupat e tyre te nxhehte,nuk menduan te merrnin nje mbrojtes plastike?brezi i prinderve tane,qe jetuan ne kopshtin e lumtur te socializmit frenetik dhe shume te varfer seksualisht,nuk merrnin te tilla lajme nga bota qe kishte filluar te zevendesonte neper parqe dhe pallate te larta,hekurin dhe drurin me plastike.Me ate lende qe nuk ka shume kohe qe perdoret nga njeriu.Plastika ndihmoi shume Lichtenstein te bente piktura te madhesive qe shokonin spektatorin.Plastika?Dashuria tani eshte plastike dhe jo fizike.Fotografia plastike,nje menyre e re,e vuajtur,per t'u shkeputur nga imazhet-reportazhet e Cartier Bresson,dhe per t'i ndihmuar artistet e FUNDshekullit te dalin nga amullia e krijuar nga ajo qe ishte Moderne dhe,e pakuptimte,nga ajo qe duhet te "ishte?" postmoderne.Ne fakt,Post-et vleresohen shume ne Artin e zhvillimit dhe lartesimit te perversitetit njerezor.Njeriu ben pyetje se perse disa te rinj,perpara se te benin dashuri me vajzat e tyre,lexonin Sartre apo shikonin filmat e Jarmuch.Nuk mund te kete nje pergjigje.Kur vendosesh perballe nje pikture,ate qe arriti te bente Anri ne T.,shikon sesi dritat dhe shkelqimi i henes mbush boshllekun qe krijohet ne trurin e njeriut kur ai ben pyetje te shumta.Dhe,ato qe bejne pyetje,per te sheruar kureshtjen qe kalb emocionet,dridhjet dhe aspiratat e shpirtit,eshte me mire t'i lene Zeppelin,Deep Purple,Franc Zappa,dhe te rendin neper diskoteka ku drogat e shumta qe servirin njerezit e sigurimit te brendshem,japin nje harmoni dhe hapje totale te dy hemisferave shume aktive te trurit.Mund edhe te ulen perballe nje kafeje,ne trotuar te lagur nga shiu artificial i makinave qe permirsojne imazhin e nje qyteti te urryer siç mund te jete Sh,dhe te lexojne,trilogjine e mrekullueshme te MYRAKAMI Ruy.
    Pse bejme art?pse dallojme mashkullin nga femra?nepermjet fryrjes se organit mashkullor kur ndodhet perballe deshirave kafsherore?te besh art,eshte nje pyetje e madhe qe duhet te bejme njerezve qe arrijne te perkufizojne dhe te kene shume sukses nga kjo praktike idiote: te shkruash per mua,qe rri mbyllur dhe nuk shikoj merkatot e medha si nje mundesi per te gjetur nje vere te mire Chateau Latour?
    ben art ai qe arrin te terheqi mundesi dhe emocion nga jeta e perbaltur e artisteve qe nuk arrijne te shikojne qiellin nepermjet lenteve?Shume pyetje.Njerezit,ato qe arrijne te bejne dashuri dhe te kerkojne shume nxehtesi nga ngjyrat,jane te heshtur;zeri i tyre nuk arrin te shpjegoje se perse nje titull filmi kerkon gjithmone te shokoje nje njeri,perpara se ai ta kete pare ate.Nje regjizor,siç eshte dhe O.Stone,ben filma historike tani,dhe gjithmone.Ato jane te keqinj,sepse ne pergjithesi arti qe mbeshtetet tek historia,eshte i keq,nuk lajmeron per rreziqet qe mund te kete koha a njeriut qe rri tre ore ne kinema dhe shikon sesi luftetaret luftonin dhe mendonin te kishin boten per vete.Ajo ka vdekur,ate e gjen vetem neper librari dhe biblioteka,edhe ne on line?
    Nje pikture qe ndodhet ne mendje dhe nje pikture qe ndodhet ne vitrinen e nje dyqani perballe nje muzeu te vjeter komunist,nuk tregon te njejten tragjedi.Mendja e njeiriut gjithmone prodhon art (ja dhe pergjigje delikate,se perse bejme art;Arti,ka vdekur?Ai nuk vdekur,por eshte i shtruar akoma ne spital pasi VanGogh kreu nje vetvrasje dhe,ishte nje artist i mire;Pollock,nxorri organin e tij seksual dhe vershoi me shume delikatese urinen e tij,e perbere nga shume lende alkolike dhe uje te kuq;ai ndodhej i ftuar ne keshtjellen e nje galeristjeje New York baby,jo pak!),edhe kur arrin te flasi per diçka apo per dike: ai flet bukur,ka nje oratori te shkelqyer.Por dhe mesuesit ne nje shteti te veshtire ballkanik,arrijne te jene ne avantgarde me te berit art nga nje njeri qe merr dipllome dhe lejohet te mesoje te rinjve se kush eshte gjeografia dhe historia e vendit te tyre.Ato jane te manipuluar nga nevojat e medha qe ka nje i rritur: te dashuroje,te shetise,te bleje moden e fundit,t'i pelqeje eprorit apo ministrit,t'i dergoje mesazhe dhe shume lule te emes qe eshte shtruar ne spital dhe per pak do te vdese,e shume injorime te tjera qe prekin te rinjte.Ato nuk kuptojne se perse nje i ri duhet te jete ne gjendje te vizatoje trupin dhe ta mbushi ate me ngjyra qofte edhe nen tingujt e nje Vivaldi,por nga ai trup ai arrin te kuptoje sesa te demshem jane te rriturit,sesa mizore jane mesuesit.

    Piktura eshte nje tendence tek epoka qe ne po jetojme.Ajo shkakton shume ngrohtesi ne nje dhome te bukur dhe te veshur me fotografi revistash.Piktura,nuk mund te jete nje tragjedi,por nje thjeshtesi ne komunikim.Kur ajo nuk arrin me te komunikoje,njeriu qe prodhon piktura duhet te nderroje çdo plan dhe te ulet perballe televizorit dhe te shikoje katastrofen e madhe qe ai shkakton tek femijet dhe tek sportistet.Piktura eshte aty!Perhere!
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 21-01-2005 më 11:03

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Nje jete e shpejte.

    Arti ka dhene gjithmone emocione.Ka drejtuar gjithmone te rinjte drejt pergatitjes se revolucioneve.Siç dhe ishte La Nouvelle Vague ne francen e fund viteve 60-te.Godard,truffaut,Rohmer,Chabrol,dhane nje ndihme te madhe per pak vite qe ato paten ne dispozicion,te jepnin dhe te krijonin nje kinema krejt te renovuar,te shperlare nga dokrrat dhe pompozitetet e "mjeshtrave" te medhenj.Arti i kinematografise,shume i magjishem,ben me shume siguri per njerzit qe nxjerrin diçka te nevojshme per te ulur tensionet e nje jete plot mashtrime,tradheti,poshtersira dhe peshtyma nga njerezit e dashur.Kinematografia ka ndikuar shume mbi breza te tere artistesh.Te shikosh filmin e fundit te Ingrid Bergman: Saraband,nuk eshte njesoj si te shkosh ne nje Pub dhe te shijosh tymin e duhanit dhe pergatitjen per ne shtrat te disa zonjushave te veshura me kambale te zeza.Sadizmi eshte nje lloj tragjedie ne mendjen e njeriut kur ai krijon dhe nuk njofton te tjeret se ai po vret veten ne radhe te pare,dhe tere shoqerine qe vizatonte ne pallatin perballe.Te shikosh nje vajze qe renkon nga ashpersia sesi jeta ia futi,nuk eshte e njejte me skulpturat e Richard Serra,gjigande dhe teper te rrezikshme nese bien dhe nuk mbajne ekuilibrin.Arti?Vdekja?filmat jane te bukur!Realizmi i ri Italian me disa te mrekullueshem qe nuk arrijne te gjejne vend ne trupat tane,nuk jetojne me.Visconti,Fellini,Rossellini,de Sica;Antognoni jeton akoma: filmi i tij i fundit "EROS",ne bashkpunim me Wenders,eshte jo keq.
    Po piktura?Ka ndonje te mjere qe akoma adhuron Mikelanxhelo apo Rafaello?Kishte nje qe kishte shkuar ne akademine e nje shteti te shpartalluar nga injoranca dhe tregtia e politikes ne shesh,qe quhej Shqipni,dhe kishte bere nje videoinstalacion ne formen e nje teme qe nuk e kuptova,por titulli ishte shume delikat: Ikja e Veneres.Po Boticelli,çfare nderhyn ne Shqipni,nga nje artist i tille?nuk e kuptoj?Mbase gazeta kishte zgjedhur njr gazetare qe ishte "vetem" terheqese seksualisht por,jo nga truri.Ajo i kishte kembet e bukura dhe po t'i jipje nje Marlboro te kuqe te blere ne Zvicer te leshonte les cuisses te hapura ku mund te shikoje madheshtine e e nje pike kulminante;asaj,piktura qe duhet te kete bere Boticelli ne ate kohe i eshte dukur shume e thjeshte,po s'eshte keshtu...Po ne Shqipni,gjithnje ka gazetare qe veshin fustane te gjata dhe kemisha te lyera me bojra te ndryshme?ata,duhet te bejne dashuri dhe te hane mish te bardhe,gjoks pule apo gjeli,per te mos ngritur vithet e tyre ne peshe?I urrej njerzit qe mendojne se gazetaret jane te barabarte me disa shitese rrobash qe te mbushin mendjen se pantallonat e veshura nga manekini ne vetrine jane ato qe duheshin.Jo,gazetaret thithin te njejtin oksigjen qe thithte Jeff Koons kur fotografohej me nje pornostar apo me nje derrkuc,apo kur Derek Jarman merrte kokaine dhe nje "titull" te mire seksualisht dhe pastaj kameren per te bere filma.


    Piktura eshte e perbere nga ngjyra dhe mendime qe dergojne larg.Ato shkaterrojne ftohjet.Nxehin gjakun dhe japin deshire per te bere shume dashuri,me nje vajze te bukur,shume te bukur.Vajzat jane gjithmone te bukura.Nuk ka piktura te keqija,te shemtuara dhe piktura te bukura.E bukura nuk ekziston si e vertete.Eshte dhe jeton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 22-01-2005 më 20:50

Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •