...pershendetje miqte e mij,sigurisht nese ka ngelur ndonje akoma i ankoruar ne kete skaj te botes imagjinare.Une sapo u ktheva,por ishte pak e veshtire per regjistrimin,siç edhe mund te jete nje deshire qe ka kontakt direkt me shpirtin e kohes.
Ajo qe doja te flisja sot,ka te beje me fotografine.
Ne kryeqytetin francez,eshte hapur Muaji i Fotografise;nje mori galerish franceze dhe nga bota(e zhvilluar,industrializuar ne maksimum)qe ekspozojne koleksionin e tyre dhe qe prezantojne artiste te njohur dhe debutues.Gjeja e pare qe arrita te konstatoj,ishte qe ndermjet tyre,jo vetem qe nuk kishte as edhe nje galeri shqiptare (shume e larget do te jete ajo kohe,mbase atehere kur leket do te investohen per muze e galeri e jo per pallate te shemtuara...dhe njerezit te shkojne per t'i vizituar me shpesh sesa kefenete dhe restoranet e shumellojshme shqiptare...shpresojme),por as edhe nje artist nga shqiperia apo kosova.Gjeja e dyte qe konstatova,ishte aspekti tregtar qe karakterizonte kete organizem te madh imazhesh.Dukej,sikur kishe hyre ne ndonje merkato te madhe,dhe aty kishe mundesine te shikoje gjithçka.
Por,ana pozitive ekziston;kishte shume tendenca,dhe shume histori.Fotografi te viteve te dy shekujve me perpara.
Ne Centre Pompidou,ekspozita Sons et Lumieres,Bernd e Hila Becher,ia vlenin me te vertete qe te vizitoheshin.
Nje mundesi e mire per ato qe admirojne fotografine,dhe qe pranojne qe fotografia eshte nje forme tjeter per te prodhuar art,qe me pas t'a riprodhosh ate.
Fotografia ndodhet sot,ne nje moment te rrezikshem per te gjithe ato qe kane besuar tek mjeshteria dhe tek perqendrimi maksimal ne aparatin qe perdornin.Sot,Mamiya,Contax,Haselband apo Rrolleyflex,jane zevendesuar nga te tjera makina qe fiksojne çdo gje,ne nje kohe me te shpejte,dhe me nje lehtesi ne zhvillimin e imazheve te zgjedhura,qe te shokojne.Sot me nje Nikon D,apo me nje Canon EOS 1D,mund te gjendesh shume me mire.Mjafton qe te kesh nje Apple G5,nje mori programesh te fuqishme dhe gjithçka eshte me e mundur.
Pra,fotografia,si dhe çdo gje e shpikur nga njerezimi,ka evoluar shume shpejt(makinat e para dixhitale kane filluar te projektohen nga mesi i viteve 80).Duke u kthyer tek kryeqyteti francez,ne ekspozitat qe jane te shperndara ketej Sene-s,dhe andej Sene-s,mund te takosh çdo lloj fotografie.Eshte me te vertete e dobishme per ato qe kerkojne tek arti zhdervjelltesine e syve dhe ingranimin e shpirtit ne kohen qe po jetojme.Siç edhe thoshte Artaud: "Arti ka detyrimin social per te shkundur ankthet e kohes qe jetojme".
Per ato qe do kene mundesine te bejne nje vizite ne Paris,ia vlen me te vertete.Do te deshiroja shume qe te kisha shikuar dhe grupe nga shkollat e artit ne Shqiperi;por kriza e regjimit politik,detyron te rinjte Shqiptare,te mbeten te mbyllur siç edhe kulçedra qe gelltiti Shqiperine dhe Shqiptaret ne 45-90 qe akoma nuk eshte mposhtur,la breza te tere te ngujuar.Mallkim per gjithe ato politikane qe nuk shikojne tek profesioni i tyre zhvillimin dhe integrimin e shoqerise qe ato perfaqsojne dhe qe kane detyrimin moral t'a ndihmojne.
Krijoni Kontakt