Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 217
  1. #21
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Arti ka ekzistuar gjithnjë dhe do të vazhdoj të ekzistoj pafundësisht!
    Ai do të vdes vetëm nesë ne vdesim, sepse kur ne jemi gjallë kemi ndjenja, dhe ndjenjat s'kanë kufi. Pra art është çdo gjë që bëjmë, dhe titullohet i tillë kur ne zhgarravisim, shtrëmbojmë ndonjë tel, apo bëjmë ndonjë tingull që për ne ka një kuptim. Arti del më i fuqishëm kur ne jemi në kohë të këqija, kur ne jemi të brengosur dhe të mërzitur, tam tam kur na vjen që të qajmë nga shpresa që na mungon. Ai është rruga më e mirë për të çliruar veten nga barra të jetës, nga humbja e një dashurie, apo nga ndjenja që vjen kur shohim dritën e djellit të bjerë mbi sytë tona në agimin e një dite. Arti s'ka kufi, prandaj ai s'ves kurr sepse aty ku mbaron ai fillon prap me një gjë të re. Arti i mirë apo i keq është vetëm ndjenja që ne duam të transmetojmë, pavarësisht nga cila mynyrë. Çdo njeri në botë është një Artist, edhe ata që mendojnë se s'e kanë harritur dot... janë të tillë. LIRIA ËSHTË NJË GJËNDJE SHPIRTËRORE, dhe çdokush edhe i burgosur mund të ndihet i lirë nëse beson në ndjenjën e tij. Arti më i bukur është ai që vjen i sinqertë por edhe i thjeshtë. Një frymzim mund të vij duke ecur në trutuar midis shumë kalimtarëve, apo duke parë teksturën e po atij trutuari...
    I love all ya guys...
    ARTI DUHET TË JETOJ!!!
    dhe me këtë nënkuptoj
    që ne duhet të vazhdojmë të shprehemi...
    përshëndetje
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 02-03-2003 më 02:21

  2. #22
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Per tu admiruar po qe arti nuk do shume! Jo vetem qe do shume per ta kuptuar por do edhe "satelit zberthimi", ashtusi dhe shume kohe investimi, per ta kuptuar gjithmone.
    Ka nje diference te madhe midis admirimit dhe kuptimit te artit.
    Do desha te dija se cili eshte ai qe kupton kinesçen pa e ditur!?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #23
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Një herë një shoqë e imja më pati treguar një gjë shumë të thjeshtë por edhe domethënëse. Ajo merrej me muzikë dhe nganjëherë me pikturë. Duke kaluar kohë në dhomën time me tregoj disa ZHGARRAVINA që kishte bërë në një ditar, dhe se çfarë ajo shihnte prej tyre. Ishte e lezeçme kur e provova dhe filluam të flisnim se çfarë shihnim pas tyre. Një zhgarravinë të tillë e bëra para një jave dhe po e postoj tani. Nga çka shihja bëra konture dhe doli një formë njeriu që duket sikur është ulur në një kolltuk të veçantë. Provojeni një herë se është me të vërtetë shumë shumë interesant kur fillon të shohësh firgura, forma, apo qënie të gjalla. Ky është shembulli më i thjeshtë për çfarë Arti është dhe sesi vjen ani. Pra janë ndjenjat tona mbas këtyre ndjenjave psh., por edhe etj etj.
    :)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Imagjino më pas ti shtosh edhe ngjyra...

  5. #25
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Korçar një pyetje të thjeshtë kam për ty
    Si e mëson foshnja gjuhën e nënës kur s'njeh asnjë gjuhë?
    Arti është një ndjenjë e shkruar në gjuhë të pafunda, por është zotësia e Artistit që të dij sesi ta shkruaj. Këto gjuhë jan njëlloj si gjuhët që foshnja mëson, dhe dikush duhet të lërë intuitën që të gjej kuptim e çka po dëgjon apo shikon. Varet sesa vesh i jep dikush çka sheh apo ndjen.
    Nderime Korçar
    drini.

  6. #26
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Jo mire e ke ti Drini se foshnja sapo linden "miredita te gjitheve" ja ben...
    Cilido te jete artisti dhe sado i mire te jete ne "shkrimet" e tij, prape se prapi arti ngelet gjuhe me vete dhe ajo qe thashe une eshte se duhet shume kohe per ta mesuar ate gjuhe.
    Pastaj po te them edhe nje gje nuk ka artist nq se ai eshte i thjeshte ne shprehjen e tij; sa me i erret te jete artisti aq me e madhe eshte "fama" e tij - te pakten eshte keshtu per artistet e vertete, ata me te medhenjte. Me thuaj nje artist te cilit i eshte kuptuar gjuha deri ne fund!? S'besoj te kete, jo s'besoj por jam i sigurt.
    Ahh! dhe sa per ate gjuhen e femijes... ke te medhenj ne moshe qe nuk dine akoma te shprehen, jo me foshnja.
    Dhe sa per ndjenjat qe i jep dikush: kur te flet nje kinez me inat, ti ndjen cndjen po nuk kupton gje se cthote; ti mund te kuptosh vetem se ai eshte i nevrikosur por asgje me shume...
    Te njejtat nderime zoteri
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #27
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Korçar ti drejtë Je. Është e vështirë që të mësohet gjuha e të shprehurit, dhe sidomos kur bëhet fjalë për Artin. Është e vështirë të dish sesi ti bihesh një intrumenti në mynyrë që të shprehësh diçka, por kur harrinë ta kapësh atë emocion me një vegël muzikore, dikush që e dëgjon atë këngë e kupton pakashumë (gjithnjë jo në mynyrë absolute) për çfarë bëhet fjalë, dhe është zotësi e artistit që të shprehet qartë nese ka dash një gjë të tillë. Ka Artistë që janë të komplikuar qëllimshmi në mynyrë që të ngelen sa më "misterjoz" dhe dmth më interesant për disa amator. Korçar s'është i drejtë krahasimi i gjuhës kineze me gjuhët e Artit, sepse kinezja është një gjuhë të foluri ndërsa Arti është bërë "pikërisht" që të kuptohet nga ata që do ta shohin ose dëgjojnë. Janë për t'u veçuar rastet kur dikush qëllimshëm e bënë një pjesë Artistike për vetën, pra që s'e vret mëndjen se kush do ta shoh ose dëgjoj. Por prap si prap gjuhët e Artit s'janë të thjeshta, por as të vështira. Varet se çfarë zgjedh për të komunikuar.

    Prandaj Arti s'është Shkencë sepse nuk është ekzakt por flet për botkuptimin njerzor, dmth diçka mund t'jetë për mua, dhe diçka tjetër për ty. Por të dy ne kemi një pjesë bashkimi, dhe është aty ku Arti del në pah, pra prandaj është diçka shoqërore, por asnjëherë ABSOLUTE. Të flasim sa të duam për gjuhët e Artit, dhe prap si prap që të dy do t'kemi të drejtë!
    Përshëndetje Korçar
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 02-03-2003 më 03:27

  8. #28
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Prape ste mbushet mendja! Eshte ajo arroganca e cdokujt, mos e merr per keq, sepse eshte edhe imja...
    Ne kete me lart ke thene dicka te sakte e prape shume te pasakta, por nejse. Per ate pjesen e eperme te postit tend po te them se prandaj une fola per "admirim" arti dhe kurresesi per kuptimin e tij.
    Po te bej dhe nje verejtje te vogel, artistet e vertete nuk e bejne kastile qe te ngelen misterioze, por e bejne sepse kjo eshte menyra e te shprehurit te tyre; jane amatoret e artit ata qe e bejne kastile duke mos ditur - mbase vetem momentalisht - te shprehen aq mire sa artistet e vertete, dhe per te arritur rangun e te medhenjve.
    Shume te mira o Drini
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #29
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Aha! e paska ndryshuar postin! Po pra vete e the se arti nuk eshte shkence dhe duke qene se shkenca eshte ekzakte dhe arti gjithmone sujektiv - botekuptim subjektiv - , si mund te pretendosh ta kuptosh ate... E vetmja qe mund te besh eshte nje afrim i disishem...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Përshëndetje Korçar!
    të dalim nga ato gjuhë, çmendon për atë zhgarravinën më sipër?

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •