..kur Amerikanet vendosen qe imazhet e percjella nga tv-te e ndryshme ne mbare boten,te ishin vetem te lidhura me shembjen e dy kullva dhe asnje informacion viziv mbi gjendjen e mjere ne te cilen gjendeshin viktimat,kuptohej se gjuha e mediave ishte teper fondamentale per te krijuar nje panik edhe me te fuqishem sesa vete sulmi terrorist qe kishte tronditur New York.
Eshte folur shume mbi Artin e shtate(kinemaja),eshte akuzuar shume fotografija si nje riprodhim shume,e te shpejte,dhe nje nje cast real kohor te shume pamjeve,evenimenteve dhe konkordimeve te shumta qe jeta ka sjellur ne lidhje me rinovimin dhe rishikimin per te gjetur menyra te tjera komunikimi me efikase,per te lejuar qe njeriu te jete me i lire te vendosi per jeten e tij,dhe zgjedhjen qe ai mund te beje.Gjithe keto progrese lidhen ngushte edhe me konceptin kapitalist qe,Marksi aq shume e ka stdudjuar,perpara se ai te zhvillohej dhe te kishte nje ndikim te fuqishem ne politiken e popujve,dhe ata qe e adoptuan sic edhe shikohet,jane me te rrezikuarit po nga vete kapitalizmi qe ata ngriten.
Vlerat dhe opinionet qe nje njeriu gjen tek komunikimi i mediave eshte teper i demshem per faktin se ato mundohen te te japin gjithcka dhe te detyrojne qe emocioni yt te ngrihet ndersa aspekti kritik te vdes.Nje person qe vendoset perballe nje televizori dhe perpara shikon nje lume me reklama,nuk mund te beje gje tjeter vecse te dhunuhot nga ato imazhe ,sepse mungesa e nje kulture dhe kapaciteti kritik,bejne qe publiku te jete viktime e ketyre mesazheve dhe ti risjelli ne vemendje cdo cast qe ato i takon;ne bar,ne stacione treni,neper kalime autostrade,neper stadiume,neper kinema perpara se te shikoje filmin e preferuar ose edhe ne mes te nje ndeshje te rendesishme futbolli.
Po arti sa eshte implikuar nga nje linje e tille komunikimi?Ne 1898 vellezerit Lumiere krijuan te paren makine-kamera per te risjellur pastaj e rinovuar nje art qe sot eshte mese i konstant ne ndjenjat dhe deshirat tona per te ndjekur divat e kinemase apo emrat e regjizoreve te famshem.
Po keshtu disa dhjetera vjecare me pare,Niepche dhe Daguerre kishin bere ekserimentet e para per te ndalur(kapur) imazhe ne nje dhome te erret;pas shume mundimesh dhe eksperimentimesh te shumta,rezultati erdhi;fotografia u be nje virus dhe kudo po hapeshin dyqane ku sherbenin foto dhe imazhe qe disa vite me perpara as qe mund te ishin imagjinuar.Shekulli i 20 po pergatitej te fillonte me nje nga shpikjet me te fuqishme,me nje nga sjelljet me te fresketa per nje njerezimin qe tani dyert e progresit teknik dhe shkencor i kishte te hapura.Po artistet?Te mjeret artiste qe silleshin neper rrethinat dhe kafenete e Parisit shpejt u gjenden te flakur jashte nga kjo shpikje,nga ky mjet qe po perpinte mbare Parisin ,Londren,me rrethet artistike e me larg;filloi adoptimi,modifikimi i idealeve.Peisazhistet filluan te jene peisazhiste te forte edhe ne foto,merrnin imazhe qe trondisnin syrin kritik,qe me pare ishte mesuar nga illuzioni i ngjyrave dhe nga emocionimi qe krijohej nga harmoni te tilla.Ndersa me foton ishte krejt ndryshe,ajo nderroi komplet konceptin e marrjes dhe e prezantimit visiv,te nje ngjarjeje apo edhe te nje natyre te qete...
vazhdim...
AP.
Krijoni Kontakt