Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 217
  1. #171
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Ndoshta nga arsyetimi i mësipërm disa mund të thonë, se sipas kësaj i bie që ne të mos shijojmë asgjë nga letërsia, piktura, skulptura, meqënëse në ultra-thjeshtim këto nëndegë nuk qenkan art. Ato kanë vlerë, ato duhen shijuar, por nuk mund të quhen art sepse janë thjesht përbërës, nuk përmbushin kriteret për të qenë art. Të mos ngatërrohet shija me artin. Të ndërthuret po, por nuk janë e njëjta gjë.

  2. #172
    titulli i tanishëm
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Postime
    59
    un për ner e kisha llafin ke muzika klasike jo rryma klasiciste. ke letërsia po thosha ke kombinimet e gërmave t'nji teksti, psh. nji i thjeshtë fare: gërmat e para të çdo fjale të përdorme (përfshi a hiq nyjat) të mlidhen të krijojnë fjalë të tjera me tekst tjetër. kshu në tnjëjtën sasi gërmash përmbahen shumë tekste tndryshme. ca mund t'thojn që un kom shkit fare, po s'ka gajle
    pra muhabeti osh ke futja e teknologjis/shkencës n'atë që sot quhet art e t'bohet art tamom, se tashi s'osht art, po kopje e keqe e bastardume
    ça ke lexu nanji tmir fantastiko-shkencor kto koh ti lal, se spo shof nai gjo t'hajrit

    aj shnet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Liquid : 03-03-2005 më 07:57 Arsyeja: u çensurova para se me mçenzuru moderatori se e kam bo bozë fare

  3. #173
    deception Maska e Subzero
    Anëtarësuar
    23-02-2005
    Vendndodhja
    realm
    Postime
    24
    Ah Fiori, Fiori, si është e mundur që "ikin" pjesë të rëndësishme të replikës? Retorike, se e kuptoj që e shkela ca në anglisht, po gjithashtu mos nuk është anglishtja që "nuk marrin vesh të shumtët" po fakti që "e marrin vesh" e mos aty thuhen gjëra që nuk iu pëlqejnë. Megjithatë, me siguri që unë e kam gabim, kuptohet. E kuptoj që e kam gabim, mos ma shkul veshin se do bëhem llapush, po shkoj vetë te këndi i dënimit.

    Një koment i thjeshtuar ndaj intertekstualizmit (meqë u hoq). Nuk bëhet fjalë për intertekstualizëm por që të nxjerrim një term të ri për "multitekstualizëm", duke qenë se intertekstualizmi shpreh mendim në disa nivele njëkohësh të cilat ndërthuren gjatë shkrimit të tekstit dhe kësisoj kërkojnë nga lexuesi që të ketë vëmendjen, njohjen, aftësinë që t'i kapë këto mendime. Kjo tregon që shkrimtarët intertekstualë janë mendimtarë të mirë e të aftë në paraqitjen e mendimeve në këtë mënyrë të bukur, por kjo në vetvete nuk përbën një shkallë të tillë zhvillimi të letërsisë saqë kjo e fundit të quhet art i mirëfilltë. Letrarët/shkrimtarët duhet ende të përpiqen shumë. "Multitekstualizmi", nëse na lejohet, është një ide nga Likuid që në të njëjtin tekst aftësia menduese e shkruesit të jetë në atë shkallë sa të arrijë të përfshijë brenda tij, duke përdorur të njëjtat gërma, dhe një tekst tjetër a disa të tjera, sipas një lloj modelimi/kodimi/formule etj. Kjo është një ide e tij, nuk është e thënë që të shkohet në këtë drejtim (të arritur disi në ushtri), por që diçka të quhet art, duhet të jetë art. Teknika duhet të jetë e shkallës së tillë saqë të quhet art. (Disa mund të argumentojnë se kjo quhet futje e teknikës në letërsi, po ç'kuptim ka futja e teknikës në letërsi? Pikërisht këtë mendoni: Pse letërsia është pa teknikë (të përparuar)? Ku është zhvillimi teknik i letërsisë? Përse ajo ka mbetur aq e pazhvilluar në teknikë? Një shpjegim është se letërsia i drejtohet të shumtëve... khëIkhëQkhë, por kështu nuk mund të pretendohet për të qenë art. E bukur, por jo art.)

    Çështja është se niveli hyrës/pranues, që diçka të quhet art, po bie aq shumë saqë gjithçka po na dilka art e gjithkush po quhet artist. Por ky që po bëj është një zbërthim arsyetues i imi mbi çka po ndodh dhe si kjo "çka" erdhi deri këtu. Parë nga këto shenja, arti po vdes/ka vdekur. Çështja është a është arti i ri apo jo, apo po vdes vdekjen e tij natyrale nga plakja. Nëse arti është i ri dhe thjesht e ka zënë një sëmundje e keqe atëherë duhet ta ndihmojmë të shërohet. Por nëse ai është plak i sëmurë dhe i ka ardhur koha, atëherë le të vdesë që të lirojë vendin. Këtu nuk po tregoj me gisht, por sidoqoftë vdekja apo lëngata e artit nuk është diçka e bukur për tu përvojuar. "Artistët" janë neveri. Niveli "artistik" është neveri. Ashtu si dhe teknologjia po shkon për lesh nga krahu tjetër, me mungesë tërësore të estetikës. Prodhim vetëm për shitje pa kurrfarë domethënieje. Kjo është periudha e njerëzimit kur nuk po prodhohet kulturë! Periudha e njerëzimit kur perandoria që udhëheq nuk po prodhon kulturë. Çështja nuk është vetëm tek arti. Është më e gjerë. Në kohën egjypto-babilone kishim perandori me kulturë. Në kohën greko-romake-kineze kishim perandori me kulturë. Në kohët franko-gjermanike kishim perandori me kulturë. Koha jonë është koha e perandorisë pa kulturë! Sidoqoftë bombat me hidrogjen dhe shitjet shkojnë mirë.


    Edhe ti mund të bëhesh artist! Vepro tani! Është e thjeshtë!
    _________________
    Shënim: Në perandoritë e mëparme me kulturë, tregtarët ishin shtresë e papranuar/urryer.


    Përfundimisht mendimi im është që arti jo vetëm nuk është i ri por është plakur dhe ka vdekur. Kjo ndërkohë nuk duhet të çojë aspak në ndonjë lloj fatalizmi që tashmë asgjë s'paska vlerë, por duhet të shtyjë rishtarët të fillojnë të çajnë shtigje të reja. Gjithësia s'ka fund. Përshtatshmëria e gjithësisë është dhe kjo e pafund. Përse pra sot biem në hedonizmin e ngrënies së kufomës së artit, kur ndërkohë mund të lindim artin? Jemi gjë të paaftë? Kjo me sa duket shpjegon dhe përse sot kërkojmë të njihemi si artistë dhe madje me dhëmbët përpjetë sikur qenkërka e drejtë të quhemi ashtu vetëm sepse duam të quhemi ashtu. Përpjekja e parë e të paaftit është të zhvlerësojë vlerën fillestare, ta zhveshë vetë fjalën përcaktuese nga përcaktimi i vet! Kështu sot fjala art s'është. Arti s'është! (intertekstualisht ;) )

    Këtë tabelë të re, o vëllezërit e mi, vë para jush: :)
    Lindni Artin!


    valeo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Subzero : 04-03-2005 më 07:43 Arsyeja: drejtshkrim

  4. #174
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    did you mean...

    rilindni (ringjallni) artin?
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #175
    Art 2 - The resurrection? :)

    Jo, jo! Lindni! Mbarseni njerëzimin nga e para. Kush ka farë për të mbjellë, të mos tutet. Pjell njerëzimi sa të shqepet se e ka me detyrim e përcaktim natyral (natura/ natus/ nasci - me lind, përndryshe do thoshim renatura - rilindje) :)

    tung

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    "letersia nuk eshte art? letersia eshte arti i vetem ku nuk mund te ngaterrosh artistet me zanatcinjte, sepse nese ne te gjitha artet e tjera kerkohet nje mjet per te bere art, (lahute, penel, dalte, kamera), ne letersi i vetmi mjet i nevojshem eshte mendja. e mire, mire, edhe pena, boja, tastiera e kompiuterit. por keto nuk jane mjete ne funksion te artit te letrave, por mjete ne funksion te artit te kaligrafise, bukurshkrimit."

    Dakord 100%. Nese dolem nga arti vizual dek ai letrar....por per mua, arti letrar eshte me i mall se te tjeret dhe me i riu, me i theksuari, me i zhvilluari. Jo se ne kohe te lashte nuk kishte letersi, por ishte ne nje forme tjeter: Oral---balada, vjersha, legjenda, trregime qe funksionin e kishin me shume per te dhene mesim sesa kuptim. Novela (novel, new) eshte nje forme tjeter, jo per te dhene mesim moral, por per te kap eksperienca te jetes dhe ti jape fryme the forme. Eksperienca qe trregojne universalizmin (a word?) e qenjies njerezore. Eshte nje artform qe i ngacmon sebashku ndjenjat dhe intelektin. Dhe me shume intelektin, sikunder te tjerat forme arti qe me shume mbahen tek ndjenjat.

    Besoj se e keni degjuar titullin e librit te fundit te Jacques Barzun's "From Dawn to Decadence" E permenda ketu sepse Subzero permendi per semundjen sociale qe ka infektuar jo vetem artin por gjera te tjera. Autori mban qendrimin qe shoqeria perendimore eshte ne fazen e dekadences dhe vdekjes, por ka mundesi per nje 'rilindje' o 'rifreski', ama nuk jepet ndonje zgjidhje si kjo rilindje do te ndodh, c'fare forme do te marre. Sociologu Rus, Pitirim Sorokin, ka thene qe shoqeria hecen ne nje dialektike, dhe pjekuria e tepert leshon nje rifreski qe del ne anen ekstreme te rrenjes qe i dha lindje. Pra, nga nje shoqeri sekulare do te dale e kunderda, ajo shume fetare, pastaj ajo sekulare etj, dhe keto faza jane cikili i lindjes dhe vdekjes se shoqerise etj qe s'ka fund.____Ok, sorry for my sorry albanian. later.___

    Oh, Kulla dhe kur permenda muzete, e thashe me ironi.....'kush is shpiku ama, se na dolen kote'. Po c'te besh, shume here toni i ironise nuk kuptohet ne shkrim dhe del si kur e ke me verte. Muzeu ishte instituti qe per mua eshte si nje simbol i demokracise, ku te gjithe --te varfer, te pasur, aristokrat, commoners mlidheshin, dhe vazhdojne te mblidhen on 'common ground'

    pacim shoko
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 06-03-2005 më 07:32

  7. #177
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    i guess i'm losing you

    Citim Postuar më parë nga KSC2-303
    Art 2 - The resurrection? :)

    Jo, jo! Lindni! Mbarseni njerëzimin nga e para. Kush ka farë për të mbjellë, të mos tutet. Pjell njerëzimi sa të shqepet se e ka me detyrim e përcaktim natyral (natura/ natus/ nasci - me lind, përndryshe do thoshim renatura - rilindje) :)

    tung
    Well, Nature is; art is not! (ne fakt, ai s'ka qene kurre por kjo eshte dicka tjeter) Njerezimi s'ka c'te pjelle me; ka arritur ne menopauze...."Gjithe e verteta eshte se njerezimi do te vdese nga civilizimi" Kur Emerson e tha kete, civilizimi duhet te kish qene ne "lag phase." Dadada....edhe sic eshte thene me lart, ai jo vetem qe e ka kaluar fazen eksponenciale, por ka hit-ur "the plateau" Qe njerezimi te linde, ai pikesepari, duhet te kthehet ne origjine. Dhe qe ta ndjeje veten tamam majmun, thirrja jote behet: Humanity: prostrate before mother nature! :)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 06-03-2005 më 14:36
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Ne c'do moment te historise kur intelektualet dhe artistet jane ndjere te zhgenjyer me gjendjen e civilizimit te shoqerise se tyre gjithmone ka dalur e njejta nostalgji dhe kerkese: te kthehemi ne nje status me te thjest, me natyror, me primitiv. Kjo eshte nje ndjenje e natyrshme kur shoqeria duket e kalbur dhe dicka qe te merr frymen me zhvillimin e tepert. Si shembull mund te jap levizjen Romantike te fund-shekullit 18 dhe fillim te 19. Ai grup 'thinkers' longed per nje rigresim ne nje jete primitive dhe natyrore. Keshtu dhe me gjeneraten e Emersonit. Eshte nje tendence e natyrshme kur bota duket e corjentuar dhe zhvillimmi i tepert humb kuptim dhe i le njerezit me nje etje per te thjesten, te bukuren, te natyrshmen. Baroni eshte mbreti i ketij sentimenti.

    Cupke, J'ai une question: qu'est-ce que ca veul dir "a chair est triste, hélas ! et j'ai lu tous les livres. - Mallarme" Excuses-moi mon francais!

    A bientot!
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 06-03-2005 më 15:39

  9. #179
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    anja moj anja. se kush i ka thene ato fjale pres nga ju te ma mesoni. kini dite te tera duke duke dhene konference mbi dekadencen. Excuse-toi per frengjishten :)
    eshte vetem nje poezi (dear to my heart) dhe asgje me teper.

    Kam frike se ata romantiket qe permend, me shume se primitiven, kerkonin revolucionet (madje jo vetem ata!)....si psh:

    "C'kujtoni ju se eshte nje artist? Nje idiot qe ka vetem sy nese eshte piktor, veshe nese eshte muzikant, apo lire ne telat e zemres nese eshte poet, apo muskuj nese eshte boksier? Perkundrazi, ai eshte nje qenie politike, gjithmone ne gadishmeri perpara shkaterrimit...jo! piktura nuk eshte bere te zbukuroje apartamente. Ajo eshte nje instrument ofensiv dhe difensiv ne luften kunder armikut" - Pikaso.

    (vetem sa per te te dhene nje perspektive)
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    anja moj anja. se kush i ka thene ato fjale pres nga ju te ma mesoni. kini dite te tera duke duke dhene konference mbi dekadencen. Excuse-toi per frengjishten :)
    eshte vetem nje poezi (dear to my heart) dhe asgje me teper.

    Kam frike se ata romantiket qe permend, me shume se primitiven, kerkonin revolucionet (madje jo vetem ata!)....si psh:

    "C'kujtoni ju se eshte nje artist? Nje idiot qe ka vetem sy nese eshte piktor, veshe nese eshte muzikant, apo lire ne telat e zemres nese eshte poet, apo muskuj nese eshte boksier? Perkundrazi, ai eshte nje qenie politike, gjithmone ne gadishmeri perpara shkaterrimit...jo! piktura nuk eshte bere te zbukuroje apartamente. Ajo eshte nje instrument ofensiv dhe difensiv ne luften kunder armikut" - Pikaso.

    (vetem sa per te te dhene nje perspektive)

    Cupke, sa per Pikason, kam nje quote qe i ka dhene ne 1956 nje reviste Austaliane ndaj artit dhe veprat e tij qe kur ta lexosh do te skandalizohesh. Po s'e vej dot tani se eshte ne Anglisht, dhe po pres pergjigje nga moderatorja ne me lejon ta vej apo jo. Do zhgenjehesh komplet nga ky njeri kur ta lexosh, besome.

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •