Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 217
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127

    o sa aktor paskemi!

    Shi, shi shi, e harrova fare sa fort e don Oscar Wilde Kulla. Mjeshtri i Kontradiktes!

    Edhe ngadale se po na fut t'gjith ne nji kanace.

    Per Zotin harrova qe ti e kishe permend Wilde. Une ta permenda vetem nga emri.......kuptove? Damn funny!

    Si urdhero, Lord Henry! Se si ai je me shume, jo si ai bukuroshi qe ta vodhi emrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 26-02-2005 më 02:35

  2. #142
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    o anja. ndryshimi midis meje dhe lord henrit eshte se lord henri kishte para, kohe te lire per parti dhe hedonizem, -te keqkuptuar prej injorances si skepticizem-, nderkohe qe une kam art, hedonizem, vullkan dhe nuk me del as edhe nje sekonde nga 24 orshi se duhet edhe te punoj, se s'jam lord. ndryshimi midis meje dhe dorian grey, eshte se une jam edhe gregor samsa e dashur, edhe stephen dedalus, edhe raskolnikov, edhe dorian grey, e qe te kapercejme pak kufijte e modernizmit, (se e shof qe bashke me liquid, subzero dhe ksscfs, akoma se mora vesh kush nga keto te treja eshte alter ego, jeni postmodernista ne pranimin e kotesise se gjerave dhe ne rrezimin e krejt vlerave) une jam buendia.

    zarathustren fute ne *****, gjak.

    gjeagjeze: zarathustra e ka te gjate, bush e ka te shkurter, papa e ka po s'e perdor. kush eshte?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127

    Kulla, me torturove!

    O zot s'marre vesh fare shqip. Me c'mende me gramatiken e shkoqitur!

    "jeni postmodernista ne pranimin e kotesise se gjerave dhe ne rrezimin e krejt vlerave"

    Njeqoftese me thrrite mua post-moderne jemi allnuar. Gjykim i gabuar shume! S'mi ke kuptu fare shkrimet (perkthimi nga moderatorja m'duket sa here si jo i imi). Postmodernet jane ato qe s'pranonjne strukture, forme, stil, etj, dhe adhurojne kaosin dhe gjerat boshe, kurse une kam mbajtur nje pozicion te kundert. Nejse, me mire bisedojme ne anglisht. Kushedi s'te kam kuptuar fare.

    Dhe Ok, te gjithe jemi 'the everyman' qe lexojme, kjo eshte bukuria e letersise. Po nejse, po u tallja.

    Me mire terhiqe c'fare me therrite sepse po me zejne alergjite tani. Puh, une postmoderne! Dhe k'te se prisja. Djale me ke keqkuptuar shume!

    E ca fjale koti re? Ne jemi bombardu me budallalliqe qe ja vejn titullin art dhe mundohemi te percaktojme c'eshte dhe s'eshte i tille. Ai qe thote gjithcka eshte.....ai eshte postmoderne, pa menduar fare per c'fare flet, por pranon gjithcka pa pik diskriminim dhe kritike.

    Tani po kaloj ne krize......Kulla terhiqe epitafin qe ma vune se po shkumohem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 26-02-2005 më 06:22

  4. #144
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postmodernët sipas meje nuk janë ata që nuk pranojnë strukturë, formë, stil dhe që duan gjërat boshe por postmodernët janë ata që duan struktura komplekse, forma komplekse, stil kompleks që jo gjithkush e kupton. Postmodernizmi është rryma më moderne se modernizmi, pra rryma më e re dhe më e zhvilluar që ekziston si në art ashtu edhe në gjithçka.

    Tash kjo nuk do të thotë që është rryma më e mirë sepse "nuk është e mirë ajo që është e mirë, por ajo që më pëlqen mua". Ka shumë njerëz që e pëlqejnë edhe klasiken më shumë. Kjo punë është thjeshtë çështje shijesh individuale.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Si ka mundesi qe ato qe veten e quajne postmoderne (nje titull i dyshimte per mua) vdesin to 'deconstruct' everything, nga letersia, arti, muzika, kercimi, etj. dhe veten e quajne post-strukturalist, post-formalist etj. Kjo eshte nje mbrese e shoqerise se psikoanalizes dhe te egzistencializmit. Kjo shkolle mendimi nuk pranon asnje trrakt sic eshte (literally) por e analizojne der ne vdekje dhe kur analiza nuk eshte e nevojshme dhe vepra duhet te kuptohet me standarte te tjera.

    E kane veti qe nderlikojne gjene me te thjeshte dhe e bejne super-kompleks pa arsye, vetem qe mos te pranojne 'for granted'. Dhe ne fund e gjithe fluturon ne ajer, kur nje kuptim e kane fare te qarte. Por ata i shmangen 'klarifikimit, dhe ne vend qe te 'simplify' a work, ato vetem e zhdervjellin derisa kuptimi nuk matet me ne baza por quhet vec opinion, 'subjective', relative, etj. Ky drrejtim ka demtuar shume vepra klasike qe me ane te kesaj praktike nuk kuptohen me nga studenti fillestar.

    Lere fare, se nuk shprehem si dua ne Shqip, po I hope you get the point.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 26-02-2005 më 07:18

  6. #146
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve po i ngatërroni dy gjëra, mendoj unë, veprat apo krijimet postmoderniste dhe analizat apo kritikat postmoderniste.

    Veprat apo krijimet postmoderniste janë aq komplekse sa që nuk mund të vlerësohen, analizohen, apo kritikohen nga standarde vlerësimi të klasikes, modernizmit etj. por vetëm nga standarde vlerësimi të postmodernizmit. E kundërta vlen për vlerësimin e klasikes, modernizmit etj. që nuk mund të vlerësohen nga standarde vlerësimi, analize, apo kritike të postmodernizmit. Që të gjitha rrymat kanë standardet e tyre të vlerësimit, kështu që, nuk mund të vlerësohen nga standarde vlerësimi të rrymave tjera.

    Për çështjen se cila është më e mirë, kjo mvaret nga shija individuale e seicilit nga ne.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 26-02-2005 më 07:30
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #147
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Subzero
    ...
    Një i marrë lëshohet në shesh të tregut: "Frymë dhe Formë, Formë dhe Frymë!". Po kësaj here nuk e ktheu askush kokën. Zarathustra, tepër i çuditur me reagimin e ftohtë të njerëzve të sheshit, mendoi se mos ndoshta ky qytet qeverisej nga ndonjë njeri i epërm, apo nga disa të tillë, dhe njerëzit, aq më tepër mizat e tregut, kishin fituar shprehi të njihnin të marrët.

    - Kafshar, - iu drejtua ai mbathësit të kafshëve, - si ka mundësi që juve, aq më tepër këtu në treg, nuk ju bëri aspak përshtypje i marri që sapo kaloi? Kafshari, mendueshëm nëse ky njeri ishte Zarathustra aq i përfolur atyre anëve, iu përgjigj:

    - Udhëtar që ngjan me mjeshtrin e çuditshëm aq të përfolur këtyre anëve, ky njeri nuk na bëri përshtypje sepse para dy javësh një tjetër i tillë doli nga banjot publike duke rendur e thërriste: "Zoti, Zoti". Atë ditë u bë lëmsh i madh në treg. Dhe vetëm disa çaste më vonë e kuptuam që ishte i marrë sepse askush nuk vendoste dot kuptimin e saktë të fjalës së tij.

    Para një jave një i dytë doli nga stalla e derrave dhe bërtiste "Liria, Liria", lëmshi kësaj here ishte disi më i madh, saqë disa menduan se fjala ka fuqi magjike. Pasi e qetësuam me çaj bliri dhe ia pastruam fytyrën ai erdhi në vete dhe ne filluam të vendosnim për kuptimin e fjalës të tij, por dhe ky doli i marrë sepse nuk e gjetëm dot një kuptim të saktë të këtyre fjalëve e as ai nuk dinte gjë mbi të.

    Këshilli i qytetit pasi u mblodh vendosi që të hartonte një listë me fjalët e pakuptimshme, apo me kuptim aq të papërcaktuar saqë janë të papërdorshme sepse çdokush mund thotë ç'të dojë e nuk i bëhet vonë për kuptimin. Kështu siguruam qetësinë e qytetit.

    Para dy ditësh një i marrë tjetër doli nga arat e thërriste "Shpirti, Shpirti", po kësaj radhe reaguan vetëm ata që nuk e kishin parë listën dhe ata ishin të paktë.

    Sot, siç e kupton, o Zarathustra - vazhdoi kafshari që kish vërtetuar dyshimin e tij, sepse një turmë rrethonte tashmë mjeshtrin duke shushuritur - të gjithë e kishin lexuar listën prandaj dhe nuk reagoi asnjeri. Këshilli vendosi t'i lërë të lirë këta njerëz për argëtimin e popullit.

    Zarathustra pasi u mendua një copëherë kërkoi një bri me lëng molle sepse ajo ditë ishte tepër e çuditshme për stomakun e tij. Ai gjithashtu dërgoi një vajzë nga turma t'i sillte një kopje të listës së bashkisë së qytetit.
    ...

    Përmbajtja e Shpalljes
    _________________________________________

    Bashkia e Qytetit Majmal
    Këshilli i Bashkisë

    26.02.05 Majmal

    Vendim


    Kjo listë përmban fjalë (terma) të përdorimit të dyshimtë, sepse duke qenë se çdokush i interpreton sipas dëshirës, as gjuhëtarët tanë nuk kanë arritur t'i përcaktojnë saktë e kështu dalin jashtë përdorimit, përveç rasteve kur thuhet ndonjë marrëzi apo gazmore. Këto fjalë sipas gjuhëtarëve tanë marrin kuptim vetëm kur lidhen me botën materiale apo kur përcaktohen saktë e qartë në çdo rast që shprehen nga shprehësi i tyre, në të kundërt përdoren vetëm në rastet e lartpërmendura.

    Shpirt
    Zot
    Frymë
    Formë
    Liri
    i Shenjtë
    Paqe
    Perfeksion
    Art
    [...]

    Fjalë të tjera të këtij lloji do të shtohen me zbulimin e tyre. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    Shënim: Nëse spikatni raste kur dikush përdor 3 e më tepër fjalë prej të lartparaqiturave, në të njëjtin kontekst apo fjali në lidhje të drejtpërdrejtë vartësie me njëra tjetrën, luteni të thërrisni ekipin mjekësor më të afërt.

    Kryetar i Bashkisë
    Kryar Majmala
    (nënshkrimi, vula)

    Përfaqësia e Këshillit të Bashkisë
    Virona Bredhpisha
    (nënshkrimi, vula)
    _________________________________________


    Kullë djali, sillu e përdridhu, përgjigjja është këtu për gjithmonë:

    Art isn't. ;)

    Lëri njerëzit të flasin se iu ndihmon qarkullimin.
    S'eshte per tu cuditur qe je fare prane zeros absolute. Them fare prane se zeroja absolute eshte e paarritshme (meqe ra fjala, mos je gje fizikant?) :)

    ps. Art isn't! I couldn't have agreed more! :)
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #148
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Juve po i ngatërroni dy gjëra, mendoj unë, veprat apo krijimet postmoderniste dhe analizat apo kritikat postmoderniste.
    kjo eshte e vetmja gje qe duhet te kishe thene te tjerat per mua jan te teperta ne mos dhe te gabuara.

    po nuk duhet harruar se arti postmodern eshte i lidhur shume ngusht me teorite dhe analizat e postmodernizmit.
    ne artin postmodern ka dy rryma 1 rryma e artit qe perqafon postmodernismin dhe teorit e tij dhe 2. nje rryme qe e kritizon ate (critical postmodernism in art)
    e keqja qendron qe eshte disi e veshtire te dallosh kush eshte kush!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #149
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    per mua modernizmi nuk ka kaluar akoma ne art. mbase ne fusha te tjera ka mbaruar, ne teknollogi bie llafi mund te perparohet vetem ne drejtim te zbulimeve te brendshme te zhvillimeve te arritura deri me sot, por ne art, nuk ka mbaruar. dhe aq me teper ne art, une them se nuk eshte koha per ndalesa, per poste, shtylla, gure kilometrike, shkopinj mbeshtetes, caste reflektimi te nje shekulli te kaluar, e ne reflektim e siper te marresh filozofine se jeta eshte kot, gjithcka eshte kot, rrjedhimisht edhe arti eshte kot.

    arti nuk duhet te vdese, eshte thirrje e lashte. sot, per mendimin tim, diskutohet nga dy pale. ata qe qeshin me kotesine strukturave te artit dhe te jetes, postmodernistet, dhe nga ata qe vuajne ekzistencen e pashmangshme te ketyre strukturave te kota, modernistet. une do pranoja te isha postmodernist, vetem nqs rryma do te kishte nje emer tjeter, nje emer pa paterica.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #150
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    si ore nuk ka kaluar modernizmi ne art? apo ne art akoma nuk ka mbaruar? do isha shume dakort me kte te fundit.

    dmth ti je dakort me postmodernistet po vetem po te kishin nje emer tjeter, te mos quheshin postmodernist? e c'emer do zevendesoje ti ne vend te "postmodernism"

    "contemporary" ?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •