Close
Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 217
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    people..


    ato cka shkruan lart i ke nga koka jote apo po poston ndonji teori te dikujt..?

    ke then gjera interesante e te mencura..

    bravo..

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Nje gje per te cilen une dhe te tjere jemi te sigurte, eshte se arti ne te gjitha format e tij ka vdekur ne vendet e superzhvilluara. Ka shume arsye per kete dhe nje eshte humbja e struktures se gjuhes poetike (ne Amerike te pakten, njerzit nuk flasin më me metafora dhe shprehje te tjera letrare) goditja e kulturave narcisiste dhe hedoniste, ku mundesia e krijimit te mirefillte eshte e kufizuar tek vetja dhe trajtimi i saj

    Ndoshta ato popuj e vende te cilat jane akoma ne fazat e eksperimentimit kane shume per te ofruar. Por gabimi i tyre eshte se e bejne kapercimin nga pozicioni i tyre natyral ne nje pozicion kontradiktor nepermjet mekanizmit te kopjimit te gjerave qe shikojne ne mediat globale. Si rrjedhoje egziston nje zhvillim jo-organik edhe ne keto vende...arti zhvillohet me nje shpejtesi jo te natyrshme.

    Zhvillimi industrial, lufta etj. nuk jane patjeter faktore te cilet kufizojne prodhimin e artit, pasi ne raste te tilla natyra njerzore shpesh shihen me qarte, me perspektiva me te kthjellta.

    Keshtu sadisfaksioni ne perendim do kete nevoje per me shume tronditje ne menyre qe njerzit te ngrihen nga gjumi dhe te fitojne perspektivat e reja dhe te ndalojne pasojat e 50 viteve te fundit. Ne te kundert nuk do kete me krijime me vlere.




    People
    Jam dakort me idene tende se arti dhe bukuria shkojne bashke, por jam kundra idese se arti duhet te luaje nje rol social, politik apo moral (nq se kjo ishte ajo cfare po thoje). Objektiva e artisit nuk eshte kritika apo influenca, objektiva e tij eshte dhenja e nje perspektive te re, nje tjeter kendveshtrimi, mondan ndoshta te gjerave ne jete. Nq se qellimi i tij do te ishte kritika sociale, kjo mendoj do ishte me afer me propagandat ; artisti nuk duhet te dyshoje shoqerine dhe moralet e saj, kjo eshte puna e sociologeve dhe politikes.


    Nje artist, nq se i vertete, nuk synon te inflyencoje njeri, por mundohet te jete pasqyra e realitetit. Per fat te keq duke qene se shumica kane humbur lidhjet e tyre me realitetin dhe i jane kthyer vetes, arti po pasqyron vetem personalitete dhe fatkeqsisht asnje te vertete. Shkrimtaret ndoshta jane akoma duke kapur momentin e jetes, por fatkeqsisht ata mbeten thjesht nje ze, nje zile aktivizimi radikal dhe per me keq vet-kenaqsi.

    Arti dhe politika nuk perzihen. Arti eshte i pavarur karshi klimave politike dhe duhet te thote te verteten i pavarur nga rrethanat, vendet apo ideologjite. Kjo besoj eshte e veshtire per tu hasur ne ditet tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 05-02-2005 më 05:00

  3. #103
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ku vajten ato shkrimet e asaj gocet me siper
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #104
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Arti gjithmone ka qene i lidhur me politiken. Nq se sot kerkojme dicka me shume prej ti eshte tjeter gje, por nuk mund te themi se sot eshte me keq se me pare. Krijohej per mbretin dhe egzekutohej per mbretin. Sot mendoj se artisti ka me shume diapazon dhe liri.

    Nq se artisti eshte njeri dhe ne jemi te gjithe njerez (supozim), atehere pasqyra nepermjet se ciles artisti shprehet dhe tregon veten e tij eshte ndoshta pasqyrimi me i pandikuar i vete shoqerise ne teresi. Pasqyrimi i realitetit nga nje individ eshte pasqyrimi i realitetit sipas atij individi. Individi, njeriu, gjithmone do jene te njeanshem dhe si te tille ata nuk mund te pasqyrojne "realitetin".

    ...objektiva e tij eshte dhenja e nje perspektive te re...

    Si krijohen keto perspektiva?! Artisti vetem nq se do i mbante krijimet e tij per vete nuk mund te quhej propagandist, ne te kundert artisti gjithmone do jete i tille (nuk ka rruge tjeter).

    Jam e mendimit se artiste ka plot ne ditet tona, por eshte e kote ti kerkosh ata ne fabrikat ku arti eshte profesion.



    p.s. gjithashtu mendoj se anglishtja vete si gjuhe eshte shume e fuqishme dhe i ka te pashmangshme figurat letrare, eshte e pamundur te flasesh ne anglisht dhe mos perdoresh "metaforat etj". Pyetja eshte ; jane vertet keto figura ato te cilat i japin letersise emrin "art" ...

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Arti.

    Deshirat (puna,krijimtaria) e nje artisti nuk mund te jene te krahasuara me deshirat e nje sociologu apo te nje gjuhetari (kerkimi, kundershtimi).
    Deshirat e tij mund te jene keto: dhenja e nje mesazhi te forte, per te goditur amulline dhe gjithçka qe "plak" trurin e njeriut super-iper-modern ne perendim, qe nuk mendon asgje tjeter veçse te jete dhe te shkoje ne nje linje te drejte: nje KONFORMIST i edukuar qe ne kopesht!
    E, pra, shume artiste nuk zgjedhin te jene konformiste apo te pranojne luften qe behet per te pasur sa me shume pushtet. Shume ariste mbesin te pakuptuar dhe nuk arrijne te gjejne asnje element per te kontrolluar te bukuren qe ndodhet brenda tyre dhe ta vendosin ate perballe te "bukures" qe ne shikojne gjithnje me kureshtje, me padeshiren e trurin tone.
    Lufta, deshira per te vrare, per te shkaterruar njeri-tjetrin, per te zhvilluar sa me shume "pesimizmin" qe kalb trupin e seicilit prej nesh, nuk ka filluar para 5O vjetesh, por qe me lindjen e vrasesit te pare sepse njeriu eshte vetem nje vrases dhe asgje me shume; pastaj vijne edukatoret qe na mesojne se te vrasim disa eshte mire, dhe te bejme aleanca me te tjeret eshte me e dobishme sesa t'i vrasim: pra, POLITIKA.

    Idealja do te ishte qe te gjithe politikanet te krijonin nje instalacion me trupat e tyre ashtu siç ndodhi ne ABU GRAIB, nga ruajtesit e paqes, dhe ne te shikonim sesa bukur do te dukesh me kokat e tyre plot plehra kimike dhe plot qellime te erreta per te erresuar dhe keqezuar planetin qe na eshte dhene te jetojme. Ndersa ne po e harrojme ate, po shikojme vetem vitrinat dhe dyqanet per te nderruar nje rrobe qe eshte vjetruar apo kalojme kohen duke shkaterruar syte tane perballe nje grope te zeze qe jep sinjale shume te demshme per trurin.

    Sipas disave, artistet duhet vetem te pikturojne lule, peisazhe apo njerez te lumtur, te veshur me plot ngjyra dhe qe kane nje dobesi per seksin tjeter. Ka plot si keta specie, i gjen kudo, ne Barin e pare qe do te hysh; aty perzihet era e cigares me eren e trurit qe shkaterrohet nepermjet nje injeksioni negativ qe leshon hija e shoqerise.

    Artisti, ai qe me te vertete e quan veten te tille, nuk e ka vendin ne rruge; ate e presin shume gjera te tjera me te fuqisshme, nje familje e ngrohte dhe nje dore e ngrohte. Artisti, si emerim i tille, nuk ekziston. Ate e therrasim dhe kaq, ka nje emerim.

    Njeriu, qe besoj eshte fjala me e drejte (edhe pse nuk di te shkruaj aq mire shqip, dhe nuk me intereson dhe aq...qellimi im ketu eshte tjeter.), qendron perballe te gjitha situatave dhe mundohet t'i perktheje, te gjeje nje shpjegim se perse. Ka plot artiste qe shpjegojne nje gje te tille me gjuhen e tyre artistike. Per kete duhen vizituar ekspozitat apo shfletuar periodiket e specializuar per kete Art.

    ILYA KABAKOV eshte nje nga ato.

    Sot artisti, ka "veshur" shume profesione ne artin e tij.Shembuj ka plot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 07-02-2005 më 12:27

  6. #106
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E vrasin mendjen artistet valle (artiste u thencin, se po biem dakort qe eshte bere si emerim i tejabuzuar keto dite), apo gjithshka u vjen natyrale?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 10-02-2005 më 13:07
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #107
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    anja, ti qenke me fat qe ti perkthejne nga anglishtja ne shqip. ku te m'i perkthenin mua me qene. megjithese nuk jam dakord kur thua se arti ne vendet e super zhvilluara ka vdekur. shuma simbolike prej 10 milion dollaresh e peshkaqenit te hirst qe ka blere MOMA, eshte vetem nje tregues i thjeshte i dinamikes materiale te artit sot. levizja mund te jete e sforcuar, por sa do e sforcuar te jete, eshte jete. gjalle.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Kulla te kerkoj ndjese, por nuk te kuptoj ku e ke fjalen per MOMAn. Per mua ky muze eshte tepert 'overrated' sepse shumica e krijimtarise qe permban eshte shume vetiake, pra pasqyron vec artistin dhe jo idete te pavekshme te jetes. Po ashtu, perban dhe krijimtari qe ka nje nuance politiko-sociale, dhe sic permenda me siper, arti duhet te tejperkaloj rrethanat individuale dhe ato politiko-sociale qe te kete nje cilesi te pavdekur (jo i vendosur ne te socmen vetem, por te ket kuptim eternal)

    "shuma simbolike prej 10 milion dollaresh e peshkaqenit te hirst qe ka blere MOMA, eshte vetem nje tregues i thjeshte i dinamikes materiale te artit sot."

    Vertet nuk te kuptoj ku e ke fjalen, por nqsf thua qe MOMA ka hedhur nje shume dollaresh per te blere nje send, dhe kjo nuk trregon per vleren e artit sot por per vleren materiale qe pretenduesit i vejne cdo gjeje qe mund te interpretohet si art. Kjo eshte dhe testament i cili zbulon se arti eshte bere nje produkt, sende qe blehet, shitet dhe konsumohet si gjithcka tjeter,. Pra, eshte bere send komercial dhe konsumimi si gjithcka tjeter ne nje bote super-kapitaliste. Dhe ky fenomene vete trregon se vlera e vertet e artit me nuk egziston, kur ai ka rene ne kategorine Komerciale. Art for profit!

    Me korigjo nese te keqkuptova.

    (Vertet i falenderoj administratoret per mundesine te me perkthejne shkrimin, por prap, si vet redaktore, nuk eshte akt i paster sepse perkthimi kurre nuk mund te jete njesoj si shkrimi original...dhe disa pika te perkthimit nuk jane shume korrekt.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga anja bojku : 11-02-2005 më 05:40

  9. #109
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    mos do te thuash se edhe titian ishte komercial, perderisa artin ia blenin? mbreti? me flori? po mbase edhe konsiderohet i tille nga ndonje rryme mendimi qe per momentin vetem sa mund t'i ndjej prezencen, por jo t'a kuptoj ne brendesi. une them "shume simbolike", sepse ate shume, nje peshkaqen i quajtur "pamundesia fizike e vdekjes ne mendje te te gjallit", e gelltit me nje cap e e dhjet sic e hengri. harroje rrethanen politiko-sociale, (peshkaqeni i hirst, eshte aq politik sa c'jane elefantet e dalit) ha e dhit eshte jeta. mbase do kishte me shume vlera si art, sikur t'a kishte marre Tate falas, thua ti.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #110
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    po nejse, **** hirst.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •