Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 217
  1. #91
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    un them qe arti eshte pjese e jeteses pa art nuk ka jete
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Shume dakort me cupken.
    E vetmja gje e vertete eshte nje njeri i vdekur. Askush nuk besoj se ka pare nje te vdekur qe genjen, ai thjeshte pohon me ekzistencen e tij,dicka te dukshme,te pakundershtueshme.
    Jeta nuk mund te jete e vertete, por eshte vetem zanafilla e vdekjes.
    Vdekja, ajo eshte nje proces qe fillon me lindjen e njeriut. Qekur njeriu lind ai fillon te vdese, ngadale, cdo dite, cdo ore, cdo minute e jetes se tij, i perket gjithashtu edhe vdekjes se tij.
    Qe me lindjen tone jemi mjaft te vjeter per te vdekur.
    E keni pyetur veten pse jezusi duhet te vdiste ne kryq, sepse vetem duke vdekur ai mund te thoshte te verteten e tij. Vetem pasi vdiq filluan ta besojne.
    Sizifi edhe sot e kesaj dite eshte i ngarkuar me te verteten e tij, te cilen e ngre ne pjesen me te dukshme( majin e malit) per ta demonstruar ate, per tua thene te tjereve, dhe nuk mund ta beje kete, sepse qe ai te clirohet prej saj, ai duhet te vdese, por fatkeqesisht ai eshte i perjetshem. Jezusi edhe pse i perjetshem vdiq, per te thene nje te vertete, sepse ai pohoi, une jam rruga, jeta, e verteta.

    Persa i perket te bukures, ajo nuk mund te jete e vertete, pasi e verteta eshte unike, (dhe si e tille synon perjetesine), pra nese eshte e bukur duhet te jete perjetesisht e bukur.
    Nuk ka asgje perjetesisht te bukur, sepse nuk ka asgje qe ti rezistoje perjetesise, vec nevojes. Vetem nevoja eshte e perjetshme.
    Nevoja per jete, per bukuri, per shendet.
    Nevoja per te bukuren ka lindur idene mbi te bukuren, por jo te bukuren vete, pasi do te kishim nje te bukur te vertete, te perjetshme nevoja do te vdiste.

    Kjo eshte nje permbledhje e esse-se sime " sizifi, krishti dhe e verteta". Bera nje permbledhje te shpejte, dhe mund te mos jete shume e qarte.
    Niti
    Ndryshuar për herë të fundit nga nitROSHI : 25-01-2005 më 15:31

  3. #93
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nese fjala art perkon me fjalen Krijim atehere krijimi i pare i plote dhe arti me i bukur i krijuar "eshte njeriu" kur besojme se njeriu u krijua ..., nga zoti ta zeme. Atehere njeriu si pasardhes i krijuesit , trashegon te krijuarit, packa se duke qene edhe vete ai i krijuar.Ajo cka krijoji zoti , qe njeriu +, ndersa ajo qe krjion njeriu eshte art + vazhdimsine(cka edhe vete vzhdimesia mund te jete art ne levizje.
    Eshte nje pyetje qe rri koke me koke me nje pyetje tjeter qe nuk imbarohen e as nuk i mberrihen pergjigjet, packa se secili artist , ose me thjesht secili i krijuar (njeri) beson dhe bindet disi ne nje pergjigje...dhe prap ikryeqzuar ne;

    Arti e imiton jeten apo jeta e imiton artin?

  4. #94
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    po bindem se vet arti nuk ekziston! nuk ka art ka vetem artiste.

    artistet duhet te jetojne!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #95
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    come forth, lazarus! lazarus came fifth and lost the job. joyce.

    jo, jo, jo. te thuash se vdekja eshte e vetmja e vertete, do te thote te jesh fatalist. me falni paragjykimin. vdekja eshte e vetmja gje e sigurt, por jo e vetmja gje e vertete. ne se jezusi eshte i vertete, atehere lazarus ngjallet, i vdekuri genjen. te thuash se vdekja eshte e vetmja e vertete, do te thote se heshtja eshte e vetmja e vertete. i vdekuri hesht. e verteta nuk eshte e heshtur, e verteta eshte e zhurmshme, si mishi qe kalbet e krimbat qe vazhdojne ciklin duke e ngrene.

    nuk eshte vertetesia e jezusit qe eshte e perjetshme, por bukuria e mitit te tij, si bukuria e van gogut, si bukuria e kurt cobain, e megjithate, van gog eshte shume me i sinqerte se jezusi, sepse van gog vdiq qe te vertetonte se bukuria e tij ishte e perjetshme, ndersa jezusi vdiq qe perjetesia e tij te ishte e vertete. jezusi eshte aq i vertete sa edhe zeusi. shume shpejt ai do jete vetem nje mit, ne mos nuk eshte akoma, e si cdo mit, ka nje te vertete brenda, e eshte i pavdekshem. van gog nuk eshte mit. van gog ka vdekur.

    te mohosh kategorikisht vertetesine e bukurise eshte shume e thjeshte; gjithcka eshte relative, me shume se gjithcka, bukuria. por kjo nuk i pershtatet njeriut. njeriu perpiqet te provoje me te veshtiren. gjeja me e veshtire eshte te vertetosh se dicka eshte absolutisht e bukur. eshte me e veshtire se te vertetosh perjetesine, apo te gjesh te verteten absolute, sepse perjetesia eshte e vazhdueshme, e verteta te gjen vete, ndersa e bukura krijohet. te vertetosh bukurine nuk eshte e pamundur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kulla : 26-01-2005 më 01:06
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #96
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    te vertetosh bukurine nuk eshte e pamundur.
    pra te vertetosh bukurine do te thote te besh artin. Vertetimi i bukurise eshte arti. (kulla mbaje shenim kete qe ke thene)!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Artistet duhet te jetojne?

    Mendoj nje tjeter rrugdalje per te komunikuar ne kete menyre, qe tradita e njeriut fillon shume shpejt te behet pengese per bukurite qe na ofron natyra, dhe qe nuk arrijme dot te kuptojme rolin tone ne kete bote.
    Njerezit qe krijojne, qe mundohen te perserisin reflekset e nje pasimi optimist te gjakut, mishit, qelizave, dhe gjithçka qe ndodhet ne lengun me te urryer ne trupin e nje mashkulli, nje leng qe shkaterron dhe ngjall njeheresh mori te fuqishme perkrahjesh njerzore, jane te vdekshem. Ato e dine se ditet jane mjaft te shkurtra, qe nuk mbetet dhe shume per te mrekullueshmen jete; ate qe ndodhet aty ku nuk kemi akoma nje bilete vajtje ardhje, por vetem vajtje; per momentin pa kthim.
    Njerzit qe krijojne nje figure, skulpture, roman, nje dokumentar, nje film pornografik, nje disegn makine apo, parqe dhe pyje te pafundme ne mbrojtje te nje natyre qe po masakrohet nga pjellat e krijuara nga nje vendim flagrant i burrit dhe gruas, jane te gjithe te vetdijshem qe nje dite ato do te ikin dhe vendin e tyre do e zene po te njejtet; me fytyra dhe gjymtyre te njejte, me deshira dhe poshtersira te njejta. Mund te ndryshojne ne mendime sepse nuk do kene mundesine te lexojne me Marx apo Nietzche, apo Adorno; te degjojne nje muzike te qete, veset dhe kushtet e tyre do te jene krejtesisht te kunderta, pothuajse te pakrahasueshme me ato qe kishin paraardhesit. S'do te kene me drogat qe perdor brezi yne, por kokaina do te zevendesohet nga nje sinteze me e mire industriale; do te superojne idene qe dy njerez, vajze dhe djale, bejne dashuri sepse ne trupat e tyre ne ate moment ndodh nje reaksion kimik i pashmangshem dhe gjaku qarkullon me nje shpejtesi te madhe.

    Pra, nje urim, perveç atyre qe ne gjejme neper merkato te superpopulluara nga njerez qe nuk dine te shfrytezojne kohen, por rrine tre ore per te zgjedhur nje shishe me kos te parfumosur me vanilje dhe gjashte ore per ta paguar ate, pa llogaritur oret qe kane shkeputur nga jeta e tyre per te pasur ate vlefshmeri te krijimtarise se tyre. Njerzit e nuk kuptojne kete. Ato punojne dhe nuk shikojne krijimin qe del nga shpirti, nga gjymtyret e tyre. Ato mendojne se duhet te jetojne ne perjetsi, por nuk shikojne fotografite qe kur ishin te vegjel prindrit i benin; aty ato do te gjejne enigmen, do te mundesojne deshiren e leximit te nje romani me shume dhe te heshtjes se Tv, te pakten per 7 dite ne jave...
    Arti duhet te jetoje...
    Kete nuk e them une qe jam pothuajse drejt shuarjes totale te lekures dhe flokeve te mi qe i dua shume; te syve dhe thonjve te mi qe i pres çdo te shtune; te muskujve dhe damareve qe dergojne gjak ne kembet e mia dhe qe mbase shpejt mund te mos levizin me dhe keshtu nuk do te mund te vrapoj neper parqe duke thithur ajer te ftohte por, pa perzierje te shumta, makinash; te mendjes dhe vesheve te mi qe here pas here degjojne Bach, Vivaldi apo Nirvana, apo Indian Summer te Doors; te gjitha keto nje dite nuk do te jene me. Ndoshta kjo dite do te jete larg, ndoshta ato qe me njohin s'do te kujtohen me per mua, per ate qe une thashe, por ekziston mundesia te kthehen ne letra keto shkrime dhe te mbahen si koleksionim i nje krijimi te thjeshte. Kete e shpjegon fakti qe ne shohim dhe shkelim çdo dite, ndertesa dhe rruge qe jane ideuar dhe jane projektuar nga njerez, te forte dhe plot ide. Sot ato nuk jetojne, pasardhesit e tyre vendosin pllaka ne kujtim te gjenise dhe fames se tyre. Vendosin te emerojne rruge dhe shetitore me emrat e tyre qe ne kemi nje mundesi per te kerkuar nje vend te sigurt per te marre metro-ne apo per te gjetur nje restorant, apo dhe per te takuar nje vajze. Pra, ne, qe jetojme, harrojme se Arti qe ato kane bere, jeton akoma sepse ne ate perdorim dhe na sherben per te ngritur jeten tone ne nje nivel te mire. Shume muze, edhe pse rrisin biletat e hyrjes 20 $ ne New York, njerzit kane nevoje te shikojne. Ato nuk shohin me Van Gogh apo Pablon, apo Marcel, apo Andy, apo Yve, apo Salvador, shikojne vetem artin e tyre qe jeton, edhe pse i restauruar per t'u dukur sa me i pashem? ashtu siç rregullohet nje vajze kur ka takimin e pare me nje djale. Keta njerez kane vdekur. Ajo qe ato kane bere, akoma. Per disa te rinj, edhe arti i tyre ka vdekur, por mbase ketu harrohet se per te folur ne, se pari, degjojme prindrit, dhe pastaj nisim e krijojme nje fjalor tonin.
    Pra, Arti duhet t e Jetoje. Njerez ka me bollek, jemi bere gjashte miliard, dhe do te kete shume mundesi per vdekje, per deshtime dhe per ngurtesi vendimesh. Ndersa, Arti, gezon nje jete me te madhe, me te pashterrshme per historine. Edhe pse ka shume mendime per veshin apo jeten e Van Gogh-ut, une mendoj, duke mos hedhur poshte ato qe kam lexuar dhe qe me kane dhene mundesine te shoh vepren e tij, se Artisti ka kryer ate veprim te mrekullueshem, te paperseritshem ne jeten qe jetohet, qe nuk ka arritur te mbaje ritmin e madh dhe te shkelqyeshem te puneve te para. Artisti i shekujve, Artisti qe ka kuptuar qe te jetosh nuk ke vlere. Por, te punosh dhe kur nuk arrin me te punosh eshte me mire te zhdukesh. Nuk ka njerez te shtrenjte: as prinder, as te dashur, as miqesi, ka vetem nje dashuri: Artin qe duhet ta lesh te jetoje, duke vdekur per te.

    Keshtu mendoj une katana.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ringjallja e jezusit eshte ajo qe i jep kuptim vdekjes se tij. Pa ringjalljen ajo do te ishte nje vdekje banale, dhe kjo e ben ate te vertete. E verteta e tij nuk qendron ne faktin qe ai vdiq, por ai e perdori vdekjen per te thene nje te vertete.
    Por me falni, kush eshte ringjallur deri tani vec jezusit ( nese jezusi u ngjall), ose te pakten kush beson se mund te ringjallet. Nese eshte dikush tjeter, atehere per te do te bejme perjashtim, e do te themi se jeta mbas vdekjes eshte e vertete (por vetem mbas vdekjes ama) , sepse ne fakt kete donte edhe jezusi te thoshte.
    Ai qe hesht nuk eshte i vdekur. Heshjta eshte nje menyre komunikimi, qe pranohet si e tille jo vetem ne art, por edhe ne jeten reale, sepse heshtja ka ne vetvete mendim, ndersa vdekja ka brenda vetes vetem vdekje.
    Vetevrasjen ne vetvete eshte menyre komunikimi. Po vetevrasja eshte menyre komunikimi, pasi ai qe vetevritet thote nje te vertete te madhe, me te madhen qe mund te thote nje njeri, e verteta e tij ka te bej me rrebelimin e tij ndaj gjithckaje, dhe ajo arrin deri aty, pra aq i vertete ndihet ai, sa vendos te vetevritet ( nuk ndihet pjese e realitetit ku ai jeton, i cili per te eshte genjeshter).
    Po keshtu jezusi. U vetevra (pra pranoi te vdekjen), per te thene nje te vertete, dhe kete e beri ne menyre te ndergjegjshme.
    Po kur njerzit vdesin nga semundja, dhe nuk vetevriten???
    Edhe kjo ne vetvete eshte nje e vertete e madhe, ne fakt e vetmja, unike.

    ------------------------------------------------------------------------------------------
    Kush erdhi me pare tek njeriu, zoti, apo nevoja per zotin?????
    Kush erdhi me pare tek njeriu, e bukura apo nevoja per te bukuren????
    Pergjigja e kesaj pyetje do te ishte e veshtire per tu dhene, por ajo qe mund te thuhet eshte se e bukura edhe pse mund te vertetohet nuk eshte e perjetshme, nuk eshte e vertete. Ajo eshte thjeshte kalimtare.
    Nuk mund te themi per dicka qe eshte e bukur perjetesisht, pasi neser ajo nuk mund te jete me e tille.
    Ndersa e verteta eshte e perjetshme.
    Cfare eshte e vertete sot do te jete e tille gjithmone.
    Nevoja per te bukuren eshte e perjetshme, dhe kjo na ben te krijojme nje ide rreth asaj qe eshte e bukura, nje ide qe leviz, qe ndryshon, qe nuk eshte e njejte. Nje ide qe rritet bashke me urine e njeriut, me botekuptimin e tij.
    Van Gogu eshte i buyur edhe sot, po ai nuk ishte i tille para 500 vjetesh, jo sepse ai nuk ekzistoi ne ate kohe, por sepse e bukura ne ate kohe ishte dicka tjeter. Ne ate kohe mbase edhe do te ishin tallur me te mjerin Van Gog ashtu sic ben bashkohesit e tij.
    Kjo do te thote qe e bukura nuk ekziston, ekziston ideja mbi te bukuren.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Arti dhe ideja e te bukures

    Sado qe sot, Arti dhe ato qe punojne me te dhe per te, te duken blasfeme, apo ateiste, nuk arrihet asnjehere te kryqezohet ideja per te kontrolluar realitetin, jo nepermjet fjaleve dhe eres se qirinjve apo zerave shpues te kulteve fetare, por edhe nga deshira per te qene sa me liberal; Arti ka ndihmuar gjithnje shoqerine per t'u ngritur ne nje nivel me te mire apo thjesht, per te kuptuar me mire se kush mund te jete me e mira. Sot, gjerat kane ndryshuar. Moda dhe debati sesa eshte ajo Art dhe sesa Arti sot eshte kthyer ne Mode; REKLAMAT qe shpojne hundet dhe qorrojne syte e te gjitheve, jane krisje te medha qe largojne dhe ngurtesojne per te dale me hapur. Artisti qe jeton me kohen, por edhe ato qe akoma jetojne me nje ART te rezervuar ne Arkivat e Historise, ka krijuar nje lloj membrane per t'u mbrojtur nga infeksionet qe ndodhen jashte. Ne fakt, shikon vetem aktoret dhe kengetaret, qe me nje film apo me nje disk duke kontraktuar me ndonje shtepi te fuqishme prodhimi, fusin ne arken e tyre disa shume te konsiderueshme, dhe kur mobilizohen per te mbledhur fonde per katastrofat njerzore, behen qesharake.
    Dhe banalizimi i jetes, i veshjes dhe i deshires per te jetuar sa me shume, per te mos pasur rrudha edhe kur natyra te detyron t'i mbash sepse aty eshte identiteti yt, per te bere dashuri deri ne mosha te vjetra nepermjet ilaçeve, te pasurit mundesi te dalesh neper rruge dhe te zgjedhesh nje restorant te mire kur shikon neper rruge njerez qe s'kane strehe, qe lypin dhe nuk hane me ato leke por, vetem blejne droge, cigare, alkool. Pra, kjo eshte shoqeria e sotme, me prostituta qe kerkojne dy tre apo me shume mijera dollare per te kaluar naten ne ndonje hotel me 5 yje dhe, me te tjere qe kerkojne te drejtat e tyre duke u falur neper ndertesa te ndriçuara jo nga qirinj, por nga drita me ngjyra befasuese. Nje shoqeri teper negative, e zeze.

    Sot Arti dhe ato qe merren me te, kerkojne te vene ne loje kete shoqeri qe po ndan trurin ne miliona copeza dhe nuk ke mundesi te ndalosh nje sekonde; mundohet te ironizoje me format dhe kostumet e shoqerise se emancipuar dhe te gjithçkaje qe ajo permban.

    Njeriu ka nevoje per nje te pavertete te madhe siç eshte dhe ajo i ringjalljes. Po, ka teper nevoje sepse natyra e tij eshte frikacake dhe ka nevoje per pak ndalese, por akoma behen krime, akoma njerezit (disa) pasurohen dhe (shumica), disa te tjere nuk kane per te ngrene. Perseri rraca e poltikaneve vazhdon te behet me e fuqishme dhe te nderhyje kudo, ne kulture dhe ne jeten fetare te kombeve.
    Njeriu ka nevoje te jetoje jeten e vet dhe te dali nga çdo lloj loje qe disa njerez bejne duke e joshur ate me figura qe nuk arrijne asnjehere te kene shpirt, por vetem te pervetsojne trupat e njerzve.

    E bukura, eshte e vertete, qe ndryshon me kalimin e kohes. Natyra e njeriut eshte egoiste, kerkuese, vrasese, gjahtare, e eger dhe mashtruese. Ai kerkon te eci drejt nje jete me te sigurt, por nuk kupton pasigurine qe ai le per disa me te dobet, disa shtresa sociale qe s'kane makina apo shtepi te ngrohura, por vetem asfalte dhe perbuzje nga njerezit e veshur me gusto qe po shkojne ne pune apo per te shkerdhyer realitetin e tyre te shpifur...njerez qe çdo te diele i gjen neper ndertesa qe lexohen librat dhe kenget per Zotin.
    Zoti,
    qendron jashte ketyre shtepive, Ai, aty, nuk merr fryme sepse zonjat jane te lyera me erera te vyera dhe te tmerrshme.
    Ai qendron ne rruge, perballe nje realiteti qe ne kemi frike ta shikojme sepse na largon nga deshira per te ushqyer trurin dhe trupin me helme te industrise.
    Arti qendron ne kete nivel, nese ne me te vertete duam te bejme pyetje te veshtira. Jo, gjithçka eshte e lehte, mjafton te vendosim TV ne kazan te plehrave dhe te jetojme nje jete me te shpejte, duke pikturuar dhe vizatuar nje e ardhme me te qete...Por, rraca e politikaneve nuk zhduket, ashtu siç nuk zhduket ideja e Zotit nga njerzit qe i besojne atij por, nuk kane bere asnjehere ate qe ai ka thene.
    Jo blasfemime, por te verteta qe nuk realizojne idene time per te folur me nje te vertete me te madhe se lindja e diellit dhe perendimi i tij.

  10. #100
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Kuptime të vërteta, dhe të vërtetuara"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •