Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Sekretet e Meshkujve!

    Ca gjėra i kuptojmė, pėr tė tjera jemi gati pėr gjithēka qė tė mėsojmė ē’bluan nė kokė ai. Por tani ėshtė mė e lehtė me 11 sekretet e tyre tė zbuluara


    Kur kemi qenė adoleshente, i dashuri moshatar apo pak vite mė i madh se ne, sigurisht qė ishte shumė i lumtur qė kishte nė krahė njė vajzė simpatike, tė zgjuar, tė ėmbėl, qė dukej shumė mirė me ato veshjet e thjeshta sa herė hynte nė shkollė. Po ja qė njė ditė me siguri ka kaluar njė nga to vajzat super-seksi tė qytetit dhe ai nuk e ka pasur problem tė kthente kokėn dhe tė na linte me minuta tė tėra pėrballė atij spektakli tė pakėndshėm. Kur e kemi pyetur me mėrzinė e justifikuar nėse e pėlqente aq shumė atė tjetrėn qė po ia ngulte paturpėsisht sytė, ai sigurisht ka shprehur gjithė “burrėrinė” e tij me njė pėrgjigje tė prerė: “Po mė pėlqen, pse mos tė mė pėlqejė?!”. Ja arsyeja qė pas disa ditėsh nuk na shikonin mė bashkė.

    Por vjen njė kohė nė jetėn e ēdo mashkulli kur ai zbulon dobinė qė ka fshehja e njė pjese tė madhe tė impulseve tė tij. Ai nis gati tė mėsojė pėrmendėsh ato kotėsitė e vogla qė ne kemi aq qejf t’i dėgjojmė: “Dal pėr vrap vetėm pėr tė mbajtur trupin nė formė qė tė tė mbaj pas vetes”. “Jo, zemėr, unė mendoj se ti i jep shumė mirė makinės”. “As qė e vura re fare atė, po shihja ato atletet nė vitrinė”. Dhe nė fakt kjo pėr ta nuk ėshtė njė gėnjeshtėr e pacipė, kjo ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr t’i bėrė gjėrat mė tė lehta. Megjithatė, jo tė gjithė specialistėt e martesave bien nė njė mendje. “Kėto gėnjeshtra tė bardha janė tė pafajshme, por mund tė tė ngatėrrojnė ndonjėherė. Shumė gra mendojnė se, meqė bashkėshorti gėnjen pėr diēka tė vogėl, atėherė ai mund tė gėnjejė dhe pėr diēka tjetėr. Madje shkojnė dhe mė tej: Mos ka njė marrėdhėnie paralele? Pra, pėr tė fituar besim duhet tė tregohesh i sinqertė dhe pėr gjėrat e vogla”. Ėshtė si tė thuash njė mision i pamundur pėr tė na kėnaqur gjithmonė. Megjithatė, ata disa sekrete i mbajnė pėrherė. Tė paktėn kėshtu mendojnė. Kėtu janė mė kryesoret. Disa i kemi dyshuar prej kohėsh, disa janė pak tė hidhura dhe disa shumė tė ėmbla. Hidhini njė sy artikullit dhe do kuptoni se e vėrteta rreth meshkujve nuk ėshtė aq e shėmtuar.

    Sekreti nr. 1: Po, ata joshen 10 herė nė ditė nga femra tė tjera, po kjo nuk do tė thotė se nuk na duan

    Nė rast se pyetja mė e vjetėr nė historinė e ēifteve ėshtė: “Ēfarė ka pėr drekė?” ajo qė vjen pas ėshtė “Po shikoje atė tjetrėn?”. Dhe pėrgjigjja e vėrtetė do tė ishte: “Po, po e shihja”. Dhe nė rast se ne ndonjėherė mendojmė se partneri nuk e vuri re aspak atė ēupėlinėn me bluzė tė ngushtė dhe me njė mini xhins nė majė tė kėmbėve kilometrike, atėherė duhet tė mėsojmė qė ai ka aftėsinė tė shohė qartė me bisht tė syrit. Kur njė grua e pashme kalon afėr tyre dhe kur ajo pėr mė tepėr ka veshur dhe diēka provokuese, edhe po tė jenė tė shoqėruar, ata kanė njė tundim tepėr tė fortė pėr ta parė. Ata e dinė mirė qė kjo neve nuk na pėlqen aspak, por ėshtė vėrtet njė magnet instiktiv, qė aktivizohet nė sytė e mashkullit sapo njė “objekt” me pol tė kundėrt dhe me pamje joshėse kalon pranė.



    Sekreti nr. 2: Ai shkon pėr vrap pėr tė qėndruar pak larg teje

    Nė vend tė vrapit mund tė jetė dhe palestra apo bilardoja. Nė fakt nuk ėshtė se krejt papritur ai ndėrgjegjėsohet pėr barkun qė po i kėrcen mbi rripin pantallonave apo ėshtė ndonjė i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund tė jetė dhe dobėt nė atė lojė, por ai del pėr t’u larguar nga ne qė ankohemi pa pushim dhe nga fėmijėt qė bėrtasin kėshtu. Pra, tė shkuarit pėr vrap nuk ėshtė thjesht vrap. Madje qė nė mes tė rrugės ata i kap njė dėshirė pėr t’u shtrirė nė divanin e sallonit me kalamajtė qė bėrtasin pėrreth. Po ja qė sa herė lėnė shtėpinė pėr njė justifikim tė tillė, qė nuk parashikon mundėsinė pėr tė na marrė me vete, me shumė mundėsi e bėjnė pėr t’u larguar.

    Sekreti nr. 3: Ata nuk i besojnė as vetė premtimet qė na bėjnė

    Kjo nė fakt ėshtė goditje pak e fortė pėr ne, prandaj po themi mė tė rėndėsishmen nė fillim: Ata na duan fort. Ata mendojnė se jemi fantastike (sa kohė flitet pėr njė lidhje tė shėndoshė). Shumicėn e kohės ata janė tė kėnaqur pėr zgjedhjen e bėrė qė na kanė qėndruar besnikė e kanė kaluar njė pjesė tė jetės me fėmijėt, familjen dhe miqtė e pėrbashkėt apo pėrballė televizorit nė dhomėn e ndenjjes.

    Por ama shumica e tyre nuk i kanė kaluar vitet mė produktive duke menduar: “Mezi po pres tė bie nė dashuri me njė vajzė dhe tė plakem me tė”. Nė vend tė kėsaj sigurisht qė kanė vrarė mendjen se me sa femra tė ngjashme me Pamela Anderson do flenė para se tė kalojnė tė 30-at. Dhe zakonisht u duhen ca vite sa ta heqin nga mendja kėtė mendim.

    Sekreti nr. 4: Tė fituarit e parave e bėn ata tė ndihen tė rėndėsishėm

    Nė disa ēifte gratė fitojnė mė shumė. Kjo sigurisht ėshtė njė arritje pėr femrat, pėr tė cilėn janė tė lumtur dhe meshkujt. Po kjo nė fakt ėshtė ajo qė na thonė. Nė tė vėrtetė ata janė aq krenarė, konkurrentė, egomaniakė, sa s’e kanė tė lehtė ta pranojnė. Sigurisht qė nuk ėshtė se ne do ta besonim qė ai e ka tė lehtė tė presė kur gatuajmė ato qė kemi blerė me lekėt e fituara vetė.

    Sekreti nr. 5: Megjithėse shpesh protestojnė, ata kanė qejf tė rregullojnė gjėra nėpėr shtėpi

    Duhet t’ju lutemi me ditė pėr rubinetet, kanatat e dollapėve, suvanė e tavanit, qė ata mė nė fund pas shumė kundėrshtimesh, shtytjesh e harresash tė marrin ato vegla qė nuk ua dimė as emrin e tė nisin punėn. Por kjo zvarritje nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė lojė fėmijėsh, qė atyre u pėlqen. Sepse nė tė vėrtetė ata e kanė me qejf rregullimin e gjėrave. I bėn tė ndihen mirė kur nga duart e tyre rregullohet diēka qė pa kėtė ndėrhyrje do mbetej e prishur pėrgjithmonė (sigurisht ekzistojnė dhe hidraulikėt e marangozėt, duke ditur se kėta nė shtėpinė e tyre bėjnė tė njėjtat kapriēo). Por qėllimi pse nuk e thonė kurrė kėtė ėshtė se gratė, sipas tyre, nuk e bėjnė dot ndryshimin ndėrmjet tė rregulluarit e njė rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur tė dyja detyra tė meshkujve, qė duhet t’i kryejnė nė fundjavė, pak a shumė nė kohėn kur ka nisur ndonjė ndeshje futbolli apo garė makinash. Por ata e duan atė lutjen tonė tė pėrsėritur, inatin, tonė dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjė kompliment tė thėnė shkarazi dhe sigurisht dhe shkallėt qė nuk kėrcasin. Ja ku u doli sekreti!

    Sekreti nr.6: Atyre u pėlqen kur i pėrkėdhelim dhe kujdesemi pėr ta si mama, por i tmerron ideja se do bėhemi si mamatė tona

    Pėr kėtė duan njė shuplakė tė fortė. Po s’kemi ēfarė bėjmė. Vetė po kėrkonim tė mėsonim sekretet. Pastaj, jo pėr t’i justifikuar, por nuk u vihet shumė faj. Fundja fare ata i kanė vjehrra.

    Sekreti nr. 7: Ēdo vit (apo dekadė) na duan mė shumė

    Sigurisht, duken si tė rritur. Kanė nė gardėrobė ca kostume. Madje ndonjėherė porosisin dhe verė tė mirė pa iu trembur syri. Por megjithėse i ngjajnė babait tė tyre kur ka pasur atė moshė, ata akoma ndihen po ata djemtė katėrvjeēarė qė e tėrhiqnin babain nga kėmbėt e pantallonave.

    Me aq shumė kate ta paarritura nė qiellgėrvishtėsin e rritjes sė tyre emocionale, ata ndiejnė se vetėm sa kanė nisur tė na duan nė mėnyrėn dhe forcėn qė do e bėjnė kėtė kur tė jenė 40, 50 vjeē e mė tej. Kėtė sigurisht qė nuk na e shpjegojnė, sepse do tingėllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohė qė ata tė vlerėsojnė partneren pėrtej anėve seksuale. Por sa mė shumė piqen, aq mė shumė na duan, sepse mėsojnė tė vlerėsojnė pėrmasat tona intelektuale dhe shpirtėrore, qė nė fillim nuk i vėnė rėndėsi. Ato pritshmėritė “nė pasuri e varfėri”, “nė tė mirė e nė tė keqe” nuk dalin pėrpara qė nė fillim. Nė kėto kohė tė rralla ata ndėrgjegjėsohen pėr ēfarė nuk ishin bėrė tė ndėrgjegjshėm mė parė.

    Sekreti nr. 8: Ata shpesh nuk e kuptojnė fare bisedėn

    Tė gjitha ne gjatė ditės mendojmė ca ēėshtje tė komplikuara e tė thella rreth lidhjes. Dhe kur kthehemi nė shtėpi duam tė diskutojmė rreth tyre. Gjatė kėtyre diskutimeve qė do t’i kishte zili as mė shumė e as mė pak po ndonjė filozof apo psikolog, partneri yt rri ulur pėrballė duke mėrmėritur herė pas here fraza tė llojit “Patjetėr, tė kuptoj” , “Kjo ėshtė e logjikshme” apo “do mundohem t’i bėj gjėrat mė mirė”. Epo ai nuk po kupton asgjė. As ka kuptim fare pėr tė e gjitha kjo. Dhe vėrtetė nuk do t’i pėrsėriste gabimet po tė kuptonte pėr ēfarė po i flasim. Nuk ėshtė se nuk i bėhet vonė. Por aty ku ne kemi aftėsinė pėr tė tjerrė dhe analizuar ēėshtjet, atij i korrespondon ndonjė mendim pėr sportin.

    Sekreti nr. 9: Ata kanė shumė frikė kur jemi ne nė timon

    Do ta dish si ta katandisėsh burrin tėnd tė fortė dhe tė pamposhtur nė njė masė drithėruese frike? Kėrkoji ēelėsat e makinės. Ata kanė frikė pėr vdekje kur nė timon qėndrojmė ne. Edhe pse ai mund tė ketė pėrpunuar metoda diplomatike pėr tė shmangur ēastin kur ne kėrkojmė tė drejtojmė makinėn pėr t’u ulur nė vendin e shoferit, ai ka njė mosbesim tė madh pėr aftėsitė tona nė kėtė drejtim. Ti ndėrkohė je e bindur se e bėn kėtė dhe mė mirė se ai, po vetėm se po humbet rrahjet e zemrės qė i ke provokuar partnerit e jo prej dashurisė.

    Sekreti nr. 10: Ata gjithmonė do donin tė ishin 25 vjeē

    Thuajse tė gjithė tė rinjtė telashet, aventurat, koncertet, kampingjet, udhėtimet nuk i kanė lėnė pa provuar. Dhe kanė shumė tė drejtė tė ndiejnė mall pėr to. Qenė kohėra tė lavdishme kur plot besim nė vetvete dhe shpresa tė ēmendura gati preknin qiellin. Pa kėrkesė llogarie, pa pėrgjegjėsi, i gjithė angazhimi ishte: sa mė shumė femra, pije, dallgė tė larta dhe rrugė tė vėshtira. Tani sigurisht kanė komoditetin, njė grua qė do t’i dojė gjithė jetėn, qė e kanė zgjedhur vetė, njė punė tė rehatshme, por ama megjithėse na duan, shpirti nuk u ndahet as nga ai stil jete, qė tė paktėn nė retrospektivė nuk ka tė sharė. Kėshtu qė nuk duhen kritikuar kur sjellin cd tė grupeve tė rok-ut nė shtėpi, apo kanė me aq merak ato dorezat prej meshini.

    Sekreti nr. 11: Po t’u japim pak, janė gati tė na japin botėn

    Mund tė ketė ndodhur qė disa prej tyre vendimin mė tė rėndėsishėm nė jetė pėr sa i pėrket martesės sė tyre e kanė marrė pas njė ēasti reflektimi, larg syve tė vajzės qė duan apo pėrkėdheljeve e tė saj. Ndoshta shtrirė nė bordin e njė varke qė vozit nė ujėrat e njė deti, ku ajo nuk e ka ndaluar tė shkojė, apo nė njė kasolle nė mal, ku ajo sėrish nuk ėshtė treguar dyshuese para se t’i uronte tė bėnte qejf. Ata e dinė se kjo i kushton njė femre dhe e vlerėsojnė. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė njė mashkull nuk e thotė kurrė: nė rast se e lejon tė kalojė njė natė me shoqėrinė, tė harrohet nė njė mbrėmje pokeri, tė shkojė pėr peshk ose pėr vozitje vetėm, nuk do ta harrojė kurrė dhe do ta vlerėsojė mė tepėr se ē’pandehim ne. Dhe rrallė do dojė tė lėrė vetėm njė partnere tė tillė. Kjo ėshtė e vėrteta.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Sekretxhinj te medhenj ju meshkujt
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ^^^^

    Jo me shume se ju femrat aman

    p.s urime per temen,per mendimin tim mese te verteta ato(''sekretet'')qe u permenden me siper.Por nuk keni permendur nje ''sekret''tjeter qe ne meshkujt e vem ne perdorim shume;,''qe ne harrojme pothuajse gjithmone kapakun e tualetit hapur'' lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  4. #4
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Ca jan kto ...regulla te shkruara ne ndonje mal...si shkrim i shenjte ene duhet me ju permajt sesbo..?? Nejse...smund ti pergjithsojm te gjitha te kto po hajd mo

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Meshkujt ngjajne shume me femrat vetem se femrat jane shume me te djallezuara
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #6
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e dime e dime !!! aq te djallzuara jane sa e derdhin kokrren e lotit te krokodilit kur i kapet dredhia :P
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    jo mo ne jemi me tolerante ,ju merni zjare si pushka e jeveges ,papritur fare
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    e dime e dime !!! aq te djallzuara jane sa e derdhin kokrren e lotit te krokodilit kur i kapet dredhia :P
    Poooo, e vertete, femrat jane shume me te komplikuara(neperka) se shumica e meshkujve si ne maredhenie pune ashtu dhe shoqerie.Meshkujt zakonisht jane me te bute, me fleksibel.Dhe kur i bejne "djallezite" meshkujt i bejne shume shpesh nga "budalliku"

    Bebushja: femrat tolerante?Vallai me teper me ka rastisur te njoh femra histerike sesa meshkuj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 06-10-2007 mė 15:16
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    te jesh e djallezuar nuk eshte virtyt b s !!! thjesht eshte gje e shemtuar te jesh i djallezuar !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Eeee SaS, ne shume raste djallezia vertete eshte diēka negative por kur jeton ne nje bote te djallezuar, duhet te luash dhe ti lojen ndryshe konsumohesh.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studimi gjerman: Soditja e gjoksit te femrave, zgjat jeten e meshkujve
    Nga klandestini nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 08:53
  2. Sekretet e njė fytyre tė bukur mashkullore
    Nga YlliRiaN nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 10:51
  3. Sekretet ! Si mendoni ju?
    Nga BvizioN nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 08:52
  4. Lamtumire elegances, moda e meshkujve tipike banditesh!
    Nga Gjallica nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 11:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •