Close
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 270
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times” në vitin 1992: “Kosovarët duan bashkimin me Shqipërinë”

    Stephen Kinzer

    Kur diplomatët dhe politikanët në Ballkan përpiqen që të imagjinojnë se ku mund të ndodhë një konflikt tjetër rajonal, në mënyrë të arsyeshme, vëmendja e tyre kthehet te zona e pashtruar jugosllave e Kosovës, ku konfliktet etnike po shkojnë gjithnjë e më thellë dhe mundësia në të ardhmen për kompromise paqësore duket e zymtë.
    Më shumë se 90 për qind e shtetasve të Kosovës janë shqiptarë etnikë, ku shumica e tyre janë myslimanë. Ata ndiejnë një ngjashmëri të ngushtë me Shqipërinë fqinje, po aq sa edhe me shqiptarët e tjerë fqinjë në Maqedoni dhe Malin e Zi. Për serbët që i sundojnë ata kjo është një fyerje dhe armiqësi. “Ka një rrezik që serbët do të përpiqen që të nxisin dhunë në Kosovë, si një mënyrë që të zgjojnë ndjenjat nacionaliste”, - thotë një diplomat në Beograd. “Por kjo do të jetë shumë serioze, sepse një konflikt në Kosovë nuk mund të mbetet i kufizuar vetëm brenda kufijve të ish-Jugosllavisë. Shqipëria do të përfshihet; presioni që edhe Turqia të bëhet pjesë në këtë konflikt do të jetë i fortë. Po ashtu edhe Greqia mund të zvarget brenda tij.
    Është një skenar i frikshëm
    Pjesa më e madhe e popullsisë në Kosovë mbështet forcërisht ndarjen nga Serbia.
    Udhëheqësit e saj thonë se janë dakord që të shkëputen nga Jugosllavia, por vetëm atëherë kur ata do të fitojnë pavarësinë e plotë. Qëllimi i tyre përfundimtar është bashkimi me Shqipërinë. Veç autoriteteve serbe, këtu imponohet një masë e re energjike, ose ujdisen disa forma provokacionesh, megjithatë nuk duken shenja të shpejta shpërthimi.
    Egërsia e luftës që ka mbështjellë Bosnjë-Hercegovinën fqinje, ka kthjelluar shumë kosovarë se do të fitojnë, sepse ata nuk kanë shpresa që t’i rezistojnë mbisundimit serb të Ushtrisë Jugosllave.
    Shpresa për “disa rrugë paqësore”
    “Tani ne e shikojmë se është e mundshme t’i luftosh serbët”, - thotë Blerim Shala, një nga gazetarët e njohur të Kosovës që është burgosur para tre javëve pas publikimit të lajmit kryesor të titulluar: “Shqipëria e ëndrrave të shqiptarëve”. Ai tregonte një shtet imagjinar, ku përfshinte Shqipërinë, Kosovën dhe rajonet fqinje, ku shqiptarët etnikë janë në shumicë.
    “Njerëzit këtu janë të nxehur për kushtet që ata na kanë imponuar, por ne nuk jemi mërzitur se kemi humbur arsyen tonë”, - thotë Zoti Shala. “Ne duhet të gjejmë disa rrugë paqësore që ta bëjmë Serbinë të vështrojë dritëzën”. Qëkur është krijuar shteti jugosllav në vitin 1918, Kosova ka qenë rajoni më i varfër. Më shumë se 2 milionë njerëz këtu janë fshatarë dhe në disa zona rurale shoqëria vazhdon të jetë akoma më së shumti fisnore. Deri vetëm pak vjet më parë, shumë familje të përfshira në gjakmarrje, e kishin trashëguar atë me breza.
    Krahasimet midis Kosovës dhe Sllovenisë, të cilat ishin republikat më të pasura në ish-Jugosllavi, reflektojnë një mungesë zhvillimi në Kosovë. Sipas sociologut dhe ekonomistit Slaven Letica, që punon në Zagreb, “sipas të ardhurave për frymë, Kosova merr 7 herë më pak se Sllovenia; vdekshmëria foshnjore është 6 herë më e lartë; ndërsa analfabetizmi është të paktën 20 herë më i lartë”.
    Sipas Kushtetutës jugosllave të 1974-s, të shpallur nga qeveria e Titos, Kosova kishte të garantuar një autonomi në shkallë të gjerë. Njerëzve iu ishte dhënë një pushtet i caktuar në shumë drejtime të jetës publike. Megjithatë, në vitin 1989, qeveria që doli pas Titos rrëzoi autonominë e Kosovës dhe e riktheu rajonin si një pjesë integrale brenda Serbisë. Parlamenti kosovar ishte shpërndarë; pjesa më e madhe e shkollave ishin mbyllur dhe më shumë se 3000 oficerë policie me prejardhje shqiptare humbën punën pasi refuzuan të bënin betimin e besnikërisë te qeveria e Beogradit.
    Veç kësaj, dhjetëra mijëra punonjës në fabrika, kooperativa bujqësorë dhe ndërmarrje të tjera të kontrolluara nga shteti, u shkarkuan. Shumë prej tyre u zëvendësuan nga pjesëtarë të minoritetit serb në Kosovë, ose nga serbët që erdhën nga zonat e tjera të rajonit.
    Sot ushtarët serbë mbanin armë automatike teksa patrullonin rrugët dhe ruanin ndërtesat qeveritare nëpër Prishtinë, kryeqytetin e lënë pas dore të Kosovës. Njësite të Ushtrisë Jugosllave, të pajisur me artileri, tanke dhe armë të tjera të rënda, janë vendosur në të gjithë rajonin dhe thuhet se kanë grupe të frikshme lëvizëse që kanë zbarkuar nëpër Prishtinë disa herë gjatë javëve të fundit. Shumica e njerëzve e shikojnë ushtrinë dhe policinë si një forcë pushtuese.
    “Kosova, zemra e Serbisë”
    Megjithatë, serbët e konsiderojnë Kosovën si një pjesë themelore të kombit të tyre. Këtu ndodhen 5 manastire historike, të cilat identifikojnë ngushtësisht nacionalizimin serb dhe besimin ortodoks, të cilat janë konsideruar politikisht po aq sa edhe fetarisht të shenjtë. Por ajo që është më e rëndësishme është se Kosova ishte një qendër e betejës së shekullit të 14, në të cilën forcat e drejtuara nga serbët pësuan një disfatë nga pushtuesit turq. Breza të fëmijëve serbë nëpër shkolla kanë mësuar poema heroike rreth luftës. “Sllobodan Millosheviçi, udhëheqësi serb, e ka përshkruar Kosovën si “zemrën e Serbisë” dhe shumë serbë ndajnë të njëjtën pikëpamje.
    “Ne kemi një ndjesi të fortë shpirtërore për këtë vend”, - thotë Milosh Simoviç, një ekonomist serb dhe shtetas i Kosovës që në dy vitet e fundit është punësuar në qeverisjen vendore. “Këtu është shteti i parë serb dhe ne nuk do ta lëshojmë kurrë këtë”.
    Lëvizja ka mbështetje të gjerë
    Opozita ndaj sundimit serb këtu është e dominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), një lëvizje politike që duket se ka një mbështetje të gjerë popullore.
    Udhëheqësit e saj mblidhen te një ndërtesë njëkatëshe e vogël, që ndodhet në një largësi krejt afër zyrës qeveritare të zotit Simoviç; sepse ka pak hapësirë këtu dhe ata i bëjnë shumë punë të tyret në një bar-kafe me emrin “Mimoza”.
    Një nga klientët e zakonshëm të “Mimozës” është Rexhep Ismajli, një organizator i LDK-së, i cili ishte profesor gjuhësie në Universitetin e Prishtinës deri para dy vjetësh, kohë kur ai u mbyll.
    “Jam i frikësuar se serbët po provokojnë disa lloje masakrash këtu”, - thotë Zoti Ismajli. "E vetmja shpresë e jona është që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë diçka që të na ndihmojë. Këtu ne nuk mund të bëjmë asgjë, sepse ideologjia serbe ka vetëm kuptimin e forcës”.
    “Për mua kjo ndjesi mistike e Serbisë për Kosovën nuk është më shumë sesa një mënyrë propaganduese që të maskojë gjithçka ndryshe”, - thotë ai. Kosova është shumë e pasur në minerale dhe ka një tokë të shkëlqyer bujqësore. Arsyetimi i serbëve se ata nuk kanë qëllime ndaj Kosovës dhe strukturës etnike nuk është i vërtetë pasi ata kanë krijuar një ideologji të mbështetur mbi mitet historike. Ata thonë se kanë qenë këtu për mijëra vjet, por në fakt ne shqiptarët jemi pasardhësit e ilirëve që kanë jetuar këtu 2 mijë vjet më parë”.
    Rugova, një figurë popullore
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dukshëm një nga figurat më popullore në Kosovë, një intelektual i butë, ka si shenjë dalluese simbolike një shall, që e mban vazhdimisht rreth qafës së tij. Në vitin 1991 ai organizoi një referendum në mbarë rajonin, në të cilin shumica e kosovarëve kanë votuar për një formë pavarësie dhe në maj partia e tij fitoi shumicën dërmuese në zgjedhjet ku doli edhe Kuvendi i Kosovës. Por votimet nuk u njohën nga autoritetet serbe, ndonëse në pjesën më të madhe të komuniteteve policia lejoni të zhvillohej në mënyrë të lirshme raundi i tjetër i zgjedhjeve. Parlamenti i zgjedhur në maj është deklaruar ilegal dhe u shmang në të gjitha takimet. Në një intervistë zoti Rugova pranoi se ai dhe aleatët e tij nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Qeveritë e huaja i kanë kërkuar Serbisë që të rikthejë autonominë e Kosovës; të rihapë shkollat e saja, sado që askush nuk e ka mbështetur planin e Rugovës për një shkëputje të plotë, e cila mund të çojë në krijimin e një Kosove të pavarur.
    “Ne jemi duke pritur prej tre vjetësh që të ndodhë diçka që do të përmirësojë gjendjen tonë”, - thotë zoti Rugova. “Në qoftë se bota nuk do të na ndihmojë, ne duhet të bëjmë diçka për veten tonë. Këtu do të ketë një revoltë kombëtare, e cila mund të sjellë pasoja tragjike”.
    Ndonëse asnjë nga politikanët serbë nuk ka shprehur gatishmërinë që të përfshijë në axhendë zotin Rugova, kryeministri i Jugosllavisë, Milan Paniç, mbërriti me shumë zhurmë (fanfare) në mesin e muajit tetor dhe u takua me të. Zoti Paniç kishte shpresuar të njoftonte rihapjen e shkollave lokale, por kundërshtarët e egër serbë këtu dhe në Beograd e ndaluan atë që ta bëjë një gjë të tillë.
    Zgjedhjet në Serbi dhe në Federatën Jugosllave do të mbahen në dhjetor dhe disa diplomatë shpresojnë se nëse do të fitojnë të moderuarit, pritet të ketë progres në drejtim të qëndrimit ndaj Kosovës. Zoti Rugova planifikoi që t’iu kërkojë mbështetësve të tij që të qëndrojnë larg procesit zgjedhor.
    “Deri më tani ne nuk shohim shenja se ndonjë kandidat është duke ecur që të mbështesë programin tonë”, - thotë ai. “Për ne, pjesëmarrja në një proces të tillë zgjedhor, vetëm sa do të legjitimojë dhunën”.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 9 nëntor 1992
    Titulli është redaksional
    Përgatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bilanci 1-vjeçar per qeverine e presidentit Berisha ne vitin 1993. Ja te metat

    Gazeta “New York Times” paraqet gjendjen e veshtire ekonomike te vendit nje vit pas krijimit te qeverise jokomuniste. Vendi varej nga ndihma e huaj dhe te ardhurat e emigranteve

    Henry Kamm

    Shqiperia nuk ka nje ekonomi te forte, ka rritje te papunesise rreth 40 per qind te forces se afte per pune, ndersa 1/10 e popullsise ka emigruar perreth per te gjetur nje pune. Sherbimet publike jane te pakta, ndersa prona publike ende nuk eshte perhapur nga Lufta e Dyte Boterore. Rrjeti hekurudhor nuk ka funksione te shumta dhe linjat urbane jane rralluar se tepermi. Akoma nuk ka nje linja ajrore.
    Ne spitale ka mungesa thuajse te çdo gjeje dhe shkollat nuk kane libra qe kur kishin mbetur stok neper magazina rreth 27 milione libra me ideologji komuniste. Kombet e Bashkuara e kane klasifikuar Shqiperine si nje “vend me zhvillim shume te ulet”, duke e renditur te fundit ne Europe.
    Zyrtaret e huaj ketu besojne se ky klasifikim do te kete qene apriori qe perpara kolapsit te qeverise komuniste autoritare ne periudhen 1991-1992. Por nen udheheqjen e Enver Hoxhes, qe sundoi nga viti 1944 derisa vdiq, ne vitin 1985, dhe pasuesit te tij Ramiz Alia, Shqiperia ishte ekstremisht e fshehte ne drejtim te botes se jashtme dhe veçanerisht, nuk lejohej aksesi i informacionit te rendesishem.
    Alireza Mahallati e Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, thote se “970 e rreth 8000 shkollave ne mbare vendin jane shkaterruar si dhe disa nga ndertesat qe shqiptaret i lidhte me komunizmin ose me shoqerine e tyre te kolektivizuar, jane kthyer tashme ne mjedise arsimore.
    Shkollat pa tekste
    “Femijet shkojne ne shkolla pa drita, tekste dhe me veshtiresi per ngrohje”, - thote ajo. Prinderit kane mungesa fondesh qe te veshin ose pajisin femijet e tyre. Po ashtu, mosvajtja ne shkolle eshte ne shifra te larta. Paga mesatare eshte me e vogel se 30 dollare dhe per strukturat me te larta te ketij sistemi ato mund te jene pak me te medha.
    Gjenerallejtenant Ilia Vasho, shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, thote se merr 45 dollare ne muaj dhe sipas njohurve te tij, presidenti Sali Berisha merr vetem 120 dollare. “Shqiperia eshte larg te qenit stabel, paçka se ka çdo mundesi qe te jete e tille”, - thote nje ambasador i nje shteti te fuqishem, duke bere nje panorame te shtetit te vogel ballkanik me 3.2 milione banore, i cili vitin e kaluar zgjodhi te paren qeveri te tij jokomuniste.
    Deri ne zgjedhjet e marsit te vitit 1992, te cilat u fituan bindshem nga Partia Demokratike e Doktor Berishes, nje mjek kardiolog, Shqiperia ishte ne kaos. Partia Komuniste qe tani quhet Partia Socialiste, ishte formalisht ne pushtet, kur sistemi totalitar me te cilin ajo sundoi qe nga viti 1944 ra, duke shkaktuar kolaps ne vendet komuniste te Europes Lindore.
    Braktisen fabrikat
    Kooperativat bujqesore u shperndane, pronat e tyre u çmontuan ose u shkaterruan dhe, veçanerisht, prodhimi u bllokua. Punonjesit braktisen fabrikat primitive dhe minierat. Krimi ishte harlisur. Gjate gjithe nates krisma armesh degjoheshin ne Tirane, kryeqytetin e vendit. Te pakte guxonin te largoheshin nga shtepite pasi binte erresira. Energjia elektrike, zjarri dhe uji u rralluan. Ne fakt, Shqiperia ishte kthyer ne nje “pavijon spitalor” te Europes Perendimore. Policia nuk nderhynte; Me shume se dhjetera e qindra peme qe ishin vendosur anash rrugeve ishin prere per dru zjarri, duke ia lene vendin vargut te pafundme te rreshtave te trungjeve.
    Ata, se bashku me qindra e mijera bunkere qe zoti Hoxha kishte ndertuar siper kodrave nga frika paranojake e pushtimit, permenden nga shqiptaret si simboli i marrezise qe sundoi shtetin e tyre.
    Varesia nga Perendimi
    Sot Shqiperia vazhdon te jete e varur Perendimi, kryesisht nga Europa. Zyrtaret e organizatave nderkombetare besojne se ky vend merr me shume ndihma te huaja per fryme se çdo vend tjeter. Shqiperia eshte vetem ekspertues i papunesise; Me shume se 300 mije shqiptare punojne perreth, ku pjesa me e madhe jane ne Greqi.
    Ne 9 ditet e udhetimit permes Shqiperise, me zor shikoje ndonje oxhak fabrike qe nxirrte tym.
    Shume linja ishin shkaterruar nga vete punetoret; pjeserisht nga nje fenomen shkaterrues te perhapur ndaj institucioneve te ish-tiranise se tyre; pjeserisht per t’i perdorur si mjete private per aktivitetin e tyre, ose per t’i marre materialet per ndertimin e shtepive te tyre.
    Minierat e kromit dhe bakrit qe ishin produktet kryesore te Shqiperise komuniste per eksport jane paralizuar. “Mekanizmi qe i beri ata te punojne ishte puna skllaveruese, e cila nuk eshte me”, - thote Kutlay Rebiri, shefi i misionit te Bankes Boterore ketu.
    Investime te huaja te medha jane te nevojshme qe t’i bejne minierat fitimprurese, por trazirat ne Ballkan, te nxitura nga shkaterrimi i Jugosllavise, kane shkurajuar çdo investim.
    Parate e emigranteve jane jetesore
    Parate qe sjellin emigrantet ne shtepite e tyre, te perllogaritura rreth 400 milione dollare ne vit dhe rifillimi i punes ne bujqesi, jane veçanerisht kontribuuesit e vetem te Shqiperise per shpetimin e ekonomise se saj.
    Me privatizimin e tokes, ky sektor ka nisur te ngjallet. Por ne vend te kolektivizimit me te madh, i cili prodhoi mjaft, por me shfrytezim te ulet, ndonese me nje nivel te mjaftueshem ushqimor, toka eshte ndare ne njesi te vogla te paefektshme, mesatarisht ne 3.5 akra. Prodhimi bujqesor eshte sa 1/10 e asaj qe ka ne Komunitetin Europian.
    “Ne fshatra ne teresi, te gjithe burrat, jane duke kerkuar pune per t’u larguar”, - thote Bashkim Xaka, nje fermer 30-vjeçar ne fshatin Noi (Noj), nje zone rreth 30 milje ne veri te kryeqytetit (ne malesine e Krujes, - shen. red.). “Ne nuk kemi toke te mjaftueshme te merremi me bujqesi”. Me ekonomine e tregut qe futi Doktor Berisha, ndihma nga ana e shtetit, ne te kaluaren, mbeshtetej me fare dhe gjerat e tjera te nevojshme dhe perdorimin e pajisjeve mekanike.
    Fushat jane te gjelberuara, por asgje, perveç mjeteve te krahut, nuk perdoret.
    Qe nga mesi i vitit 1991, sipas statistikave te Komunitetit Europian, grupi i 24 shteteve te zhvilluara ka dhene rreth 1.2 miliarde dollare ndihma. Komuniteti furnizon me 30-40 mije ton grure ne muaj per buke dhe artikuj ushqimore.
    Zyrtaret nderkombetare besojne se kur te merren formalisht titujt e pronesise se tokes, shume prej tyre do ta shesin ose do te kene mundesi per nje bujqesi me produktive. “Kur ish-pronaret do te zhvendosen drejt qyteteve dhe do te shtojne papunesine atje”, - thone zyrtaret. Privatizimi, kryesisht ka dhene toka, por shperndarja e titujve te pronesise eshte larg nga perfundimi.
    Zoti Eribi thote se burimi i te ardhurave te qeverise mbulon vetem 20 per qind te buxhetit kombetare prej 300 milione dollaresh. Ai thote se 50-60 per qind e tij financohet nga ndihma e huaj, ndersa pjesa e mbetur permes hedhjes se parase ne qarkullim. Ai shpjegon se stabiliteti i monedhes kombetare; lekut (shkembehet 105 leke me 1 dollare), ka qendrueshmeri per shkak te te ardhurave (remitancat) te emigranteve.
    Zyrtaret e huaj dhe nderkombetare thone se pavaresisht nga ardhja e fondeve te ndihmes dhe huadheniet e lehta, qeveria ka provuar se eshte e pazonja qe te shpenzoje ose te marre ne dorezim shumat qe asaj i jane dhene.
    Ata e interpretojne kete me mungesen e eksperiences se Shqiperise; numrin e paket te zyrtareve te afte dhe nje prirje qe t’i kalojne vendimet te nivelet me te larta perpara se te marrin pergjegjesine e te berit te tyre. Vetem 12 milione dollare jane shpenzuar nga 40 milione dollaret e dhene si grant nga Fondi Monetar Nderkombetare qe te financoje importet kryesore qe nga korriku i vitit 1992”, - thote zoti Ebiri.
    Nje rast i keq
    Nje zyrtar i ndihmes se qeverise gjermane, duke vizituar qytetin verior te Kukesit, si nje rajon veçanerisht i varfer, thote se ka ardhur te ndihmoje per realizimin e dy projekteve, njeheresh ne forme dhurate, ku secili kap vleren e me shume se 3 milione dollareve. Ato perfshijne ngritjen e sistemit te furnizimit me uje dhe ndertimin e nje spitali. Por ai thote se zyrtaret kane refuzuar te firmosin kontratat, duke kerkuar ndryshime, per te cilat gjermani beson se ata fshehin mosdashjen e tyre qe te mos vendosin emrin te çdo vendim.
    Tregtia e mallrave ne Greqi
    Nje pakice shqiptaresh jane duke fituar nga rritja e tregtise e bazuar te levizja e mallrave greke dhe shkembimet aktuale te tregut te lire. Zona perpara Bankes Kombetare eshte hapur, ndonese jo plotesisht ne menyre legale, si nje vend takimi per klientet dhe agjentet e parase. Per shume shqiptare, liria ka kuptimin, ne rastin me te mire, permiresimin e standardeve te uleta te jeteses se dekadave te komunizmit. Por, pas furise se pare shkaterruese te prones shteterore, e ndjekur nga entuziazmi qe solli Doktor Berishen drejt pushtetit, urtesia e se kaluares ka shenuar nje rritje per momentin.
    Doktor Berisha akoma eshte duke pare nga shume shqiptare dhe zyrtare te huaj. Por, heqja e iluzioneve per ekonomine dhe nje konflikt nga intelektualet drejtues te Partise Demokrate, te cilet e akuzojne presidentin per mosperfillje te te drejtave te tyre, japin shenjat e rrjedhjes se pushtetit te nje qeverie, e cila te sjell nder mend takimet shpresedhenese dhe ringjalljen e Berishes ne fushaten e tij elektorale, qe tashme ka rene. Per momentin, shpresat akoma mbizoteruese ndaj zhgenjimeve.
    Nje sondazh i Gallupit ne vendet ish-komuniste, i bere per Komunitetin Europian dhe i publikuar ne muajin shkurt, tregon se shqiptaret ecin qe te gjithe me optimizem. 77 per qind e tyre thone se besojne ne 0000000nje udheheqje te drejte; 72 per qind shprehen besues ne ekonomine e tregut; 71 per qind thone se ata besojne se situata ekonomike do te permiresohet pergjate 12 muajve te ardhshem. Zyrtaret nderkombetare dhe diplomatet thone se e lakmojne kete optimizem dhe urojne qe ata ta percjellin ate.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 3 gusht 1993
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    “Ju tregoj pse deshtuan bisedimet shqiptaro-amerikane ne vitin 1973”


    Interviste ekskluzive. Rrefehet per here te pare per “Albania”-n David Binder, i cili raportoi ne “The New York Times” qe nga viti 1963. Pritja 28-vjeçare per te marre nje vize shqiptare, raportet me shtetin komunist, opinioni i tij rreth Enver Hoxhe

    Albert Gjoka

    “Kam pritur 28 vjet per te marre nje vize qe te prek Shqiperine”, - ky ka qene fati i David Binder, gazetarit te njohur te “The New York Times”, i cili, permes nje interviste ekskluzive per “Albania”-n, flet per periudhen 33-vjeçare te karrieres se tij profesionale si raportues i Shqiperise dhe i bllokut komunist lindor ne nje nder mediat me prestigjioze te botes. Gazetari qe pa me syte e tij ndertimin e Murit te Berlinit ne vitin 1961, por qe serish ishte deshmitar ne shembjen e tij dhe permbysjen e komunizmit, rrefen per gazeten se informacionet e para per Shqiperine i mori ne auditoret e Universitetit te Harvardit. Ne kete interviste, Binder tregon per here te pare se si u njoh me Shqiperine; raportimet e vazhdueshme te tij per shtetin e izoluar komunist, refuzimin e misionit tone ne OKB per t’u takuar me te gjate vitit 1984 dhe, se fundi, takimin me ambasadorin tone ne Beograd, Kujtim Hysenaj, i cili pas me pak se nje dekade do te behej shef i Sherbimit Informativ Kombetar. Ne pjesen e pare te kesaj interviste qe po botojme, Binder flet per shkaqet qe çuan ne deshtimin e bisedimeve per rivendosjen e marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe SHBA-ve ne vitin 1973. “Ndoshta ajo kishte te bente me atakun ne zemer qe pesoi Enver Hoxha”, - thote gazetari i njohur i “Times”, disa here pretendent per “Pulitzer”, nje nder çmimet me te njohur ne fushen e gazetarise ne mbare boten.

    Kur keni degjuar per here te pare per Shqiperine? Kur keni nisur te shkruani per kete vend?
    Une kam mesuar per here te pare rreth Shqiperise teksa po studioja historine e Ballkanit me profesor Robert Lee Wolff, ne Universitetin e Harvard-it. Ndersa nisa te shkruaja rreth ketij vendi ne vitin 1963, kur u vendosa ne Beograd per te punuar si gazetar i “The New York Times”.

    Ne ate kohe ishte shume e veshtire te gjeje informacione per Shqiperine. Cilat ishin rruget qe keni perdorur per te marre te dhena per shtetin e izoluar komunist? Çfare kontaktesh keni patur me institucionet shqiptare, misionin diplomatik shqiptar neper bote dhe diplomatet e huaj ne Tirane?

    Teksa qendroja ne Beograd, une degjoja edicionin anglisht ne “Radio Tirana”. Po ashtu, lexoja perkthimet e shtypit shqiptar dhe komentet rreth Shqiperise ne shtypin jugosllav. Por, pak kohe perpara vitit 1984, kur i bera nje kerkese telefonike misionit shqiptar ne Kombet e Bashkuara per nje takim me perfaqesuesin diplomatik, mora nje pergjigje te prere: “Ju nuk mund te bisedoni me askend ne çdo lloj kohe”. Une e vizitova Ambasaden shqiptare ne Beograd duke filluar qe ne veren e vitit 1963, ku aplikova per nje vize dhe vazhdova kembenguljen per 28 vjet. Perfundimisht, e mora ne vitin 1990 nga ambasadori Kujtim Hysenaj, i cili ishte shume inteligjent dhe nje njeri i kendshem. U perpoqa qe ta kompensoja pamjaftueshmerine e njohjes se shqiptareve ne atdheun e tyre, duke gjetur shqiptare ne diaspore; si Steven Peters i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe profesor Arshi Pipa, veprat e te cilit i lexova ne anglisht. Une lexova letersine shqiptare, duke e gjetur te perkthyer, perfshire prozen dhe poezine e Ismail Kadarese. Madje, une u perpoqa te mesoj pak edhe gjuhen shqipe.

    Nuk e di nese e keni takuar ndonjehere Enver Hoxhen. Por, si do ta paraqisnit ate si udheheqes? Po nese do ta krahasonit ate me diktatoret ne Lindje?

    Une nuk e kam takuar kurre Enver Hoxhen. Por une mendoj se ai ishte nje nga tiranet me te ligj ne historine bashkekohore; po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao. Ai ishte po aq i keq sa edhe Çaushesku, Rakosi dhe Zhivkovi; dhe ne disa aspekte me i keq se te gjithe ata. Ai kishte bere nje pune domethenese duke unifikuar gjuhen shqipe (megjithese me nje çmim te rende per geget).

    Ju keni shkruar disa artikuj se Shtetet e Bashkuara kane ftuar Shqiperine per te vendosur marredhenie diplomatike qe ne vitin 1973. Perse deshtuan negociatat?

    Pergjigjja e kesaj pyetjeje ekziston ne Tirane, jo ne Uashington. Ndoshta ajo kishte te bente me atakun ne zemer qe pesoi Enver Hoxha ne vitin 1973. Por, une dyshoj se ajo kishte te bente me shume me marredheniet e Shqiperise me Kinen, te cilat pastaj kishin nisur te ftoheshin.

    Si e keni imagjinuar Shqiperine dhe si e pate ate kur mberritet per here te pare ketu?

    Une e dija se ishte e varfer, e izoluar dhe e prapambetur ekonomikisht, por, ne te vertete, realiteti ishte me shokues, duke perfshire edhe manine e bunkereve te Enver Hoxhes, e ngjashme kjo me vijen mbrojtese te frontit te luftes se Maginot-it. (front mbrojtes i Frances kunder Gjermanise gjate Luftes se Dyte Boterore, - shen. red.). Surpriza me e madhe e nivelit njerezor ishte se zbulova se shumica e shqiptareve qe takova ishin njerez me edukim te larte, qe ishin te mirinformuar rreth botes, per ate qe ndodhte pertej kufijve te tyre te ngushte, kryesisht permes radio-televizioneve te huaja.


    Box 1
    Kush eshte David Binder

    David Binder ka lindur nga prinder amerikane me 22 shkurt 1931 ne Londer. Ai eshte diplomuar ne Universitetin e Harvard-it dhe me pas beri nje kurs ku mori grade shkencore per arte ne Historine dhe Letersine Europiane ne vitin 1953. Binder ishte studiues i Fulbright ne Universitetin e Cologne-s ne vitet 1953-54. Ai beri nje kualifikim ne Seminarin e Salsburgut. Binder eshte autor i librave “Berlin East and West”, i botuar ne vitin 1962 dhe “The Other German - The Life and Times of Willy Brandt” ne vitin 1976. Po ashtu, ai eshte bashkautor i botimeve te “New York Times” te “Project Apollo” per renien e komunizmit. Ai ka punuar deri ne vitin 1996 dhe prej asaj periudhe eshte ne pension.

    Box 2
    Karriera profesionale e David Binder

    David Binder ishte nje nga gazetaret e Zyres se Uashingtonit te “New York Times” qe nga viti 1973 dhe deri ne kohen kur doli ne pension, ne vitin 1996. Ishte i pari si korrespondent diplomatik dhe pastaj si redaktor lajmesh e serish si nje korrespondent. Ai vazhdoi te punoje duke u specializuar ne mbulimin e çeshtjeve te Europes Lindore dhe Qendrore. Binder udhetoi shpesh ne keto shtete. Detyrat e meparshme te tij per “Times” ishin: korrespondent ne Gjermani ne vitet 1967-1973 dhe korrespondent per Europen Lindore, i vendosur ne Beograd, ne vitet 1963-1967. Me heret, ai punoi ne Uashington si nje korrespondent diplomatik dhe ne Berlin mbuloi raportimet per ndertimin e Murit te Berlinit ne vitin 1961. Edhe ne vitet 1989 dhe 1990 ai raportoi renien e Murit dhe permbysjen e sistemit komunist ne Gjermanine Lindore, Rumani, Bullgari, Shqiperi dhe Jugosllavi. David Binder raportoi edhe per lufterat civile ne Kroaci, Bosnje dhe per konfliktin ne Kosove. Perveç “New York Times”, qe nga viti 1991 ai ka bashkepunuar edhe me shume gazeta te tjera amerikane dhe britanike.
    Sui generis

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    David Binder: “Ju rrefej marredheniet e mia me Ramiz Aline dhe Berishen”

    Gazetari i njohur i “The New York Times”-it rrefen marredheniet me udheheqesit shqiptare gjate fazes se ndryshimit te sistemit. Sipas David Binder, presidenti Alia ishte pa mbeshtetje per te udhehequr tranzicionin.

    “Presidenti Ramiz Alia ishte pa mbeshtetje per te udhehequr tranzicionin, ndersa Sali Berisha ka qene nje zhgenjim i thelle per te”. Keto jane dy konstatimet qe ben gazetari David Binder ne rrefimin e tij ekskluziv per “Albania”-n. Ne vijim te intervistes ai shprehet per marredheniet me presidentin Alia, raportet me Berishen dhe Pashkon, si dhe miqte shqiptare me te cilet mban lidhje. “Berisha eshte me teper lakmitar per pushtet dhe se e ka treguar se nuk eshte thjesht nje autokrat, por nje njeri, instinktet baze te te cilit jane me teper ne orientim te diktatura sesa te demokracia”, - thote Binder per njerin nder themeluesit e PD-se, sot kryeminister i vendit. Por raportuesi 40-vjeçar i “The New York Times”-it per vendet komuniste lindore thote se “Shqiperia ka nje te kaluar dhe te tashme te erret”, duke pranuar se brenda saj ka jo pak mistere. Ai pozicionohet si skeptik ndaj integrimit te vendit tone ne NATO. Per me shume ju ftojme te ndiqni vijimin e intervistes me te.

    Ne shumicen e artikujve tuaj te botuar per Shqiperine, qe i perkasin periudhes se ndryshimit te sistemit, vihet re se nuk jeni kritik ndaj rolit te Ramiz Alise. Çfare mendoni rreth levizjes per ndryshim dhe konkretisht per qendrimin e Alise gjate transformimit te sistemit ne Shqiperi?
    Une mendoj se Ramiz Alia ishte me teper nje person qe u gjet ne mes te saj, sesa nje njeri qe po perpiqej qe ta udheheqe Shqiperine pa probleme nga diktatura ne nje lloj demokracie. Domethene se per mua eshte se ai e nxori nga kthetrat e jashtezakonshme te Sigurimit dhe stalinistet e rrenjosur ne hierarkine partiake, drejt lindjes se levizjes demokratike. Gjithashtu ai shmangu ne nje fare menyre perplasjet gjakderdhese qe kishin shoqeruar, per shembull, renien e Çausheskut (ne Rumani, - shen. red.). Por atij i mungoi mbeshtetja, pasi ndoshta do te udhehiqte procesin e transformimit.
    Nese ju jeni duke konstatuar se une isha i bute ne raportimet e mia per Aline, une do te pergjigjem se çfaredo qe mund te kete bere Ramiz Alia, nuk ishte nje njeri mizor. Gjithashtu, edhe Arshi Pipa e kujton ate ne te njejten menyre.
    Ju keni takuar ne Tirane disa nga bashkethemeluesit e Partise Demokratike. Cilet prej tyre ishin me te afte dhe me te qarte qe te perballeshin me realitetin e ri ne vitet 1990-1991? (Permes shkrimesh kam pare se keni pasur bashkepunim te ngushte me Gramoz Pashkon. Perse?)
    Une kam takuar Sali Berishen, Gramoz Pashkon dhe aktiviste te tjere ne Partine Demokratike gjate viteve 1990-1991. Une nuk kam “bashkepunuar” me asnjerin prej tyre, perfshire edhe Pashkon. Per shembull, me te une kam qendruar sepse ai ishte i hapur dhe i qarte. Madje edhe i kendshem. Une mendoj gjithashtu se ai ishte i ndershem, por ai ndoshta u josh nga disa ambicie te papermbajtura.
    Zoti Berisha ishte nje nga udheheqesit kryesore qe u perfshi ne levizjen demokratike; ishte kryetar i PD-se, me vone president. Ndersa aktualisht kryeminister i Shqiperise. Cili eshte opinioni juaj rreth aktivitetit te Berishes qe nga dhjetori i vitit 1990?
    Une jam thellesisht i zhgenjyer me Sali Berishen. Siç dukej, ai ishte i talentuar, inteligjent, ndonjehere njeriu magjepses qekur u prezantova me te. Une mendoj se ne thelb nuk eshte i korruptueshem ose i babezitur per posedim. Ai eshte me teper lakmitar per pushtet dhe se e ka treguar se nuk eshte thjesht nje autokrat, por nje njeri, instinktet baze te te cilit jane me teper ne orientim te diktatura sesa te demokracia. Ai nuk i shikon shqiptaret e tjere si te barabarte, por me teper si subjekte dhe kjo eshte menyra qe perpunon partine e tij, qeverisjen e tij dhe se fundi vendin e tij.
    Shqiperia ka pershkuar nje rruge te veshtire qe nga viti 1991. Ajo u perfshi nga trazirat ne vitin 1997. Çfare mendoni rreth perspektives se integrimit ne NATO dhe BE te Shqiperise?
    Une mendoj se Shqiperia do te pranohet, se pari ne NATO dhe pastaj ne Bashkimin Europian. Anetaresimi i saj ne NATO eshte me keq sesa i pavlefshem, - ai eshte i kushtueshem, pa ndonje shperblim (fitim) dhe NATO-ja, e cila eshte ne agonine e saj sot dhe praktikisht eshte duke humbur fuqine per shkak te mungeses se vendosmerise dhe sepse maxhoranca e anetareve te tanishem te saj do ta shikoje ate per ate çfare eshte; - nje zgjerim i hegjemonise se Shteteve te Bashkuara.
    Bashkimi Europian eshte diçka ndryshe. Anetaresimi ne te do te jete i kushtueshem per Shqiperine. Por arsyeja e saj per te qene ne nje grup paneuropian, krijon disa qellime ne marredheniet ekonomike. Me sa duket, Bashkimi Europian nuk ka bere perpjekje dhe nuk do te dorezohet ne idene e bashkimit politik.
    Aktualisht, cilat marredhenie vazhdoni qe te mbani me Shqiperine, perfshire edhe udheheqes shqiptare?
    Ne moshen time 76-vjeçare, marredheniet direkte me Shqiperine jane individuale, te cilat i ruaj si gje te çmuar, siç jane miqte. Une i mbaj ata dhe Shqiperine, vendin, kombin ne zemren time; si te guximshem dhe te beses, te sjellshem dhe me nje lloj bukurie te rende. Ne mendjen time, gjithashtu, une di se Shqiperia ka nje ane shume te erret ne historine e saj dhe ne te tashmen e saj.
    Si e parashikoni te ardhmen e Kosoves? Mendoni se pavaresia eshte rruga me e mire?
    Une e shikoj te ardhmen e Kosoves si te turbullt, jo pak, sepse tiparet mbizoteruese te shoqerise per tani dhe te ardhmen e parashikuar jane varferia ne shkalle te gjere, papunesi e larte, korrupsion te forte dhe tolerance ndaj krimit. I vetmi avantazh i pavaresise ne kete pike do te jete se do te beje, se paku, disa shqiptare te Kosoves te vetedijshem se ata jane pergjegjes per shumicen, nese jo, per te gjitha fatkeqesite e Kosoves. Une mendoj se teorikisht Kosova mund te ece me shpejt ne nje lloj marredhenieje me Serbine, sesa duke qene kunder Serbise.


    Boks per theniet
    Binder per Ramiz Aline
    Shmangu ne nje fare menyre perplasjet gjakderdhese qe kishin shoqeruar, per shembull, renien e Çausheskut. Atij i mungoi mbeshtetja. Ndoshta do te udhehiqte transformimin

    Binder per Sali Berishen
    Ai nuk i shikon shqiptaret e tjere si te barabarte, por me teper si subjekte, dhe kjo eshte menyra qe trajton partine e tij, qeverisjen e tij dhe se fundi vendin e tij.
    Sui generis

  5. #65
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The New York Times”: “Mehmet Shehu, pasardhes i Enver Hoxhes”


    Parashikimi se kush do te vazhdonte drejtimin e vendit pas vdekjes se udheheqesit te PPSH-se. Influenca ruse dhe tentativat jugosllave per te mbajtur nen kontroll situaten. E ardhmja e Shqiperise ne pikepyetje pas prishjes se marredhenieve me Kinen


    Shqiperia, vendi me i izoluar ne Europen Lindore, nuk ka patur shume miq qe ne vitin 1978, kur Kina, aleatja dhe mikja e saj e vetme, nderpreu ndihmat ekonomike dhe ushtarake qe ia kishte siguruar gjate 7 viteve te meparshme. Kur ndodhi kjo, Shqiperia u perball menjehere me veshtiresi te medha ekonomike. Tashme, ajo po ben perpjekje te pashpresa per t’i kapercyer keto veshtiresi, duke rritur vellimin e tregtise me vendet me te cilat ajo ka patur lidhje tregtare dhe duke kerkuar tregje te reja per te eksportuar. Nder produktet me te çmuara qe ofron Shqiperia jane mineralet e kromit, (Shqiperia eshte prodhuesi i gjashte me i madh ne bote), bakrit dhe nikelit. Por, ne situaten e veshtire ne te cilen ndodhet vendi si rezultat i nderprerjes se ndihmave nga Kina, Shqiperia vuan nga nje dizavantazh serioz, te cilin e ka shkaktuar po vete ajo. Sipas Nenit 28 te Kushtetutes, qeverise se Shqiperise i ndalohet qe te marre kredi ne vendet kapitaliste dhe revizioniste

    Ofertat e kushtet e Shqiperise

    Regjimi ka deklaruar kohet e fundit se eshte i etur per te patur lidhje me dy vende te Europes Perendimore. Ajo i ka kthyer syte nga Gjermania Perendimore dhe nga Britania persa i perket rivendosjes se marredhenieve diplomatike, me kusht qe te permbushen disa kerkesa. Kjo levizje mesa duket eshte e motivuar me teper nga nevojat e dukshme ekonomike sesa nga deshira per t’i dhene fund izolimit te gjate te Shqiperise. Bonit i eshte kerkuar qe te paguaje 4.5 miliarde dollare si kompensim per demtimet e shkaktuara ndaj Shqiperise nga pushtuesit naziste. Qeveria e Gjermanise Perendimore e ka refuzuar kete kerkese duke qene se pretendime te tilla varen nga traktati i paqes. Nga ana tjeter, Shqiperia i ka kerkuar Britanise t’i ktheje asaj arin, i cili ka nje vlere prej rreth 16 milione dollaresh dhe i perkiste qeverise shqiptare qe para luftes, por qe ra ne duart e aleateve te Perendimit qe ne vitin 1945. Qeverite e njepasnjeshme britanike e kishin mbajtur kete ar ne pritje qe Shqiperia te behej gati per te paguar kompensimet per humbjen e dy anijeve luftarake britanike, te cilat ishin minuar nga shqiptaret ne Gjirin e Korfuzit, ne vitin 1946; kompensimi ishte urdheruar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Qeveria shqiptare mbronte gjithmone idene se nuk ishte pergjegjese per tragjedine dhe refuzonte qe te paguante. Dhe pse reagimet e Bonit dhe te Londres kishin rezultuar jo shume te frytshme deri ne te ate kohe, ato jane shenje e nevojes urgjente te Shqiperise per nje monedhe te fuqishme, me te cilen ajo do te bleje makineri dhe pajisje ushtarake jashte vendit.

    Skema qe solli izolimin e vendit

    Shqiperia do te vazhdoje akoma qe te perballet me nje problem politik mjaft serioz, ate te trashegimise qe ka krijuar. Prej fundit te vitit 1944, vendi ishte udhehequr nga nje grup i ngushte i perbere nga tre perkrahesit staliniste: Enver Hoxha, drejtuesi i Partise Komuniste; Mehmet Shehu, kryeministri i vendit dhe Hysni Kapo, nje nga sekretaret e partise. Hoxha dhe Shehu jane respektivisht 71 dhe 64 vjeç. Nje numer i madh ministrash dhe zyrtaresh te partise dhe ushtarake jane ekzekutuar ose burgosur gjate viteve te fundit me akuzen e sabotimit ose kundershtimit te politikave te regjimit. Ata jane zevendesuar me persona te rinj, te cilet kane deshmuar aftesite e tyre politike dhe besnikerine absolute ndaj ideologjise egocentrike te Enver Hoxhes gjate Revolucionit Kulturor dhe rrjedhojave te tij, te frymezuar nga Kina ne vitin 1960. Kur Enver Hoxha te largohet, ka te ngjare qe te zevendesohet nga Mehmet Shehu. Ka shume pak per te zgjedhur midis tyre kur behet fjale per dogmen staliniste ose nacionalizmin ekstrem.

    E ardhmja, ne pikepyetje

    Megjithate, e ardhmja e regjimit ka shume mundesi te varet nga ajo se çfare do te ndodhe pertej kufijve te vendit. Nese pas vdekjes se presidentit Tito, drejtuesit e rinj do te braktisin politikat aktuale te mosarritjes se marreveshjeve duke ndryshuar qendrimin ndaj Moskes, heret ose vone ekzistojne mundesite qe nje regjim prosovjetik do te vije ne pushtet edhe ne Shqiperi. Por, nese Jugosllavia arrin qe te mos lekundet ndaj pozicionit te saj aktual midis Lindjes dhe Perendimit, atehere Moska mund te vendose te perpiqet qe te rifitoje kontrollin e saj te meparshem mbi Shqiperine. Kjo do t’i jepte mundesi Rusise qe te pushtonte Portin e Vlores, te cilin ajo e kishte dorezuar rreth 20 vjet me pare. Nga ana tjeter, ajo mund ta kthente Shqiperine ne nje baze te rendesishme, permes se ciles do te ushtronte presion kur te jete e nevojshme ndaj Jugosllavise se pabindur. Por, ndersa vazhdon te mbetet ende ne pushtet, Enver Hoxha po perpiqet shume per te siguruar, te pakten ne leter, qe pasardhesit e tij te kuptojne se çfare politikash duhet te ndjekin dhe cilat jane rreziqet qe ata duhet te perpiqen per t’i shmangur. Muajt e fundit, ai ka botuar disa trakte propaganduese, sipas te cilave objektivat e tij kryesore kane qene politikat e reja te Kines, sistemi i vetemenaxhimit te Jugosllavise dhe revizionizmi sovjetik. Midis shperthimeve te tij te shumta, “Reflektimet mbi Kinen” mund te konsiderohet ndoshta si nga me te çuditshmet dhe me te vlefshmet. Ato permbajne denime gjitheperfshirese te Revolucionit Komunist Kinez, te politikave filozofike te Maos, si dhe te pjeses me te madhe te politikes se Kines gjate dekadave te kaluara. Por, koleksionimet me te mira te argumenteve te rreme ideologjike, ne rastin e Enver Hoxhes kunder aleatit te tij, jane hartuar per te mbajtur te fshehte friken e tij te vazhdueshme qe regjimi i tij do t’ia kishte hapur vete varrin vetes nese ai do te kishte ndjekur keshillat e Çu En Lait, sipas te cilit, Shqiperia duhet te perfundonte nje aleance ushtarake me Jugosllavine dhe duhet te vendoste marredhenie miqesore me vendet perendimore. Frika e madhe se çdo kontakt i ngushte me boten do te rezultonte shperthyes brenda vete Shqiperise, vazhdon te jete ende tipari mbizoterues i pikepamjeve te pergjithshme te regjimit, i cili sapo ka shenuar pervjetorin e tij te 35-te.

    Shkrimi eshte publikuar ne gazeten amerikane me 30 korrik 1978
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prishja me Kinen, Enver Hoxha, 56 faqe leter per Çu En Lain


    “The New York Times” zbardhi letren e Shqiperise: Ja pse prishemi me Kinen

    Shqiperia beri publike sot nje leter mjaft te ashper drejtuar Pekinit ne te cilen thuhej se grindjet e fundit me Kinen pergjate viteve jane zhvilluar me tej ne nje sere injorimesh dhe polemikash, perfshire disa konflikte lidhur me viziten e presidentit Richard M. Nikson ne Pekin, ne vitin 1972. Megjithate, shpjegimet me te hollesishme lidhur me prishjen e marredhenieve te fundit midis Kines dhe Shqiperise u shfaqen ne nje leter prej 56 faqesh e pergatitur nga Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Shqiperise drejtuar Partise Komuniste Kineze. Permbajtja e kesaj letre iu shpernda edhe reportereve nga diplomatet shqiptare ne Pekin dhe Beograd. Ne kete mesazh pershkruheshin debatet midis dy vendeve komuniste, te cilet u perçane me Bashkimin Sovjetik ne vitin 1961 per shkak te ndryshimeve ideologjike dhe nderhyrjes se Moskes, dhe u kthyen te njeri-tjetri per ndonje perfitim te mundshem te ndersjelle ne izolimin e tyre.

    Politikat e Kines “lodhin” Shqiperine

    Ajo qe e kishte acaruar me teper Shqiperine, - thuhej ne leter, - ishin perpjekjet e herepashershme te Kines per te rregulluar marredheniet me Bashkimin Sovjetik dhe, here te tjera, perpjekjet e saj per t’u hapur drejt Perendimit. Ne leter diskutoheshin deklaratat e fundit antikineze nga Tirana zyrtare edhe per shkak te qendrime. Gjithashtu, demet ekonomike qe i ishin shkaktuar Shqiperise per shkak te nderprerjes nga Pekini dy jave me pare te te gjithe ndihmes per zhvillimin e vendit. Letra ishte veçanerisht kritike ndaj deshires se Kines per te pranuar vizitoret nga Perendimi, sidomos udhetimet e Niksonit dhe Henri A. Kisinger, keshilltar i presidentit amerikan mbi sigurine kombetare. Ne letren e Shqiperise paraqitej ankesa se “ne veren e vitit 1971, Shqiperia, e cila konsiderohej si aleatja me e ngushte e Kines, mesoi nga agjencite e huaja te lajmeve mbi raportin qe ishte perhapur ne te gjithe boten, sipas te cilit, Kisinger kishte zhvilluar nje vizite te fshehte ne Pekin”. Kina, - vazhdon ajo me tej, - “nuk e pa te nevojshme te zhvillonte bisedime paraprakisht me Shqiperine, ne menyre qe te merrte dhe mendimin e tyre”. “Ne gusht te po atij viti”, - thuhet ne leter, - “udheheqesit shqiptare u ankuan lidhur me levizjen e Kines drejt Perendimit”. Ne leter shkruhej se “drejtuesit kineze mbajten qendrimin e tyre te zakonshem edhe ne drejtim te kesaj letre. Ata nuk denjuan te jepnin ndonje pergjigje”.
    Gjate viteve, Shqiperia mesa duket i kishte derguar disa keshilla mbi nje sere çeshtjesh aleates se saj te madhe ne Azi, njekohesisht dhe aleatja e saj e vetme. Ne leter thuhej se pjesa me e madhe e keshillave nuk ishte marre ne konsiderate, duke rritur merzitjen e udheheqesve shqiptare, veçanerisht te kryetarit te Partise Komuniste, Enver Hoxha. Keshtu, per shembull, ne vitin 1964 ndodhi nje mosmarreveshje kufijsh midis Kines dhe Bashkimit Sovjetik, kur Partia Komuniste e Shqiperise i shkruante kryetarit Mao ne nje leter: “Ne jemi te mendimit se shtimi i problemeve territoriale me Bashkimin Sovjetik, ne keto momente, do ta demtonte me shume luften tone”. Letra nuk u mor fare per baze, gje qe solli edhe ankimin sot te shqiptareve. “Drejtuesit e Kines kurre nuk i derguan Partise sone ndonje shpjegim mbi kete çeshtje te nje rendesie kaq te madhe”. Letra iu shpernda reportereve ne formen e nje broshure me 56 faqe.

    Probleme me aleatet

    Me vone, po ate vit, pas perjashtimit te Nikita S. Hrushovit ne muajin tetor, kur kryeministri Çu En Lai u perpoq te arrinte nje marreveshje me pasardhesin e Hrushovit ne drejtimin e Bashkimit Sovjetik, diplomatet shqiptare u thirren nga Komiteti Qendror i Kines. Kina nxiti Shqiperine te dergonte nje delegacion ne Moske. Ne leter shprehej ngazellimi shqiptar per deshtimin e gjestit te Çu En Lait ndaj Moskes. Ne vitin 1968, kryeministri Çu En Lai sugjeroi ne nje delegacion shqiptar te nivelit te larte, te kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, se Shqiperia, si “nje vend i vogel, nuk ishte ne gjendje te mbrohej vete nga agresioni i te huajve”. Te dy vendet, te cilat per nje kohe te gjate kane qene ne konflikt me Bashkimin Sovjetik, aktualisht jane pikesynimi i interesave te Kines ne Europe. Kryetari i Partise Komuniste Kineze, Hua Kuo Feng, do te vizitoje Jugosllavine dhe Rumanine ne fund te muajit, gjate vizites qe ai do te ndermarre per here te pare ne perendim. Per Shqiperine, e cila ishte e frikesuar nga Jugosllavia fqinje dhe me pak nga Rumania, sugjerimet e Çu En Lait ishin heretike. Ne letren shqiptare thuhej se “ministri i Mbrojtjes, Balluku, u perjashtua per shkak te simpatise se tij te dukshme per kete ide, te cilen Çu En-Lai e kishte perseritur ne nje delegacion te larte shqiptar te ndihmave ne Pekin, ne korrik te vitit 1975”.
    “Ne nuk e dime nese Jugosllavia dhe Rumania ishin te informuara mbi keto plane te drejtuesve kineze”, - perfundon letra. “Por edhe tani ne po shohim se udheheqja kineze po shfaq nje perkushtim te pazakonte per te nderhyre ne punet e Ballkanit, per te perzier letrat dhe per te ndezur zjarrin e luftes ne kete zone shume te ndjeshme te Europes”. Te gjitha keto veprime krijuan tendosjen e marredhenieve midis Kines dhe Shqiperise, ndonese gjate kesaj periudhe te dy vendet po i paraqisnin botes fasaden e pajtueshmerise dhe miqesise se ngushte. Konflikti arriti kulmin ne kritikat e fundit antikineze nga Tirana zyrtare dhe per shkak te shprehjes nga Shqiperia te mbeshtetjes se Vietnamit ne mosmarreveshjet e saj me Kinen, hapa te cilet u thane se ishin pikat e fundit qe e detyruan Kinen te nderpriste programin e saj te ndihmave.

    Shkrimi eshte publikuar ne “The New York Times” me 30 korrik 1978
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skemat e Enver Hoxhes per prishjen me Rusine dhe Kinen


    Gazeta “New York Times” rrefen menyren se si veproi Hoxha per te izoluar vendin e tij; prishja me aleatet dhe eliminimi i bashkepunetoreve. Si po rrenohej gjendja ekonomike

    Nga Xhonatan Sill

    LONDER - Shqiperia ishte i vetmi shtet ne bote qe, siç ishte parashikuar, do te ishte perjashtimi i perkohshem i Kamboxhias, e cila nuk ka pasur marredhenie diplomatike si me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ashtu edhe me Bashkimin Sovjetik. Dhe nese drejtuesi i partise se saj, Enver Hoxha, i cili ishte ne pushtet qe nga periudha e pushtimit nga forcat italiane dhe gjermane, qe u mbyll me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, vazhdon te ndjeke rrugen e tij, Shqiperia nuk do ta arrinte kurre kete gje. “Politika e vendit tone, - ishte shprehur ate kohe Hoxha, - nuk eshte politika e atyre shteteve qe mbajne qindra flamuj ne xhepat e tyre. Republika jone popullore nuk e ul flamurin e saj, si perpara shantazhit dhe territorit, ashtu edhe perpara rublave apo dollareve. A duhet ta ndjekim ne kete parim dhe politike, apo te ulemi ne gjunje, te lepijme çizmet e amerikaneve dhe sovjetikeve, duke bere nje shtet prostitute?”.
    Shperfillja ne keto fjale ishte karakteristike e politikes qe vetem Hoxha e aplikonte. Sloganet, nje kult dhe disipline e personalitetit te Hoxhes, ishin te pranishme ne Shqiperi. Por ekzistonte njekohesisht nje zhvillim ekonomik i paket dhe nje konspiracion, krahasuar me pjesen tjeter te Europes Lindore, si dhe Perendimin.
    Izolimi total
    Qe ne vitin 1967, kur u mbyllen te gjitha kishat dhe xhamite, Shqiperia ishte shteti i pare ateist ne bote, e vetmja fe e se ciles ishte Shqiperia, ashtu siç e percaktoi Enver Hoxha. Sado drastike te jete politika e izolimit, ajo mbart ne vetvete rrenje historike. Italia, Greqia dhe Jugosllavia, te gjitha shpresonin ta pushtonin Shqiperine pas Luftes se Pare Boterore dhe, qe nga Lufta e Dyte Boterore, presidenti Tito, Agjencia Qendrore e Inteligjences (CIA) dhe Nikita Hrushovi kishin planet e tyre te veçanta per ta marre ate.
    Perveç nje trupe diplomatike dhe pak biznesmene te lejuar brenda vendit vetem per pak dite ne ate kohe, Shqiperia pranon rreth 5000 turiste ne vit. Ne kufi, nje berber zyrtar rruante mjekrat dhe shkurtonte floket. Ata largonin pothuajse çdo mjet leximi dhe urdheronin qe pantallonat e ngushta, minifundet dhe pantallonat e shkurtra te zevendesoheshin me rroba te gjata. Nese nuk zbatoheshin keto rregulla, vizitoret hynin ne Shqiperi ndryshe nga çdo vend tjeter ne Europe. Shqiperia nuk ka pasur asnje drite trafiku, apo makine private. Trafiku perbehej nga xhipat dhe kamionet e prodhuar ne Kine dhe karroca, biçikleta dhe gomare te ngarkuar rende.
    Gjendja ekonomike
    Ne baze te strategjise se Enver Hoxhes per t’u mbeshtetur secili ne forcat e veta, vendi kishte ngritur nje baze industriale primitive, por te shumellojshme. Relativisht e pasur me minerale per popullsine e saj prej dy milione banoresh, Shqiperia kishte vajra sulfurore dhe furnizonte pothuajse te gjitha nevojat e saj energjetike dhe pjesen me te madhe te lendes se pare, si dhe te kerkesave per ndertim. Sipas modelit Maoist, politika zyrtare synonte t’i jepte prioritete per standarde fshatrave me shume se qyteteve, duke qene se dy te tretat e popullsise jetonte ne keto zona. Edhe ne zonat rurale jane bere perpjekje per te balancuar ndryshimin midis zonave malore dhe fushave bregdetare, pergjate Adriatikut, qe nga kufiri jugosllav, deri ne Greqi. Banoret nga fermat kooperativiste ne zonat e uleta çoheshin neper ekspedita per te mesuar standardet dhe per te zhvilluar me pas fermat e tyre. Sipas Revolucionit Kulturor Shqiptar, i cili filloi ne te njejten periudhe me Kinen, por qe ende ka vazhduar, te gjithe punonjesit e zyrave dhe intelektualet duhet te punonin nje muaj ne vit ne bujqesi, si pune e detyrueshme, ose neper fabrika. Grate ushtarake, te cilat mbanin pushke dhe vishnin çitjane, shfaqeshin duke patrulluar ne kufi.
    Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i Maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.
    Politikat e Hoxhes jane kundershtuar vazhdimisht. 14 nga 31 anetaret e Komitetit Qendror ne vitin 1948, u ekzekutuan nje dekade me vone. Qe nga viti 1960 dhe nga prishja e Moskes, udheheqja ka qene shume e qendrueshem. Por veren e kaluar, ministri i Mbrojtjes u zevendesua ne menyre misterioze, pas asaj qe dukej si nje debat i nivelit te larte mbi izolimin e vendit. Pas atij incidenti, Hoxha mbajti nje fjalim te ashper, duke sulmuar njerezit, te cilet “na keshillojne ne te kthejme vendin tone ne nje stalle me dyer qe lihen te hapura per derrat dhe dosat”. Gjithashtu u shenuan edhe tensione per ndryshim. Nje faktor ka qene inflacioni Perendimor, i cili rriti çmimin e makinerive te importuara, te cilat Shqiperia i blinte ne Europen Perendimore. Kritikat e Hoxhes, me sa dukej, kane deklaruar se ne bregun e gjate te detit, Shqiperia mund te fitonte me teper te ardhura nga turistet. Te tjere faktore kane qene transmetimet e huaja dhe influenca e tyre ne brezat e rinj, te cilet mund ta kapnin shume shpejt radion italiane, greke dhe jugosllave ne transistoret e tyre. Me futjen e televizionit, ne vitin 1971, u bene paralajmerime te shumta nga Hoxha, per te mos perdorur stacionet e huaja “revizioniste”. Se fundi, ekziston mendimi se besnikeria ekskluzive e Shqiperise per Kinen e larget mund te ishte nje gabim ne ate kohe, kur vete Pekini po shnderrohej ne me pragmatik ne marredheniet e tij me boten kapitaliste. Por per ate kohe, Hoxha ishte i vendosur t’i bente rezistence.

    Shkrimi eshte marre nga “New York Times”
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipëria e vogël, “gur shahu” i lojës së madhe diplomatike


    Parashikimet për një luftë të re në Shqipëri në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Interesat gjeostrategjike të vendit ballkanik dhe marrëdhëniet e tensionuara të Shqipërisë me Italinë. Konjukturat e fqinjëve dhe të aleatëve të tyre

    Herman Bernstein*

    Shqipëria konsiderohet si një nga zonat më të rrezikshme në Europë. Një luftë e re mund të fillojë në këtë vend nëse interesat politike dhe ushtarake të vendeve të tjera në Shqipëri vazhdojnë të konfliktuojnë me njëra-tjetrën. Për shkak të pozitës së tij gjeografike, ky vend i vogël ka një rol kryesor në Adriatik dhe është konsideruar si objekt i zënkave të kombeve të ndryshme përgjatë shekujve. Nga pikëpamja strategjike, linja e saj bregdetare do të kishte një vlerë të pallogaritshme për Italinë në kohën e luftërave. Për vite me radhë, Italia ka derdhur shuma të mëdha parash në Shqipëri për të organizuar ushtrinë, për ndërtimin e rrugëve, urave dhe fortifikimeve. Madje, në Ballkan besohet se përpjekjet e Italisë për të militarizuar Shqipërinë janë pjesë e programit të ambicieve imperialiste, të akredituar nga Musolini, për të deportuar në Ballkan në mënyrë që të ripushtojë rrugën e famshme të Romës, Egnatia, e cila të drejton përmes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në Thesaloniki dhe Stamboll. Çdo lëvizje e Italisë në Shqipëri vëzhgohet me dyshim dhe frikë nga Franca, nga Antantët e Vegjël dhe veçanërisht nga Jugosllavia. Gjatë viteve të fundit, ndihma financiare dhe udhëzimet ushtarake për Shqipërinë nga Italia kanë shërbyer për të rritur ndjenjën e nervozizmit në Ballkan dhe e kanë detyruar Jugosllavinë të ndërmarrë përgatitje të ethshme ushtarake për të luftuar depërtimin e frikshëm italian në Ballkan.
    Një “gur shahu” në duart e fuqive
    Shqipëria e vogël është kthyer në këtë mënyrë në një “gur shahu” (garanci) në lojën e dy blloqeve konfliktuale të diplomacisë europiane, njëra e drejtuar nga Italia dhe tjetra nga Franca. Ajo ka përfituar deri në një farë mase nga ky konflikt interesash dhe ka patur sukses në forcimin e unitetit të saj kombëtar, fillimisht me ndihmën e Jugosllavisë dhe më pas me ndihmën e Italisë. Cilatdo të kenë qenë arsyet e fshehura të këtyre vendeve, Shqipëria ka mbrojtur me zgjuarsi dhe kurajo pavarësinë e saj, edhe pse shpesh ishte e detyruar të bënte sakrifica, lëshime dhe kompromise të panumërta në këmbim të ndihmave materiale që ajo i siguroi që nga fundi i luftës. Nëse rrugët dhe urat e ndërtuara me ndihmën e financimeve italiane ishin apo jo pjesë e skemave ushtarake të Italisë nuk dihet, ato tashmë luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, duke qenë se është arritur komunikimi normal midis pjesëve të ndryshme të këtij vendi të vogël malor.
    Një histori plot sfida
    Gjatë luftës, Shqipëria ka qenë skena e shumë pushtimeve. Ushtritë greke, serbe, franceze, austriake dhe italiane luftuan me njëra-tjetrën në Shqipëri, duke e ndarë këtë vend të vogël në zona të ndryshme nën ndikimin e huaj, ndërsa njerëzit iu nënshtruan privimeve dhe mjerimit të pashprehur. Ahmet Zogu, mbreti aktual, u internua në Vienë gjatë periudhës së luftës. Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në vitin 1912 u ndërpre. Në Konferencën e Paqes në Paris, të gjitha kërkesat e saj nuk u morrën fare parasysh. Delegatët e paqes të Shqipërisë, të drejtuar nga Mehmet Bej Konica, vëllai i ministrit aktual shqiptar në Shtetet e Bashkuara, i varën shpresat e tyre në duart e presidentit Uillson dhe i bënë thirrje delegacionit amerikan të paqes, si një fuqi e ndershme, të merrte në dorë mandatin për Shqipërinë. Jugosllavia, Greqia dhe Italia ishin të etura të siguronin “sferat e tyre të influencës”. Në vitin 1919 u arrit një marrëveshje nga Klemeko, Lloid Xhorxh dhe Niti, në mungesë të përfaqësuesve amerikanë dhe mandati i Shqipërisë kaloi në duart e Italisë, nën Lidhjen e Kombeve, dhe duke i lënë Jugosllavisë disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Shqiptarët protestuan kundër kësaj zgjidhjeje të imponuar, e cila i privonte ata nga pavarësia dhe i copëtonte vendin.
    Protesta e Uillsonit
    Presidenti Uillson e kundërshtoi fuqishëm marrëveshjen e arritur duke qenë se ajo ishte kryer në mungesë të përfaqësuesve amerikanë dhe synonte “copëzimin e Shqipërisë, kundër protestave të tyre të vrullshme, midis tri fuqive të ndryshme”. Pavarësia e Shqipërisë ishte e mbrojtur në momentin kur qeveria amerikane deklaroi se “çështja e Shqipërisë nuk duhej të përfshihej në diskutimet e përbashkëta të propozuara nga Italia dhe Jugosllavia dhe Presidenti duhet të riafirmojë se ai nuk mund të aprovojë asnjë plan, i cili i cakton Jugosllavisë në rajonet veriore të Shqipërisë kompensimin territorial që asaj mund t’i jetë marrë me forcë në ndonjë vend tjetër. Dhe nga ana tjetër, kur u deklarua se “Italia dhe Jugosllavia ishin lejuar të vendosnin ndryshimet e tyre, nëse mundnin, nëpërmjet negociatave të veçanta, atëhere u vendos që ato nuk do të arrinin marrëveshje në kurriz të Shqipërisë”. Shqipëria u pranua si anëtare me pozita të plota në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të vitit 1920, pas një kërkese dramatike në emër të pavarësisë së Shqipërisë nga Robert Cecil, pa marrë parasysh protestat e bëra nga disa shtete ballkanike. Një vit më vonë, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë, “duke ditur që dhunimi i këtyre kufijve ose i pavarësisë së Shqipërisë mund të përbënte një rrezik për sigurinë strategjike të Italisë”, arritën një marrëveshje sipas së cilës “nëse Shqipëria në ndonjë moment nuk do të arrinte të mbante integritetin e saj territorial, ajo do të ishte e lirë t’i drejtonte një kërkesë Këshillit të Lidhjes së Kombeve për të siguruar asistencë nga jashtë”, sipas së cilës “qeveritë e Mbretërisë Britanike, Francës, Italisë dhe Japonisë mund të vendosin që, në rastin e përmendur më sipër, ato do të udhëzonin përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lidhjes së Kombeve të rekomandonin që rivendosja e kufijve territorialë të Shqipërisë duhet t’i lihej në dorëzim Italisë”.
    Dhe pse tashmë Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, këto vende nuk u këshilluan me të lidhur me këtë marrëveshje. Ajo protestoi kundër saj, duke deklaruar se nuk do ta njihte vlefshmërinë e saj. Që nga ajo ditë, Italia e konsideron Marrëveshjen e Ambasadorëve si një instrument detyrues ndërkombëtar, i cili pranon interesin e saj të veçantë në Shqipëri, por pakti shihet me dyshim dhe frikë nga vendet fqinje të Shqipërisë në Ballkan. Në këtë mënyrë, marrëveshja ka shërbyer si shkak për mosmarrëveshje duke e kthyer Shqipërinë në zonën e ndjeshme të cilën e shohim dhe sot.
    Në vitin 1920, italianët ende mbanin të pushtuar Vlorën, në pjesën jugore të Shqipërisë. Udhëheqësit e Shqipërisë, të vendosur për të çliruar vendin e tyre nga pushtimi i huaj, e detyruan ushtrinë italiane të tërhiqej. Më pas, ata filluan të organizonin shtetin dhe të vendosnin rregullin në vend. Ahmet Zogu ishte një nga liderët e rinj më të shquar dhe qeveria në të cilën ai ishte ministër i brendshëm dhe më pas kryeministër u identifikua me emrin e tij. Në vitin 1924, regjimi i Zogut u rrëzua nga një revolucion i udhëhequr prej peshkopit shqiptar Fan Noli. Ahmet Zogu, së bashku me disa kolegë të tij, nxituan për t’u strehuar dhe për të kërkuar ndihmë në Beograd. Qeveria revolucionare e Fan Nolit zgjati nga muaji qershor deri në dhjetor të vitit 1924, kur Zogu, i cili ishte dënuar me vdekje, u kthye fitimtar në Tiranë në krye të një ushtrie të vogël, të cilën e kishte organizuar në Jugosllavi. Një muaj pas kthimit në Shqipëri, Zogu u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë për 7 vjet. Qeveria e tij filloi të riorganizonte dhe moderonte vendin. Herë pas here filluan të ndodhnin rebelime pakënaqësie. Jugosllavët, të cilët e kishin ndihmuar Ahmet Zogun dhe e kishin mbështetur atë të rifitonte pushtetin, prisnin që ai të kishte një orientim të fuqishëm pro-Jugosllavisë ose kundër Italisë. Duke kuptuar rrezikun e rëndë që kanoste vendin e tij ndjekja e një politike të tillë, Presidenti Zogu u përpoq të ndiqte një rrugë të mesme, të ishte pro Shqipërisë.


    *Autori i shkrimit është ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 28 janar 1934
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prishja e Traktatit Shqipëri-Itali, si e sfidoi Zogu Musolinin


    Skemat që çuan në realizimin e të ashtuquajturit “Pakti i Tiranës” dhe mënyra se si përfitoi mbreti Zog nga asistenca italiane. Tensioni i marrëdhënieve zyrtare mes Tiranës dhe Romës dhe roli i dyfishtë i mbretit. Ish-ambasadori amerikan në vendin tone
    Herman Bernstein*

    (Vijon nga postimi lart)

    Pakti i Tiranës
    Papritur, një revoltë serioze shpërtheu në vitin 1926 në veri të Shqipërisë. Ahmet Zogu ishte i bindur se ajo ishte shtyrë nga Jugosllavia. Italia dhe Jugosllavia i propozuan atij një pakt. Kryengritja e detyroi atë të merrte një vendim të shpejtë në favor të Italisë dhe më 27 nëntor të vitit 1926 ai nënshkroi një pakt miqësie dhe sigurie pesëvjeçar midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky dokument, i njohur si Pakti i Tiranës, konstatonte se Italia dhe Shqipëria, “me synimin për të forcuar marrëdhëniet e tyre të ndërsjella miqësore dhe të sigurisë, pranojnë se çdo shqetësim i drejtuar kundër statuskuosë politike, juridike dhe territoriale të Shqipërisë pengon interesat e tyre reciproke”. Nënshkrimi i Paktit të Tiranës i futi vendet fqinje në një gjendje tmerri dhe alarmuese në marrëdhënie me Shqipërinë. Një vit më vonë, menjëherë pas nënshkrimit të Traktatit Francë-Jugosllavi, u nënshkrua një traktat aleance midis Shqipërisë dhe Italisë, për një periudhë 20-vjeçare.
    Plani italian për Shqipërinë
    Një hua prej 50.000.000 frangash iu dha Shqipërisë nga Italia, nëpërmjet një grupi financierësh italianë të njohur me emrin “SVEA”. Banka Kombëtare e Shqipërisë u krijua nën supervizimin e këtij grupi. Me këtë hua u ndërmor dhe u financua një program i gjerë i punëve publike. Drejtuesit e programit ekonomik, inxhinierë dhe kontraktues, u vendosën në Shqipëri. Gjithashtu erdhën organizatorë dhe instruktorë ushtarakë italianë. Filloi ndërtimi i rrugëve, urave dhe ndërtimeve publike. Çdo lëvizje në Ballkan shqyrtohej me kujdes, si në mikroskop. Jugosllavët i shihnin përpjekjet e italianëve në Shqipëri me dyshim. Sipas tyre, Traktati Itali-Shqipëri, huaja, dhe ardhja e ekspertëve dhe instruktorëve italianë ishte pjesë e skemës politike dhe ushtarake, për të siguruar një ndikim të fuqishëm në Adriatik, me objektiv kryesor, për të depërtuar në Ballkan. Beogradi e konsideronte këtë program si sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Jugosllavisë. Situata ishte mjaft e rrezikshme. Më 1 shtator të vitit 1928, presidenti Ahmet Zogu shpallet mbret i Shqipërisë nga një Asamble Kushtetuese dhe Republika u kthye në Mbretëri. Gjenerali italian, Alberto Pariani, ndihmoi në organizimin dhe trajnimin e Ushtrisë shqiptare. Xhandarmëria u organizua dhe drejtohej nga gjenerali britanik, Xhoelin Persi. Gjykatat e drejtësisë u riorganizuan. U hapën shkolla të reja. Një ritëm më i shpejtë zhvillimi u fut në këtë vend të vogël, ku në të shkuarën “gjërat kryheshin vetëm nëse dikush kishte mjaftueshëm duhan dhe durim”. Kur periudha pesëvjeçare e Paktit të Miqësisë dhe Sigurisë përfundoi, mbreti Zog nuk pranoi ta rinovonte atë, pavarësisht presionit të ushtruar nga Musolini. Mbreti Zog pohoi se marrëveshja nuk ishte më e nevojshme dhe se ai nuk kishte nevojë për fuqi nga jashtë që ta mbronin atë. Ai nënvizoi gjithashtu se Traktati i Aleancës me Italinë, i cili do të vazhdonte të ishte në fuqi dhe për disa vite, i mbulonte të gjitha pikat lidhur me bashkëpunimin e ngrohtë midis dy vendeve.
    Skema e prishjes nga Zogu
    Ndërkohë kushtet ekonomike dhe financiare të Shqipërisë kishin arritur në një fazë kritike. Italia u afrua ta ndihmonte sërish Shqipërinë, duke i dhënë dhjetë hua vjetore, secila nga 10.000.000 franga. Fqinjët e Shqipërisë u alarmuan, duke besuar se propozimi i Italisë nuk ishte asgjë tjetër, përveçse një ndihmë e re për qëllime ushtarake. Huat vjetore duhet të përqendroheshin nën mbikëqyrjen e një komisioni të përbërë prej shqiptarëve dhe italianëve. Shqipëria pranoi dhe dy huat e para të vitit u shpërndanë, por jo plotësisht. Huaja e tretë vjetore nuk u dha me justifikimin se Shqipëria nuk po përmbushte termat e marrëveshjes që lidheshin me “bashkëpunimin e ngushtë”.
    Kur Italia informoi mbretin Zog një vit më parë se një bashkim doganor midis Italisë dhe Shqipërisë do të përbënte një avantazh të madh për Shqipërinë, mbreti Zog e refuzoi sugjerimin, duke përfytyruar se një marrëveshje e tillë jo vetëm që do të acaronte marrëdhëniet me vendet fqinje në Ballkan, por mund të shkaktonte dhe një tronditje kudo në Europë. Më pas Italia u irritua nga një ndryshim i papritur i Kushtetutës së Shqipërisë, i cili u shoqërua me mbylljen e disa shkollave të huaja dhe famullore. Qeveria shqiptare shpjegoi se një masë e tillë nevojitej në atë kohë për të konsoliduar unitetin kombëtar nëpërmjet sistemit të shkollave publike dhe për të parandaluar propagandën e huaj antinacionaliste. Italianët refuzuan të pranonin drejtues të tillë administrativë në shkollat e tyre. Ata mbyllën shkollat e tyre dhe i kthyen mësuesit e tyre në Itali. Hartimi i ligjit të ri shqiptar mbi sistemin shkollor nuk ishte i sigurt, për shkak të mungesës aktuale të mësuesve të trajnuar shqiptarë.
    Refuzimi nga pala italiane
    Qeveria italiane, duke i njohur mjaft mirë kushtet e pashpresa financiare të Shqipërisë, përdori politikën e pritjes vigjilente, duke minimizuar të gjithë ndihmën financiare. Importet e mallrave italiane nga Shqipëria sa vinin dhe uleshin. Italianët mohuan faktin se ata dëshironin koncesione të reja në Shqipëri, kontrollin e ushtrisë, të xhandarmërisë, ose të degëve të tjera të qeverisë. Ata u shprehën se gjithçka që dëshironin ishte miqësia, bashkëpunimi i ngushtë dhe influenca kulturore. Mbreti Zog nuk pranoi ri-hapjen e shkollave, por ndërmori një gjest dashamirës, duke urdhëruar që gjuha italiane të ishte e detyrueshme në shkollat e mesme shqiptare. Kjo nuk i kënaqi shumë italianët dhe ata vazhdonin të vononin huan e premtuar vjetore. Më pas, mbreti Zog urdhëroi një reduktim drastik të buxhetit për vitin 1934. Ai reduktoi shpenzimet e ushtrisë pothuajse përgjysmë. Nga ana tjetër, ai i paraqiti shtetit vetëm një të katërtën e pagës së tij dhe të shpenzimeve mbretërore. E gjitha kjo shërbeu për rritjen e popullaritetit të Mbretit Zog midis shqiptarëve, por Roma ishte sërish e inatosur.
    Problemet aktuale
    Shqipëria, duke ditur mirë se e vetmja shpresë e saj për t’u rehabilituar qëndron në zhvillimin paqësor, po përpiqet të dalë nga ngatërresat politike, të cilat rrezikojnë marrëdhëniet e saja miqësore me fqinjët ballkanikë. Italia, Jugosllavia dhe Greqia kanë deklaruar vazhdimisht se ata ishin kundër dhunimit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë, beteja e mprehtë diplomatike midis kryeministrit Musolini dhe mbretit Zog vazhdon ende. Deri tani duket se mbreti Zog ka qenë fitimtar për të vetmen arsye se fuqia e Shqipërisë qëndron në dobësitë e saj. Kohët e fundit ajo ka përfunduar një marrëveshje të favorshme tregtare me Greqinë, dhe po negocion lidhur me një marrëveshje të re tregtare me Jugosllavinë. Nëse Shqipëria është e suksesshme në vendosjen e marrëdhënieve të ngushta me fqinjët e saj në Ballkan, pa ngjallur armiqësinë e Musolinit, vendi i vogël në Adriatik, i quajtur “Toka e Harruar Europiane”, do të jetë në gjendje të zhvillojë në mënyrë paqësore dhe të suksesshme mundësitë e saj potenciale bujqësore dhe ekonomike.

    *Autori i shkrimit është ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 28 janar 1934
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #70
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si e veshtronin Shqiperine Hrushovi dhe Tito nga Mali i Zi

    Historia e udhetimit te kreut te Bashkimit Sovjetik, Hrushov, ne vendin e vogel ballkanik, dy milje larg kufirit te kundershtarit ideologjik. Vizita e dy lidereve ne Malin e Zi dhe udhetimi gjate bregdetit

    DUBROVNIK - Kryeministri Hrushov i ka hedhur sot nje veshtrim te shkurter Shqiper ise nga nje distance prej 2 miljesh, por nuk ka harxhuar asnje fjale lidhur me kete kundershtar ideologjik. Keto situata u paraqiten ne Aeroportin e Titogradit, kryeqytetit te Republikes se Malit te Zi. Lideri sovjetik, i shoqeruar nga presidenti Tito, filloi turin e tij njeditor te ketij terreni te thyer jugor te Jugosllavise. Vetem mbremjen e shkuar, Radio Tirana transmetoi nje sulm te ashper profesional ndaj Hrushovit, duke e pershkruar ate si Kalin e Trojes per imperialistet brenda kampit socialist. Udheheqja shqiptare, e cila ndiqte linjen ideologjike militante te Kines komuniste, ishte kunder politikave te buta te Kremlinit dhe te qeverise se Beogradit.
    Vizita e Hrushovit
    Sot, lideri sovjetik dhe ai jugosllav u larguan disi nga ideologjia teksa udhetonin drejt Malit te Zi. Edhe pse kishte nje pamje paksa te lodhur, Hrushovi dukej se po e shijonte ate udhetim. Gjate nje ndalimi ne Cetinje, kryeqyteti i lashte i Mbreterise se Malit te Zi, ai u ngrit nga tavolina ndersa po hante dreke per te marre pjese ne nje kercim me nje grup malazezesh. Me pas, me te u bashkua edhe bashkeshortja e tij, Nia, si dhe mareshalli Tito me gruan e tij. “Siç mund ta shihni, ne jemi nje popull i bukur”, - shprehet Tito.
    Hrushovi levizi koken ne shenje pohimi dhe zonja Hrushov e miratoi duke thene: “Keni te drejte. Ata jane te ngjashem me popullin tone armen ose gjeorgjianet”.
    Mareshalli Tito, nje amator i fotografise, mori me qira nje aparat fotografik dhe i shkrepi Hrushovit disa fotografi. Me pas nga Cetinja, grupi i shoqeruar nga limuzina, iu drejtua nje rruge malore qe te çonte ne Kotorr, nje port i vogel tregtar, i cili kishte pasur lidhje historike me Rusine, ashtu si edhe pjesa me e madhe e territorit te Malit te Zi. Ne shekullin XVIII, cari i Rusise, Pjetri i Madh, kishte marre me qira nje admiral nga Kotorri dhe me vone e kishte derguar atje kadet te flotes detare per t’i trajnuar. Kur mberriten ne Kotorr ne mesdite, dyshja Hrushov-Tito u prit nga rojat e marines tregtare te portit, te cilet ishin veshur me pantallona te zeza, te mendafshta dhe xhaketa te qendisura. Ata mbanin me vete mushqeta te vjetra dhe shpata. Lidhjet e Malit te Zi me Rusine ishin forcuar shume gjate shekullit te fundit, kohe kur kreret e klaneve te fuqishme te Malit te Zi shkuan ne Rusi per te kerkuar keshilla lidhur me krijimin e lidhjeve nepermjet levizjes se vendeve sllave.
    Per nje fare kohe, gjate Luftes se Dyte Boterore, partizanet komuniste, te cilet praktikisht çliruan te gjithe republiken nga forcat pushtuese gjermane dhe italiane, e deklaruan ate pjese te Bashkimit Sovjetik. Kjo deklarate u anulua menjehere nga mareshalli Tito.
    Udhetimi me jaht
    Ne Kotorr, Hrushovi dhe mareshalli Tito udhetuan ne bordin e jahtit te udheheqjes sllave, te quajtur “Galebi”, - pulebardha), nje varke e perdorur me pare nga italianet. Ata notuan pergjate limanit te kalter te Detit Adriatik dhe me pas pergjate bregdetit te Dalmacise deri ne Portin e Dubrovnikut.
    Ekipi zbriti per nje kohe te shkurter nga anija per t’i hedhur nje sy perreth qytetit dhe me pas hengren diçka. Mareshalli Tito fluturoi drejt ishullit Brion, ku do te priste Hrushovin diten e shtune. Ekipi i Hrushovit po vazhdon udhetimin e tij pergjate bregdetit, ne bordin e anijes “Galeb”.

    Shkrimi u publikua ne “The New York Times”, me 23 gusht 1963
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •