Close
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 270
  1. #21
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Prapaskenat per formimin e Partise Demokratike


    Skemat e perfshirjes se profesorit te Ekonomise Gramoz Pashko, drejtuesit te levizjes studentore Azem Hajdari dhe mjekut kardiolog Sali Berisha ne krijimin e grupit te pare opozitar


    Midis pamjeve ngazellyese, formacioni i partise se pare opozitare ne Shqiperine e sunduar nga komunistet eshte lajmeruar sot me buje se do te mblidhet ne Tirane, ne kryeqytetin shqiptar. Ajo quhet Partia Demokratike dhe grupi nismetar tashme ka aplikuar ne Ministrine e Drejtesise per themelimin e statusit ligjor, ku nje nga themeluesit e saj, Gramoz Pashko, eshte nje profesor i spikatur ne Fakultetin Ekonomik. Ky fakt eshte konfirmuar sot per gazeten (“New York Times”, - shen. red.) permes nje interviste telefonike nga Tirana.
    Kjo ministri ishte rikrijuar veren e kaluar, pasi kishte qene anuluar 23 vjet me pare.
    Te marten, pas tri dite protestash antiqeveritare nga studentet, Komiteti Qendror i Partise Komuniste nenshkroi ne nje sesion te parakohshem krijimin e organizates politike te pavarur.
    “Jo tradite shumepartiake”
    Shqiperia eshte drejtuar e pakontestuar nga Partia Komuniste qe nga viti 1946 dhe deri diten e marte, kur udheheqja e partise ne menyre te vazhdueshme kishte deklaruar se nuk do te lejonte kurre partite opozitare. Vendi i vogel i Ballkanit, me 3.3 milione banore, nuk ka tradita te partive politike dhe te qeverisjes parlamentare. Gjate Luftes se Dyte Boterore, grupet opozitare nacionaliste, mbreterore dhe fashiste, u perpoqen te fitonin nje pozite politike, por u nxoren menjane nga komunistet.
    Gjashte jave me pare, z. Gramoz Pashko, qe eshte 35 vjeç, nisi ta cilesoje veten e tij ne takimet me vizitoret e huaj si nje “disident”. Ne te njejten kohe, ai ishte edhe nje anetar i Partise Komuniste, si dhe nje mik i Ismail Kadarese, nje shkrimtar i njohur qe ishte arratisur ne France ne muajin tetor.
    Ne bashkepunim me ekonomistin, ne njoftimin e themelimit te Partise Demokratike, ne takimin e sotem te mbajtur ne Qytetin Studenti ishte edhe Azem Hajdari, nje 28-vjeçar, student i filozofise, qe ka luajtur nje rol kryesor ne organizimin e revoltes se sudenteve, dhe dr. Sali Berisha, 45 vjeç, nje mjek kardiolog ne Tirane.
    “Demokraci! Demokraci!"
    Z. Gramoz Pashko tha se “jane mbledhur per te ndjekur mitingun me rreth 80 mije persona, te gjithe, “punonjes, studente, artiste, juriste dhe njerez te profesioneve te ndryshme. Pjesemarrja e te gjithe te pranishmeve vleresohej ne nje numer shume te larte. Tirana ka nje popullsi prej 300 mije banoresh.
    Brohoritej ne kor: “Demokraci!, Demokraci!”. Profesori i ekonomikut tha se “ndonese disa studente jane plagosur ne perleshjet me forcat speciale te policise diten e diel dhe te hene, kjo nuk perbente ndonje fatalitet”.
    Ndonese themeluesit e Partise Demokratike nuk kane zgjedhur ende lideret e tyre, z. Gramoz Pashko thote se ata vetem sa kane filluar te skicojne nje platforme te partise, e cila do te perfshije garantimin e nje sistemi shumepartiak, mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ekonomine e lire te tregut dhe marredheniet e fqinjesise se mire.
    Por, gjate largimit nga mitingu, udheheqesi i studenteve Azem Hajdari tha se Partia Demokratike do te punojne ne menyre plotesisht demokratike per “bashkimin e Shqiperise me Kosoven”, nje province kjo me fqinjet jugosllave te Serbise qe perbehej nga rreth 90 per qind e banoreve shqiptare etnike.
    Kjo thirrje nga Tirana mund te shkaktoje ferkime me autoritetet e Beogradit.
    Por, z. Azem Hajdari dhe z. Gramoz Pashko gezonin respekt per Ramiz Aline, president dhe kryetar i Partise Komuniste, per shkak te paraqitjes se programit te refomave qe i hapte rrugen krijimit te sistemit shumepartiak ne Shqiperi. Zgjedhjet e reja parlamentare do te mbahen me 10 shkurt te vitit 2001.

    Artikulli eshte publikuar ne gazeten “New York Times” me 13 dhjetor 1990
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Si u organizuan protestat antikomuniste në Shkodër e Kavajë


    Fillimi i protestave në qendrat e cilësuara si antikomuniste dhe përpjekjet për bllokimin e tyre. Deklarata e Alisë: “Shteti, në prag të krizës”

    Agjencia zyrtare e lajmeve raportoi se turma protestuesish sulmuan sot ndërtesat publike në qytetin verior të Shkodrës, ku mbetën të plagosur disa policë. Po ashtu raportohet se ka patur dhunë në qytetin industrial të Kavajës, në vendin e demonstratave antikomuniste të mbajtura, në pranverë dhe në verë të këtij viti.
    “Njësitë policore dhe ushtarake janë shpërndarë në Shkodër dhe Kavajë që të mbajnë nën kontroll protestuesit”, - thonë dëshmitarë dhe agjencia e lajmeve.
    Por Tirana është e qetë pas një apeli që bëri presidenti Ramiz Alia në televizionin kombëtar ditën e mërkurë në mbrëmje, tri ditë pas demonstratave në kryeqytet që fillimisht kishin shënuar përplasje me forcat e sigurisë.
    Agjencia e lajmeve thotë se protestuesit në Shkodër kanë qëlluar me gurë zyrat lokale të Partisë Komuniste, zyrat e qeverisjes vendore dhe ndërtesën e “Radio Shkodrës”. Ata i kanë cilësuar këto “akte vandale”.
    “Duke përdorur shufra hekuri, disa protestues janë përplasur me njësitë policore, ku mbetën të plagosur shefi i policisë së rajonit, një tjetër polic dhe një civil”, - thotë agjencia, duke shtuar se “qytetarët e Shkodrës, punonjësit dhe komunistët”, kanë bërë përpjekje që të ndalojnë protesuesit, por kanë qenë të pasuksesshme”.
    “Forcat e rendit publik dhe të ushtrisë kanë ardhur për të hyrë në veprim që të ndalojnë protestuesit”, - thotë agjencia.
    Njoftimi i agjencisë së lajmeve është dhënë në mbrëmje në Radio Televizionin Shqiptar.
    Shkodra, një qytet me 72 mijë banorë, që është konsideruar për një kohë të gjatë si kryeqyteti i intelektualëve në Shqipëri, ishte vend i ngjarjes së demonstratave të dhunshme në janar, ku qytetarët u përpoqen të heqin statujën e Stalinit. Statuja, që ndodhej në pjesën e poshtme të parkut, ishte lëvizuar në mesin e natës gjatë verës së kaluar.
    Në Kavajë, një qytet industrial bregdetar me 20 mijë banorë, pati protesta shkatërruese në rrugët e saj të mërkurën në mbrëmje, ku u prishën dritaret e dyqaneve. Ata ishin mbajtur nën kontroll nga njësitë policore.
    Demonstratat e dhunshme antikomuniste pati edhe në mars, gjatë një ndeshjeje futbolli në Kavajë. Edhe një tjetër në korrik. Dëshmitarët thanë se “një protesues është qëlluar dhe një polic është vrarë gjatë konflikteve të korrikut.
    Një dëshmitar raporton se këtë mbrëmje në Kavajë janë instaluar trupa ushtarake, njësi policore dhe makina për të ndaluar trafikun në rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Ai tha se trupat janë të blinduara me makina dhe tanke dhe ndodhen të vendosura rreth 10 milje në veri të Durrësit, një qytet me 70 mijë banorë.
    Vala e pakënaqësisë ka përfshirë qytetet shqiptare në mënyrë periodike gjatë 11 muajve të fundit, e nxitur pjesërisht nga shembujt e kryengritjeve popullore që rrëzuan qeveritë e tjera komuniste në Europën Lindore në vitin 1989. Qytetarët shqiptarë i ndiqnin këto kryengritje pëmes radiove dhe televizioneve të huaja dhe edicioneve të lajmeve të televizioneve nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia.
    Shqipëria është vendi i fundit i qeverisur nga komunistë në Europë përveç Bashkimit Sovjetik. Popullsia prej 3.3 milionë banorësh nuk ka njohur sistem tjetër përgjatë 46 viteve të fundit.
    Këtë vit, ekonomia po përkeqësohet drejt greminës, të cilën presidenti Alia e përshkroi dy javë më parë me qenien “e një shteti në prag të emergjencës”, gjë që ka ndikuar në rritjen e pakënaqësisë popullore.
    Në fillimin e majit, z. Alia nisi një program ndryshimesh nën flamurin e “demokratizimit” me qëllimet e përfshirjes graduale të parimeve të tregut të lirë dhe të pranimit të Shqipërisë në institucione politike dhe ekonomike të Europës Perëndimore.


    Artikulli është publikuar në “New York Times” më 14 dhjetor 1990
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si i mashtroi kryeministri Çarçani themeluesit e PD-së për zgjedhjet e reja


    Premtimi i kryeministrit të qeverisë komuniste në dhjetorin e vitit 1990 për procedurat që lejojnë pjesëmarrjen e formacioneve politike në zgjedhje dhe skema e re për ratifikimin e tyre në Kuvend. Detajet e bisedimeve mes Çarçarit dhe grupit themelue


    Qeveria komuniste e Shqipërisë ka nisur diskutimet me anëtarët e partisë më të re opozitare për lejimin e organizatave të pavarura politike në vend, që gjatë 46 viteve të fundit ka qenë me sistemin njëpartiak. Ndër çështjet e diskutuara ka qenë edhe sesi mund të bëhen ndryshimet rrënjësore sa më shpejt në ligjin aktual të zgjedhjeve. Vetëm në muajin e fundit, Kuvendi e bëri Partinë Komuniste subjekt të pranueshëm që të marrë pjesë në zgjedhje, por lejoi edhe subjektet e tjera. Kuvendi vendosi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 10 shkurt të vitit 1991.
    Legalizimi
    Ajo që nuk është bërë e qartë në tërësi nga qeveria është nëse mund të miratohet marrëveshja e legalizimit të partive të reja, si dhe nëse Kuvendi do të ndryshojë ligjin për zgjedhjet. Udhëheqësit e Partisë Demokratike, e themeluar pesë ditë më parë, thanë përmes një interviste telefonike se, kanë bërë kërkesën që data e zgjedhjeve të shtyhet deri në pranverë. Kjo bëhet që ata dhe grupet e tjera opozitare të kenë kohë për t’u organizuar që të shkojë në garë përballë kandidatëve komunistë.
    Sipas një tjetër bisede nga Tirana, “një grup shqiptarësh janë takuar tri javë më parë në mënyrë sekrete për të formuar Partinë Ekologjike Shqiptare. Telefonuesi tha se “ata e kanë vendosur që ta bëjnë publike organizatën e tyre këtë javë në Tiranë”.
    Industrializimi i Shqipërisë pas luftës ka krijuar xhepa me zona të banuara të ndotura përreth fabrikave të krijuara nën kujdesin e rusëve dhe kinezëve, në vende të tilla si Elbasani, Shkodra, Lezha, por edhe në kryeqytet.
    Negociatat
    Diskutimet mes udhëheqësve të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Adil Çarçani nisën të dielën në mbrëmje, pas një jave të nxehtë politike, që arriti kulmin me shpërthimin e dhunës në katër qytete që nga dita e mërkurë deri të shtunën në mëngjes.
    Adil Çarçani, i cili drejton qeverinë që nga viti 1982, në kohën e Enver Hoxhës, tha se “e ardhmja politike e vendit varet nga dialogu”. Zoti Çarçani, 68-vjeçar, tha se qeveria do të publikojë një dekret që do të autorizojë krijimin e partive të pavarura, por zëdhënësi i tij më vonë deklaroi se çdo ndryshim do të duhet që të ratifikohet nga Kuvendi.
    Anëtarësia
    Pjesa më e madhe e anëtarëve të Partisë Demokratike që janë paraqitur publikisht, janë relativisht të rinj. Zëdhënësi i këtij formacioni, Genc Pollo, tha se partia ka 300 anëtarët themelues, ku pothuajse të gjithë prej tyre janë në Tiranë. Në numrin e fundit zyrtar në vitin 1986, Partia Komuniste kishte 147 mijë anëtarë në të gjithë vendin. Në diskutimet e së dielës, zoti Çarçani dhe drejtuesit e partisë së re, diskutuan për shpërthimin e dhunës që ka shkaktuar dëme në Elbasan, Shkodër, Kavajë dhe Durrës. Qemal Lama, prokurori i ri i Shqipërisë, tha se 157 shqiptarë përballen me akuzat sepse ata kishin kryer akte të qëllimshme dhune në këto qytete.
    Gramoz Pashko, një profesor i Ekonomisë, që është një ndër themeluesit e partisë së re, tha se ai dhe themeluesi i tjetër, Sali Berisha, kanë shprehur keqardhje për dhunën në takimin e tyre me zotin Adil Çarçani, por kërkojnë që këto akuza që rëndojnë ndaj tyre të gjykohen në mënyrë të drejtë. Sipas praktikës së re, në Shqipëri, këtë vit, të pandehurit do të kenë mbrojtjen e tyre ligjore (avokat, - shën. red.)
    Në një intervistë të veçuar, Neshat Tozaj, një shkrimtar shqiptar i njohur, tha se ai kupton se Partia Demokratike do të ketë një rol në pjesëmarrjen për rishikimin e ligjit elektoral, meqenëse ajo nuk ka qenë e përfaqësuar në Kuvend.


    Artikulli është publikuar në “New York Times” më 18 dhjetor 1990
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndryshimet, si e shmangu Ramiz Alia të venë e Enver Hoxhës

    Masat që mori presidenti komunist gjatë periudhës që nisi aktivitetin partia e parë opozitare dhe pengesat që dolën në javët e para për PD-në

    Dhoma e shkatërruar, që shërbente si shtabi qendror për partinë e parë opozitare në Shqipëri, nën tension të kujtonte një improvizim të veprimeve që shoqëruan revolucionin përmes Europës Lindore vitin e kaluar.
    Por mbrojtësit e rinj të demokracisë në bastionin e fundit stalinist në Europë përballen me shumë beteja të vështira në përmbysjen e sundimit të pashpirt 46-vjeçar të komunizmit.
    Megjithatë, ata që gumëzhijnë rreth Partisë së re Demokratike të Shqipërisë, me zyra qendrore të rrënuara, janë banorët e të ashtuquajturit Qyteti Studenti në Tiranë që duken të patrembur.
    Një makinë fotokopjuese primitive nxirrte programin e partisë, ndërsa një grua e shkathët merrej me shtypjen e një dokumenti tjetër me një makinë shkrimi të vjetër. Tri karrige të vrazhda, të bëra prej druri, shërbejnë për vizitorët. Një parullë kishte pushtuar murin afër me domethënie ngulmuese: “Liri dhe Demokraci. Ne kemi nevojë tani”.
    Disa janë skeptikë
    Themeluesve të partisë u janë sulur nga brenda dhe jashtë vështrimet e shumë personave kureshtarë, ku shumica prej të cilëve akoma nuk besojnë plotësisht se ky ndryshim po vjen në Shqipëri. Gramoz Pashko, një profesor i Universitetit Ekonomik në Tiranë, që ndihmoi në themelimin e partisë së re, tha se kurioziteti i tyre (dyshimi) tregon problemet me të cilat përballen demokratët. “Këta njerëz janë edukuar nën diktaturë”, - tha ai. “Ndodhet një psikologji paternaliste. Kur ju shkoni te dikush që ju njeh dhe trokisni në derën e tij, problemi juaj pastaj mund të marrë zgjidhje ose jo”.
    “Tashmë shqiptarët kanë nisur të mblidhen shesheve duke shprehur ndihmesën e tyre”, - thotë Zoti Pashko. Që prej 10 ditësh, kur protestat nisën në zonat e varfra të fjetoreve të studentëve në Qytetin Studenti, u shtuan lutjet për demokraci, ndonëse opozita e sapolindur shqiptare po ndesh shumë pengesa.
    Vetëm një muaj më parë, presidenti i Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Partisë, Ramiz Alia, hapi debatin këtu nëse ishte i nevojshëm pluralizmi politik në Shqipëri. Tani, ai thotë se vendimi dramatik që të lejojë partitë e tjera është i pakthyeshëm. Megjithatë, zoti Pashko thotë se zyrtarët komunistë vendorë akoma pengojnë anëtarët e PD-së që të udhëtojnë në qytete të ndryshme që të përhapin mesazhin e partisë.
    Komunistët, me mbështetje nga shtypi
    Gjithashtu, opozita përballet me mbështetjen e vazhdueshme që kanë komunistët në shtyp. Përmes të përditshmes komuniste “Zëri i popullit, thjesht raportohet regjistrimi i partisë së re sot, por nuk jepet informacion rreth programit dhe udhëheqësve të saj.
    Për këtë arsye, demokratit duan të përditshmen e tyre, e cila do të quhet “Rilindja Demokratike”. Komunistët janë duke luajtur ashpër për përçarjen e protestave në katër qytete këtë javë, me një shfaqje të forcave të ushtrisë dhe policisë në njërën anë dhe, në anën tjetër, nxjerrjen e të gjithë të arrestuarve që ishin dënuar me më shumë se 20 vjet. Gjithashtu, komunistët dukeshin sikur po arnonin vetveten me linjën e liberalizimit, në shenjë sfidimi kundër opozitës së re.
    Sot njoftohet se Nexhmije Hoxha, e veja e udhëheqësit të parë stalinist shqiptar, ka humbur pozitën e saj politike si kryetare e Frontit Demokratik, një organizatë mbrojtëse e drejtimit komunist, që dëshmon se zoti Alia është duke lëvizur kundër konservatorëve. Komunistët do të mbanjë një miting të mërkurën tjetër, ku ata pritet të njoftojnë një lëvizje të qeverisë që e premtoi kur studentët për herë të parë kërkuan ndryshimin. Programi elektoral i Partisë Komuniste do të publikohet, ndërsa një zëdhënës i Partisë Demokratike, Genc Pollo, tha se ai pret “nga partia në pushtet që të lëvizë në drejtim të një rruge më demokratike”.
    Ndërsa opozita po përballet me kërcënimin për më tepër dhunë. Kur rebeluesit shpërthyen në qytetet e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Kavajës javën e kaluar, zoti Pashko dhe udhëheqës të tjerë të partisë bashkëpunuan me komunistët në “dënimin” e “huliganëve”, duke thënë se ata ishin përgjegjës. Dënimi nxiti dyshime se partia e re, ku disa prej themeluesve janë intelektualë që kanë lidhje me elitën politike, nuk është një opozitë vërtet e pavarur.
    Por drejtuesit e partisë këmbëngulën se ky është një keqkuptim. Ata planifikuan një protestë zyrtare në mbështetje të demonstruesve, të cilët thanë më pas se kanë qenë ndaluar pa mbrojtjen ligjore të mjaftueshme dhe në të njëjtën kohë janë goditur ndërsa policia i kishte nën ruajtje.

    Artikulli është publikuar në “New York Times” më 21 dhjetor 1990
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  5. #25
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u pritën refugjatët shqiptarë në Greqi në janarin e vitit 1991

    Kryeministri, Konstantin Micotaqis, tha sot se një eksod i shqiptarëve drejt Greqisë ka marrë përmasat e një “katastrofe kombëtare” dhe deklaroi se shteti fqinj në kufi ndodhet në gjendje kritike. Gjithashtu, zoti Micotaqis kërkoi që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ai dërgoi ministrin e Jashtëm grek në Bruksel që të shohë mundësinë e ndihmës nga Komuniteti Europian. Shqiptarët vazhdojnë të kalojnë kufirin edhe sot, ndërsa autoritetet greke thanë se numri i shqiptarëve që kanë ardhur në katër ditët e fundit ka arritur mbi 3 mijë deri në mesnatën e sotme. Më herët informacionet kishin treguar se numri është më i madh se 3 mijë vetëm të martën.
    Që nga Lufta e Dytë Botërore, ky ka qenë thuajse rasti më i mundshëm për shqiptarët që të largohen nga vendi i tyre, një nga shtetet më të varfra në Europë dhe bastioni i fundit besnik i komunizmit.
    Qeveria shqiptare ka bërë disa ndryshime të vogla vitin e fundit, pastaj eci me shpejtësi pas rebelimit antiqeveri në muajin dhjetor. Qeveria shqiptare, e cila ditën e martë hodhi poshtë faktin se kishte hapur kufijtë, tha sot se ligji shqiptar “garanton të drejtën për të lëvizur kudo për çdo person që e dëshiron një gjë të tillë”.
    Asnjë pengesë për largimin
    Refugjatët e intervistuar sot në Greqi thanë se “autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë që të ndalojnë largimin e tyre, ndonëse disa thanë se rojet e kufirit i kanë cilësuar ata tradhtarë”.
    Ata thanë se shkaku kryesor i tyre për t’u larguar ishte dyshimi rreth premtimeve të qeverisë për demokratizimin, si dhe një frikë e mundshme se do të ketë më shumë dhunë pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shkurt. Refugjatët, shumica me prejardhje greke, thonë se shpresojnë në lirinë politike, punë dhe standarde më të mira jetese në Greqi.
    “Ne nuk i besojmë për ato që na thonë rreth ndryshimit demokratik”, - thotë Despina Kokkali, një refugjate, 30-vjeçare që kishte ecur më këmbë për 12 orë që nga fshati i saj me emrin Aliko. “Madje, e ashtuquajtura opozita demokratike në Shqipëri është e kontrolluar nga komunistët”, - shton ajo.
    Leonidas Xathos, 45 vjeç, prind i dy fëmijëve, që i ka lënë së bashku me gruan, thotë se “ka patur përplasje me policinë në protestat e fundit dhe do të kthehet vetëm “nëse situata politike do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore. Kam frikë se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë”.
    Qeveria greke, zyrtarisht, akuzoi sot qeverinë shqiptare “se është duke përdorur marifete dhe shantazhe të ndryshme” që të nxisë grekët etnikë të largohen. Sipas saj, “qëllimi i Shqipërisë është të shpëtojë veten nga problemi i minoritetit dhe të ndryshojë strukturën e popullsisë në të ardhmen, në zgjedhjet e para dy-partiake në Shqipëri që do të mbahen më 10 shkurt.
    Zëdhënësi i qeverisë greke, Byron Polydoras, tha përmes një njoftimi për shtyp se, “një prej qëllimeve është që të lejojë atë që dihet tashmë, që të përshpejtojnë eksodin, megjithëse kufijtë janë të mbyllur. Një tjetër synim është të marrë në pyetje krerët e familjeve greke, me arsyen që të intensifikojë klimën e shtypjes.
    Një marifet i tretë është shpërndarja e lajmeve se tokat, shtëpitë, makinat dhe televizorët janë dhënë sapo ata janë larguar në Greqi, ndërsa një tjetër dredhi është ajo që është bërë e njohur se “grekët etnikë nuk do të jenë të përfshirë në proceset e demokratizimit të Shqipërisë”.
    Një informacion i agjencisë shqiptare të lajmeve dhe të radios shqiptare, të ndjekura sot në Athinë, citon kryeministrin Adil Çarçanin duke thënë se “Shqipëria nuk ka nxitur dhe nuk nxit largimin e qytetarëve të saj nga vendi i tyre, megjithëse pohon pengesat e pashmangshme”. Ai tha se Shqipëria respekton standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar garanton të drejtën e lëvizjes kudo për çdo person që e dëshiron një gjë të tillë”. Prandaj, këtu nuk ka arsye të kalohet kufiri ilegalisht.
    Kërkohet frenimi i grekëve etnikë
    Zoti Micotaqis tha se Greqia do të ofrojë strehim dhe do të ndihmojë me të gjitha mundësitë refugjatët, por vendi është i papërgatitur që të kujdeset me asistencë.
    Ai kërkoi nga grekët etnikë që të qëndrojnë në qytetet dhe fshatrat e tyre në Shqipëri dhe tha se do të takohet me presidentin Ramiz Alia më 13 janar, ku do të diskutojë mënyrën e zgjidhjes së problemit, si dhe do të kërkojë rikthimin e refugjatëve pa u ndëshkuar. Zoti Micotaqis tha se zgjidhja nuk është me një eksod masiv, por me “një “ndihmë ndërkombëtare" që demokratizimi të mund të zhvillohet në Shqipëri dhe grekët etnikë dhe në të vërtetë të gjithë shqiptarët të mund t’u gëzohen përfitimeve politike dhe ekonomike të demokracisë.
    Zoti Polydoras (zëdhënësi i qeverisë, - shën. red.), tha se gjatë katër ditëve të kaluara dhe deri në mesnatën e sotme, 3163 refugjatë shqiptarë kanë kaluar brenda territorit grek dhe se 90 për qind e tyre ishin me origjinë etnike greke. Ai tha se krahasuar me situatat e mëparshme, në dhjetë ditët e fundit kanë hyrë 1577 veta, ndërsa për gjashtë muaj vetëm 744 veta.
    Rreth 400 mijë grekë etnikë jetojnë në Shqipëri, (shifër e dhënë nga autoritetet greke, - shën. red.), ose rreth 10% e totalit të popullsisë. Zoti Polydoras tha se kushtet në Greqi nuk ishin ideale për refugjatët dhe se do të ishte e këshillueshme për ta që ta konsiderojnë rikthimin”. “Ne shpresojmë që të ketë një numër në rënie, si dhe përmes mesazhit tonë, iu kërkojmë atyre që të mos largohen nga vendi i tyre”, - tha ai.


    Artikulli është publikuar në “New Times, më 3 janar 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Kulisat e takimit Alia-Micotaqis ne vitin 1991

    Bisedimet e sotme midis udhëheqësve shqiptarë dhe grekë kanë dështuar për zgjidhjen e krizës që ka ndodhur me eksodin e më shumë se 6 mijë refugjatëve shqiptarë që shkuan drejt Greqisë. Ndryshimet ishin në mënyrë të dukshme serioze, saqë kryeministri i Greqisë, Konstandin Micotaqis, lideri i parë perëndimor që viziton Shqipërinë qëkur u vendos regjimi komunist në vitin 1944, deklaroi se “nuk është i sigurt në tërësi nëse vizita e tij do të sjellë zhvillime më të mira apo më të këqija mes dy vendeve. Zoti Micotaqis, duke folur në prani të gazetarëve, në një bisedim publik disi të çuditshëm me presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia, u shpreh për pritjen e tij: “Nuk është e mjaftueshme të themi se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira, por duhet të bëjmë diçka rreth tyre. Dhe të arrihet kjo, nuk është thjesht e mjaftueshme që të veprojë vetëm njëra palë”.
    Vizita dyditore e kryeministrit grek në Shqipëri, në të vërtetë, kërkonte një marrëveshje që t’u jepet fund tensioneve rreth vërshimit të refugjatëve shqiptarë në Greqi, ku pjesa më e madhe e tyre janë grekë etnikë.
    Athina ka akuzuar se eksodi është i nxitur nga Tirana, që të shpëtojë vendin nga ndonjë kërcënim i mundshëm i minoritetit dhe përmes saj të tkurret opozita politike në prag të zgjedhjeve të para shumëpartiake që do të mbahen në shkurt. Greqia kërkoi formulimin e një qëndrimi publik nga Ramiz Alia, që t’u garantojë amnisti refugjatëve dhe të premtojë kthimin e sigurt të tyre, si dhe, në serinë e masave, të parashikohet dhënia e ndihmës minoritetet etnik grek.
    Nuk pranohen kërkesat greke
    Në të vërtetë shqiptarët përjashtuan pjesën më të madhe të kërkesave të bëra nga grekët. Sazan Bejo, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, tha se “Tirana refuzoi të deklarojë një amnisti për refugjatët, por do të shtrojë për diskutim “lehtësimin” e tyre, sipas ligjit shqiptar. Kjo kupton se ata do të jenë të penalizuar vetëm nëse janë larguar pa një pasaportë dhe aplikim vize dhe vërtetim dalje, apo shumica e tyre, që do të pohojnë se janë arratisur nga persekutimi politik.
    Bejo shtoi gjithashtu se “pala shqiptare refuzoi kërkesat greke që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të lejohet që të vizitojë grekët etnikë në Shqipëri; që të ngrihen konsullata greke në tre qytete shqiptare në Juglindje, të populluar në pjesën më të madhe nga minoritarë grekë dhe që priftërinjtë grekë të lejohen të kryejnë shërbesat në kishat ortodokse greke.
    Tirana zyrtare u përgjigj se “vizita e delegacionit të Kombeve të Bashkuara është një çështje që do të kërkohet vetë nga kjo organizatë; se Ambasada Greke këtu është e mjaftueshme, pa pasur nevojë për konsullata të tjera dhe se Kisha Ortodokse Shqiptare është e pavarur nga Kisha Greke”.
    Gjithashtu, të dy palët nuk ranë dakord për numrin e minoritetit etnik grekë. Zëdhënësi shqiptar tha se Tirana zyrtare ka përllogaritur një numër, që mund të jetë rreth 60 mijë në krahasim me të dhënat greke që flasin për rreth 400 000 minoritarë.
    Po ashtu, jo vetëm që nuk u pranua pretendimi grek për keqtrajtimin e minoriteteve, por për herë të parë Tirana zyrtare nisi kundërsulmin, duke shpallur se “ndodhet një minoritetit etnik shqiptar atje”. Greqia refuzoi që të flasë për këtë çështje.
    Presidenti Alia nuk pranoi argumentet se këtu kishte një dështim total në bisedime. Por ai nuk dha detaje të marrëveshjes së paralajmëruar rreth ndonjë çështjeje thelbësore.
    Duke folur në prani të zotit Micotaqis dhe gazetarëve në zyrën e tij në Presidiumin e Kuvendit Popullor, ai tha se "unë nuk do të flas për një dështim. Unë nuk mund të shprehem se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë duke u forcuar, gjë që e dëshirojmë të gjithë, apo rreth çështjes së minoritetet etnik grek".
    Të dyja palët bënë përpjekje në minutat e fundit që të arrijnë një marrëveshje të pjesshme, që u reflektua me një qëndrim të përbashkët nga dy ministrat e Jashtëm.
    Megjithëse nuk është garantuar një amnisti e plotë për emigrantët, dy diplomatët thanë: “Të dyja palët janë dakord se kjo është në interesin e tyre të ndërsjellë, që grekët e minoritetet të mbeten në vendin e tyre, pra të mos largohen; dhe që ata që janë larguar, të mund të kthehen dhe të vazhdojnë të jetojnë këtu pa asnjë ndëshkim, si qytetarë të lirë të Shqipërisë”.
    Ministri i Jashtëm grek, Antonis Samaras, tha në mbyllje të konferencës së shtypit se “qëndrimi tregon se bisedimet nuk kanë qenë një dështim”. Ai tha gjithashtu se “kërkesat e tjera të Greqisë nuk janë refuzuar tërësisht, por janë duke u marrë ende në konsideratë nga shqiptarët”.

    Artikulli është publikuar në “New York Times” më 14 janar 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jugosllavët përzënë forcërisht 368 shqiptarët e arratisur në 1990-n


    Përballë shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë dhe ngurrimit në rritje të shteteve perëndimore për të parandaluar strehimin përfundimtar të tyre, autoritetet jugosllave javët e fundit kanë nisur të kthejnë forcërisht të gjithë të arratisurit nga Shqipëria, që qeveria e shtetit komunist i kishte raportuar si të dënuar dhe, nëse ktheheshin, të arratisurit do të vuanin gjer në tre vjet burgim. “Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë në 30-31 janar”, - thanë sot zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Grupi raporton se mes tyre ka edhe gra dhe fëmijë.
    Ndëshkimi i dyfishtë për të arratisurit
    Diplomatët perëndimorë këtu janë shprehur të shqetësuar se 100 shqiptarë të tjerë llogaritet të jenë dënuar në një afat kohor 30-ditor këtu për hyrje ilegale dhe mundet që së shpejti të kthehen në Shqipëri, për më tepër që mund të kthehen edhe ata që kanë qenë në të kaluarën te Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, të cilët ishin mbajtur si azilkërkues derisa ishin strehuar në vendet e treta.
    Për shumë dekada, Jugosllavia ka qenë pikë tranziti për njerëzit që largoheshin nga vendet e bllokut të ish-Lindjes. Të tilla arratisje kanë ardhur duke u zvogëluar sapo qeveritë e reja në këto vende bënë procedurat ligjore të udhëtimit më të lehta, por zyrtarët këtu dhe kudo në Europën Perëndimore tani janë të frikësuar se varfëria ekonomike dhe lehtësitë e reja të emigrimit mund të prodhojnë një vërshim të pashmangshëm të refugjatëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Perëndim.
    Shqipëria, vendi më i varfër dhe i prapambetur i Europës, është qeverisur që pas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët në mënyrë strikte, saqë edhe tani, në muajt e fundit, ata kanë mbyllur udhëtimin jashtë vendit, pothuajse për të gjithë qytetarët. Edhe kërkesat e tyre për pajisje me leje pakësohen përpara se ata do të udhëtojnë në një qytet tjetër brenda vendit.
    Vërshimet e fundit të të arratisurve nga Shqipëria kanë qenë për shkak të standardeve dëshpëruese të jetesës këtu dhe një zvogëlimi të kontrollit kufitar.
    Tirana zyrtare nuk jep siguri
    Qeveria jugosllave është veçanërisht e ndjeshme rreth të arratisurve shqiptarë, sepse ka probleme me shumicën e shqiptarëve etnikë që ndodhen në rajonin serb të Kosovës", - thotë një diplomat perëndimor. “Qeveria e Beogradit informoi Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara të martën se zyrtarët shqiptarë në pikën e kalimit kufitar afër qytetit të Titogradit në Republikën jugosllave të Malit të Zi kanë dhënë garanci vervale se shqiptarët nuk do të dënohen nëse ata janë kthyer përmes kufirit”, - tha një zyrtar i OKB-së. “Kjo lloj sigurie nuk është e mjaftueshme”, - këmbënguli zyrtari. Sipas tij, “Parimi i paprekshëm i mbrojtjes së refugjatit është se personat nuk rikthehen në vendin e tyre, kur ata do të kenë jetën ose lirinë e tyre të rrezikuar”.
    Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të mirëpresë sigurinë nga Shqipëria që këta njerëz nuk do të jenë të rrezikuar”, - tha zyrtari. “Por siguritë e paqarta që jepen në kufi nuk janë të mjaftueshme”.
    “Ne kemi raste të dokumentuara nga shqiptarët që janë paraqitur së fundi, ku disa prej të arratisurve të rikthyer kanë qenë të dënuar mbi 3 vjet burgim”, - thotë zyrtari.
    Zyrtarët e qeverisë shqiptare dhe jugosllave refuzuan të komentojnë rikthimin e shqiptarëve. Numri i shqiptarëve të strehuar në Jugosllavi ka ardhur në rritje në këta 50 vitet e fundit, ku nga vitet 1980 deri në 1990 kishte më shumë se 1 000 shqiptarë dhe 472 vetëm në janar të këtij viti”, - thonë zyrtarët.



    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 7 shkurt 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndryshimi i sistemit ne vitin 1991, çfare thane Pipa dhe Bardha

    Levizja me hapa te matura nga diktatura komuniste ne drejtim te demokracise shumepartiake ka ngjallur nje lloj shprese te shqiptaro-amerikanet se ata mund te ndihmojne ne ecjen me shpejtesi te procesit. “Eshte e vertete, ka nje zgjim te dyte”, - thote Arshi Pipa, nje poet dhe mesues, duke iu referuar ndikimit te zhvillimeve shqiptare te komuniteti i vogel por i fuqishem shqiptaro-amerikan ketu.
    Ai thote se “eshte duke ndier te njejten gje qe provoi ne vitin 1981, gjate protestave energjike te shqiptareve etnike ne Kosove, rajon i Jugosllavise.
    “Une isha nje karakter apolitik”, - thote dr. Pipa, 70-vjeçari i dale ne pension si profesor i letersise qe shkroi rreth çeshtjes shqiptare. “Çfare ndodhi ne Kosove, me zgjoi. Tani te gjithe kane nxjerre ne menyre te vrullshme çeshtjen e Shqiperise”.
    Sipas nje perllogaritjeje, rreth 175 mije persona me origjine shqiptare jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shumica e tyre rreth Nju Jorkut, Çikagos dhe Detroidit. Pjesa me e madhe e tyre kane te afermit ne Shqiperi ose ne provincen jugosllave te Kosoves.
    Gati per ndihme
    Tani qe partite politike demokratike kane “mbire” ne Shqiperi dhe Kosove, ku dhuna ende vazhdon, shume shqiptaro-amerikane gjejne veten e tyre te gatshem te kthehen pasi vendi qe deshirojne ka nevoje me shume per vemendjen e tyre.
    Ne Detroit, Ekrem Bardha, kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, thote se ndonese ai dhe miqte e tij jane te shqetesuar kryesisht per situaten ne Kosove, shqiptaro-amerikanet mirepresin “demokratizimin” ne Tirane, kryeqyteti shqiptar. Ai tha se komuniteti eshte “gati te ndihmoje dhe rindertoje Shqiperine”.
    S. Bitiçi, nje pronar restoranti ne Nju Jork, thote se shqiptaro-amerikanet deshirojne te shfaqin solidaritetin e tyre me levizjet demokratike qe po ndodhin ne Shqiperi, “ndonese ne nuk dime se si do te ndodhin keto”. Ai u shpreh se autoritetet e Tiranes kane bllokuar partite e reja demokratike qe te marrrin asistence nga jashte per fushaten qe do te çoje ne mbajtjen e zgjedhjeve te para ne Shqiperi me 31 mars.
    Z. Bitiçi eshte bashkethemelues i Rinise Shqiptaro-Kosovare ne Boten e Lire, nje grup qe merret me mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve etnike ne Kosove. Gjer tani, tha ai, “une kam qene i perqendruar 100% te çeshtja kosovare”. Mbrojtesit e shqiptareve ketu enderrojne nje republike etnike shqiptare ne Kosove qe nje dite do te bashkohet me Shqiperine. Ata thone se e nxisin, por nuk e shprehin kete deshire te madhe publikisht per shkak te frikes se udheheqjes se xhindosur te Serbise, republika kryesore e Jugosllavise, e cila e konsideron Kosoven si nje pjese integrale te republikes, te varur nga autoritetet e Beogradit.
    Vuajtjet e shqiptareve te diaspores
    Anetaret (e diaspores, - shen.red.) me te afermit ne Shqiperi kane qene vazhdimisht ngurrues qe te ndeshkojne qeverine ne Tirane. Shume shqiptaro-amerikane vuajten humbjet personale gjate 46 viteve te sundimit komunist ne Tirane. Doktor Pipa tha se “vellai i tij eshte vrare dhe ai vete ka kaluar 10 vjet ne burg perpara se te arratisej nga vendi i tij. Z. Bardha tha se nje nga vellezerit e tij eshte ekzekutuar nga autoritetet e komunizmit ne vitin 1953. Ata kane siguruar ndikim te konsiderueshem ne Kongres (Kongresin Amerikan, - shen. red.) dhe e kane perdorur ate qe te mbrojne kauzen e tyre.
    Permes zgjerimit te lobimit, shqiptaro-amerikane kane bindur Kongresin vitet e fundit qe te aprovoje rezolutat dhe mbeshtetjen ligjore te kauzes se 2 milione shqiptareve ne Kosove dhe te denoje veprimet e dhunshme nga udheheqja serbe.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 10 shkurt 1991
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Berisha ia dha meriten Ramiz Alise per shmangien e gjakderdhejs ne 1991-shin”


    Me mijëra shqiptarë protestuan në rrugët e kryeqytetit për t’i dhënë fund sundimit komunist me një ekonomi kombëtare që tërhiqet zvarrë. Presidenti Ramiz Alia nisi sot përpjekjet për të dalë nga kriza qeveritare. Udhëheqësi 65-vjeçar, i cili ka qenë gjithashtu sekretar i Parë i Partisë Komuniste, ka pranuar kontrollin personal në të gjithë aparatin qeverisës, deklaroi të mërkurën në mbrëmje në televizion se ai do të takojë dhe kërkojë zëvendësimin e 23 anëtarëve të qeverisë së kryeministrit Adil Çarçani, 18 prej të cilëve mbajnë poste ministrore në kabinet. Komunistët, të cilët kanë ardhur në pushtet në vitin 1944 me mbështetjen e fortë të partizanëve shqiptarë që luftuan kundër boshtit pushtues, kanë sunduar Shqipërinë në mënyrë të pakontestueshme deri tani. Deri në mesin e dhjetorit, kur shpërthyen një numër protestash në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit prej 3.5 milionë banorësh, Shqipëria ka qenë në grahmat (dhembjet) e asaj që përbënte një pakënaqësi popullore.
    Protesta kundër simboleve Hoxha
    Këtë mëngjes në Tiranë, protestues të zemëruar sërish u përqendruan te monumentet dhe simbolet që lidheshin me Enver Hoxhën, ish-udhëheqësi partizan që drejtoi vendin si një diktator post-stalinist deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Më pas u caktua zoti Alia si pasardhësi i tij. Protestuesit lëvizën te muzeu “Enver Hoxha” ku dukeshin si të kërrusur teksa vështronin godinën, e cila kishte formën e shqiponjës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën kryesore të kryeqytetit. Ata ndërruan rrugë kur po paralajmëroheshin goditje me zjarr në ajër nga një njësi e blinduar forcash në hyrje të saj.
    Gjithashtu, tanke dhe makina të blinduara bllokonin kalimet te blloku afër vilave të “zaptuara” nga pjesëtarë të elitës së Partisë Komuniste, përfshirë të venë e Enver Hoxhës, Nexhmijen.
    Pas kthimit në qendër të qytetit, në sheshin “Skënderbej”, që mban emrin e udhëheqësit të shekullit XV, që është heroi kombëtar i Shqipërisë, protestuesit çmontuan pjesën më të madhe të shkronjave dhe fletëve metalike të pikturuara me të kuqe në majë të Pallatit të Kulturës, që himnizonin Partinë Komuniste, duke lënë vetëm shkronjat për Shqipërinë.
    Pastaj një turmë me disa qindra protestues morën një turrë me librat dhe fotogafitë e Enver Hioxhës dhe i dogjën rreth 40 këmbë larg statujës së Enver Hoxhës, e cila është përmbysur dje.
    Trupat nuk urdhërohen për të hapur zjarr
    Megjithëse më herët demonstruesit udhëhoqën përplasje të dhunshme me njësitë e ushtrisë dhe të policisë, ku pati qindra të plagosur nga radhët e ruajtësve të rendit dhe protestuesve, duket se nuk kishte asnjë të vrarë nga radhët e kryengritësve popullorë.
    Përmes një interviste telefonike sot, udhëheqësi i opozitës në Tiranë tha se ia atribuonte mungesën e gjakderdhjes presidentit Alia, i cili kishte thënë se ka udhëruar personalisht trupat ushtarake dhe policinë e rendit që të mos hapin zjarr mbi protesuesit.
    Deri tani, presidenti Alia ka shqyrtuar në të vërtetë hap pas hapi çdonjërën nga kërkesat e ngritura nga protestuesit. Tashmë ka nisur ai që cilësohej “procesi i demokratizimit” të nisur në maj dhe ai ka ruajtur një masë të popullaritetit personal, ndonëse tani shumica e protestuesve nuk e kanë cilësuar për lëvizje të tij.
    Sakaq, nuk ishte e qartë nëse qeveria në krizë e zotit Alia do të përfshinte anëtarë të partive opozitare shqiptare të krijuara së fundmi. Gramoz Pashko, një figurë drejtuese e opozitës, tha sot se Partia Demokratike do të refuzojë çdo ofertë për të marrë pjesë në koalicion me komunistët.
    Zgjedhjet mbahen më 31 mars
    Së bashku me tri partitë e reja opozitare, partia dymujore e zotit Pashko është duke bërë fushatë kundër komunistëve për zgjedhjet elektorale që do të mbahen më 31 mars. Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin më 3 shkurt, por u shtynë nga zoti Alia pas kërkesës së opozitës.
    Një banor në Tiranë u shpreh se Presidenti Alia kishte rënë në akord me Presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizata politike më e madhe e minoritetit etnik shqiptar te fqinjët jugosllavë. Kjo lëvizje përfshin dimensionin tjetër të pakënaqësisë popullore gjithëpërfshirëse shqiptare, meqenëse është e sigurt se ka zmbrapsje të udhëheqjes serbe në Beograd, e cila kohët e fundit ka vazhduar politikën e shtypjes së 1.7 milionë shqiptarëve etnikë në rajonin serb të Kosovës.


    Artikulli është publikuar në “New York Times” më 22 shkurt 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u organizuan oficerët e Shkollës së Bashkuar kundër lëvizjes demokratike

    Mbështetësit e demokracisë konkurrojnë me komunistët besnikë në të gjithë Shqipërinë, sot në një luftë për të marrë në dorë të ardhmen e vendit të vogël të Ballkanit
    “Snajperistë rrinin në gjendje gatishmërie, - është raportuar sot në Tiranë, kryeqytetin e vendit, - si dhe tanke të ushtrisë dhe makina të blinduara ruanin godinat e qeverisë dhe të drejtuesve të Partisë Komuniste”
    Lufta vinte përballë të rinjtë shqiptarë kundër brezit të vjetër dhe zonat rurale, ku pjesa më e madhe e vendit është malore, kundër qyteteve.
    Për rreth 46 vjet Shqipëria është qeverisur sipas modelit të ashpër stalinist, por në maj të vitit 1990 presidenti Ramiz Alia nisi përhapjen e ndryshimeve, të cilat, sipas tij, “demokratizonin” vendin 3.5 milionë banorësh. Ndryshimet dhe aktiviteti në rritje i forcave opozitare demokratike tani kanë shkaktuar një reaksion të fortë.
    Ultimatumi i Shkollës së Bashkuar
    Banorët e Tiranës thonë se “disa njësi ushtarake kanë arritur të krijojnë sot një grup kundër mbështetësve të presidentit Ramiz Alia, që kërkon rishikimin e regjimit dhe eliminimin e partive opozitare që kanë dalë së fundi. Një grup oficerësh të Shkollës së Bashkuar, në verilindje të Tiranës, lëshuan një ultimatum për zotin Alia, ku kërkohej që ai të rikthejë monumentet e ish-diktatorit stalinist Enver Hoxha, që ishin përmbysur në fillimin e kësaj jave në Tiranë dhe disa qytete të tjera nga grupe protestuesish.
    Oficerët e quanin veten “Komiteti për Mbrojtjen e Interesave të Vendit”, por ata nuk identifikoheshin. Të enjten në mbrëmje një konflikt i dhunshëm ndodhi në sheshin e shkollës ushtarake, ku u përfshinë kadetë, oficerë, demonstrues antikomunistë dhe një detashment policie. “Një polic dhe tre civilë janë vrarë dhe Radio Tirana raportoi më vonë se 80 persona ishin plagosur. Rreth 50 civilë ishin arrestuar. Njësitë e ushtrisë u pozicionuan rreth shkollës sot, por sipas një dëshmitari, disa nga kadetët e shkollës thanë se ata mbështesin programin për ndryshime të presidentit Ramiz Alia.
    Apeli i lëshuar nga partia
    Oficerët konservatorë morën mbështetje nga komunistët e zonave rurale dhe qytetet e vogla, që njëzëri shpallën në mënyrë të hapur kërkesën që autoritetet të vazhdojnë të nderojnë Enver Hoxhën, që vdiq në vitin 1985.
    Këta mbështetës u mblodhën në sheshe në Bajram Curri, Kukës dhe Peshkopi dhe në jug në Skrapar, Fier, Përmet dhe në Berat. Veç kësaj, komunistët besnikë rikthyen një bust të Hoxhës, që e kishin hequr disa të rinj në Gjirokastër, vendlindja e komunistit, që sundoi Shqipërinë për 41 vjet.
    Komunistët në zonat rurale kanë nisur gjithashtu organizimin e një Bashkimi të Vullnetarëve për Enver Hoxhën në qytetet e Peshkopisë, Përmetit dhe Skraparit, duke deklaruar se ata do të marshojnë drejt kryeqytetit.
    Në Tiranë, Partia Demokratike, forca drejtuese e opozitës, e krijuar dhe e legalizuar nga presidenti Alia në mesin e dhjetorit, nxori një apel "për të gjithë patriotët shqiptarë”, që protestojnë kundër forcave kriminale dhe antidemokratike që janë duke u përpjekur që të asgjësojnë demokracinë në Shqipëri”.
    Sali Berisha, një mjek kardiolog, që është një nga drejtuesit e partisë, tha se thirrja denonconte vullnetarët dhe mbështetësit e Enver Hoxhës, të cilët, pohoi se ishin organizuar nga këshillat e qeverisjes vendore, komitetet e partive dhe komandat ushtarake.
    Thirrja i përshkruante ata si forca puçiste, duke thënë se “është e mundur se forcat puçiste mund të dëmtojnë demokracinë, ndonëse ata nuk do të fitojnë kurrë”.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 24 shkurt
    Titulli është redaksional
    Sui generis

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •