Haradinaj rikthehet ne Hage, Stijovic perpiqet te njollose figurat e luftes
Ne Gjykaten nderkombetare te Hages, ka vazhduar procesi gjyqesor ndaj ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkeluftetareve te tij, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.
Ne seancen e sotme gjyqesore, eshte rikthyer edhe Haradinaj, i cili ishte liruar perkohesisht nga gjykata per te marre pjese ne ceremonine e varrimit dhe te pamjes se nipit te tij. Para trupit gjykues, deshmine e tij e ka vazhduar ish-shefi i Sektorit analitik te Sherbimit sekret serb ne Prishtine, Zoran Stijoviq. Duke u pergjigjur ne pyetjet e prokurorit Rej dhe te ekipit te mbrojtjes, lidhur me veprimtarine e ketij sherbimi ne Kosove, gjate periudhes nga mesi i vitit 1992 e e deri ne fund te nentorit te vitit 1998, Stijoviq, paraqiti shifren per 1486 sulme te grupeve te armatosura te komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Adem Jasharit prej vitit 1992 e deri ne fund te nentorit te vitit 1998.
Si deshmi ai permendi edhe komunikatat e Shtabit te pergjitshem te Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves, si dhe deshmine e Jakup Krasniqit ne procesin "Limaj e te tjeret". Prokurori Rej, gjykatesi Ori dhe avokatet e Haradinaj, Balaj e Brahimajt, jane interesuar te dine hollesi nga deshmitari i Prokurorise Stijoviq lidhur me burimet e informacionit te Sherbimit te sigurimit shteteror serb per disa zhvillime gjate periudhes 1992 – 1999 ne Kosove. Stijoviq gjate pergjigjeve ne pyetjet e prokurorit Rej, lidhur me infomatat mbi sulmet e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves mbi stacionet e policise serbe, mbi kampet e refugjateve serbe e malazeze dhe bashkepunetoret e sigurimit serb, u mundua te njollose disa nga figurat e Levizjes Popullore te Kosoves dhe te UĒK-se, duke i quajtur edhe bashkepunetore te UDB-se. Ne emer te trupit gjykues, gjykatesi Orie, informoi se per shume arsye, nuk mund te pranohen si prova gjyqesore shume anekse te deklaratave dhe amterialeve te paraqitura nga ana e deshmitarit Zoran Stijoviq. (RTK)
Krijoni Kontakt