Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Mafia Mediatike Shqiptare

    Armata e Shpifjeve.


    SI FUNKSIONON MAFIA MEDIATIKE SHQIPTARE!?


    Diktaturat qė kontrollonin gjithshka morrėn fund. Tashti nė Kosovė dhe nė Shqipėri, diktatura ėshtė zevėndsuar me njė formė tjetėr tė rendit shoqėror, qė mund tė quhet pa hezitim Katrahura ose Anarkia pse jo Demokratura!
    Nė „shtetet“ ku sundon Katrahura, gjithshka ban vaki. Por ajo qė besohet mė lehtė nga tė gjithė ėshtė shpifja! Po, po shpifja dhe mundėsisht shpifja e botuar. Tė interesuar pėr tė shkatėrruar mė tej „shtetin“ nė kushte Katrahure, nė ballė tė frontit janė tė gjitha ato gazeta qė botohen me fonde tė dyshimta, nga persona qė nuk pėrfaqsojnė asgja dhe qė kanė njė strategji nostalgjike sllavo – komuniste pėr tė kaluarėn. Kėto mund tė quhen edhe shoqata „joqeveritare“ ose sorroide (qė kanė njė lidhje me sorrat dhe me korbat e urdhėruar nga dashakeqėsit shekullorė tanė dhe dashamirėsit e pėrjetshėm tė bashkėsisė sllvave me i nxjerrė sytė mundėsisht qė nė djep foshnjes sė brishtė demokraci.) Ajo rracė intelektualėsh „par exellente“ ka aftėsi me depėrtu deri nė sferat mė tė larta tė diplomacisė, politikės dhe mandej mbasi t‘i hypin nė qafė „shtetit“, politikės, opinionit fluger (nga tė fryj era) ia hyp dhe kombit qetsish duke i pshurrun bash pėrmbi zverk!...
    Katrahura Mediatike qė lulėzon nė Katrahurėn Shtet, krijon tek lexuesit e pafajshėm ndjenjėn e zymtė dhe pesimiste qė „ne shqiptarėt kurrė nuk do tė bahemi!“.
    Pra, kuptohet qė pėr atė armatė mediatike, qė ēon ujė nė mullirin e hasmit, detyrė parėsore ėshtė pėr tė luajtur tė gjithė gurėt qė tė ngjasė katrahura. Kjo lloj mafie mediatike lufton ēdo ditė, nė ēdo faqe dhe nė ēdo artikull apo shkrim tė bėjė ēbėrjen! Fenomeni i Ēbėrjes, lidhet ngusht me Armėn e Shpifjes, sepse vetėm me anėn e shpifjes kėrcėnohet, rezikohet dhe asgjėsohet e Vėrteta! Kush e vrau Ali Ukajn!? Kush e vrau Xhemajl Mustafėn?! Kush e vrau Bekim Kastratin!?…
    Kur kėrcėnohet dhe likujdohet e Vėrteta, ndodh qorrollepsja e lexuesit. Shpifja bėhet frymė sunduese deri tek bisedat e pėrditėshme, hutia merr pėrmasa kombėtare, frika sundon e tremb gjithkend. Njerėzit shkojnė e vijnė tė ēoroditur me gazeta nėpėr duar dhe me tė drejtė mendojnė: „A mos kemi qenė ma mirė, kur ishim ma keq?“
    Fatkeqėsisht shpifja mbetet anonime, ndėrsa me shpėrndarjen e saj, merren tė gjithė! Kjo ndodh sepse mungon informacioni. Mungon e Vėrteta! Kjo ngjet sepse punojnė „ofiēinat e shpifjes“ mė tė sofistikuarat brenda nesh prej shekujsh. Fakte ka plot. Shpifėsit dhe tė shpifurit kanė shpikur tolerancėn(!) Akuzuesit dhe tė akuzuarit kanė shpikur konsensusin!

    Sa mjerim qė sot si Kosovėn ashtu edhe Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare e pėrfaqsojnė opinionkrijuesit „kombėtarė“ dhe qė janė fatkeqėsisht pėrsėri bijt bastardė tė ishambasadorėve kriminelė. Me tė drejtė ne „nuk bahemi dot“. E kush tė len tė bahesh?
    Nėse pėrmend ambasadorėt e Tiranės qė janė akredituar nepėr botė, emrat e tyre dhe atėsinė pėrkatėse, mos tė ju vij mėrzi vėllezėr shqiptarė tė Kosovės, por shifrat flasin qartė: 63% janė ortodoksė(ishsigurimsa), 37% bijt e bijat e ishanėtarėve tė KQPPSH-sė, dhe 0% atdhetarė!
    Kė dėrguat me nėnshkrue nė Rambouillet? Ku janė ata?! Ku janė firmatarėt qė nėnshkruan ēarmatosjen e UCK-sė?! Pra sot, mos u mėrzitni aq fort qė po jua burgosin trimat dhe gjeneralėt! Mos vallė ishte kollaj me e burgosė Milloshin? Duhej njė kompensim, prandaj ka njė farė pazari nė kėto punė: „mė jep Sllobon“ se tė „jap 19 komandantė“!… Nuk asht fort e vėshtirė me u kuptue.
    I ndihmoj paksa kėsaj afere dhe shpifja brenda nesh, qė u ba ortek. I ndihmoj dhe sindromi „kujt po ia heqim flamėn sonte“. Megjithatė shpifja dhe gjaknxehtėsia u banė bashkė e sollėn vetėgjyqsinė primitive. „Shtėpitė botuese“ tė shpifjeve e shtuan tirazhin. Filloi botimi nė 2 milion kopje!… „Po vjedhin pompa ata tė uēkas“…, „po vjedhin banesa“…, „po vjedhin Kosovėn ata… tė uēkas“!…Shpifnin ata qė dilnin me dashnoret apo me gratė tė veshura me shtiklla bulevardeve tė Evropės, Beogradit dhe Prishtinės, kur trimat luftėtarė luftonin dhe ēlirimin e Kosovės e kishin pėrnjimend! Erdhi dhe dita e bekuar e 9 qershorit. U firmos paqja! Kosova u lirua! Ia behėn ēlirimtarėt dhe populli ua puthi ballin. Mandej u banė dhe zgjedhjet dhe Kosova lirisht mund tė quhet Republika e Tredhun e Ballkanit. Kryeministėr, Parlament me Kryetar, dhe President qė ndoshta edhe me pshurrė duhet me u marrė leje ndėrkombėtarėve! Pshurrshi me hajr nė Kosovėn e Liruar! A u lodhėt bre udhėheqsa?!… Apo asht baca Shteiner qė na i zgjidhė problemet dhe ushkurėt… Ai ka tė drejtė pėr gjithshka, ndėrsa ne kėrthinjtė qė sapo kemi dalė nga „liria“ e dhuruar, duhet me mbyllė gojėn!? Duhet tė rrijmė urtė nė shpėrgajtė e tė ashtuquajturės demokraci, dhe bile bile herė mbas here edhe tė dhjesim ndėr shpėrgaj se ka kush na e lanė mbrapanicėn! Kujdeset UNMIKU pėr gjithshka! Bile dikush dikush qė e ka dashnoren shterpė lirisht mund t‘a ēojė nė „tyrbet e UNMIKU-t“ se ia kthen Baca Shteiner me binjeq dhe me ēimēakiz nė gojė ndoshta! Po tė paktėn mendoni pėr vehte bre zotrinj politikarė, se vjen njė ditė e jepet llogari. E kam njė mendim: pėrse nuk jepni dorėheqjen or dashamirė!? Me ju e kam or zotri President, dhe ti shoku Kryeministėr? Po ti Mandela i Kosovės, pse rrin kryetar bordi!? Pėrse nuk shkon kryetar bordelli politik?! A nuk po i sheh shokėt e tu a!? A t‘u thafshin krahėt!! Pėrse nuk shkon vullnetarisht nė burgjet e Idrizovės, Nishit apo tė Goli Otokut baca Adem? Ti i ri je, edhe nja 30 vite tė tjera nė burgjet e shkaut mundesh me i pėrballue! Ēka pret!? Po ti Ramush Haradinaj ma i miri vėllau i jem luftėtare dhe trim, ēka po tė duhet politika!? Pėrse nuk del malit me ia krisė edhe njė herė o vėllau im dhe bile me ia marrė gjakun dhe Luanit?!..E ju dėshmorėt e Kosovės a po keni ftohtė nėn tokė!? Mos u ankoni pash hatrin e UNMIK-ut! Qé, ua kemi lanė dritėn e hanės me ua ndritė vorrin! Diellin e kemi pėr vehte dhe pėr ndėrkombėtarėt! Nėse jeni mėrzitė aty nėn dhč, mos kujtoni se neve qė jemi mbi tokė po bajmė sefą. Pėrse rrini nėn rrasa tė vorreve bre Hamz Jashari e Zahir Pajaziti? E kam njė fjalė dhe me ty Sali Ēeku. Or burrė pse nuk po bzan! Po ti djali i Gjilanit pėrse nuk ēohesh e me dalė nji herė andej nga Kosharet dhe me ēue kufinin edhe nji herė atje ku ishte? Ishim ma mirė kur ishim tė ndamė! A nuk po tė vjen zani bre Agim Ramadani? Si mund tė qėndrosh i vdekun ti Fehmi dhe ti motra ime Xhevė? Apo e batė sakrificėn tuaj tė „vogėl“ e tash edhe kangėn pėr heroizmin tuaj po lypin 1 mijė euro me ua kėndue?! Mirė, mirė! Por gjakun tuaj hallall, po drue se tė tjerėt po e bajnė harram! Ju flini tė qetė, se unė po tjerr e po ētjerr shpifje kha mbi tokė! Bile kam fillue me pi ēaj tė rusit dhe me shpėrnda bile edhe bomba tė rusit! Me hajr lirinė dhe mafinė Kosovė!

    Agim Doēi

  2. #2
    Disa kusherinj te mi qe kishin shkuar per vizite diku, ne shtepine e nje miku, me treguan kete ;

    Ne nje dhome burrash po flitej per luften ngjarjet e saj etj etj, njerezit qe e bene e cdo gje qe mund te imagjinohet ne lidhje me keto subjekte.

    Shumica ose gati te gjithe flisnin per ato qe kishin degjuar apo perjetuar. Behet fjale per pak jave ose muaj pas mbarimit te luftes, ku nuk kishin filluar akoma ndaresite politike si tani.

    I vetmi qe nuk foli ne ate dhome, ishte i vetmi qe kishte vrare ushtare serb me doren e tij. Kishte qene ushtar dhe rasti e kishte sjelle te ishte perballe me armikun ne beteje dhe po rasti e kishte sjelle qe te shpetonte jeten e disa shokeve te tij. (Nuk kane rendesi hollesite).

    Per ate ngjarje foli dikush nga fundi dhe ku shumica e bisedave ishin ezauruar. Dhe ky pasi tregoi ngjarjen, tregoi ne fund dhe personazhin kryesor te asaj ngjarje, qe ishte ne te njejten ode me gjithe keta burra dhe qe ishte i vetmi qe nuk kishte folur gjate gjithe kohes.


    Dhe kur e pyeten se perse nuk fliste, ai iu pergjigj pak a shume; "Nuk kam se cfare te them. Bera detyren time dhe kaq".

    Tani ai njeri eshte kushedi se ku, ne fshatin apo katundin e tij, duke prashitur token apo kullotur lopet dhe duke pare jeten dhe bereqetin e tij.

    Ai nuk eshte ne Prishtine duke kerkuar shtepi apo privilegje sepse Luftoi. Ai nuk eshte duke bertitur qe une isha me UCK-ne dhe Clirova Kosoven, prandaj me jepni post, apo me beni komandant, minister, kryeminister apo cfare.

    Ai beri vetem Detyren ndaj Atdheut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    "S'a ka me bą kurr hajr Shqypnija
    N'se Padija dhe Krenija
    do shkojnė ngjitė si trupi e hija!......"
    AT FISHTA

    flm REDI pėr mesazhin tand, por a na ndigjon ndokush ne tė dyve!?
    Agim Doēi
    Agim Doēi

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Shume interesant shkrimi i A. Docit, por gjithashtu, fatkeqesisht edhe shume pak i qarte.

    Manipulimi i ndergjegjes se lexuesve permes lojes se provokimit te emocioneve te forta eshte i gjithi ne dem te Arsyes dhe te Njohurise se Vertete.

    Z. Doci i ka aftesite besoj per te kontrolluar ndjenjat e veta dhe per te realizuar nje shkrim me konciz ( qofte edhe akuzator ) mbi te njejten teme. Kjo natyrisht eshte e mundur vetem nese pervec qellimeve te mira te "fryra" nga zjarri i zemerates egzistojne edhe fakte te mirfillta qe mund te sillen ketu.

    Do e ndjek me shume interes kete teme dhe pres nga zoti Doci sqarime per te gjitha tezat e hedhura ne shkrimin e pare.

    Me respekt
    BenAlbani

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    BenAlbani,
    Ke tė drejtė shkrimi ka emocion dhe nerv, qė shpesh i themi "buza e plasur". Por nuk ka ligėsi! Kjo ėshtė njė "ēelje oreksi" se nė fund tė fundit Banda e Gazetarėve po shkatrron imazhin e vendit tonė! Unė nuk kam atdhe rezervė! Apo jo!?.... Do tė isha shumė mirėnjohės qė tė mė kėrkosh sqarime pėr ato fjali qė nuk janė tė qarta. Kjo ndoshta do ishte mė interesante. Pėrsa i pėrket zhvillimeve prej 12 viteve tė gazetarisė nė Tiranė, besoj se je dakord qė lė shumė pėr tė dėshiruar. Unė mirėpres ēdo vrejtje.
    Me respekt Agim Doēi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    ne fillim desha ti them te z.Agim Doēi qe shkrimet e tij i ndjek qe te gjitha qofshin ato edhe ne vende tjera,gjithashtu edhe ne kete forum.
    nuk do ndalem ne analiza te tilla se nuk kam aq mendje te holle per ti bere ato,por do mundohem te them dhe une ate qe shoh edhe pse ndoshta nuk mund te jete e vertete.
    ato katrahura nuk jane vetem ne Shqiperi apo Kosove,mua me duket qe jane ne gjithe vendet ku jemi ne shqiptaret(pa nencime).
    po ktheu koken njeriu ne maqedoni do te shoh qe akoma me keq se keto dy vende eshte,edhe pse ka jo shum ekohe qe ajo doli nga lufta e cila "kinse" u be pikerisht kunder gjerave te tilla.por ne esence per fat tekeq eshte krejtsisht e kunderta.
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Agimit

    Po te kthej nje pergjigje ketu, shpresoj te jete njelloj per ty. Falemnderit gjithesesi per mesazhin privat.

    Shkrimi juaj trajton disa aspekte. Kryesori eshte ai i mass-mediave ne Shqiperi ( dhe Kosove ). Une jam i mendimit se ne Shqiperi ( ne Kosove nuk e di ) shtypi nuk gezon de facto lirine qe i garanton ligji. Kjo per arsye se ASKUSH ne Sh. nuk mund te quhet I LIRE, perballe krimit ordiner. Gazetaria eshte profesion fisnik dhe ne sherbim te demokracise, por kjo ndodh vetem atje ku ka shtet dhe ku ekonomia funksionon. Ne Shqiperi calojne te dyja e per rrjedhoje edhe gazetaria le per te deshiruar. Shteti nuk eshte i afte te mbaje nen kontroll krimin ordiner dhe realiteti ekonomik nuk i shpreblen si duhet impenjimin dhe rreziqet e gazetarise.

    Aspekti i dyte eshte gjendja e Kosoves. Mendimet tuaja, ketu, me duken pak te egzagjeruara. Mesa e njoh une historine e koheve te fundit, Kosoven nuk e cliroi UCK-ja por NATO (pavaresisht se roli "Fitil" i UCK-se nuk mund kurresesi te mohohet) dhe per rrjedhoje udheheqesit Kosovare kane ne dore celsat e kashtes kurse B. Kushneri pushtetin real. Ky realitet duhet modifikuar me kohen patjeter, por kurresesi me dhune! Riarmatosja e UCK-se (kunder kujt!!??) do ti jepte dore armiqve tane nderkombetare te na tregonin me gisht si terroriste etj. etj.

    Aspekti i trete eshte me i erret dhe per mendimin tim e ka orgjinen tek mllefi juaj. Nuk e kuptoj sesi mund ti barazoni ortodokset me sigurimsat. Une po te isha armik pikerisht kete fare do mbillja: faren e percarjes fetare, gjeografike, politike e historike.

    Po nejse. Nese keni kohe dhe mundesi do ju lutesha te me dergoni sa me shume te dhena rreth UCK-se dhe realitetit Kosovar ne pergjithesi. Per kete nuk jemi shume te informuar dhe kjo eshte per te ardhur keq.

    Pershendetje miqesore
    BenAlbani

    p.s. une jam 22 vjec dhe po pershkoj vitin e peste larg Shqiperise.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    BenAlbanit mikut tim luksoz!
    Shqipėria nuk ka shkollė gazetarije! Bėhen gazetarė tė gjithė ata qė shprazin xhepat e lexuesėve pėr tė mbushur barkun e tyre! Sepse fatkeqsish nė Shqipėri:
    1. Gazetarėt SHQIPTARĖ gjysmėn e kohės e harxhojnė duke shkruar pėr gjėra qė NUK I DIJNĖ!
    2. Gazetarėt SHQIPTARĖ gjysmėn tjetėr tė kohės qė u mbetet NUK SHKRUAJNĖ gjerat qė I DIJNĖ!
    Kjo sepse janė PENG tifozllėku diku...dhe pastaj i vijnė pas OREKSIT tė botuesit, i cili dhe ky ėshtė SUPER-PENG diku...!?
    Nėse flasim pėr "fitilsat" duhet tė ndalemi mė gjatė! Unė dot ė hedh kėtė temė pėr DISKUTIM dhe pėr INFORMIM tė BASHKĖFORUMASVE sėshpejti.
    Por nė shqip thuhet: "Ka njė ARMĖ mė tė tmerrshme se shpifja - E VĖRTETA!"
    Nė anglisht: "There is a more terrible weapon than calumny - THE TRUTH!"
    Ndėrsa ata qė duan tė keqkuptojnė janė tė tjerė, pėr mua kurrė nuk mund tė pėshtyhet mbi shqiptarėt e besimit tė krishterė, pa qenė idjot dhe pa qenė antikombėtarė - ndėrsa ORTODOKSIA SHOVINISTE SERBO GREKE ėshtė krejt tjetėr! Unė e di qė Qendra Botėrore e Ortodoksisė Botėrore ėshtė nė Istambul! Dhe kjo ėshtė tolerancė e pashoqe, pse jo dhe SHEMBULLORE! Nė historinė e kombit tonė ka plot e pėrplot emra tė SHQUAR e tė NDERUAR personalitetesh qė janė tė besimit tė krishterė (ortodoks). Ndėrsa i madhi Georg F. Williams nė 1914 tek libri i tij THE SHKYPTARS shkruan:
    Kur e pyet njė shqiptar se ēfarė je ai tė thotė JAM SHQYPTAR!
    Ndėrsa kur e pyet njė fqinj tė tij nė Athinė a gjetkė ai tė thotė JAM ORTODOKS!
    Kuptohet pra qė bekimi qė u bėn kisha ortodokse e Beogradit vrasėsve serbė (sllavė) apo kisha ortodokse greke mjeranėve "vorioepirotė" nuk ka tė bėjė fare me atdhetarizmin e shqiptarėve jugorė! Nėse dikush mėrzitet, mua nuk mė bėhet vonė, por FAKTI ėshtė qė mė antigrek sesa Jugu i Shqipėrisė, kurrė nuk ka qenė dhe as nuk mund tė jetė Veriu! Diku kam shkruar qė edhe NACIONALIZMI edhe PATRIOTIZMI i TOSKĖRISĖ ka qenė dhe rezulton mė LUKSOZI dhe mė I PĖRMENDURI nė Historinė tonė Kombėtare! Kjo nuk do tė thotė qė NE GEGĖT jemi ZV/ATDHETARĖ apo ZV/NACIONALISTĖ! Larg Qoftė!
    Ju pėrqafoj dhe kini durim! Ngadalė - ngadalė do shkojė ēdo gjė nė vendin e vet! Por jo me INFLACION IDEOLOGJIK por me FAKTE dhe me tė VĖRTETA TĖ DOKUMNETUARA!
    Agim Doēi

  9. #9
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Gazetaret shqiptare nuk njohin drejtshkrimin e gjuhes shqipe.Duke konsideruar gafat skandaloze qe bejne,mendoj qe do te ishte me e udhes te shkruanin tek Hosteni.Te pakten do te qeshnin.

    Per fat te keq,regjimi enverist influencoi dhe kete fushe,e cila u pushtua sot nga llumi injorant 400 brezor.Gazetaret e sotem jane pikerisht bijte e kelysheve injorante te cilet kane dale nga bankat e shkolles ne 1990.ē'mund te presim nga ata veē demeve te zakonshme???

    I nderuar Zoti Doēi

    Per fat te keq,ne shqiptaret jemi teper individualiste.Ajo pak inteligjence qe pati shqiperia u largua,ne Shqiperi kane mbetur vetem disa .......
    Nga ana tjeter,nga nje takim qe pata me Robert Shvartzin(mik i ngushte ky i tim eti)kuptova se sa teper ka ndikuar shkaterrimi qe i eshte bere drejtshkrimit te shqipes nga sarhoshet dhe vegjetativet qe Enver Hoxha emeroi ne ate kohe per te"permiresuar"drejtshkrimin tone......

    Me sa mund te kuptoni,nuk iu referova pikpamjeve politike te "shkrimtareve shqiptare" por thejsh dhe banalisht drejtshkrimit qe ata i bejne gjuhes se bukur shqiptare
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  10. #10
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Per mendimin tim Enveri mund te ket shume te meta, por persa i perket drejtshkrimit te gjuhes shqipe, zorr se mban mekate mbi varr.
    Po te lexosh literaturen e tij nuk gjen shume gabime ne drejtshkrim me duket, tjeter gje se perse i perdori ai mediat.

    Di nje gje qe kongresi i drejtshkrimit (nuk me kujtohet viti 1976 ndoshta) si dhe revolucioni arsimor qe beri Enveri na ben mesemiri te dallohemi ne te folur te shqipes gramatikore, midis neve te Shqiperise dhe atyre jashte trojeve meme qe nuk e paten ket privilegj.
    Hap shpesh gazetat shqiptare ne internet, por shumica e tyre nuk jane ne nivelin qe ja vlen te lexohet e te investosh kohen ne ca shkrime ku cdo anetar i ketij forumi do te mund ta qulloste me mire.
    Fatos Lubonja me pelqen diku me realitetin e tij therres

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •