Postuar mė parė nga
only truth
Tewhidit i permbahen gjithsesi une te tregova se dervishet luten ma se shumti me ziker ashtu si na thote edhe Kurani dhe Muhamedi a.s .
Per ēdo dite permendet Allahu me qindra here apo mijera here ,permenden emrat e Allahut.
Cilesite e Allahut jane treguar me emrat e tij dhe shpjegimet e Muhamedit a.s familjes se tij dhe shokeve te tij , nuk ben te shtojm diēka apo te hjekim diēka.
Ka nga disa muslimane qe i kuptojn gabimisht disa gjera edhe te dervishet ndodh kjo .
Ka shume dallim berja e nje lutje Allahut tek nje varr i ndonje evliaja me pershkruarjen shok Allahut ,edhe kjo lutje nuk eshte e ndaluar perkundrazi mund te jete e preferuar.
Nje njeri qe shkon tek nje varreze (tyrbe) dhe i kujton te dashurit e Allahut ben nje lutje Allahut dhe kerkon shefatin prej atyre qe jane afer me Allahun si mund te jete e keqe. Mendoni se me kete e keni hidherimin e Allahut apo Allahu do te jete i kenaqur.Une mendoj se Allahu eshte i kenaqur kur i respektohen ata qe ai i don.
Edhe diēka ēka disa fetare ne islam nuk e kuptojn te sufizmi eshte se e ngaterrojn me panteizem ,panteizem nuk ka te sufite existon nje lloj panenteizmi se nuk po di si me u shpreh ,edhe ky lloj panenteizmi eshte nje nga cilesite e Allahut.
Tewhidi eshte nje teme ku duhet te shkruajm shume dhe nuk mundemi ta themi me nje apo dy postime.
T e gjithe evliat e medhaj kane thene se nuk ben te studiohet sufizmi (mistika islame) pa pasur nje dituri te thelle apo pa pasur ndonje mesues qe te ndihmoj.
Ibn Arabi ka thene ne librin e tij qe mos ta lexojn ata qe nuk kane dijeni per te fsheftat e islamit se do te kalojn ne pabesim.
Imam Maliki thote ne nje nga theniet e tij se kush do te studioj sheriatin (jurispodencenislame) pa studiuar sufizmin (mistiken islame) do te jete i korruptuar e kush do te studioj sufizmin pa studiuar sheriatin do te behet heretik.
Edhe kjo thenie eshte shume me vend.
Islami eshte si nje oqean ,shume njerez kane deshire te notojn ne mesin e tij por per te notuar aty duhet te kesh ndihmes se nuk mundesh vete ,ne jemi te vegjel dhe nuk dijm te orientohemi edhe ne plazha te vogla e lere me ne mes te oqeanit
Sqarim une nuk perfaqsoj askend ketu ,vetem per vete flas me aē sa kam mesuar nga librat dhe kontaktet me fetare te ndryshem.
Mirembetshi.
Krijoni Kontakt