Close
Faqja 28 prej 255 FillimFillim ... 1826272829303878128 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 2545
  1. #271
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Perëndia ime NAIM FRASHERI ka qen njeri nga njohsit e mir te prejardhjes son pellazge ashtu si edhe GJERGJ KASTRIOTI dhe ISMAIL QEMALI.Mendoj se ja vlen te botoj ne ketë postim nje vjersh te perendis sime nga ku del ne pah se ai e njeh shum mirë prejardhjen ton,ATË PREJARDHJE E CILA NË BREZIN TONË ËSHTË E ZYMTË EDHE E PAQARTË FALË RRUGES SE SHTREMBUR QË KA MARRË DIJESIMI SHQIPFOLËS MBI HISTORIN E TIJ.

    FORUMI,JU LUTEM TE MOS E CILSONI JASHT TEME VJERSHEN E PERENDIS SIME!.

    NAIM FRASHËRI

    PELLAZGET-SHQIPTARET

    The Albanian people . botuar ne bruksel ,Albanian magazine nr 4 1897.

    Ishte nje ditë
    Që Pellazgjitë
    Posi një dritë
    Mbuluan dhenë
    Duall nga Azia
    Si mizëria
    Dhe me ania
    E hodhen denë
    Pas pak herë
    Duke u perzierë
    Ca me të tjerë
    Bënë Ellinët
    Dhe duke ndarë
    Syresh një farë
    Si ka të ngjarë
    Bënë llatinet
    Edhe te tjeret
    Të papërzirët
    Pellazgjinj mbenë
    Maqedollijet
    E Ilirinjet
    E Mollosinjët
    Gjith ata qenë
    Dhe ata janë
    Prinderit tanë
    Pastaj na thanë
    Na Shqipetarë
    Mundim të themi
    Ne ata jemi
    Atë gjak kemi
    Si dhe shtyparë
    Thot Herodoti
    Ne Tomrrë zoti
    Shtepi qe moti
    Kishte Dhodhonë
    Është me e vjetër
    Ngaha çdo tjetër
    Shumë më tepër
    Kjo gjuha jonë
    Ne kurdoher
    Burra të ndier
    Jemi treguar
    Me Grekerinë
    Dhe me Persin
    Me gjith Azinë
    Kemi luftuar
    Me Leken vamë (aleksandrin e madh)
    Mundem Daranë
    Gjith Azisë
    Burr u deftyem
    Të gjith i thym
    Permbys e kthyem
    Fron e Persisë
    Të tërë dhenë
    Denë e steren ( tokën)
    Sa kombe qenë
    Në këmbë i vumë
    Dhe mbreteruam
    Kudo që shkuam
    Tekdo luftuam
    Vëndin zumë
    Me Pirron vamë
    Romës i ramë
    Llatinët i vramë
    E i tmerruam
    Me Skenderbenë
    Turqeve sa qenë
    I dhamë dhenë
    Kush i goditi
    Posi Petriti
    E i cfiliti
    Turqit barbarë
    Bota s guxonte
    Që tju qëndronte
    Po kush luftonte
    Ne shqiptarët
    PASTAJ U NDËRRUAM
    SE SE KUPTUAM
    TË MIRËN TËNË
    GJAKËN PËR BOTËN
    E DERDHËM KOTË
    NJERI Ç TË THOTË
    NUK ISHTE E THENË
    MBAJTËM TURQINË
    NGJALLËM GREQINË
    NDIHMUAM ITALINË
    PO SHQIPËRINË?
    PSE SU MENDUAM?
    PËR KË LUFTUAM?
    Ç KEMI TANINË?

    NGA NAIM FRASHËRI

    TË LUMTË GOJA O BILBIL QË MË RRËNQETH SA HER TE LEXOJ.

    në shenj respekti per disa miq të forumit të cilët nuk duan të degjenoroj në banalitet ,nuk po them asnjë llaf më tepër për pasardhesit DIJETARE E POLITIKAN ,QË NGA KOHA E ISMAIL BURRIT EDHE MË MBASË?
    Ndryshuar për herë të fundit nga alfeko sukaraku : 06-11-2007 më 08:50

  2. #272
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    qellimi ësht se avazi asimilimit po vazhdon akoma

    Mik nga DARDANIA,ësht më se e qart se po te ndryshojm emrat edhe traditat tona do humbim edhe gjuhen ton..ky është asimilimi ëmbel fetar!.

    ELENA KOCAQI i ndoqi rrenjet tona me arëm studimin e dijetarve me te medhenj te botes për prejardhjen e tyre.POR KUR TE GJITH KETA DIJETAR FLASIN PER PREJARDHJEN E TYRE NGA PELLAZGO-ILIRET...SHUMË DIJETAR SHQIPFOLES I MOHOJN EDHE I IRONIZOJN KETO LIDHJE..KJO ËSHT IRONIA E FATIT TONË!PERENDIA NAIM FRASHERI ME VJERSHEN MESIPER E RIVERTETON ELENA KOCAQIN DHE VEPREN E SAJ..AKADEMIKET TAN HESHTIN EDHE BEJN HARTA BUKUROSHE PER FEMIJET TANE NE SHKOLLA....TA NGREM ZERIN EDHE TJU ÇJERRIM MASKEN.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pershendetje Styx,

    Linkun qe e solle me siper dhe tekstin ne anglishte qe mjerishte se zotnoje por me shtyri qe te intervenoje per fatin e ketyre momijave ilire apo pellazge qe u gjeten ne maqedoni afer vardarit e jo ne Vinça si mendojne disa.
    kto momie i moren gjoja specialistet serbe te beogradit dhe i derguan ne serbi ku atje pas nje studimi te shkurter i hodhen keto momie apo i zhduken ne lumin Danub qe te mos mbetet gjurme e ilirve...pra keto momie me siguri kane bartur me vete ndonje sekret te vlefshem per ne qe mjerishte kurre nuke do ta zbulojmi vetem nese shkojmi e gjurmojmi edhe me teje ne luginen e Vardarit ndonjehere qe as ketu nuke do kemi kete fat se maqedonet as qe do na lejojne kurre !

  4. #274
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Perëndia ime NAIM FRASHERI ka qen njeri nga njohsit e mir te prejardhjes son pellazge ...
    NAIM FRASHËRI
    PELLAZGET-SHQIPTARET

    The Albanian people .
    botuar ne bruksel ,Albanian magazine nr 4 1897.
    ...Ishte nje ditë
    Që Pellazgjitë
    Posi një dritë
    Mbuluan dhenë
    Duall nga Azia
    Si mizëria
    Dhe me ania
    E hodhen denë


    Pas pak herë
    Duke u perzierë
    Ca me të tjerë
    Bënë Ellinët

    ...
    Të papërzirët
    Pellazgjinj mbenë
    Maqedollijet
    E Ilirinjet
    E Mollosinjët
    Me gjithe respektin qe kam per Naim Frasherin, dhe vellane e tij Samine mik te familjes time njehere e nje kohe, si eshte e mundur qe asnjeri nuk lexon ate qe lexoj une?

    Naimi thote:

    Pellazget erdhen nga Azia
    Pellazget kaluan detin me anije
    Pellazget u perzien me vendasit dhe krijuan Ellinet
    Pellazge te paperier jane Iliret, Maqedonet dhe Molloset.

    Kjo nenkupton per mua:

    Pellazget qene te erdhur nga Azia, pra qene jo-autoktone
    Popullsi tjeter gjendej ne Ballkan
    Kjo popullsi para-pellazge del te kene qene gjysma tjeter e Hylleve (Ellineve) me te cilet pellazget u shartuan
    Askund nuk kam lexuar per nje popullsi parapellazge ne Ballkan
    Iliret, Maqedonet dhe Molloset quheshin barbare. Me qe nuk ka shartim tjeter, del qe “autoktonet” Elline te kene qene bartesit e kultures me te larter dhe prek kendej me te "edukuar" se barbaret.
    Me qe kane erdhur nga Azia pellazget jane kusherinj te pare me sllavet.

    Cfare i lekund kjo tezes greke? Asgje. Greket kete thone qe jemi Hylline dhe Pellazge, ju te tjeret keni erdhur pe Azise dhe keni gjetur aty Dodonen. Nuk po filloj te them qe nga nje greket kane bere dy Dodona po kjo eshte pune tjeter.

    Ajo mbi te cilen une shkruaj, zakonisht jane pikat e dobeta te teorive qe paraqiten (me nje llaf oponence per free). Po ritheksoj se ne mund te bejme punen me brilante kerkimore, por neqoftese hipotezat qe hedhim kane boshlleqe themelore ne radhitjen historike te fakteve, studimet tona vetem se do i ndihmojme armiqte te perforcojne tezat e tyre mashtruese me rezultate tona te studimit.

    Edhe Buda u habit kur i ofruan titullin shkencor nga Akademia Rumune. Puna e tij krijoi nje platforme te vleresueshme per akademine rumune sot, qe eshte me agresivja dhe me falsifikuesja lidhur me etnogjenezen e Shqiptareve, ne te njejtin rend me ato Greke dhe Serbe.

    Ne se doni te kuptoni mire, ne se nuk doni...dikush kupton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 06-11-2007 më 20:34
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #275
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nje pyetje: Jemi te nen-forumi i letersise apo i arkeologjise?

    Pa nenvleresuar veprat letrare te Rilindasve por .... shkence ekzakte?!
    Po varet ne se cfare kuptojme ne me shkence ekzakte histori perpuqet me ate qe quhej histori ne te shkuaren. Homeri, Virgjili, ovide qene poete. Herodoti nuk e quente veten historian. Plato, Strabo, Skylax, Plini e te tjere e quanin veten udhetare e tregimtare. Po ti shohc me zell librat e tyre, thuhet me thane e thone, qe nuk eshte as afersisht shkence ekzakte.

    Mire do ish te kishte Shkruar Arkimedi e Pitagora, po ata nuk merreshin me vogelima popujsh... Ne pergjithesi njeriu eshte nenvleresue ndaj brezit te tij.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #276
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    Me gjithe respektin qe kam per Naim Frasherin, dhe vellane e tij Samine mik te familjes time njehere e nje kohe, si eshte e mundur qe asnjeri nuk lexon ate qe lexoj une?
    ...
    Xhanem-ti Stiksi, keta "rilindasit" kane bere goxha "inxhinjering gjenetik" me historine dhe identitetin e kombit.
    Besa e Samiut (qe eshte e para veper teatrore turke) flet kryekeput per "Besen" turke e ca pislleqe tjera qe sot do te quheshin antishqiptare pa te bere syri as ver i here.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #277
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Xhanem-ti Stiksi, keta "rilindasit" kane bere goxha "inxhinjering gjenetik" me historine dhe identitetin e kombit.
    Besa e Samiut (qe eshte e para veper teatrore turke) flet kryekeput per "Besen" turke e ca pislleqe tjera qe sot do te quheshin antishqiptare pa te bere syri as ver i here.
    Vepra e pare teatrore turke eshte "Dashuria Telatit me Fitneten", punimi pare i Samiut. "Besa" qe thua tine e Samiut, eshte perkthyer si "Mbajtja fjales-tragjedi Shqiptare" ne 1945 ne NY. Nuk e kam lexuar, keshtu qe keshtu qe nuk di se cfare genesh turke ke parasysh ne tragjedine shqiptare ku babai vret te birin per te mbajtur fjalen. (Kaq na kane mesuar ne shkolle per kete)

    Per me shume, shiko c'shkruan Samiu ne "Shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe c'do te behet", pak ndryshe nga sa ka thene Naimi me lart:

    "Shqiperia sot eshte si nje luan i forte me kembe te lidhura i rrethuar nga cakalle dhe dhelpera gati per tasulmuar dhe gelltitur. Nuk mund te beje asgje vec te shtrengohet dhe te perpiqet te thyeje zinxhiret. Atehere cakallet dhe dhelperat do terhiqen, do humbin kurajen dhe nuk do guxojne te tregojne fytyren…

    Cfare kemi bere qe ata (Turqit) te na marrin me vete kur te bien? Cfare kemi te perbashket me ta? Mos erdhem bashke me ta?Jo, jo aspak! Ne nuk jemi Turq, dhe as qe erdhem nga stepat e Azise. Ne jemi populli me i vjeter ne Europe. Ne kemi me shume te drejte te jetojme ne Europe se gjithe te tjeret."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 07-11-2007 më 08:54
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #278
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    STYX
    Naimi u bazua ne njohurit bashkekohore edhe ne terorin pellazgo-shqiptare qe mbrohej ateher.Në se nuk u kuptove atë qe doja te kaloja me vjershen e Naimit të madh ,unë po ta shpjegoj serisht.BOTA PELLAZGE NUK KA QEN KURR NJE MISTER I PANJOHUR ,POR ËSHTË RUAJTUR NGA POPULLI YNË BREZ PAS BREZI.

    duke i njohur aftesit tuaja ne një drejtim në histori edhe duke i respektuar ato njohuri ,më duhet të pyes sërisht..SI KA MUNDESI QË HOMERI,HERODOTI,THUKIDIDI,STRABONI FLASIN PËR MOS EKZISTENC GREKE,EDHE ATHINEN E QUAJN PELLAZGE?????SI KA MUNDESI QE TE GJITH FLASIN PER PELLAZGET AUTOKTON..ME TE VJETER SE HËNA!SI KA MUNDESI QE DIJETARET E SOTEM SI ADRADO,KOPIDHAQI ETJE E QUAJN GJUHEN GREKE SI NJË GJUHE TEKNIKE EDHE TE KRIJUAR NGA GORJAS NGA LEONDINET E SIQILIS ,I ARDHUR NE ATHIN ME 427 P E S.SI KA MUNDESI QE MBISHKRIME TE SIGURTA EDHE TE NJOHURA NE GREQISHT ,KEMI VETEM NGA FUNDI I SHEKULLIT TE 5 EDHE KETEJ!.

    Sipas te dhenave te njohura deri me sot NJERIU ERDHI NGA AZIA NE EVROP.kështu e shkruajti edhe Naimi.

    greket nuk kishin kurre ne historin e tyre GJUHE SHTETI,por ishin gjuha e fes qe nga aleanca e athines edhe deri mbas renies se bizantit edhe mbrritjes se turqis.lufta per pamvarsin e greqis ishte luft mindis shqipfolseve mysliman edhe ortodoks...NGJALLËN GREQIN të tha NAIMI.

    jonet ishin pellazg autokton qe banonin athinen.gjuhen pellazge e kan vertetuar si gjuh shqipe mbishkrimet e shpetuara te cilat ne se thomopulo nuk te esht specialis...shiko filologen ANNA DHIMITRIU,ne se edhe kjo nuk te ben pun shiko NIKO STYLON.Ne se edhe ky nuk te ben pun gjej mbishkrime jone edhe mundohu ti lexosh vet..ashtu sikur veprova edhe unë.Sot dijetaret e botes mbrojn theniet e antikitetit duke folur per perzierje dialektesh,edhe krijimin e nje gjuhe artificiale ne athin ,kjo gjuhe ësht grekja e cila u perhap nga aleanca e athines per her te par...NAIMI TË THA.DUKE U PERZIER ,BEN ELLINET.

    te njejten gje do thoja edhe per etrusken pellazge..ndaj serish NAIMI kishte te drejt.

  9. #279
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    sa per yllet-ylline-ellines..të them te drejten nga ju e degjoj per her te par edhe nuk dyshoj se edhe ju diku e keni lexuar.Por e gjith bota dijetare e antikitetit edhe e dijetarve te rinj që kaluan nga studimi imë per çështjen mbështeten tek HOMERI kur flasin per greket,pikerisht tek thenia,LARGË NGA E FIRA DHE LUMI SELLIENDA .
    Sipas strabonit edhe dhimitrit sqipsin DYSHJA EFIRA DHE LUMI SELLIENDA GJENDEN VETEM NE PELOPANEZ edhe askund tjeter nuk ekziston nje dyshe e tille edhe perse EFIRA quhen 4 qytete te ndryeshme.

    pikerisht kesaj thenie i drejtohet edhe THUKIDIDI i cili thot se "homeri nuk i permendi KURRË greket ne rapsodit e tij,vetem se USHTARET E AHILEAS QE VININ NGA EFIRA PRAN LUMIT SELLIENDA,NGA KETU THUHET SE VIJN GREKET E PAR SIPAS TIJ ,por kjo mbetet VETEM NJE E DHEN PA ASNJE FAKT BINDES PER VET NDODHJEN E EFIRES NE RADHE TE PAR.

    çdo dorshkrim i lasht vjen ne ditet tona fal tradites se dor shkrimit edhe rishkrimit brez pas brezi,edhe te gjith dijetaret (perveç talibanve shqiptar)pranojn se DORSHKRIMET U PERKTHYEN NE GREQISHT NE SHEK 2-5 TE ERES SON.NDAJ DIKUSH ME LART I CILI FOLI PER VEPRAT HOMERIKE SI VEPRA GREKE ËSHT KREJT JASHT TEME SEPSE EDHE FEMIJVE GREK JU MESOHET NE SHKOLL SE VEPRAT HOMERIKE U SHKRUAJTEN NE NJE GJUHE"TE PAFOLUR NGA ASNJE POPULL"

  10. #280
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Tungjatjeta Alfeko,

    Nuk kam asnje problem me Naimin, dhe ai e ka ekzaktesisht tamam kur flet per Tomorrin, ashtu si edhe Cajupi. Nje nga anetaret, nuk me kujtohet me saktesi ne se ka qene Cyclotomic apo Genesis e ka postuar diku "Baba Tomorrin". Ne cdo rast, te tera punimet duhen pare me sy kritik, pasi mashtrimi eshte aq i madh dhe ka vazhduar aq gjate sa nuk ka lene asnje teori te sakte imune, dhe asnje mendim akademik pa molepsur.

    Po te kishe qene per nje kohe me te gjate ne forum do kishe pare se asnje nga ne qe marrim pjese gati rregullisht ne forumin e historise duke filluar me Genesis, Barat, Darius, Baptist, Harmonies, XhGashi, Pri-Ltn, Alibaba, Kreksi e nuk po i mbaj mend te gjithe te me falni, nuk kemi asnje dyshim qe nuk ka pasur greke ne koherat per te cilat shkruajme. Me sakte nuk ka pasur nga ata qe quhen greke sot. As Ilire nuk ka pasur. Edhe kjo nje terminologji e shpikur (njelloj si ajo "greke") per te krijuar nje entitet "te zhdukur" dhe mbuluar entitetin real ate te Hyllineve, ose Hyllireve. Alfabetet nuk jane "greke" po Hyllire bashke me linearet A e B te cilet deshmojne arkaizmin e te menyres te se shkruarit te pellazgeve. Identiteti yne eshte tjetersuar. Perpjekjet jane bere e po behen qe te na shpien te gjejme identititetin e atyre qe e lane ne Azi, ose te falim vendin dhe te ikim. Vetem kur te mos kene mire friken e shiptareve do dali ne pah e verteta e kulluar qe e ruajne sot nder manasire. Po atehere, nuk do jemi ne qe ta shohim... Le te mos leme kete dite te vike kurre!

    Debati qe behet (qe une bej) te pakten eshte te percaktoje cilet jane greket e sotem dhe si u gjenden ne Ballkan. Kjo eshte te fillosh nga bishti, por eshte nje fillim i mire pasi te le pamend nga akrobacite historike.

    Evropis, eshte njekohesisht krahine dhe nje qyteze e vogel ne kufirin midis Ilireve, Maqedoneve dhe Dardaneve.

    Herakles ndau pikerisht kete Evrope nga Azia. Po kush eshte Azia? Kush na thote pse quhet Azi? Kush di te na thote pse ndau Herakles Diten nga Nata, mbitoken nga Hada? Ku doni ta shpini lumin e ferrit qe edhe vete "greket" nuk guxojne ta ngasin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 07-11-2007 më 21:44
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema të Ngjashme

  1. Në gjurmë të gërmave dhe shkrimit Pellazgo-Yllir #2
    Nga alfeko sukaraku në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 477
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 03:58
  2. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •