Perëndia ime NAIM FRASHERI ka qen njeri nga njohsit e mir te prejardhjes son pellazge ashtu si edhe GJERGJ KASTRIOTI dhe ISMAIL QEMALI.Mendoj se ja vlen te botoj ne ketë postim nje vjersh te perendis sime nga ku del ne pah se ai e njeh shum mirë prejardhjen ton,ATË PREJARDHJE E CILA NË BREZIN TONË ËSHTË E ZYMTË EDHE E PAQARTË FALË RRUGES SE SHTREMBUR QË KA MARRË DIJESIMI SHQIPFOLËS MBI HISTORIN E TIJ.
FORUMI,JU LUTEM TE MOS E CILSONI JASHT TEME VJERSHEN E PERENDIS SIME!.
NAIM FRASHËRI
PELLAZGET-SHQIPTARET
The Albanian people . botuar ne bruksel ,Albanian magazine nr 4 1897.
Ishte nje ditë
Që Pellazgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall nga Azia
Si mizëria
Dhe me ania
E hodhen denë
Pas pak herë
Duke u perzierë
Ca me të tjerë
Bënë Ellinët
Dhe duke ndarë
Syresh një farë
Si ka të ngjarë
Bënë llatinet
Edhe te tjeret
Të papërzirët
Pellazgjinj mbenë
Maqedollijet
E Ilirinjet
E Mollosinjët
Gjith ata qenë
Dhe ata janë
Prinderit tanë
Pastaj na thanë
Na Shqipetarë
Mundim të themi
Ne ata jemi
Atë gjak kemi
Si dhe shtyparë
Thot Herodoti
Ne Tomrrë zoti
Shtepi qe moti
Kishte Dhodhonë
Është me e vjetër
Ngaha çdo tjetër
Shumë më tepër
Kjo gjuha jonë
Ne kurdoher
Burra të ndier
Jemi treguar
Me Grekerinë
Dhe me Persin
Me gjith Azinë
Kemi luftuar
Me Leken vamë (aleksandrin e madh)
Mundem Daranë
Gjith Azisë
Burr u deftyem
Të gjith i thym
Permbys e kthyem
Fron e Persisë
Të tërë dhenë
Denë e steren ( tokën)
Sa kombe qenë
Në këmbë i vumë
Dhe mbreteruam
Kudo që shkuam
Tekdo luftuam
Vëndin zumë
Me Pirron vamë
Romës i ramë
Llatinët i vramë
E i tmerruam
Me Skenderbenë
Turqeve sa qenë
I dhamë dhenë
Kush i goditi
Posi Petriti
E i cfiliti
Turqit barbarë
Bota s guxonte
Që tju qëndronte
Po kush luftonte
Ne shqiptarët
PASTAJ U NDËRRUAM
SE SE KUPTUAM
TË MIRËN TËNË
GJAKËN PËR BOTËN
E DERDHËM KOTË
NJERI Ç TË THOTË
NUK ISHTE E THENË
MBAJTËM TURQINË
NGJALLËM GREQINË
NDIHMUAM ITALINË
PO SHQIPËRINË?
PSE SU MENDUAM?
PËR KË LUFTUAM?
Ç KEMI TANINË?
NGA NAIM FRASHËRI
TË LUMTË GOJA O BILBIL QË MË RRËNQETH SA HER TE LEXOJ.
në shenj respekti per disa miq të forumit të cilët nuk duan të degjenoroj në banalitet ,nuk po them asnjë llaf më tepër për pasardhesit DIJETARE E POLITIKAN ,QË NGA KOHA E ISMAIL BURRIT EDHE MË MBASË?
Krijoni Kontakt