Lere dias10 se na ktheu perseri ne teme, keshtu qe i falet.
Shiko:
Nga Greqishtja χάρισμα (charisma) "hijeshi, dhurate"
χάρις (charis) "hir"
nga χαίρω (chairō) ---perkthyer "Jam i lumtur!"
Tani carizmatik vika nga kjo XAIPE- famshme qe te do te thote te lesh gjurme brez pas brezi dhe te jesh i lumtur per kete. Nuk me kishte shkuar nder mend kjo lidhje kaq e forte gjeneruese qe po ashtu te ben te lumtur.![]()
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
PËRÇUDNIMI I DIJES
Nga Ardian Vehbiu
13-06-2007
Jo rrallë dëgjon të rimerret argumenti se shkenca e shkencëtarët nuk kanë ç’i duhen shumë Shqipërisë, meqë vendi është i vogël e i skamur, traditat kërkimore i ka të pakta e burimet njerëzore e financiare edhe më të pakta; ndërsa progresi teknologjik po e bën gjithnjë e më të lehtë shkëmbimin e informacionit shkencor në nivel planetar, si të ishte fjala për këpucë e lavatriçe e filma me Shrekun. Ky arsyetim, që tingëllon trivial edhe sikur të mos tingëllonte banal, e gjen kundërpeshën e vet praktike në krizën e identitetit të Akademisë së Shkencave gjatë viteve ‘90, por edhe në orvatjet e palodhura për ta de-elitizuar arsimin e lartë në vend, e për t’i shndërruar universitetet në parkime luksi të një brezi të ri, që përndryshe rrezikon të ndihet të tepërt në skemat e mbijetesës të ekonomisë e të kulturës kombëtare. Shto këtu edhe që, për një dorë gjithnjë e në rritje teknokratësh, kërkimi shkencor nuk është veçse aftësia për të hulumtuar e përvetësuar (ose vjedhur) teknika dhe aplikime pararojë, mundësisht në fusha të informatizimit dhe të modelimit kompjuterik; e cila aftësi vihet pastaj tërësisht në shërbim të krijimit ose të riprodhimit të karrierave përkatëse. Duket sikur megalomania e periudhës komuniste ia ka lënë vendin modestisë pragmatike të kujt kërkon vetëm rrugë të shpejta për t’u pasuruar, që të nginjet pastaj dekadentisht, si romakët në tryezat e bollëkut material dhe dëfrimit. Në lëmin e shkencave humane, publiku po priret ta identifikojë kërkimtarinë shkencore me albanologjinë; dhe albanologjinë me qëmtimin e origjinave, ose konfirmimin e arkitekturës së mitit kombëtarist rilindas të lashtësisë, pastërtisë racore, dhe unicitetit. Kjo rrethprerje e mitit romantik me gjakimin shkencor të mirëfilltë, e ka shndërruar deri edhe një dijetar të mirëfilltë si Çabej, në hero protagonist të ligjërimit kombëtarist të kulluar, me gjithë specializimin që kërkohet për t’ia njohur e ndjekur eksplorimet vërtet të admirueshme në fushë të etimologjisë së shqipes e të parahistorisë së gjuhës. Për imagjinatën kolektive, Çabej është konsoliduar tashmë në rolin e shkencëtarit plak e flokëbardhë ose Einstein-it tonë albanologjik, që kacafytet e kërleshet pa prerë në kongrese e forume ndërkombëtare me gjithfarë provokatorësh, mohuesish, denigruesish e sharrëxhinjsh të pemës indoevropiane së shqipes.
Që prej viteve 1980, mediat nisën të ndërmjetësojnë në raportet e publikut me albanologjinë, në emër edhe të ushqimit të mitit kombëtarist - çka ishte e nevojshme në ato kohë, kryesisht për të kompensuar dështimin ose zbythjen e plotë të parimit të internacionalizmit proletar ose solidaritetit “të popujve”. Kjo dëshirë e mirë, sikurse edhe shumë dëshira të tjera të mira, pati rast të rrëgjohet krejt gjatë viteve nëntëdhjetë, kur faqet e shkencës dhe të kulturës, në një aradhe gazetash e revistash të Tiranës, erdhën duke u organizuar sipas modelit të sprovuar të tabloidit. Pikërisht, në ato vite u sendërtua edhe një diskurs pseudo-albanologjik i tillë, që kërkonte t’ia monopolizonte vëmendjen publikut duke i shërbyer sensacione gjithfarësh e duke i kumtuar jo dijen, por karikaturën e dijes. Kësisoj, filologu i shqipes së Pjetër Budit ose të Nezimit; paleografi i osmanishtes; specialisti i arkitekturës së kishave romanike në Arbëri; analisti i elementit latin-ballkanik të shqipes; studiuesi i lidhjeve shqiptaro-rumune; arkeologu i Butrintit venecian ose i Danjës; historiani i afreskut bizantin; a kërkuesi në arkivat e Raguzës nuk konkurronin dot kurrë me musketierin albanologjik që sapo kishte “zbuluar” dorëshkrimin e librit të parë shqip, ose atë tjetrin që kish vërtetuar “lidhjet” shqiptaro-etruske, ose më në fund historianin që i kish lidhur përfundimisht e pazgjidhshëm pellazgët me shqiptarët.
Në rrethanat edhe të dobësimit e të pështjellimit të shkollës shqipe, nga fillorja deri në sistemin pasuniversitar, përcjellja e shkencës e në përgjithësi e dijes nga mediat kontribuoi jo pak në formimin e një opinioni, për të cilin dijetari albanolog është version i prodhuar në vend i Indiana Jones-it ose Robert Langdon-it, që e kalon kohën duke dyluftuar me armiqtë e kombit shqiptar në katakombet e bibliotekave dhe arkivave sekrete të Vatikanit; ose atje ku janë varrosur a fshehur dokumentet themeluese të mitit kombëtarist. Veprave të shkruara me dorë nga amatorë e dashamirës, por pa ndonjë vlerë shkencore e pa asnjë pretendim për t’u përfshirë njëfarësoj në diskursin indo-evropianist ose filologjik kontinental; ose përkthimeve e ribotimeve të kota të studimeve dhe sprovave me temë “shqiptare” përndryshe të harruara e të harrueshme, u jepet hapësirë e pamerituar në mediat; në emër ndoshta të zemërbutësisë sentimentale e populiste, por që shpesh maskon mosbesim të kulluar ndaj prestigjit të dijes bashkëkohore konvencionale. Po ata njerëz, zëra e grupe interesash që ngrenë në qiell figurën dhe veprën e Çabejt, u japin amatorëve, sharlatanëve dhe ekscentrikëve kryet e vendit në sofrat e kulturës, duke ia përdhosur, në thelb, trashëgiminë dhe kujtimin heroit të tyre.
Mediat bëjnë punë të lavdërueshme për t’ia ndërmjetësuar dijen lexuesit; por qëllimi i mirë nuk e përjashton nevojën për ta përcjellë këtë dije me frymë kritike. Shpesh, burim kryesor i informacionit shkencor të ofruar janë media të tjera, jo puna gazetareske e mirëfilltë; teksa të dhënat për shkencën vijnë e treten në një turli lajmesh për teknologji të reja e gjithfarë gadgets, ose edhe më keq, për teknikat alternative të meditacionit transhendental, përdorimin terapeutik të kristaleve, telepatinë e bisedat me të vdekurit dhe arritjet e fundit të shkencave astrologjike. Disa nga këto zarzavate do t’u bien rëndë në stomak lexuesve të papërgatitur; meqë nuk mund t’u kërkohet mediave të zëvendësojnë shkollën e t’ia kompensojnë mangësitë. Përkundrazi, jashtë bashkëpunimit me diskursin shkollor dhe racionalizmin elementar të bazave të shkencës, mediat nuk mund veçse të përftojnë e të mbajnë gjallë një publik i cili e përfytyron dijen si të ishte cirk i mahnitshëm, ku shkencëtarë me mjekër zbulojnë orë e çast penicilinën, formulojnë teoritë e relativitetit ose deshifrojnë mbishkrimet enigmatike pellazgo-etruske të Kretës.
Dija e mirëfilltë, ose përafrimi i së vërtetës në rrugë racionale e të falsifikueshme, nuk ia del dot këtij kaleidoskopi zhurmash e ngjyrash që ia merr mendtë publikut; sidomos në kushtet kur dijetarët e shkencëtarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbijetojnë ekonomikisht pa iu nënshtruar kërkesave të ekonomisë së tregut, nevojave teknologjike të korporatave, ose vullnetit të miteve kolektive për t’u konfirmuar. Dikur, gjatë një debati, pata pyetur një koleg, spekulativisht, se sa të mundshme do ta kishte një historian i gjuhës në Tiranë, që të mbronte në publik hipotezën se shqipja rridhte nga një dialekt i trakishtes; m’u përgjigj, pa iu dridhur qerpiku, se kjo nuk mund të ndodhte, meqë prejardhja e shqipes nga ilirishtja tashmë ishte vërtetuar nga dija! Meqë herë pas here jam marrë edhe vetë me çështje të historisë së shqipes, më shqetëson ideja se gjithë ç’kërkohet prej albanologëve është të sjellin argumente pas argumentesh në të mirë tezash tashmë të derdhura në beton-arme. Aq më tepër në këto kohë “kritike” për kombin… po kur nuk kanë qenë ndonjëherë?
Publiku shqiptar, madje edhe publiku i mediave, e adhuron dritën; madje pikërisht aty u frymëzuan edhe rilindësit, kur iu përveshën programit për t’ua dhënë shqiptarëve vetëdijen kombëtare moderne e racionale. Çka publiku ende nuk po e gëlltit dot lehtë, është, përkundrazi, fryma kritike, nevoja për prova e verifikime, ose ftesa që mund t’u bëhet autorëve për t’i ballafaquar tezat, studimet e botimet me arritje të ngjashme kolegësh në universitete e institucione kërkimore serioze të Evropës e të botës mbarë. Ndryshe nga mitet ose rrëfenjat ngushëlluese, dija nuk i pranon dot zhargonet; as mund të tolerojë të vërteta të pjesshme, ose sëmundjen foshnjore të relativizmit që ndonjëherë nxjerr kokë deri edhe në katedra post-modernistësh të ngeshëm në Perëndim.
Ndërfutja e mediave në komunikimin mes dijes dhe publikut, sjell me vete rrezikun e përforcimit me feedback të një modeli social djallëzor, sipas të cilit publikut i duhet ofruar dëfrim; shtetit - elemente të mitit kombëtarist; pushtetit - armë dhe sigurshmëri; korporatave –skllevër dhe mirëmbajtje; tregut të lirë - blerës. Brenda këtij modeli lidhjet e dijes me të vërtetën e humbin domethënien, madje edhe atëherë kur pranohet se zotëruesit e së vërtetës kanë përparësi kompetitive a darviniane ndaj bartësve të mitit. Por nuk është e thënë që ekonomia e tregut, ose edhe modelimi i komunikimit social sipas qarkullimit të parasë të shtyjnë doemos e pashmangshëm drejt adoptimit të një modeli të tillë, që do ta degdiste dijen shqiptare dhe vetëdijen kombëtare në periferi të planetit.
Krizën nuk e kanë shkaktuar mediat; as mund t’u kërkosh mediave që t’i japin zgjidhje. Intoleranca ndaj frymës kritike, e ndërlikuar me anti-intelektualizmin populist, i kanë rrënjët në barazitizmin e vjetër totalitar të kultivuar aq zellshëm prej komunistëve; në “vijën e masave”, ose idhujtarinë folklorike të popullit si mësues të vetëm e të pagabueshëm a burim ekskluziv të urtësisë. Nga ana tjetër, mediat janë njëkohësisht pasqyrë dhe realitet i pasqyruar; meqë riprodhojnë e amplifikojnë prirjet sociale ekzistuese sipas një logjike që nuk mund të jetë as altruiste, as humaniste e kulluar. Ndryshe nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara perëndimore, mjedisi shqiptar ende nuk i ka përftuar dot mekanizmat imunitare, as institucionet kundërpeshuese të diskursit mediatik; dhe sot për sot, mediat në Tiranë shpesh funksionojnë jo vetëm si përcjellëse të kulturës publike, por edhe si forma të vetme e të domosdoshme të asaj kulture. Deformimi i vetëdijes kulturore kolektive, në këtë rast, ka të bëjë me karakteristikat e vetë formave që ajo zgjedh për t’u riprodhuar. Si edhe për kriza të tjera, në mos shkaqet të paktën zgjidhjet duan gjetur në rimëkëmbjen harmonike të shoqërisë civile – e cila tash për tash po punon kryesisht për t’i katapultuar eksponentët e vet drejt pushtetit politik. Por pushtetit ndaj kujt e për të arritur çfarë?
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
që të flasim për grekët,duhet të njohim se cilët janë grekët në radhë të parë.
"Gjat kohëve të luftës së Trojës nuk ekzistonte aspak emri Grekët,pasi në ato kohë ç do gjë thirrej sipas emrit të qytetit,më të shumtët Pellazgët...."
THUKIDIDI.
kreksi për cilët grekë flisni ju??Grekët janë ata që marrin pjesë në shkollimin grekë.kur u hap shkollimi grekë?
Kreks, personalisht mendoj qe duhet te leme pak menjane ca perfundime te studjuesve te huaj per huazimet ne shqip.
Linku qe ke sjelle eshte shume interesant dhe te falenderoj, por te lutem mos e prano ne bllok sepse te pakten ne njohurite per shqipen nje gjuhetar shqiptar duhet tia kaloj shumefish nje gjuhetari te huaj qe merret me shqipen.
Respekt Kreks dhe shume miresi.
Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 26-05-2008 më 09:53
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 26-05-2008 më 10:10
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Nga: A. Vehbiu
Greqishtja e vjetër është një nga gjuhët indoevropiane më të njohura dhe më të studiuara. Meqë etimologjia është e detyruar të lëvizë nga e njohura drejt së panjohurës, të gjithë ata studiues që u interesuan për etimologjitë e fjalëve shqipe greqishten e vjetër e përdorën si pikë referimi të privilegjiuar krahas latinishtes. Me fjalë të tjera, lidhjet e shqipes me greqishten e vjetër janë hulumtuar në gjerësi dhe në thellësi. Kush kërkon t’u kthehet, nuk mund të injorojë rezultatet shpesh voluminoze të punës që kanë bërë të tjerët e që, me gjendjen e sotme të njohurive dhe të metodave krahasuese, kërkojnë shumë mund për t’u çuar përpara. Greqishtja e vjetër, nga ana tjetër, ka një shtresë fjalësh që nuk etimologjizohen dot mirë, sikurse ka në trojet ku flitej ajo gjuhë një numër emrash vendesh që u përkasin paragrekëve. Por nuk di të ketë gjuhëtarë që të kenë vërejtur ndonjë koincidencë të madhe midis izoglosave shqipe-greqishte dhe elementit joindoevropian në greqishten – çka do të ishte me interes të madh për parahistorinë gjuhësore të Ballkanit.
Të tilla bashkëpërkime mund të gjenden lehtë midis shqipes dhe të gjitha gjuhëve indoevropiane – siç edhe janë gjetur prej kohësh. Më interes do të kishin, megjithatë, ato afërsi leksikore që janë ekskluzive për dy ose një grup gjuhësh të familjes indoevropiane.
Izoglosa janë gjetur dhe përshkruar midis shqipes dhe gjuhëve balltike, shqipes dhe gjuhëve sllave, shqipes dhe greqishtes, shqipes dhe armenishtes, shqipes dhe keltishtes. Gjuhëtarët mendojnë se në kohën kur gjuhët indoevropiane ende nuk ishin ndarë më vete, por vetëm ekzistonin si dialekte të gjuhës “mëmë”, gjuhët me izoglosa të pjesshme i përkisnin të njëjtit dialekt indoevropian. Mirëpo në këtë fushë nuk mund të flitet me ndonjë farë sigurie.
Vetë koncepti i “lashtësisë” së një gjuhe duhet shoshitur mirë, meqë gjuha nuk është për shembull kafkë ose statujë. Gjuha riprodhohet në çdo akt komunikimi. Një mbishkrim është objekt, që mund të datohet. Gjuha nuk mund të datohet. “Meshari” i Buzukut mund të datohet. Deri edhe fjalët mund të datohen, kur krijohen nga shkrimtarët ose terminologët. Por jo gjuha si e tillë.
Ka kuptim, megjithatë, të flitet për një gjuhë si “më e vjetër” se një tjetër: bie fjala, latinishtja është më e vjetër se italishtja, ose greqishtja e vjetër më e vjetër sesa greqishtja e re. Do të jeni dakord me mua se ky lloj koncepti për vjetërsinë është banal.
Shqipja, si gjuhë është formuar – mendohet – diku nga Mesjeta e Hershme. Para kësaj datëlindjeje është mirë të flitet për parashqipe ose për protoshqipe. Ky dallim kryesisht imponohet nga të dhënat gramatikore dhe duhet kuptuar kështu: në lashtësi ekzistonte parashqipja, e cila si pasojë e lëvizjeve të popullsisë, kontakteve dhe përzierjeve të folësve me popuj dhe gjuhë të tjera, dhe të zhvillimeve historike të turbullta gjatë fundit të antikitetit dhe fillimit të Mesjetës iu nënshtrua një numri shndërrimesh të cilat pak a shumë përfunduan midis shekullit VII-X, kur edhe gjendja demografike në Ballkan filloi të stabilizohej, duke dhënë shqipen, një gjuhë cilësisht të ndryshme nga parashqipja. Në kohën kur në Ballkan flitej greqishtja e vjetër, shqipja siç e njohim ne sot nuk ekzistonte si e tillë. Natyrisht, mund të vendosim të themi shqipja e vjetër dhe shqipja e re, por kjo nuk i ndryshon gjë thelbit të problemit.
E kam fjalën që shqipja nuk është gjuhë relike, siç kuptohet ndonjëherë gabimisht. Në strukturën e shqipes ka shumë pak gjëra “të vjetra”. Sistemi i rasave është riformuluar krejt, është krijuar tema e shumësit si e dallueshme nga e njëjësit, janë përftuar nyjet e parme, nyja shquese është prapavendosur duke u shkrirë me emrin, e ardhmja është ndërtuar në mënyrë perifrastike, paskajorja është zhdukur ose zëvendësuar nga pjesorja e parafjaluar, e kështu me radhë. Këto ndryshime janë shumë të thella. Në krahasim me gjuhë të tjera, si gjuhët balto-sllave, shqipja i është larguar shumë modelit indoevropian.
Nëse ky argument tingëllon i mërzitshëm, kjo ndodh ngaqë shkenca, në vetvete, është e mërzitshme për jospecialistin. Pohimi që shqipja është “e lashtë” nuk i përket linguistikës, por një diskursi më tepër të natyrës patriotike-retorike.
Linguistika e trajton këtë çështje ndryshe. Për shembull, gramatika historike na tregon se një shumës i parregullt i tipit dorë -> duar është më i vjetër sesa një shumës i tipit gisht -> gishta; ose që kategoria gramatikore e rasës gjinore është më e vjetër sesa mjetet gramatikore që shqipja përdor sot për ta shprehur këtë rasë; ose që nyja e pasme është më e vjetër se e parmja; ose që forma të së kryerës së thjeshtë të foljeve si pashë, rashë, thashë janë më të vjetra sesa forma të tipit punova, kreva, lexova, vendosa, kopsita. Sikurse çdo gjuhë tjetër, edhe shqipja e sotme ruan në sistem elemente më të vjetra dhe elemente më të reja, në raport me modelin indoevropiane.
* * *
Le të nisemi nga dy skaje: shqipja e sotme, dhe indoevropianishtja siç flitej, të themi, para 5000 vjetëve. Për lehtësi studimi, le të vendosim që këto 7000 vjet mbulohen nga 100 breza, ku B-zero është brezi i parë ose fillestar, dhe B-100 jemi ne të sotmit. B-zero, sipas hipotezave më të pranuara, jetonte diku në Ukrainë ose në Poloni ose në Karpatet, dhe fliste gjuhën “mëmë” indoevropiane. B-100 jeton në Tiranë sot dhe flet shqip. Çfarë ndodh pikërisht gjatë kalimit nga B-zero në B-100?
Gjëja më e rëndësishme për t’u pasur parasysh është se, sa kohë që shqipja është gjuhë e familjes indoevropiane, çdo kalim konsekutiv (p.sh. B-zero -> B-1, ose B-22 -> B-23) përjetohet si transmetim normal i gjuhës amtare, nga prindët te fëmijët. Me fjalë të tjera, sa kohë që shqipja ekziston, do të gjendet të paktën një linjë kalimesh konsekutive b-zero B-1 B-2 B-3 e kështu me radhë deri në B-99, B-100, ku prindët të kenë qenë të sigurt se u kanë transmetuar fëmijëve gjuhën që flisnin ata vetë.
Megjithatë, gjuha ka ndryshuar në mënyrë të tillë, sa indoevropianishtja e para 5000 vjetëve ka dhënë sot një mori gjuhësh të ndryshme nga njëra-tjetra, afërinë e të cilave mund ta përcaktojnë vetëm analizat. Gjuhësia historike duhet të sqarojë si ndodh që gjuha ndryshon, edhe pse folësit nuk janë të vetëdijshëm për këtë ndryshim.
Në rastin e shqipes të përcjellë nga B-zero në B-100, ka interes të përcaktojmë disa etapa të rëndësishme për historinë e gjuhës. Për shembull, shqipja është dokumentuar me shkrim vetëm duke filluar nga brezi B-90, që koincidon pak a shumë me periudhën e Skënderbeut. Kontaktet e (proto)shqiptarëve me sllavët u përkasin kryesisht brezave B-60 – B-80. Kontaktet e (para)shqipes me latinishten do të kenë filluar gjatë periudhës B-58 – B-60. Të parët e shqiptarëve duhet të kenë ardhur në Ballkan dikur rreth brezit B-20. Gjatë periudhës midis B-20 dhe B-40, parashqipja ka qenë në kontakte me gjuhë joindoevropiane që fliteshin në Ballkan. Para B-20, parashqiptarët duhet të kenë qenë diku në kontakt me të parët e grekëve, armenëve, ndoshta keltëve. Para B-10, mund të dallohet një afërsi midis parashqipes dhe gjuhëve baltike… Por këtu dalim nga shkenca, për t’u futur në një fushë spekulimesh të kulluara.
Problemi i historianit të gjuhës është që t’u japë një kronologji tipareve të ndryshme gjuhësore, sipas tabelës së brezave ose të shekujve. Për shembull, ai duhet t’u përgjigjet pyetjeve: kur u prapavendos nyja shquese në shqipe? Kur pushoi së vepruari shumësi i tipit plak/pleq? Kur pushoi së vepruari rotacizmi – ose shndërrimi i n-së ndërzanore në r, në toskërishte: rana/rëra, zani/zëri, etj.?
Në familjen e gjuhëve indoevropiane, shqipja përfaqëson një degë të pavarur, nuk ka gjuhë motra – siç janë gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët kelte, etj. Kjo vjen kryesisht ngaqë numri i shqipfolësve ka mbetur gjithnjë i kufizuar, për arsye historike. Nga ana tjetër, shqipja e sotme i është larguar shumë modelit indoevropian, ndryshe nga gjuhë si rusishtja dhe gjuhë të tjera sllave që kanë ruajtur shumë tipare gramatikore arkaike. Kush e ka studiuar rusishten, do të ketë vënë re sa e ndryshme është gramatikisht nga shqipja – mungesa e nyjeve, gramatika e numërorëve ose sistemi i aspektit të foljeve janë disa nga tiparet më të dukshme. Kjo nuk do të thotë që shqipja është gjuhë “e re”, ashtu sikurse nuk do të thotë që rusishtja është gjuhë “e lashtë”.
Për të kuptuar pse nuk ka kuptim të flitet për “lashtësi” të shqipes, mjafton të kemi parasysh se gjatë kalimit nga B-zero në B-100, gjithnjë është ruajtur vetëdija e vijueshmërisë së gjuhës.
Prandaj, shqipja nuk është as e lashtë as e palashtë. Si gjuhë, njihet me siguri që nga shek. XV. Dëshmi të tërthorta, por të sigurta, na lejojnë të themi se shqiptarët dhe parashqiptarët kanë jetuar pak a shumë në trojet e sotme prej të paktën 2500 vjetësh, dhe se kanë pasur kontakte intensive me latinët, rumunët, italianët dhe sllavët, deri diku me grekët dhe, së voni, turqit.
Nga ana tjetër, analizat gjuhësore lejojnë të përcaktohet karakteri indoevropian i shqipes, çka do të thotë se, dikur midis B-zero dhe B-20, të parët e shqiptarëve koincidonin me të parët e latinëve, sllavëve, keltëve, grekëve, gjermanëve, iranianëve, armenëve, indianëve e kështu me radhë.
Transmetimi vertikal i gjuhës, nga një brez në tjetrin, parakupton riprodhim të rregullave gramatikore dhe të fjalëve vetë. Vetëm nëpërmjet riprodhimit të saktë brezat mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Nga kjo pikëpamje, duket e çuditshme sesi vetëm brenda 100 brezash e njëjta gjuhë “mëmë” të ketë dhënë bija kaq të ndryshme sa, të themi, shqipja dhe rusishtja.
Me fjalë të tjera, pse ndryshon gjuha?
Këtu nuk është vendi të futemi në arsyetime dhe parashtresa teknike të arsyeve të ndryshimit gjuhësor. Por mund të jepet një ide e përciptë. Një shtysë kryesore për ndryshimin gjuhësor është nevoja për ekonomizim të energjisë së shpenzuar gjatë të folurit. Për shembull, e ardhmja e shqipes standard ka formën do të vij, por në të folur të gjithë themi do vij, sepse kjo është më e shkurtër si formë, dhe të-ja që eliminojmë nuk sjell ndonjë ngatërresë në të kuptuar. Një folje latine si comunicare ka dhënë në shqipe kungoj; me disa rrokje më pak. Zhdukja e rrokjeve lidhet me nevojën për ekonomizim të energjive në shqiptim, e cila bën që zanoret e patheksuara të shqiptohen gjithnjë e më të dobëta.
Nga ana tjetër, meqë gjuha është një sistem ku pjesët marrin vlerë në raport me njëra-tjetrën dhe tërësinë, atëherë një ndryshim do të ndiqet nga ndryshime të tjera, për hir të riekuilibrimit të sistemit. Për shembull, shumësi plak/pleq i përket një periudhe kur shqipja e formonte shumësin me prapashtesën –i (*plaki). Përkundrazi, shumësi disk-disqe është i ri, dhe i formuar për analogji, meqë fjala disk ka hyrë në shqipe shumë kohë pasi –i nuk përdorej më për të formuar shumësin. (Njëlloj edhe miting/mitingje; ndër shqiptarët e New York City kam dëgjuar edhe të mrekullueshmin billdingje).
Një tjetër shkak themelor i ndryshimit gjuhësor është kontakti mes gjuhëve dhe folësve të atyre gjuhëve. Meqë shqiptarët dhe të parët e tyre kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm e shpesh traumatizues me popuj të tjerë, kjo mund të shpjegojë edhe pse shqipja i është larguar kaq shumë modelit indoevropian.
Folësit e gjuhës nuk janë të vetëdijshëm për ndryshimet, meqë këto ndodhin ngadalë dhe gjatë disa brezave. Në mungesë të interferencave, folësit gjithnjë kujtojnë se po e riprodhojnë atë gjuhë që u kanë dhënë prindët – edhe pse kjo nuk vlen më për shoqëritë moderne, të cilat praktikisht dominohen dhe normalizohen nga mediat.
Nga ana tjetër, ndryshimet mund të prekin vetëm disa zona ku flitet gjuha, çka shpie pastaj në përftimin e dialekteve. Të marrim p.sh. rotacizmin, që është një nga dallimet kryesore midis toskërishtes dhe gegërishtes. Po të krahasohen fjalë të tilla si: venë/verë, emën/emër, femën/femër, lakën/lakër, Vlona/Vlora, zani/zëri, dimën/dimër, gjarpën/gjarpër, kunorë/kurorë, mund të shihet se atje ku gegërishtja ka një n, toskërishtja ka, përkundrazi, një r.
Krahasimi me gjuhë të tjera tregon se nga këto dy forma, ajo e toskërishtes është më e re. Mund të pyetet se pse ka ndodhur ky ndryshim në toskërishten, në një kohë që ky dialekt e ka ruajtur n-në në pozicione të tjera. Ndonjë gjuhëtar e ka shpjeguar këtë me shqiptimin e labërguar të n-së ndërzanore nga sllavët e shqiptarizuar në jug të Shkumbinit – por kjo përgjithësisht nuk është pranuar. Megjithatë, është kurioz fakti që ky rotacizëm zakonisht nuk i ka prekur huazimet sllave të shqipes, madje periudha e përfundimit të rotacizmit koincidon me kohën e kalimit nga parashqipja në shqipen…
Të tjerë autorë rotacizmin së bashku me humbjen e nazalizmit dhe të paskajores e kanë shpjeguar si një efekt të mbivendosjes së trakishtes ndaj ilirishtes në Shqipëri të Jugut gjatë antikitetit të vonë. Nuk dihet mirë, nga ana tjetër, nëse ka në shqipen e sotme gjurmë të një strukture dialektore të ndryshme nga ajo midis toskërishtes dhe gegërishtes.
I sjell këto shembuj për të ilustruar si gjuhësia historike vërtet merret kryesisht me kronologji relative e ndonjëherë absolute, por gjithnjë niset nga postulati se gjuha vetë, si e tillë, është e padatueshme.
Për t’iu kthyer edhe një herë të fundit serisë B-zero -> B-100, vijueshmëria në këtë seri nuk ka fare të bëjë me datimet dhe kronologjitë që vendosin gjuhëtarët. Edhe pse thuhet zakonisht që rotacizmi në shqipen përfundoi dikur rreth B-70/B-72, kjo nuk do të thotë që brezat e rinj të asaj periudhe thanë: “këtej e tutje nuk do ta rotacizojmë më n-në ndërzanore”.
Ne që gjuhën e mësojmë në shkollë, e flasim dhe e shkruajmë sipas rregullash të caktuara dhe e kodifikojmë në gramatika e fjalorë, shpesh harrojmë se kjo gjuhë jona është një formë artificiale ose e balsamosur e shqipes, e cila ka për synim, ndër të tjera, t’u rezistojë prirjeve të natyrshme të ndryshimit gjuhësor.
E vërteta është se kur gjuhët fillojnë të shkruhen dhe folësit të alfabetizohen, ndryshimi gjuhësor vjen e ngadalësohet shumë, meqë të shkruarit, si të thuash, e fikson gjuhën.
* * *
Shqipja i ka ruajtur në gramatikë disa tipare indoevropiane themelore. Për shembull, sistemin e lakimit të emrit. Mirëpo ky sistem është transformuar krejt, për shembull duke humbur një pjesë të mirë të mbaresave, duke i shkrirë disa rasa me njëra-tjetrën dhe, ç’është më e rëndësishmja, duke u dyzuar në lakim të shquar dhe të pashquar.
Gjithashtu, lakimi i shumësit në shqipe mbështetet mbi temën e shumësit. Kush di pak rusisht ose latinisht, do ta kuptojë se për çfarë e kam fjalën pikërisht – meqë në ato gjuhë mbaresat e lakimit shumës i ngjiten temës së emrit në njëjës. Një tjetër risi në sistemin emëror, është përftimi i nyjes shquese. Nyja në shqipe është mjaft e vjetër, po të kemi parasysh se i është bashkuar temës së emrit – përkundrazi, në gjuhët romane dhe në gjuhët gjermanike mbetet fjalë më vete.
Gjuhë si rusishtja dhe latinishtja nuk kanë nyje. Kur duan të imitojnë në një film amerikan të folurin anglisht të rusëve, aktorët thonë: “Give me book!”.
Të tjera shndërrime në sistemin emëror do të ishin përftimi i dy klasëve të mbiemrave – të nyjshëm dhe të panyjshëm; dhe gjithashtu, humbja e formave rasore të mbiemrave, ose bartja e tyre tek nyja.
Një tipar i çuditshëm i shqipes është lakimi i një rase – dhe pikërisht i gjinores, meqë këtu nyja e parme lakohet në pajtim me rasën e emrit paraprirës. Kjo është veçori unike, në mos gabohem, ndër gjuhët indoevropiane.
Natyrisht, shqipja nuk i është larguar modelit indoevropian aq shumë sa, të themi, gjuhë si anglishtja ose gjuhët romane, të cilat e kanë humbur krejt sistemin e lakimit; madje anglishtja edhe sistemin foljor e ka thjeshtuar sa s’bëhet më. Anglishtja, tipologjikisht, pothuajse nuk mund të konsiderohet më gjuhë indoevropiane (eptuese).
Në të vërtetë, prirja për thjeshtim të morfologjisë vihet re në të gjitha gjuhët indoevropiane. Morfologjia ka të bëjë me trajtat e ndryshme që merr një fjalë, për të shprehur kuptime gramatikore. Prirja këto 2000 vjet ka qenë që funksionet gramatikore të zhvendosen nga morfologjia në sintaksë.
Për shembull, latinishtja shumësin e shprehte nëpërmjet mbaresave të lakimit shumës (rosae, rosarum etj.), ndërsa frëngjishtja e folur nëpërmjet ndryshimit të nyjes shquese të paravendosur (khs. la rose, les roses, ku s-ja fundore nuk shqiptohet më).
Po ashtu, rasat po priren të zëvendësohen nga ndërtime me parafjalë. Mekanizmi në këtë rast është gjithnjë fonetik: për shkak të theksimit të fjalëve dhe të ritmit të të folurit, mbaresat rasore vijnë duke u dobësuar dhe zbehur; në ç’rast gjuha fillon t’i përforcojë duke thirrur në ndihmë parafjalët. Me kohë, mbaresat rasore bien krejt, duke ua besuar funksionin parafjalëve.
Mund të mendohet se me kalimin e shekujve parafjalët dhe nyjet shquese do të vijnë duke u shkrirë me ballin e fjalëve, për të ripërftuar njëfarë morfologjie së prapthi.
Ka disa studiues që mendojnë se frëngjishtja moderne tanimë lakohet në ballë të fjalës, në kuptimin që një fjalë si ami (mik) lakohet pak a shumë kështu: emërore lami (e shkruar: l’ami), gjinore dlami (de l’ami), dhanore alami (à l’ami), emërore shumës lezami (les amis), gjinore shumës dezami (des amis), dhanore shumës ozami (aux amis) e kështu me radhë.
Nëse frëngjishtja nuk do të njihej e shkruhej prej kohësh, por përkundrazi, të ishte regjistruar nga një antropolog në fund të shekullit XX, forma si lami, dlami, alami, lezami, dezami, ozami etj. vështirë të ishin pikasur si të një gjuhe indoevropiane… Me fjalë të tjera, frëngjishtja e shkruar dhe frëngjishtja e folur sot sillen si praktikisht dy gjuhë të ndryshme nga pikëpamja tipologjike, duke qenë e shkruara gjithsesi shumë më afër latinishtes mëmë sesa e folura.
Diçka e ngjashme do të ketë ndodhur në kohë të hershme me shqipen, kur emrave u është prapavendosur nyja shquese. Për fat të keq, format e vjetra të (para)shqipes nuk njihen dhe vetëm mund të rindërtohen me shumë rezerva.
* * *
Dy fjalë, më në fund, për hipotezën e origjinës dako-mize të shqipes, e cila lidhet ngushtë me hipotezën trake. Deri nga gjysma e shekullit XX, besohej se ilirishtja dhe trakishtja ishin të vetmet gjuhë jogreke që fliteshin në Ballkanin paralatin, me ndonjë enklavë kelte ose iranike gjithashtu.
Më pas ishte bullgari Georgiev që hodhi mendimin se dako-mizishtja, ose gjuha që flitej nga para-ardhësit e paromanizuar të rumunëve, ishte një gjuhë e ndryshme nga trakishtja.
Ky mendim mbështetej mbi analizën e emrave të vendeve dhe të njerëzve që kanë mbetur nga ato gjuhë, si dhe nga disa ekstrapolime fonetike shumë të guximshme.
Po Georgievi formuloi hipotezën se shqipja rridhte prej dako-mizishtes. Hipoteza e Georgievit është serioze dhe metoda e tij rigoroze. Megjithatë, të dhënat që disponohen për dako-mizishten janë shumë të pakta.
Siç dihet, shqipja dhe rumanishtja janë shumë të afërta nga struktura. Disa gjuhëtarë mendojnë se këto dy gjuhë kanë të njëjtën bazë gramatikore. Ngjashmëri të madhe ka edhe në leksik dhe në trajtimin fonetik të latinizmave.
Duke u nisur nga këto ngjashmëri, disa gjuhëtarë hodhën mendimin se substrati i rumanishtes dhe parashqipja ishin e njëjta gjuhë. Me substrat, në këtë rast, kihet parasysh gjuha që flisnin paraardhësit e rumunëve para se të romanizoheshin.
Dihet, për shembull, që frëngjishtja ka një substrat kelt; d.m.th. francezët janë keltë të romanizuar. Shenja të substratit kelt në frëngjishte gjenden në fonetikë, në leksik dhe ndoshta në gramatikë. Substrati trak në rumanishten ka lënë edhe ai gjurmë. Këto gjurmë izolohen duke mënjanuar gjithçka që është latine, sllave ose turke në rumanishten. Për analistin, afërsitë e këtij substrati me shqipen janë vërtet impresive.
Rumunët e konsiderojnë veten pasardhës të romanizuar të dakëve. Por dakët janë një popull po aq misterioz sa edhe ilirët, që nuk e kanë shkruar gjuhën e tyre.
Duke u nisur nga afërsitë e shqipes me rumanishten, Gustav Meyer formuloi një hipotezë të kundërt, dhe pikërisht që rumanishtja ka substrat ilir. Me fjalë të tjera: afërsitë shqiptaro-rumune janë fakt, lidhjet e shqipes me ilirishten, përkatësisht trakishten ose dako-mizishten janë hipotetike.
Duhet thënë se hipoteza dako-mize e Georgievit është rreptësisht gjuhësore, nuk merr në konsideratë faktorin historiko-arkeologjik. Përkundrazi, teoria ilire e prejardhjes së shqipes është më e plotë, meqë e shikon çështjen nga shumë anë.
Sa për marrëdhëniet e parashqiptarëve me sllavët në Mesjetën e hershme, këto ende nuk janë ndriçuar mirë, për arsye më tepër politike. Është e vërtetë se në Shqipërinë e Jugut emrat e vendeve janë kryesisht sllave. Kjo nuk do të thotë automatikisht, megjithatë, se ato zona ishin të banuara nga sllavët. Pozicioni i historiografisë zyrtare shqiptare ishte se ato emra u vunë nga administrata bullgare dhe pastaj mbijetuan.
Mua ky pozicion më duket i mbithjeshtuar dhe i pambrojtshëm. Unë vetë besoj se për një periudhë gjatë mesjetës së hershme pas dyndjeve sllave, këta të fundit dhe parashqiptarët bashkëjetuan paqësisht në trojet e Shqipërisë së sotme të Jugut; me parashqiptarët të përqendruar kryesisht në blegtori dhe sllavët në bujqësi.
Më pas këta sllavë u shqiptarizuan.
Historia e leksikut të shqipes tregon se ka një numër të madh huazimesh nga sllavishtja mesjetare në fushën e bujqësisë, në një kohë që fjalori blegtoral nuk është ndikuar nga sllavishtja. Bujqësia, ndryshe nga blegtoria, kërkon një organizim sedentar të jetesës; prandaj edhe vendbanimet u themeluan dhe u emërtuan prej sllavëve. Mund të mendohet edhe që vetë koncepti dhe praktika e fshatit si vendbanim bujqish të jetë sjellë e përforcuar kulturalisht prej sllavëve; në një kohë që parashqiptarët ose jetonin në qytete, ose lëviznin nomadisht me bagëtitë nëpër Ballkan.
Ngulimet sllave në Shqipëri të Jugut nuk janë pa lidhje me vendosjen e sllavëve në trojet kontinentale të Greqisë së sotme, të cilat janë përshkruar mirë prej historianëve. Duhet thënë, gjithashtu, se në gramatikën e dialekteve të toskërishtes nuk ka gjurmë të ndonjë substrati sllav. Nëse ka të tilla në fonetikën historike të toskërishtes (rotacizmin), siç e kanë vërejtur disa gjuhëtarë, këtë nuk jam në gjendje as ta pohoj, as ta mohoj.
* * *
Termi parashqipe për të emërtuar gjuhën që më vonë dha shqipen por që vetë nuk ishte shqipe është një term praktik, ose shkurtore, për t’iu referuar një faze gjuhësore që përndryshe nuk njihet. Nuk rrezikon aspak që ta “çrrënjosë” origjinën e shqipes, sepse origjina e shqipes dihet – gjuhë indoevropiane. Problemi i origjinës së shqipes nuk ka pse të ngatërrohet me problemin e marrëdhënieve të (para)shqipes me gjuhët jogreke që fliteshin në Ballkanin e lashtë, të cilat marrëdhënie janë ende të pasqaruara. Ta quash parashqipe gjuhën që flisnin të parët e shqiptarëve në lashtësi është po aq sakrilegj sa të quash latinishte gjuhën që flisnin të parët e italianëve të sotëm. Këta doemos flitnin latinishte, sepse kjo njihet mirë, është shkruar dhe lexohet për bukuri. Parashqipja, për fat të keq, është një konstruksion gjuhëtarësh. Fonetika historike, lejon të deduktohet pak a shumë me siguri se shumësi pleq i fjalës plak rrjedh nga një formë e rindërtuar *plaki (asterisku tregon se kjo formë nuk është e dokumentuar gjëkundi); meqë vetëm një prapashtesë hipotetike shumësi –*i mund të shpjegojë kalimin a->e (të quajtur edhe Umlaut ose metafoni) dhe kalimin tjetër k->q (të quajtur palatalizim, ose qiellzorizim). Mirëpo një gjuhë që e formon shumësin e emrave me prapashtesën –*i nuk mund të jetë e njëjtë me një gjuhë që këtë prapashtesë nuk e përdor më. Që këtej edhe nevoja për të dalluar midis shqipes dhe parashqipes.
* * *
Si shqiptarë, ne është mirë të kuptojmë se më shumë sesa kemi qenë të tillë, jemi bërë të tillë, në histori e sipër. Historia na ka krijuar ndoshta edhe më shumë sesa e kemi krijuar.
Shqiptaria është një proces që shtjellohet në kohë, jo monument i palëvizshëm, as shkëmb në shtratin e lumit që nuk do t’ia dijë për rrymën e ujit.
A ka pasur shqiptarë në lashtësi? Të pyesësh kështu është njëlloj si të pyesësh nëse ka pasur parizianë para se të themelohej Parisi. Në të dy rastet: natyrisht jo.
Mirëpo vetë ekzistenca jonë sot si popull provon se ka pasur një popull ose një fis në lashtësi që nuk ishte as latin e as grek, e që në rrjedhë të shekujve u shndërrua në ne të sotmit.
Stërgjyshët tanë.
Ky popull fliste një gjuhë tek e cila e ka prejardhjen shqipja. Provat për ekzistencën e kësaj gjuhe janë të tërthorta, ose vetëm logjike-deduktive; por gjithsesi të pakundërshtueshme.
Po a mund ta quajmë këtë gjuhë “shqipe”?
Natyrisht, mund ta quajmë si të duam, përderisa duhet t’i vëmë gjithsesi një emër. Por e mira është që emërtimi të na ndihmojë për të rrokur proceset historike të përftimit të shqiptarisë, jo të na e ndërlikojë vizionin.
Prandaj edhe termi parashqipe, për të emërtuar një fazë gjuhësore të ndërmjetme midis indoevropianishtes të origjinave dhe shqipes së kohëve moderne. Parashqipe do kuptuar si term algjebrik, që e maskon të padukshmen e të panjohurën duke ia ngjitur etiketën e një emri komod.
Gjithçka dimë për të, e kemi deduktuar nga studimi i shqipes së sotme; por raporti i shqipes me parashqipen nuk është i ndryshëm, për shembull, nga raporti i rumanishtes së sotme me latinishten ballkanike.
Që gjuha të funksionojë si mjet komunikimi, kërkohet riprodhim i saktë dhe respektim i rregullave gjuhësore (gramatikë etj.). Kjo i bën jospecialistët ta konceptojnë gjuhën si të ishte një sistem aksiomatik, ose një lojë si shahu, që praktikisht mund të ekzistojë në pavarësi të plotë nga përmasa e kohës.[1]
Që këtej, vetëdija e shqiptarëve sot çon në supozimin e vetëdijës së shqiptarëve dje, pardje dhe kështu me radhë. E keqja e këtij iluzioni është se nuk dimë ku të ndalemi.
Me këtë rast, përvoja do të vlente më mirë sesa njëmijë argumente. Merreni një shqiptar nga Peja, Bradasheshi apo Hekali dhe vëreni të flasë me një arbëresh nga Molise apo Ururi. Pesë shekuj na ndajnë prej komuniteteve arbëreshe në Itali, por janë të mjaftueshme për ta quajtur gjuhën e tyre “arbërishte” dhe tonën “shqipe”.
Për ata që do të ma kundërshtojnë këtë argument, kam një sugjerim tjetër: merrni Milosaon e De Radës – në origjinal, jo në versionin e përkthyer nga arbërishtja në shqipe prej Shuteriqit – dhe provoni të kuptoni ndonjë gjë.
Vetëm pesë shekuj. Po të krahasohet, bie fjala, Buzuku me një autor arbëresh pak a shumë bashkëkohës të Buzukut, si Matrënga, nuk mund të mos vërehet se këta të dy nuk do të kishin shumë problem të merreshin vesh me njëri-tjetrin.
Kujtoj se ndër arbëreshët as fjala “shqip” nuk ekziston; një provë e mëtejshme se gjuhët dhe vetë identiteti etnik janë procese historike, që ekzistojnë në kohë.
Mendja e njeriut nuk i rrok dot mirë këto procese në specifikën e tyre.
[2006]
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Sharjet i filluat ju me vazelinin që përdorni i nderuar pederast.
po unë jam ai që kam shkruajtur edhe me nofkën Atrea Koca i nderuar spiun.Spiunat e kanë shtëpin brenda asfalies greke -gjenden shumë lehtë.
Sa për Franc Bopp -or viktim- ai nuk e renditi shqipen në gjuhët kurvoevropiane ,POR NË GRUPIN ILIROPELLAZGË......ndaj të djeg decka e vazelinuar ty flliqësirë e ndyrë.
PSE E HUMBE LLOGJIKËN TI,TI SIKUR SHKRUAJE ME MATURI EDHE DIJE TË PAFUNDME,PËRSE DEGJENERON NË PEDERASTLLËQË?.nUK TA MBANË TË BISEDOSH SHKENCËRISHTË.
HIJEN TIME PO TË VRESH DO TË SHPËTOJ SHURRA NË BREK,NDAJ
MOS U BËJ NGANGISTERR MBAS KOMJUTERIT SEPSE KJO TREGON SE JE AKOMA BEBI EDHE I PAPJEKUR. BUJRUM TË FLASIM PËR ASIMILUESIT EDHE AUTOKTONËT ME FAKTE EDHE JO ME PEDERASTLLËQE.
Z.Moderator,
A ka mundesi te shikoni ato postimet me shkrime te A.Vehbiut, ketu diskutohet per traditen e shkrimit shqip kurse ato ne thelb synojne pikerisht te pezmatojne keto inisiativa dhe diskutime.
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Krijoni Kontakt